{"id":77971,"date":"2024-03-26T12:14:56","date_gmt":"2024-03-26T11:14:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-milan-laskaj-jep-shpjegime-per-blerjen-e-nje-apartamenti\/2024\/03\/26\/"},"modified":"2024-03-26T12:16:19","modified_gmt":"2024-03-26T11:16:19","slug":"prokurori-milan-laskaj-jep-shpjegime-per-blerjen-e-nje-apartamenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-milan-laskaj-jep-shpjegime-per-blerjen-e-nje-apartamenti\/2024\/03\/26\/","title":{"rendered":"Prokurori Milan Laskaj jep shpjegime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Milan Laskaj i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 25 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe dyshimet p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb automjeti. N\u00eb seanc\u00eb u relatuan gjithashtu gjetje n\u00eb kriterin profesional, q\u00eb i p\u00ebrkisnin m\u00eb s\u00eb shumti periudh\u00ebs kur kishte mbajtur funksionin e drejtuesit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs. Laskaj i kund\u00ebrshtoi konstatimet e Komisionit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Milan Laskaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tropoj\u00ebs. Ai ka punuar m\u00eb pas n\u00eb Prokurorit\u00eb e Elbasanit dhe Lezh\u00ebs, p\u00ebrpara se t\u00eb transferohej n\u00eb Prokurorin\u00eb e Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Milan Laskaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Xhensila Pine. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 91.4 m2 t\u00eb prenotuar n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr \u00e7mimin 38 mij\u00eb euro, subjekti ka deklaruar si burime pagat si prokuror, nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb dhe overdraft 200 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat ka shpjeguar se i ka shlyer po me rrogat e tij.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kapar n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 78.9 m2 n\u00eb objektin q\u00eb ishte duke u nd\u00ebrtuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00eb 2011-\u00ebn ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb revokuar kapari dhe po n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e porosis\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb vler\u00ebn 38 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer p\u00ebr kaparin ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 970 mij\u00eb lek\u00eb. Relatorja Qirko sqaroi se subjekti ka pretenduar se kaparin e ka paguar n\u00eb vitet 2009 dhe 2010. Por n\u00eb vitin 2009 ai nuk e ka deklaruar pages\u00ebn e kryer dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar se e gjith\u00eb shuma 10 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shlyer n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, Laskaj ka pretenduar se ka marr\u00eb dhe nj\u00eb hua 3000 euro p\u00ebr t\u00eb paguar kaparin, por p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Megjith\u00ebse subjekti ka deklaruar se nuk kishte pasur detyrim p\u00ebr t\u00eb deklaruar huan\u00eb pasi e ka shlyer brenda vitit, Qirko v\u00ebrejti se ai ka pasur detyrimin p\u00ebr t\u00eb deklaruar sakt\u00eb burimin e krijimit t\u00eb kaparit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK analizon pagesat e kryera p\u00ebr apartamentin e porositur n\u00eb vitin 2011. Sipas Qirkos, kredia dhe overdrafti jan\u00eb marr\u00eb pas kryerjes s\u00eb pages\u00ebs e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Relatorja pohoi se subjekti ka pretenduar se p\u00ebr pages\u00ebn ka sh\u00ebrbyer vlera e kthyer e kaparit. Por, p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb revokimit t\u00eb kaparit, edhe kjo shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit administrativ ka deklaruar se p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit ka sh\u00ebrbyer dhe nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro e shlyer po at\u00eb vit. P\u00ebr arsye t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb k\u00ebsaj huaje, Komisioni nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pavar\u00ebsisht faktit se huadh\u00ebn\u00ebsit rezultojn\u00eb me mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e asaj shume.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011 jan\u00eb deklaruar dy hua nga 5000 euro. Nj\u00eb prej huadh\u00ebn\u00ebsve ka rezuluar me mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs, por p\u00ebr tjetrin nuk jan\u00eb provuar me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat. Qirko tha se nga analiza financiare e apartamentit duket se subjekti rezulton me bilanc negative n\u00eb vler\u00ebn 3.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Laskaj deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se n\u00eb 24 vite pun\u00eb zot\u00ebron nj\u00eb apartament n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs. Ai sqaroi se kishte qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb paguante kaparin vet\u00ebm pas 9 viteve pun\u00eb, kur e kishte vler\u00ebsuar t\u00eb domosdoshme t\u00eb blinte nj\u00eb apartament pasi jetonte tek kush\u00ebriri i tij n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ishte transferuar n\u00eb prokurorin\u00eb e Elbasanit.