{"id":77980,"date":"2024-03-26T16:41:30","date_gmt":"2024-03-26T15:41:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-arian-mucaj-perballet-me-vetingun\/2024\/03\/26\/"},"modified":"2024-03-26T17:09:10","modified_gmt":"2024-03-26T16:09:10","slug":"prokurori-arian-mucaj-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-arian-mucaj-perballet-me-vetingun\/2024\/03\/26\/","title":{"rendered":"Prokurori Arian Mu\u00e7aj p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Arian Mu\u00e7aj u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 26 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr disa gjetje n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb profesionalizimit. Mu\u00e7aj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Mu\u00e7aj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Arian Mu\u00e7aj e ka nisur karrier\u00ebn si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin 1997 dhe n\u00eb vitin 2015 u em\u00ebrua si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjirokast\u00ebr. N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023, ai u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes paralele.<\/p>\n<p><strong>Pasuria<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari shpjegoi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb subjekti \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga trungu familjar n\u00eb vitin 2016. Sipas relatores, prokurori Mu\u00e7aj ka shpjeguar se ai ka pasur ekonomi t\u00eb ve\u00e7uar nga prind\u00ebrit dhe familjar\u00ebt e origjin\u00ebs q\u00eb prej vitit 2001 kur \u00ebsht\u00eb martuar me gjyqtaren Gentiana Mu\u00e7aj, e cila \u00ebsht\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb me vendimin t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr ndarjen nga trungu familjar n\u00eb vitin 2016, subjekti deklaroi se e kishte kryer pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb motra ishte martuar me nj\u00eb shtetas italian dhe se e kishte \u00e7muar t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjente t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb deklaruar pasurit\u00eb e kunatit n\u00eb shtetin fqinj. Ai shpjegoi se prej vitit 2001 kur kishte lidhur martes\u00eb, e kishte pasur ekonomin\u00eb t\u00eb ndar\u00eb nga babai.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se s\u00eb bashku me baban\u00eb kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 108.75 m2 n\u00eb vitin 2009 n\u00eb vler\u00ebn 78 mij\u00eb e 387 euro, me burime krijimi 50 mij\u00eb euro nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr kredin\u00eb KPK nuk ka gjetur probleme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se apartamenti i shitur nuk ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit apo p\u00ebr llogari t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. Po ashtu, nuk jan\u00eb paguar n\u00eb koh\u00eb detyrimet financiare p\u00ebr t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja.<\/p>\n<p>Sipas Sanxhaktarit, ky apartament nuk rrjedh nga ndonj\u00eb kontrat\u00eb shitblerje e mir\u00ebfillt\u00eb. \u201cDuket se ata kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrdorues\u201d, pohoi relatorja dhe sqaroi se p\u00ebr k\u00ebto rrethana nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi e babait t\u00eb subjektit p\u00ebr pages\u00ebn e 50 mij\u00eb eurove n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Prokurori Mu\u00e7aj deklaroi se ai ka pjes\u00eb takuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament vet\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebn e kredis\u00eb. Lidhur me pages\u00ebn me vones\u00eb t\u00eb detyrimeve, ai tha se kur e kishte pyetur t\u00eb atin n\u00ebse i kishte shlyer detyrimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit, kishte m\u00ebsuar se nuk ishin paguar. Ai shtoi se i ati i kishte shlyer dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje praktik\u00ebn e KPA p\u00ebr konsiderimin e t\u00eb ardhurave dhe n\u00eb rastet kur shlyerja e detyrimeve tatimore ishte kryer me vones\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me mosregjistrimin e apartamentit t\u00eb shitur n\u00eb 2008-\u00ebn, ai sqaroi se ajo pasuri ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2001 me t\u00eb ardhura kryesisht nga puna e tij si oficer policie. Subjekti shpjegoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb punonte n\u00eb sektorin e krimit financiar q\u00eb ishte sekret dhe se merrte shp\u00ebrblime p\u00ebr pun\u00ebn e kryer. Mu\u00e7aj tha se t\u00eb ardhurat e dokumentuara e v\u00ebrtetonin mund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2001, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb bler\u00eb dhe shitur sipas \u00e7mimeve t\u00eb referencave t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte v\u00ebrtetuar se apartamentin e kishte bler\u00eb babai n\u00eb vitin 2001, pasi dhe kontratat e furnizimit me uj\u00eb dhe energji ishin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Megjithat\u00eb, Mu\u00e7aj tha se ai apartament ishte p\u00ebrdorur vet\u00ebm prej tij dhe jo nga babai apo familjar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me mos regjistrimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij apo t\u00eb babait, subjekti argumentoi se pallati kishte qen\u00eb i bllokuar, si dhe kishte k\u00ebrkuar ai vet\u00eb q\u00eb t\u00eb mos regjistrohej pasi druhej p\u00ebr sigurin\u00eb e familjar\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb kryente.