{"id":77928,"date":"2024-03-18T12:11:18","date_gmt":"2024-03-18T11:11:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-franceskina-lekani-u-shkarkua-per-deklarim-te-pamjaftueshem-dhe-cenim-te-besimit\/2024\/03\/18\/"},"modified":"2024-03-18T12:15:12","modified_gmt":"2024-03-18T11:15:12","slug":"prokurorja-franceskina-lekani-u-shkarkua-per-deklarim-te-pamjaftueshem-dhe-cenim-te-besimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-franceskina-lekani-u-shkarkua-per-deklarim-te-pamjaftueshem-dhe-cenim-te-besimit\/2024\/03\/18\/","title":{"rendered":"Prokurorja Fran\u00e7eskina Lekani u shkarkua p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Shkodr\u00ebs, Fran\u00e7eskina Lekani u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 6 dhjetor 2023 p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit. Sipas KPK, subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe se me shkeljet n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. P\u00ebr figur\u00ebn Lekani mori vler\u00ebsim pozitiv.<\/p>\n<p>Trupa e KPK e kryesuar Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar p\u00ebr shkarkimin e subjektit p\u00ebr problemet n\u00eb kriterin pasuror. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryesuesi Hamitaj ka dal\u00eb me mendim paralel p\u00ebrsa i p\u00ebrket profesionalizmit, duke \u00e7muar se nuk mjafton konstatimi i problematikave n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje profesionale t\u00eb izoluar p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb konkluzionin e cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Fran\u00e7eskina Lekani e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994 si prokurore ushtarakje dhe prej vitit 2004 e deri n\u00eb shkarkimin nga detyra punoi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, ku s\u00eb fundmi ushtroi dhe rolin e z\u00ebvend\u00ebsdrejtueses.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konkludon se Lekani ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb n\u00eb dy apartamente me sip\u00ebrfaqe 74 m2 dhe 47 m2, me 1\/3 pjes\u00eb nga trash\u00ebgimia ligjore e babait t\u00eb saj, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb nga kontrolli apo verifikimi marr\u00ebdh\u00ebnien e plot\u00eb t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi k\u00ebto pasuri e, p\u00ebr pasoj\u00eb, edhe burimet e krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto pasuri, subjekti ka deklaruar se pjes\u00ebt e saj takuese 1\/3-at i ka trash\u00ebguar nga babai I ndjer\u00eb. Ajo ka shpjeguar se pasurit\u00eb jan\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitet 2002 dhe 2004 nga babai, me parat\u00eb e d\u00ebrguara nga djali emigrant n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se subjekti ka banuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament nga momenti i blerjes, kur ajo ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e jetes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt faktike me babain e saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, v\u00ebllai i subjektit \u00ebsht\u00eb me banim n\u00eb Itali q\u00eb prej vitit 1992 dhe pasurit\u00eb nuk kan\u00eb kaluar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, megjith\u00ebse ishte kontribuues i vet\u00ebm i krijimit t\u00eb saj. Lekani rezulton bashk\u00ebpronare e 1\/3-ve pjes\u00eb takuese, megjith\u00ebse sipas dispozitave ligjore, ajo duhej t\u00eb kishte p\u00ebrfituar nga trash\u00ebgimia vet\u00ebm 1\/6-\u00ebn e apartamenteve. Sipas KPK, \u00e7mimet e pasqyruara n\u00eb kontratat e shitblerjes t\u00eb vitet 2001 e 2004 n\u00eb shumat 150 mij\u00eb lek\u00eb dhe 600 mij\u00eb lek\u00eb, nuk jan\u00eb reale pasi sipas vler\u00ebs s\u00eb tregut duhej t\u00eb ishin n\u00eb vlerat 2.8 milion\u00eb lek\u00eb dhe 2.