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se e kishte paguar kaparin me tre k\u00ebste dhe se kishte marr\u00eb tek nj\u00eb koleg shum\u00ebn 3000 euro q\u00eb kishte plot\u00ebsuar vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se kaparin e kishte revokuar pasi kishte par\u00eb n\u00eb terren se apartamenti q\u00eb kishte prenotuar ishte i vog\u00ebl dhe e i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Sipas subjektit, m\u00eb pas ishin dakord\u00ebsuar p\u00ebr blerjen e apartamentit tjet\u00ebr q\u00eb e kishte pronari i tok\u00ebs q\u00eb ishte dakord\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb shlyer shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb huamarrje, Laskaj pretendoi se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur mund\u00ebsi financiare dhe se kjo v\u00ebrtetohej dhe nga fakti se ai kishte t\u00ebrhequr n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga banka shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas subjektit, huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur nj\u00eb aktivitet tregtar. Ai theksoi se nuk mund t\u00eb ishte faji i tij pse huadh\u00ebn\u00ebsi nuk kishte paguar taksat.<\/p>\n<p>Laskaj pohoi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk i jepte asnj\u00eb bank\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 800 mij\u00eb lek\u00eb kredi dhe prandaj kishte marr\u00eb huat\u00eb. \u201cN\u00ebse do t\u00eb kishte mund\u00ebsuar Prokuroria e P\u00ebrgjithshme t\u00eb kisha marr\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishte \u00e7do gj\u00eb e qart\u00eb,\u201d pohoi subjekti.<\/p>\n<p>Prokurori Laskaj v\u00ebrejti se t\u00eb ardhurat e tij kan\u00eb qen\u00eb 10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se vlera e k\u00ebtij apartamenti, q\u00eb sipas tij gjendet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb larg\u00ebt, ku\u00a0 edhe rruga ishte shtruar para dy vitesh gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendjeje cash t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e saj nga puna si avokate dhe dhurime nga familjar\u00ebt. Sipas Qirkos, nga analizimi t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve, duket se si burim krijimi p\u00ebr shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e subjektit e t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2017, q\u00eb nuk kan\u00eb rezultuar t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>KPK konstaton se dhe sipas pretendimeve t\u00eb subjektit idhur me shumat e dhuruara, s\u00ebrish rezulton pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e gjendjes cash nga bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>Prokurori Laskaj pretendoi se familjar\u00ebt dhe t\u00eb af\u00ebrmit e bashk\u00ebshortes kishin pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dhurimet e kryera.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti nga subjekti. Bler\u00ebsi ka sh\u00ebnuar n\u00eb polic\u00ebn e sigurimit edhe emrin e subjektit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka l\u00ebshuar nj\u00eb prokuror\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn i ka dh\u00ebn\u00eb prokurorit Laskaj t\u00eb gjitha tagrat e posedimit, p\u00ebrdorimit dhe tjet\u00ebrsimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. M\u00eb von\u00eb, subjekti i\u2019a ka shitur k\u00ebt\u00eb automjet kush\u00ebririt t\u00eb tij. Edhe ky i fundit ka vendosur emrin e prokurorit Laskaj n\u00eb polic\u00ebn e sigurimit.<\/p>\n<p>Nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se me k\u00ebt\u00eb automjet ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit vet\u00ebm subjekti i rivler\u00ebsimit dhe asnj\u00eb prej pronar\u00ebve, as ai i m\u00ebparshmi dhe as kush\u00ebriri i Laskajt q\u00eb e ka bler\u00eb m\u00eb von\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>Qirko tha se duket q\u00eb pronar\u00ebt de juro t\u00eb k\u00ebtij automjeti nuk e kan\u00eb p\u00ebrdorur at\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shit\u00ebsi ka p\u00ebrdorur nj\u00eb tjet\u00ebr automjet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, Komisioni ngre dyshime se ky automjet mund t\u00eb jet\u00eb pasuri e fshehur e prokurorit Milan Laskaj.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se personi q\u00eb i kishte l\u00ebn\u00eb prokuror\u00eb me targa t\u00eb plota p\u00ebr makin\u00ebn, kush\u00ebriri q\u00eb e kishte bler\u00eb dhe ai vet\u00eb, kishin t\u00eb tre burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>\u201cE njoh ligjin dhe nuk kisha pse t\u00eb rrezikoja. E blija me t\u00eb ardhura e mia po t\u00eb m\u00eb duhej,\u201d pohoi Laskaj dhe shtoi se nuk e ka pasqyruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d pasi siguracioni mjetit ishte kryer n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2017, pasi ishte plot\u00ebzuar deklarata n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb 6 vjet e ka p\u00ebrdorur vet\u00ebm 3 her\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit k\u00ebt\u00eb automjet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr person ka l\u00ebshuar prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr subjektin duke i dh\u00ebn\u00eb atij tagra t\u00eb plota p\u00ebr makin\u00ebn e tij, edhe