{"id":77989,"date":"2024-03-27T17:14:50","date_gmt":"2024-03-27T16:14:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ndihmesi-ligjor-ervin-aliu-perballet-me-vetingun\/2024\/03\/27\/"},"modified":"2024-03-27T17:16:00","modified_gmt":"2024-03-27T16:16:00","slug":"ndihmesi-ligjor-ervin-aliu-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ndihmesi-ligjor-ervin-aliu-perballet-me-vetingun\/2024\/03\/27\/","title":{"rendered":"Ndihm\u00ebsi ligjor Ervin Aliu p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Ndihm\u00ebsi ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Adminsitrativ, Ervin Aliu u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 27 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr gjetje n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb profesionalizmit. Ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr Aliun po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Komisioni nuk konstatoi probleme p\u00ebr dy autovetura t\u00eb llojit \u201cBenz\u201d t\u00eb blera n\u00eb vitin 2016, nj\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 4000 euro me burim nj\u00eb kredi dhe tjetr\u00ebn p\u00ebr shum\u00ebn 140 mij\u00eb lek\u00eb, me t\u00eb ardhurat nga pagat.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar nj\u00eb kontrat\u00eb depozite bankare t\u00eb vitit 2015 n\u00eb shum\u00ebn 220 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb vendosur si garanci t\u00eb nj\u00eb kredie p\u00ebr blerje apartamenti n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se p\u00ebr \u00e7eljen e depozit\u00ebs n\u00eb vitin 2015 ka rezultuar si burim nj\u00eb shum\u00eb prej 530 mij\u00eb lek\u00ebsh e transferuar nga shtetasi S.M. n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb, depozita 220 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb depozit\u00eb me afat 1-vje\u00e7ar dhe \u00ebsht\u00eb vendosur si garanci p\u00ebr nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb e 950 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK e ka vler\u00ebsuar shtetasin S. M. n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb lidhur dhe ka kryer verifikime t\u00eb m\u00ebtejshme prej nga ka rezultuar se ai ka qen\u00eb dy her\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie juridike. Fillimisht ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje me bashk\u00ebshorten e subjektit, q\u00eb daton para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs midis tyre, si dhe si dor\u00ebzan\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb nga kjo e fundit. N\u00eb t\u00eb dyja rastet kan\u00eb qen\u00eb objekt vlera nga 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e huave. Po ashtu, ka rezultuar se edhe huadh\u00ebn\u00ebsi S.M. ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e shumave monetare t\u00eb vendosura si garanci.<\/p>\n<p>Sipas Faskajt, subjekti ka sqaruar n\u00eb Komision se ka pasur miq\u00ebsi t\u00eb hershme me shtetasin S.M. dhe se i \u00ebsht\u00eb drejtuar atij p\u00ebr ndihm\u00eb, pasi e ka ditur se kishte mund\u00ebsi financiare me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr ta ndihmuar.<\/p>\n<p>Relatorja v\u00ebrejti se n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit ka rezultuar se S.M. ka garantuar nj\u00eb kredi q\u00eb merrte bashk\u00ebshortja dhe m\u00eb von\u00eb nj\u00eb kredi t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr ta. Faskaj tha se nuk ishte e qart\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e subjektit me shtetasin S.M..<\/p>\n<p>Ndihm\u00ebsi ligjor, Ervin Aliu deklaroi se u q\u00ebndronte p\u00ebrgjigjeve t\u00eb d\u00ebrguara me shkrim. Por, pasi u pyet nga Faskaj lidhur me marrdh\u00ebnien me huadh\u00ebn\u00ebsin S.M., ai sqaroi se kishin njohje t\u00eb vjetra dhe se e dinte q\u00eb kishte gjendje t\u00eb mir\u00eb ekonomike dhe dispononte burime t\u00eb ligjshme. Po ashtu, ai pohoi se huadh\u00ebn\u00ebsi e kishte besimin q\u00eb shumat do t\u00eb ktheheshin.<\/p>\n<p>I pyetur se si kishte mund\u00ebsi q\u00eb S.M. kishte dal\u00eb garant p\u00ebr kredin\u00eb e bashk\u00ebshortes para martese, ai tha se me bashk\u00ebshorten ishin njohur q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb ligj\u00ebronin lidhjen. \u201cNe nuk u martuam dit\u00ebn q\u00eb u njoh\u00ebm,\u201d v\u00ebrejti ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Komisioni konstaton se Aliu ka bler\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2016 nj\u00eb automjet p\u00ebr shum\u00ebn 140 mij\u00eb lek\u00eb nga shtetasi GJ.T.. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, rezulton se subjekti i ka shitur po k\u00ebtij personi nj\u00eb makin\u00eb p\u00ebr pjes\u00eb k\u00ebmbimi p\u00ebr \u00e7mimin 135 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cDuket se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me k\u00ebmbimin e dy makinave dhe jo me shitblerje,\u201d tha Faskaj.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Aliu shpjegoi se kur kishte bler\u00eb makin\u00ebn, pala shit\u00ebse kishte m\u00ebsuar se dispononte nj\u00eb automjet q\u00eb e shiste p\u00ebr pjes\u00eb k\u00ebmbimi dhe ishte shprehur se i nevojiteshin. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ishin dakord\u00ebsuar q\u00eb t\u2019i shiste makin\u00ebn p\u00ebr pjes\u00eb k\u00ebmbimi. Ai theksoi se n\u00ebse do kishte qen\u00eb shk\u00ebmbim, do ta kishin pasqyruar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e ligjshme q\u00eb t\u00eb realizohet edhe shk\u00ebmbimi. Por sipas Aliut, kishin qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shitblerje ashtu si dhe pasqyrohen n\u00eb dokumentet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Subjekti u pyet edhe p\u00ebr adresat e banimit p\u00ebr t\u00eb cilat shpjegoi se q\u00ebndrimi baz\u00eb i familjes s\u00eb tij kishte qen\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit kalimtar, subjekti ka rezultuar me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve dhe t\u00eb investimeve.<\/p>\n<p>Aliu mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. N\u00eb aspektin profesional, u evidentua se n\u00eb nj\u00eb rast kur ai n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ndihm\u00ebsit ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ kishte trajtuar nj\u00eb ankim t\u00eb kryer ndaj nj\u00eb vendimi t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga bashk\u00ebshortja kur ka qen\u00eb m\u00eb detyr\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Durr\u00ebs. Sipas Faskajt, duket se subjekti ka vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se ka shpjeguar se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb. Ai theksoi se p\u00ebrgjigjet e gjyqtarit me t\u00eb cilin kishte punuar dhe t\u00eb gjykat\u00ebs, konfirmonin se nuk e kishte trajtuar at\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Sipas subjektit, \u00e7\u00ebshtja nuk ishte shqyrtuar prej tij, pasi ishte transferuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe nuk ishte m\u00eb n\u00eb at\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Aliu k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 2 prill, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndihm\u00ebsi ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Adminsitrativ, Ervin Aliu u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 27 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr gjetje n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb profesionalizmit. Ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr Aliun po kryhet [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77990,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,1371,145,118,174,367,316,173],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Ervin-Aliu-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Ndihm\u00ebsi ligjor Ervin Aliu gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77989"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77989"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77989\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77991,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77989\/revisions\/77991"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77990"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}