{"id":77947,"date":"2024-03-22T18:36:32","date_gmt":"2024-03-22T17:36:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-vlereson-se-gjyqtari-avni-sejdi-kreu-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2024\/03\/22\/"},"modified":"2024-03-22T18:37:14","modified_gmt":"2024-03-22T17:37:14","slug":"kpk-vlereson-se-gjyqtari-avni-sejdi-kreu-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-vlereson-se-gjyqtari-avni-sejdi-kreu-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2024\/03\/22\/","title":{"rendered":"KPK vler\u00ebson se gjyqtari Avni Sejdi kreu deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, u shkarkua nga Komisioni i Pvarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 19 janar 2024, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Komisioni konstatoi edhe cenim t\u00eb indikatorit t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb magjistratit, por shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesi Roland Ilia dhe an\u00ebtarja Suela Zhegu, e konsideroi si rast t\u00eb izoluar dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shkarkim. Megjith\u00ebse relatorja Genta Tafa Bungo u bashkua me shumic\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e Sejdit p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin profesional, ajo \u00e7mon se gjetjet e konstatuara gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb kriteret e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin se subjekti ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Avni Sejdi e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si ndihm\u00ebsgjyqtar n\u00eb vitin 1996 dhe n\u00eb 2000-in u em\u00ebrua si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Mirdit\u00ebs. N\u00eb vitin 2007, ai u transferua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Puk\u00ebs dhe prej vitit 2013 e deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 118 m2 n\u00eb vitin 2004, kundrejt \u00e7mimit 4 milion e 720 mij\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga paga e tij; kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb, marr\u00eb n\u00eb vitin 2005 dhe n\u00eb 2007-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb; hua 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2005, t\u00eb marr\u00eb nga shtetasi B.Z.; dhurata nga v\u00ebllez\u00ebrit emigrant\u00eb n\u00eb Itali n\u00eb vler\u00ebn totale 27 mij\u00eb euro; si dhe t\u00eb ardhura nga shitja e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2007, p\u00ebr \u00e7mimin 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK, ka rezultuar se subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e gjendjes cash prej 300 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2004 duke rezultuar me munges\u00eb burimesh n\u00eb vler\u00ebn 1 milion\u00eb e 198 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme n\u00eb kredit\u00eb e marra, por \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e pjesshme t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2007. Edhe p\u00ebr huan\u00eb e marr n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2005, ka rezultuar se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, por subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebtij detyrimi.<\/p>\n<p>Lidhur me deklarimin se v\u00ebllez\u00ebrit i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dorazi n\u00eb vitin 2005 nj\u00eb vler\u00eb totale prej 14 mij\u00eb eurosh, subjekti ka ndryshuar q\u00ebndrim kur KPK i ka k\u00ebrkuar informacion dhe dokumentacion p\u00ebr t\u00eb provuar n\u00ebse v\u00ebllez\u00ebrit e tij kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb momentin e dh\u00ebnies s\u00eb dhuratave, p\u00ebr sa koh\u00eb k\u00ebto shuma jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb cash.<\/p>\n<p>N\u00eb pyet\u00ebsorin standard ai ka deklaruar se shumat i ka marr\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb prezent\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr festat e fundvitit. Por nga verifikimet e KPK ka rezultuar se ka qen\u00eb i pranish\u00ebm vet\u00ebm nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pytjeve, Sejdi ka deklaruar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit, ose nj\u00ebri prej tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb konstatohet se subjekti ka ndryshuar deklarim me q\u00ebllim arritjen e nj\u00eb rezultati n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr dhurimin e nj\u00eb shume nga nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve subjekti ka depozituar llogarin\u00eb e tij nga ku rezulton se i v\u00ebllai ka transferuar n\u00eb mars t\u00eb 2007-\u00ebs shum\u00ebn 8986 euro.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se vet\u00eb subjekti ka depozituar n\u00eb shkurt t\u00eb 2007-\u00ebs shum\u00ebn 4000 euro dhe po at\u00eb dit\u00eb ia ka transferuar v\u00ebllait. Sejdi ka pretenduar se kjo shum\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga vjehrri i v\u00ebllait dhe ka depozituar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb konfirmuar k\u00ebt\u00eb version, ku ai shpjegon se i ka d\u00ebrguar dh\u00ebnd\u00ebrrit k\u00ebt\u00eb vler\u00eb p\u00ebr blerjen e materialeve t\u00eb ndryshme p\u00ebr nj\u00eb servis makine. Po ashtu, vjehrri v\u00ebllait shpjegon se k\u00ebt\u00eb shum\u00eb ia ka d\u00ebrguar n\u00ebp\u00ebrmjet numrit t\u00eb llogaris\u00eb s\u00eb subjektit, sipas sugjerimeve t\u00eb dh\u00ebnd\u00ebrit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar nga KPK, me argumentin se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ dhe se ka q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb situate favorizuese p\u00ebr subjektin. Madje, KPK vler\u00ebson se deklarata noteriale e vjehrrit t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Sejdit, p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>\u201cNga ana tjet\u00ebr, shtetasi S. K k\u00ebt\u00eb shum\u00eb nuk kishte pse ta transferonte n\u00ebp\u00ebrmjet subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb subjekt deklarues, pasi ai mund ta kishte kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet llogarive t\u00eb tij bankare ose t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij\u201d, argumenton Komisioni dhe shton se deklaruesi nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb regjistruar p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit tregtar p\u00ebr t\u00eb cilin shpjegon se i jan\u00eb nevojitur materialet.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se n\u00eb shkurt t\u00eb 2007-\u00ebs, subjekti ka depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e t\u00eb v\u00ebllait edhe shuma t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb cilat KPK konstaton se duket se duket se kan\u00eb burim kredin\u00eb e marr\u00eb n\u00eb vitin 2007 nga gjyqtari Sejdi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, n\u00eb lidhje me shum\u00ebn e transferuar n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit prej 8986 euro, sipas KPK duket se nuk \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit e subjektit, por ka si burim t\u00eb ardhurat e vet\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>\u201cTransferimi i shum\u00ebs 7,035 euro tek v\u00ebllez\u00ebrit e subjektit dhe kthimi i k\u00ebsaj shum\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb kryer me q\u00ebllim justifikimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb subjektit p\u00ebr vitin 2007, duke qen\u00eb se ai nuk ka t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e tij\u201d, konstaton KPK dhe shton se Sejdi ka kryer deklarime kontradiktore n\u00eb lidhje me destinacionin e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve p\u00ebr dh\u00ebnien e huave, ka rezultuar se vet\u00ebm nj\u00eb prej tyre ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs 3500 euro n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimet e subjektit se analiza e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij duhej b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebrisht pasi kan\u00eb jetuar bashk\u00eb, Komisioni konstaton se kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb konstatuar se kishin munges\u00eb burimesh.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij fakti, rezulton se shtetasi I.S \u00ebsht\u00eb i martuar dhe se subjekti n\u00eb t\u00eb gjitha deklarimet e tij ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike shumat p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr secilin v\u00eblla, t\u00eb pretenduara prej tij si t\u00eb dhuruara\u201d, shton KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Komisioni konstaton se dhurimet jan\u00eb deklaruar vet\u00ebm n\u00eb ato periudha kohore kur subjekti nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e pasurive dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duket se jan\u00eb fiktive, me q\u00ebllim justifikimin e tyre me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>KPK shton se subjekti nuk ka vendosur n\u00eb dispozicion dokumentacionin e k\u00ebrkuar p\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb ardhurat dhe transaksionet e kryera nga v\u00ebllez\u00ebrit, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur realizimin e nj\u00eb analize financiare t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr dhurimet.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb treguar bashk\u00ebpunues, duke evituar depozitimin e dokumentacionit t\u00eb plot\u00eb bankar t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij, me q\u00ebllim arritjen e nj\u00eb rezultati pozitiv n\u00eb favorin e tij.<\/p>\n<p>KPK nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb apartamentit dhurimet nga v\u00ebllez\u00ebrit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka konsideruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2007, n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr apartamentin, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb. KPK konstaton gjithashtu, se Sejdi ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Genta Tafa Bungo n\u00eb mendimin paralel, shprehet dakord me vendimarrjen e shumic\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb. Por ajo vler\u00ebson se p\u00ebr apartamentin duhet t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb edhe fakti se subjekti edhe pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs ka tentuar t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb koh\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb apartamentit; koh\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb dhurimeve nga v\u00ebllez\u00ebrit e tij; si dhe ka refuzuar t\u00eb paraqes\u00eb nxjerrjen e llogarive bankare t\u00eb tyre e t\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje.<\/p>\n<p>Bungo vler\u00ebson ndryshe dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga shitja e automjetit n\u00eb vitin 2007. Sipas saj, subjekti nuk i ka rr\u00ebzuar dyshimet p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb fiktive t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb shitjes dhe blerjes s\u00eb k\u00ebtij automjeti, me q\u00ebllim justifikimin e shpenzimeve t\u00eb kryera.