p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e asaj pasurie. Laskaj ka pretenduar se nuk e ka p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb at\u00eb automjet dhe se pasi pronari e ka shitur \u00ebsht\u00eb shuar edhe prokurora e posa\u00e7me q\u00eb i jepte atij t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar n\u00eb total nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb sum\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb fund t\u00eb viteve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Milan Laskaj mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizmin u evidentuan dy raste t\u00eb moskryerjes s\u00eb hetimeve hetimore t\u00eb duhura, n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb ci\u00ebn ka vendosur mosfillimin e hetimeve, ka rezultuar se ka pyetur nj\u00eb person pas k\u00ebsaj vendimarrje.<\/p>\n<p>Subjekti e cil\u00ebsoi si lapsus vendosjes e dat\u00ebs, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb vendimin e mosfillimit ishin t\u00eb sh\u00ebnuara edhe pretendimet e personit n\u00eb fjal\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ky fakt tregonte se atij i ishin marr\u00eb deklarime para se t\u00eb merrej vendim.<\/p>\n<p>Nga 40 denoncimet nga publiku, u evidentuan pretendime p\u00ebr mosfunksionim t\u00eb shortit elektronik p\u00ebr ndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve kur subjekti ka qen\u00eb drejtues i prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs. Sipas relatores, duket se nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb strukture dhe se nuk ka t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr funksionimin e shortit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast u konstatua se duket se Laskaj ka shfryt\u00ebzuar pozicionin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar urdh\u00ebra p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb polici.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e hetuar prej tij, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka deleguar veprime n\u00eb polici, ai sqaroi se drejtuesi e ka t\u00eb drejt\u00ebn ligjore t\u00eb kryej\u00eb hetime si \u00e7do prokuror. Po ashtu, sqaroi se zyrtar\u00ebt e policis\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb me dije se kall\u00ebzuesi t\u00eb cilit i ishte djegur nj\u00eb objekt nuk kishte besim tek prokuroria pasi kishte pasur episode t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por organi i akuz\u00ebs kishte q\u00ebndruar pasiv. Subjekti tha se n\u00eb k\u00ebto kushte kishte kryer vet\u00eb hetimet. Laskaj tha se denoncimi ndaj tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kall\u00ebzuesi dhe se kjo dukej edhe fakti se ishte anonim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Laskaj kund\u00ebrshtoi pretendimet p\u00ebr mosngritjen e nj\u00eb strukture. Ai shpjegoi se kishte zbatuar marr\u00ebveshjen p\u00ebr krijimin e nj\u00eb seksioni t\u00eb posa\u00e7\u00ebm deri n\u00eb ngritjen e SPAK.<\/p>\n<p>Lidhur me shortin, ai shpjegoi se ishte bllokuar sistemi elektronik dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishte njoftuar prokuror\u00ebt se shorti do t\u00eb b\u00ebhej manualisht n\u00eb prani t\u00eb tyre. Sipas subjektit, nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb ankesa p\u00ebr shortin, pasi \u00e7\u00ebshtjet ishin ndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr kthimin e nj\u00eb automjeti t\u00eb sekuestruar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u konstatua nga Komisioni se dukej se subjekti kishte vepruar n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr, subjekti tha se kjo kishte ndodhur pasi vart\u00ebsja nuk gjendej aty. Subjekti pohoi se prokurorja e kishte formuluar urdh\u00ebrin p\u00ebr kthimin e automjetit, por nuk e kishte n\u00ebnshkruar. Sipas tij, kishte qen\u00eb prokurorja e \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb se nuk ishte n\u00eb pun\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb vepronte ai.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Laskaj k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Komisioni njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 27 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Milan Laskaj i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 25 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe dyshimet p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb automjeti. N\u00eb seanc\u00eb u relatuan gjithashtu gjetje n\u00eb kriterin profesional, q\u00eb i p\u00ebrkisnin m\u00eb s\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77972,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,1202,118,1358,367,119,122,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Milan-Laskaj-pas-seances-degjimore-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Milan Laskaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjkimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77971"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77971"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77971\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77973,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77971\/revisions\/77973"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}