{"id":77922,"date":"2024-03-13T16:56:48","date_gmt":"2024-03-13T15:56:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-gentian-hamiti-jep-shpjegime-per-pasurine-ne-veting\/2024\/03\/13\/"},"modified":"2024-03-13T16:58:42","modified_gmt":"2024-03-13T15:58:42","slug":"gjyqtari-gentian-hamiti-jep-shpjegime-per-pasurine-ne-veting","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-gentian-hamiti-jep-shpjegime-per-pasurine-ne-veting\/2024\/03\/13\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Gentian Hamiti jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb n\u00eb veting"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Gentian Hamiti u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 13 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr konstatimet n\u00eb t\u00eb tre kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Hamiti po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Firdes Shulin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme, Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, Gentian Hamiti kreu stazhin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit n\u00eb vitin 2007 ku dhe punoi deri n\u00eb 2013-\u00ebn, kur u em\u00ebrua n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb. Aktualisht \u00ebsht\u00eb deleguar pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka evidentuar probleme n\u00eb adresat e banimit t\u00eb subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn 2007 e n\u00eb vijim, n\u00eb Vlor\u00eb e n\u00eb Tiran\u00eb, ku ai ka jetuar me qira dhe n\u00eb apartamentin e bashk\u00ebshortes, pasuri e bler\u00eb prej familjes s\u00eb saj t\u00eb origjin\u00ebs p\u00ebrpara martes\u00ebs. Po ashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme as n\u00eb pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortes, e cila dhe ajo ka qen\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi dhe i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar m\u00eb par\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>N\u00eb 2007-\u00ebn, subjekti ka deklaruar nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se i\u2019a kishte dh\u00ebn\u00eb i v\u00ebllai p\u00ebr kontributin q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb duke punuar n\u00eb fast-food-in e e familjes prej vitit 1998 e n\u00eb vijim, kur ishte student. Sipas Sanxhaktarit, nuk ka t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit privat nga familja e subjektit, si dhe p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Hamitaj deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se provohej se v\u00ebllai e kishte regjistruar aktivitetin n\u00eb vitin 1998 dhe se kishte paguar rregullisht detyrimet. Ai shpjegoi se kjo shum\u00eb e krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs ishte konsumuar n\u00eb vite, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie.<\/p>\n<p>Subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2007, p\u00ebrfitimin e t\u00eb ardhurave n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb trualli n\u00eb Delvin\u00eb dhe kursime totale n\u00eb mas\u00ebn rreth 1.3 milion\u00eb lek\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato nga fast-food-i.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se sipas nj\u00eb kontrate t\u00eb vitit 2004 t\u00eb n\u00ebnshkruar mes subjektit, v\u00ebllait dhe kush\u00ebririt p\u00ebr zhvillimin e truallit kundrejt shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie p\u00ebr \u00e7mimin 800 mij\u00eb lek\u00eb, kjo shum\u00eb ishte shlyer jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale, Komisioni ka konsideruar se subjekti e i ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhurat n\u00eb 2004-\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton deklarime t\u00eb pasakta dhe vones\u00eb n\u00eb pagimit e tatimit n\u00eb burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb ardhur.