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioni konstaton se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti pa u kryer procedurat e nevojshme ligjore, duke mos deklaruar sakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d koh\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn e blerjes s\u00eb k\u00ebtij automjeti. K\u00ebto veprime t\u00eb subjektit vler\u00ebsohen se nuk p\u00ebrputhen me etik\u00ebn dhe sjelljen e duhur t\u00eb nj\u00eb gjyqtari. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se Sejdi nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij automjeti n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 300 mij\u00eb lek\u00eb, pasi ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 120 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sejdi ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje 5000 euro n\u00eb vitin 2008. Po ashtu, konstatohet se ka qen\u00eb kontradiktor dhe i paqart\u00eb n\u00eb deklarimet e tij, pasi pretendon se nuk ka dh\u00ebn\u00eb hua, por nd\u00ebrkoh\u00eb ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb huaje fiktive, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pal\u00ebt kan\u00eb pasur q\u00ebllim shitjen e nj\u00eb automjeti dhe jo dh\u00ebnien e huas\u00eb. K\u00ebto veprime vler\u00ebsohet se nuk p\u00ebrputhen me etik\u00ebn e magjistratit.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka konsideruar t\u00eb ardhurat e pretenduara nga subjekti se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga kultivimi kulturave bujq\u00ebsore, pasi nuk jan\u00eb dokumentuar dhe as jan\u00eb deklaruar periodikisht apo n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme e Komisioni, konkludon se gjyqtari Avni Sejdi rezulton me bilanc negaiv n\u00eb vler\u00ebn totale 3.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebfundim t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtij kriteri, KPK konkludon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, situat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Mendimet ndryshe p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr profesionalizmin, KPK konstaton n\u00eb disa raste mang\u00ebsi n\u00eb aspektin e arsyetimit ligjor dhe aspektin e njohurive ligjore, q\u00eb konsiderohet se tregojn\u00eb munges\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit. Por k\u00ebto shkelje nuk jan\u00eb gjetiur t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr penalizim.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni ka konstatuar cenim t\u00eb indikatorit t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb magjistratit nga ana e subjektit, duke e konsideruar si rast t\u00eb izoluar e vler\u00ebson t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr ta konsideruar si shkak autonom shkarkimi.<\/p>\n<p>Bungo v\u00ebren se Komisioni ka konstatuar n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb rast cenim t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb magjistratit nga ana e subjektit. Ajo rendit problemet e konstatuara \u2013 deklarimet e pasakta p\u00ebr koh\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb dhurimeve, si dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb huaje; dyshimet p\u00ebr vler\u00eb fiktive t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb shitjes dhe blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti; c\u00ebnimin e etik\u00ebs s\u00eb magjistratit p\u00ebr veprimet fiktive dhe n\u00eb sjelljen jasht\u00ebgjyq\u00ebsore; nj\u00eb rast i konfliktit t\u00eb interesit; mang\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb njohurit\u00eb ligjore dhe c\u00ebnimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>Sipas Bungos, k\u00ebto rrethana do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin mjaftuesh\u00ebm nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash mbi t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb konkludohej se subjekti ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion t\u00eb zbatuesh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autonome p\u00ebr shkarkimin e subjektit nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, u shkarkua nga Komisioni i Pvarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 19 janar 2024, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Komisioni konstatoi edhe cenim t\u00eb indikatorit t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb magjistratit, por shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77948,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[1298,170,102,103,118,889,890,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/Gjyqtari-Avni-Sejdi-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Avni Sejdi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77947"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77947"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77947\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77949,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77947\/revisions\/77949"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77948"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77947"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77947"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77947"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}