<\/p>\n<p>Mu\u00e7aj tha se babai kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr gjith\u00eb investimet dhe shpenzimet e kryera. Sipas tij, babai ishte studiues n\u00eb fush\u00ebn e arkeologjis\u00eb dhe ve\u00e7 pun\u00ebs n\u00eb shtet, kishte bashk\u00ebpunuar n\u00eb disa ekspedita t\u00eb huaja, prej nga ishte paguar mjaft mir\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 1000 euro, p\u00ebr nj\u00eb gjendje cash 450 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe as p\u00ebr disa llogari bankare. Po ashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Fier, t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e subjektit me privatizim n\u00eb vitin 1993 dhe t\u00eb shitur n\u00eb \u201998-\u00ebn.<\/p>\n<p>Babai ka rezultuar me mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2000 p\u00ebr \u00e7mimin 3.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet t\u00eb motr\u00ebs, t\u00eb bler\u00eb prej n\u00eb vitin 2015, por nuk e ka deklaruar asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj pasurie. Po ashtu, KPK konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb motr\u00ebs p\u00ebr blerjen e mjetit.<\/p>\n<p>Prokurori Mu\u00e7aj v\u00ebrejti se analiza financiare p\u00ebr motr\u00ebn ishte kryer vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2015. Ai tha se motra dhe babai kishin pasur kursime dhe nga vitet e m\u00ebparshme dhe k\u00ebrkoi q\u00eb analiza t\u00eb shtrohej dhe n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e kursimeve.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb mjetit t\u00eb motr\u00ebs, ai pohoi se edhe e motra kishte p\u00ebrdorur makin\u00ebn e tij p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit. Sipas tij, ajo makin\u00eb nuk plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb vitin 2017 kur ishte plot\u00ebsuar deklarata \u201cveting\u201d. \u201cNuk kam pasur q\u00ebllim ta fsheh at\u00eb automjet\u201d, theksoi Mu\u00e7aj.<\/p>\n<p>Mu\u00e7aj mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Lidhur me aspektin profesional u evidentua se nga verifikimi i nj\u00eb denoncimi t\u00eb mb\u00ebrritur pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, dukej se subjekti nuk kishte kryer gjith\u00eb veprimet hetimore p\u00ebr nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2019, t\u00eb pushuar.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se ai ishte rikthyer n\u00eb Prokurorin\u00eb e Gjirokastr\u00ebs n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023 dhe at\u00ebher\u00eb i ishte caktuar vijimi hetimeve p\u00ebr procedimin n\u00eb fjal\u00eb. Mu\u00e7aj tha se pasi kishte verifikuar aktet, kishte vler\u00ebsuar se procedimi duhej t\u00eb pushohej, k\u00ebrkim q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb dhe nga gjykata.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Arjan Mu\u00e7aj k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 28 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Arian Mu\u00e7aj u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 26 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr disa gjetje n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb profesionalizimit. Mu\u00e7aj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Mu\u00e7aj po kryhet [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77981,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[1360,118,171,906,119,122,860,695,173,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Arian-Mucaj-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Arian Mu\u00e7aj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77980"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77980"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77980\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77982,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77980\/revisions\/77982"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77981"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77980"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77980"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77980"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}