<\/p>\n<p>Nga hetimet e kryera prej KPK-s\u00eb ka rezultuar se p\u00ebr truallin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2002 nga subjekti n\u00eb nj\u00eb ankand t\u00eb Bashkis\u00eb Delvin\u00eb, jan\u00eb l\u00ebshuar dy leje nd\u00ebrtimi, nj\u00eb p\u00ebr subjektin dhe tjetra p\u00ebr dy bashk\u00ebinvestitor\u00ebt. Sipas KPK, duket se nj\u00eb leje \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar gabimisht, pasi jan\u00eb me dat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, por t\u00eb zbardhura n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sanxhaktari pohoi se Bashkia Delvin\u00eb ka shpjeguar se leja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr ka rezultuar se dokumentacioni i k\u00ebsaj leje \u00ebsh\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor, \u00e7\u2019ka sipas KPK tregon se \u00ebsht\u00eb e ligjshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Komisioni ngre dyshime se duket se nd\u00ebrtesa pes\u00eb kat\u00ebshe e nd\u00ebrtuar mbi truallin e bler\u00eb nga subjekti, mund t\u00eb jet\u00eb pasuri e tij dhe i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjyqtari Hamiti deklaroi se truallin e kishte bler\u00eb n\u00eb nj\u00eb ankand t\u00eb Bashkis\u00eb Delvin\u00eb n\u00eb vitin 2002 dhe se n\u00eb vitin 2004 ishte lidhur kontrata e sip\u00ebrmarrjes me v\u00ebllan\u00eb dhe kush\u00ebririn, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb kryenin investim n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00e7mimin e shitjes e kishte p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2008, kur dhe ishte n\u00ebnshkruar kontrata e shitblerjes s\u00eb truallit. Sipas subjektit, n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes s\u00eb vitit 2004, noteri kishte sh\u00ebnuar se \u00e7mimi ishte likudjuar jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb citim standard n\u00eb raste t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Nga sa shpjegoi Hamiti n\u00eb seanc\u00eb, investitor\u00ebt kishin nisur menj\u00ebher\u00eb pun\u00ebn dhe n\u00eb vitin 2005 e kishin ngritur objektin pes\u00ebkat\u00ebsh. Si prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se nuk ka lidhje me objektin, ai solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit edhe aktin e kolaudimit, q\u00eb ishte kryer n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dy investitor\u00ebve.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti v\u00ebrejti se Bashkia Delvin\u00eb kishte vendosur n\u00eb dispozicion gjith\u00eb historikun e transaksioneve dhe investimeve t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ku ve\u00e7 t\u00eb tjerash rezultonte se n\u00eb vitin 2009 ishte kryer dhe deklarimi p\u00ebr prishjen e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes, pasi i v\u00ebllai i kishte th\u00ebn\u00eb se ishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb regjistrohej pasuria n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dy investitor\u00ebve.<\/p>\n<p>Lidhur me lejen e nd\u00ebrtimit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit, t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb nj\u00eb konflikt gjyq\u00ebsor, ai shpjegoi se gjith\u00e7ka i\u2019a kishte besuar t\u00eb v\u00ebllait dhe avokatit, pasi n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ndiqte Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. \u201cNuk kam kontraktuar ndonj\u00eb kolaudator q\u00eb pasuria t\u00eb mund t\u00eb regjistrohej n\u00eb emrin tim\u201d, theksoi Hamiti dhe shtoi se objekti ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb koh\u00ebn kur ai nuk ishte subjekt deklarues.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb lapsus nga ana e bashkis\u00eb dhe nuk m\u00eb b\u00ebjn\u00eb investitor k\u00ebto lapsuse, por mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb investuar\u201d, argumentoi Hamiti.<\/p>\n<p>Kryesuesi Komici v\u00ebrejti se sipas gjith\u00eb dokumenteve t\u00eb administruara, rezulton se subjekti kishte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ishte pronar i pasuris\u00eb, pasi mund t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb truallin kundrejt p\u00ebrqindjes nd\u00ebrtimore. \u201cKishit mund\u00ebsit\u00eb ligjore t\u00eb zhvillonit pron\u00ebn dhe t\u00eb ishit pronari i ligjsh\u00ebm\u201d, pohoi Komici dhe e pyeti subjektin n\u00ebse shitja e truallit kishte pasur si q\u00ebllim fshehjen e marr\u00ebdh\u00ebnies me djalin e xhaxhait q\u00eb ishte i d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Hamiti tha se nuk kishte pasur interes p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb investimi t\u00eb till\u00eb, pasi e shikonte veten larg Delvin\u00ebs. Ai shtoi se aktet me kush\u00ebririn ishin n\u00ebnshkruar para se t\u00eb ishte subjekt deklarues n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e magjistratit.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam pasur motiv n\u00eb vitin 2004 q\u00eb t\u00eb fshihja nj\u00eb pasuri kur nuk isha subjekt deklarues, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk dihej se n\u00eb vitin 2024 do t\u00eb vetohesha. Nuk kam pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb investuar,\u201d shtoi Hamiti.