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni arsyeton se \u00e7mimet e pasqyruara n\u00eb kontratat e shitblerjes jo vet\u00ebm q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me vler\u00ebn mesatare n\u00eb tregun e lir\u00eb t\u00eb banesave, por jan\u00eb jo-logjike, pasi apartamenti me sip. 74 m2 \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2001 n\u00eb shum\u00ebn 150.000 lek\u00eb, nd\u00ebrsa apartamenti me sip. 47 m2 , pas 3 viteve nga blerja e apartamentit t\u00eb par\u00eb, duke pasur nj\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat, \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 600.000 lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb EKB-s\u00eb82 nuk rezulton q\u00eb \u00e7mimet n\u00eb tregun e lir\u00eb t\u00eb banesave n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs t\u00eb ken\u00eb p\u00ebsuar ndryshime thelb\u00ebsore gjat\u00eb viteve 2001 \u2013 2004\u201d, citohet n\u00eb vendim dhe shtohet fakti se Lekani ka jetuar n\u00eb k\u00ebto apartamente dhe se ajo vet\u00eb ka deklaruar se ka bashk\u00ebjetuar me prind\u00ebrit prej 2001-it dhe se kan\u00eb pasur ekonomi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, p\u00ebr t\u00eb shteruar \u00e7do dyshim lidhur me krijimin e k\u00ebtyre pasurive, \u00ebsht\u00eb analizuar mund\u00ebsia financiare e v\u00ebllait t\u00eb subjektit, i cili ka rezultuar me bilanc negativ.<\/p>\n<p>Komisionit shprehet se krijohen dyshime t\u00eb arsyeshme se pasqyrimi n\u00eb kontratat e shitblerjes s\u00eb apartamenteve n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bler\u00ebsit t\u00eb babait t\u00eb Lekanit, e m\u00eb pas deklarimi i saj n\u00eb vitin 2016 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, se k\u00ebto pasuri jan\u00eb bler\u00eb me parat\u00eb e d\u00ebrguara nga v\u00ebllai i saj, jan\u00eb deklarime t\u00eb pabesueshme dhe t\u00eb b\u00ebra me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shmangej kontrolli i burimit t\u00eb krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme konkludohet dhe p\u00ebr dy apartamente me sip\u00ebrfaqe 88 m2 dhe 69 m2, t\u00eb porositura nga babai i sbujektit n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebr \u00e7mimin total 113 mij\u00eb euro. Komisioni konkludon se Lekani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb nga kontrolli apo verifikimi marr\u00ebdh\u00ebnien e plot\u00eb t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi k\u00ebto pasuri e, p\u00ebr pasoj\u00eb dhe burimet e krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb konkluzion, KPK e mb\u00ebshtet n\u00eb gjetjet se subekti ka kryer deklarime kontradiktore lidhur me porositjen e apartamenteve n\u0451 vitin 2011; se nuk ka deklaruar pjes\u0451n e saj takuese n\u0451 k\u0451to apartamente, duke qen\u0451 se ka marr\u0451 dhe kredi p\u0451r pagimin e nj\u00eb k\u0451sti n\u0451 shum\u0451n 3.5 milion\u00eb lek\u00eb; se nuk ka provuar bindsh\u0451m ekzistenc\u0451n e t\u0451 ardhurave t\u0451 ligjshme t\u0451 babait t\u0451 saj p\u0451r pages\u0451n e kryer n\u0451 vitin 2011 dhe burimet p\u00ebr nj\u00eb pages\u00eb 5000 euro n\u00eb 2012-\u00ebn; se ka poseduar apartamentin n\u0451 vitin 2017, edhe pse nuk kishte shlyer m\u0451 shume se 50% t\u0451 vler\u0451s s\u0451 kontrat\u0451s; si dhe ka rezultuar se pushuar nj\u00eb hetim n\u0451 ngarkim t\u0451 investitorit t\u0451 apartamentit n\u0451 kushtet e nj\u0451 marr\u0451dh\u0451nieje detyrimi ende t\u0451 pashlyer, duke u gjendur n\u00eb n\u0451 kushtet e konfliktit t\u0451 interesit.<\/p>\n<p>\u201cN\u0451 vler\u0451simin t\u0451r\u0451sor t\u0451 k\u0451tyre rrethanave arrihet n\u0451 p\u0451rfundimin se k\u0451to pasuri jan\u0451 t\u0451 subjektit t\u0451 rivler\u0451simit dhe nuk jan\u0451 deklaruar me v\u0451rtet\u0451si n\u0451 deklarat\u0451n Vetting 2017 dhe ato periodike\u201d, konkludon KPK.<\/p>\n<p>Dyshime p\u00ebr fshehje jan\u00eb ngritur dhe mbi nj\u00eb depozitim cash n\u00eb shum\u00ebn 990 mij\u00eb lek\u00eb nga n\u00ebna e subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioni konstaton munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 2.6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb subjektit dhe babait t\u00eb saj p\u00ebr depozitimet e kryera n\u00eb nj\u00eb llogari dyem\u00ebrore. Bilanc negativ rezulton dhe p\u00ebr nj\u00eb hua 2600 euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga mbesa n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb verifikuara prej Komisionit, konstatohen mang\u00ebsi n\u00eb aspektin e njohurive ligjore. Po ashtu, humica e trup\u00ebs e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga komisioneret Etleda \u00c7iftja dhe Brundilda Bekteshi, kan\u00eb gjetur shkaqe shkarkuese n\u00eb vendimarrjen e pushimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ndaj investitorit t\u00eb apartamenteve t\u00eb porositur nga babai n\u00eb 2011-\u00ebn, duke konkluduar se subjekti ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2022, KPK i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove se me vendimarjen e pushimit t\u00eb k\u00ebtij procedimi ka c\u00ebnuar parimin e paan\u00ebsis\u00eb, pasi mes saj dhe t\u00eb kall\u00ebzuarve ekzistonte marr\u00ebdh\u00ebnia juridikocivile me karakter pasuror q\u00eb nuk kishte p\u00ebrfunduar p\u00ebr arsye t\u00eb nj\u00eb detyrimi t\u00eb pashlyer. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti me veprimet dhe mosveprimet e saj ka favorizuar t\u00eb kall\u00ebzuarit dhe ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, duke c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK konstaton se subjekti ka marr\u00eb mas\u00eb disiplinore \u201cV\u00ebrejtje\u201d nga Prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit 2013-2016; si dhe se nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe ka interpretuar ligjin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar n\u00eb nj\u00eb procedim t\u00eb vitit 2020, duke sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb interesave hstet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtij kriteri, shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK ka \u00e7muar se shkeljet e konstatuara nuk p\u00ebrshihen n\u00eb kategorin\u00eb e atyre q\u00eb plot\u00ebsohen n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, por se kan\u00eb cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb, nuk bie dakord me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, duke i cil\u00ebsuar t\u00eb pamjaftueshme gjetjet q\u00eb lidhen me kriterin e aft\u00ebsive profesionale p\u00ebr t\u00eb konkluduar se Lekani ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Nuk mjafton konstatimi i problematikave n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje profesionale t\u00eb izoluar p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb konkluzionin e cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb do t\u00eb duhej nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i lart\u00eb dhe m\u00eb i qart\u00eb shkeljesh etiko-profesionale \u2013 me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme me pesh\u00eb specifike dometh\u00ebn\u00ebse, ku mund t\u00eb jen\u00eb konsumuar shkelje tejet t\u00eb r\u00ebnda dhe qartazi t\u00eb pap\u00ebrputhshme me funksionin e magjistratit\u201d, arsyeton Hamitaj<\/p>\n<p>Sipas tij, bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit dhe t\u00eb objektivitetit, p\u00ebrmbajtja e fakteve t\u00eb evidentuara nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkak shkarkimi n\u00eb vetvete. Gjithashtu, ai vler\u00ebson se edhe n\u00ebse do t\u00eb ishin gjetur probleme n\u00eb nj\u00eb seri \u00e7\u00ebshtjesh profesionale at\u00ebher\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebri profesionale dhe jo c\u00ebnim i besimit t\u00eb publikut. Hamitaj shton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter Komisioni do t\u00eb duhej t\u00eb shprehej n\u00ebse subjekti mb\u00ebrrin ose jo n\u00eb nj\u00eb nivel kualifikues.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Shkodr\u00ebs, Fran\u00e7eskina Lekani u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 6 dhjetor 2023 p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit. Sipas KPK, subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe se me shkeljet n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77929,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[365,288,1265,118,172,119,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Franceskina-Lekani-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Fran\u00e7eskina Lekani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77928"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77928"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77928\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77930,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77928\/revisions\/77930"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77928"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77928"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77928"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}