{"id":77998,"date":"2024-04-01T17:13:59","date_gmt":"2024-04-01T15:13:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-hektor-mushi-u-shkarkua-per-probleme-ne-te-tre-kriteret-e-rivleresimit\/2024\/04\/01\/"},"modified":"2024-04-01T17:26:22","modified_gmt":"2024-04-01T15:26:22","slug":"prokurori-hektor-mushi-u-shkarkua-per-probleme-ne-te-tre-kriteret-e-rivleresimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-hektor-mushi-u-shkarkua-per-probleme-ne-te-tre-kriteret-e-rivleresimit\/2024\/04\/01\/","title":{"rendered":"Prokurori Hektor Mushi u shkarkua p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi u shkarkua nga detyra m\u00eb 15 dhjetor 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Sipas KPK, Mushi ka fshehur pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb apartamenti dhe se gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. P\u00ebr figur\u00ebn konkludohet se ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, se nuk nuk ka plot\u00ebsuar sakt\u00ebsisht, plot\u00ebsisht dhe me v\u00ebrtet\u00ebsi formularin p\u00ebr kontrollin n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, si dhe ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm pasi nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb kontakt. Disa dyshime t\u00eb ngritura n\u00eb kriterin e figures p\u00ebr favorizim t\u00eb personave n\u00ebn hetim, t\u00eb nd\u00ebrthurura me mang\u00ebsit\u00eb profesionale, \u00e7mohen se jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb kan\u00eb cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi jan\u00eb bashkuar n\u00eb vendimarrjen p\u00ebrfundimtare, jan\u00eb shfaqur mendime paralele p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje. Kryesuesi Hamitaj, ndryshe \u00e7mon se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb apartamentit ashtu si ka vler\u00ebsuar shumica, si dhe e konsideron t\u00eb pabazuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konkluzionit p\u00ebrfundimtar p\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb kontakti t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, duke u dakord\u00ebsuar p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtij kontakti, por vler\u00ebson se nuk u provua dijenia e prokurorit Mushi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen penale ndaj tij.<\/p>\n<p>Hektor Mushi punoi fillimisht si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe n\u00eb vitin 1995 u em\u00ebruar si prokuror n\u00eb Elbasan. N\u00eb vijim ai u transferua n\u00eb Pograddec dhe n\u00eb 2007-\u00ebn u rikthye n\u00eb Elbasan ku dhe e ushtroi detyr\u00ebn deri n\u00eb momentin e shkarkimit.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se deklarimet e subjektit se ka vet\u00ebm t\u00eb drejta banimi n\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 112 m2 t\u00eb bler\u00eb nga n\u00ebna e tij, nuk jan\u00eb bind\u00ebse. Komisioni konstaton se Mushi ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme p\u00ebrdorimi t\u00eb apartamentit q\u00eb nga momenti i nd\u00ebrtimit t\u00eb tij, nd\u00ebrkjoh\u00eb q\u00eb n\u00ebna \u00ebsht\u00eb transferuar pasi bashk\u00ebshorti ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. Po ashtu, ka rezultuar se emri prokurorit Mushi ka figuruar n\u00eb list\u00ebn em\u00ebrore t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb paraqitur n\u00eb vitin 2009 nga investitori pran\u00eb Ujsjell\u00ebs Kanalizimeve Elbasan dhe kontrata e furnizimit me uj\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Tjet\u00ebr e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb ka rezultuar nga hetimi \u00ebsht\u00eb fakti se subjekti ka kontribuuar n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, por nuk figuron t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejta pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, evidentohet se prokurori Mushi nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime mbi rrethanat e konstatuara n\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs, q\u00eb shoq\u00ebrohen edhe me munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb. ,<\/p>\n<p>KPK \u00e7mon se krijohen dyshime t\u00eb arsyeshme se pasqyrimi i emrit t\u00eb babait n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb s\u00eb vitit 2006 e m\u00eb pas i emrit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes me kusht n\u00eb dhjetor t\u00eb 2014-\u00ebs, bashk\u00eb me deklarimin n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb banimit t\u00eb tij dhe t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb n\u00ebn\u00ebs, jan\u00eb veprime dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Hamitaj \u00e7mon ndryshe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Vler\u00ebsimin e shumic\u00ebs, se kjo pasuri do t\u00eb duhej t\u00eb ishte regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit, pasi ky i fundit ka qen\u00eb investues i vet\u00ebm dhe emri i prind\u00ebrve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur me q\u00ebllim fshehjen e k\u00ebsaj pasurie, cil\u00ebsohet i pabazuar nga Hamitaj i cili rendit tre argumente p\u00ebr t\u00eb mbrojtur mendimin e tij. Ai v\u00ebren se investimi i subjektit ka qen\u00eb m\u00eb pak se gjysma e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb paguar nga an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes; se prind\u00ebrit ishin persona t\u00eb lidhur dhe n\u00ebna e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri. \u201c[\u2026]P\u00ebrdorimi i apartamentit de quo nga subjekti, i nd\u00ebrthurur me marr\u00ebdh\u00ebniet financiare mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, gjenden n\u00eb dinamik\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb posa\u00e7me, t\u00eb cilat nuk bindin q\u00eb t\u00eb jen\u00eb kryer n\u00eb funksion t\u00eb shmangies s\u00eb kontrollit \u2013 sikurse nuk e kan\u00eb shmangur at\u00eb dhe n\u00eb ato rrethana as nuk mund ta shmangnin\u201d, argumenton Hamitaj dhe shton se pamund\u00ebsia financiare e konstatuar p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, p\u00ebrpos faktit t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb kontributit t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit nga Gjermania q\u00eb do ta zeronte k\u00ebt\u00eb munges\u00eb, balanca negative n\u00eb vetvete nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte shkak t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim konkludohet se Mushi ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Pogradec. N\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb konstatuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, KPK \u00e7mon se ky subjekt rivler\u00ebsimi nuk arin niel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK e ka informuar Komisionin se ndaj shtetasit Th.B., me t\u00eb cilin subjekti ka pasur kontakte, ka qen\u00eb i regjistruar nj\u00eb procedim n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr krim t\u00eb organizuar. Pas kryerjes s\u00eb hetimeve, \u00ebsht\u00eb vendosur pushimi hetimeve ndaj k\u00ebtij shtetasi, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb pezulluar procedimi penal. Duke iu referuar legjislacionit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve, KPK v\u00ebren se person i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar \u00ebsht\u00eb \u00e7do person q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar ose proceduar penalisht brenda ose jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr vepra t\u00eb tilla penale, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rastit kur \u00ebsht\u00eb deklaruar i pafajsh\u00ebm me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti ka marr\u00ebdh\u00ebnie familjare e shoq\u00ebrore me shtetasin Th. B., gj\u00eb q\u00eb e konfirmon edhe vet\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb. Shumica vler\u00ebson se marr\u00ebdh\u00ebnia e subjektit me k\u00ebt\u00eb person \u00ebsht\u00eb kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deklarimi i subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter konsidertohet i paplot\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj n\u00eb mendimin paralel rendit argumentet e tij kund\u00ebr konkluzionit p\u00ebrfundimtar t\u00eb shumic\u00ebs p\u00ebr figur\u00ebn. Megjith\u00ebse ai bie dakord p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb kontakti t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, nuk ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me vler\u00ebsimin e shumic\u00ebs se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka plot\u00ebsuar sakt\u00ebsisht, plot\u00ebsisht dhe me v\u00ebrtet\u00ebsi formularin p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs dhe se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm pasi nuk ka deklaruar kontaktin e pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cKjo pasi, edhe pse rezulton i provuar kontakti i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, n\u00eb rastin konkret nuk mund t\u00eb pohohet e nj\u00ebjta gj\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket dijenis\u00eb s\u00eb subjektit lidhur me hetimin e kryer ndaj personit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Vet\u00ebm n\u00ebse kjo rrethan\u00eb p\u00ebrcaktuese do t\u00eb rezultonte e provuar, (condicio sine qua non), at\u00ebher\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb aplikohej edhe pika 4 e nenit DH t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, shprehet Hamitaj dhe vler\u00ebson se nuk rezulton e provuar dijenia e subjektit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka analizuar n\u00eb kontrollin e figures nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej subjektit, n\u00eb t\u00eb cilat dyshohet se ai ka favorizuar t\u00eb dyshuarit.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin profesional, jan\u00eb evidentuar mang\u00ebsi n\u00eb aspektin e njohurive ligjore n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje. Ndaj Mushit jan\u00eb kryer kat\u00ebr denoncime nga publiku, p\u00ebr tre prej t\u00eb cilave i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime. N\u00eb nj\u00eb rast, konstatohet se mungesa e veprimtaris\u00eb hetimore p\u00ebr periudha t\u00eb gjata e pa arsye t\u00eb p\u00ebrligjura demonstron munges\u00eb t\u00eb angazhimit e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb ushtrimin e funksioneve. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje v\u00ebrehet se Mushi ka shfaqur mang\u00ebsi n\u00eb aspektin e njohurive ligjore.<\/p>\n<p>Hetimit t\u00eb KPK i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje bazuar n\u00eb raportimet n\u00eb medie, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka shfaqur mang\u00ebsi n\u00eb aspektin e njohurive ligjore, aft\u00ebsive organizative; si dhe t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb magjistratit n\u00eb lidhje me angazhimin dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb funksion.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, duke konsideruar edhe dyshimet e ngritura p\u00ebr favorizim t\u00eb t\u00eb dyshuarve dhe shkeljet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb aspektin profesional, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se k\u00ebto gjetje kan\u00eb cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb konkludohet se Mushi \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vijuar funksionin e tij<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Hektor Mushi u shkarkua nga detyra m\u00eb 15 dhjetor 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Sipas KPK, Mushi ka fshehur pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb apartamenti dhe se gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77999,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[365,288,1271,118,172,119,131],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/IMG_6363-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Hektor Mushi pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77998"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77998"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77998\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78000,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77998\/revisions\/78000"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77999"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}