<\/p>\n<p>Sanxhaktari relatoi n\u00eb vijim se n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit \u00ebsht\u00eb depozituar nj\u00eb shum\u00eb 2500 Euro nga nj\u00eb tjet\u00ebr person, situat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime.<\/p>\n<p>Hamiti shpjegoi se e njihte prej koh\u00ebsh k\u00ebt\u00eb person dhe se i kishte dh\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb shum\u00ebn 2500 euro, pasi i\u2019a kishte k\u00ebrkuar. Sipas subjektit, personi n\u00eb fjal\u00eb i\u2019a kishte kthyer n\u00eb bank\u00eb, pasi jetonte n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake p\u00ebr periudh\u00ebn 2007-2016 lidhur me mbulimin e shpenzimeve dhe kryerjen e investimeve n\u00eb vite, nuk u evidentuan probleme.<\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr gjyqtarin Hamiti. Por, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit ka paraqitur nj\u00eb q\u00ebndrim para Komisionit duke i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb lidhur me kontaktet e subjektit me djalin e xhaxhait t\u00eb tij, t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr posedim e transportim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb vitin 1996 n\u00eb Janin\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb d\u00ebnimit kush\u00ebriri i Hamitit e ka kryer n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga hetimet dhe verifikimet e kryera prej KPK, ka rezultuar se gjyqtari Hamiti ka komunikuar disa her\u00eb n\u00eb telefon me kush\u00ebririn e tij n\u00eb vitin 2021. Nd\u00ebrkoh\u00eb, rezulton q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebinvestitor me v\u00ebllan\u00eb e tij n\u00eb nd\u00ebrtimin e objektit pes\u00ebkat\u00ebsh n\u00eb Delvin\u00eb dhe akti i fundit ligjor i n\u00ebnshkruar p\u00ebr transaksionet e kryera p\u00ebr traullin ka rezultuar n\u00eb vitin 2009, kur \u00ebsht\u00eb deklaruar prishja e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, Komsioni vler\u00ebson se kontaktet e subjektit me kush\u00ebririn e tij nuk kan\u00eb pasur vijueshm\u00ebri dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund ta vendosin n\u00eb rrethana penalizuese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, i jan\u00eb k\u00ebrkuar subjektit shpjegime p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar mbi plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs s\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe n\u00ebse ka rrethana t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Relatorja Shanxhaktari tha se duket i \u00e7uditsh\u00ebm deklarimi subjektit se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin e djalit t\u00eb xhaxhait.<\/p>\n<p>Hamiti k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin, pasi nuk i interesonte jeta e t\u00eb af\u00ebrmit. Sipas subjektit, diferenca e mosh\u00ebs dhe e karakterit kishin b\u00ebr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mos kishin afrimitet. \u201cNuk kishim afrimitet q\u00eb t\u00eb isha i detyruar t\u00eb pyesja se \u00e7far\u00eb b\u00ebnte\u201d, argumentoi Hamiti.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin profesional jan\u00eb evidentuar disa gjetje n\u00eb 9 denoncimet e kryera prej publikut, si dhe nj\u00eb denoncim n\u00eb media, p\u00ebr t\u00eb cilat gjyqtari Hamiti tha se u q\u00ebndronte shpjegimeve me shkrim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 19 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Gentian Hamiti u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 13 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr konstatimet n\u00eb t\u00eb tre kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Hamiti po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77923,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[934,784,1353,159,103,118,906,173],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Gentian-Hamiti--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Gentian Hamiti pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77922"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77922"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77922\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77924,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77922\/revisions\/77924"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77923"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77922"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77922"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77922"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}