{"id":78031,"date":"2024-04-03T19:12:37","date_gmt":"2024-04-03T17:12:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-mirela-mishgjoni-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-perpara-detyres\/2024\/04\/03\/"},"modified":"2024-04-03T19:13:38","modified_gmt":"2024-04-03T17:13:38","slug":"gjyqtarja-mirela-mishgjoni-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-perpara-detyres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-mirela-mishgjoni-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-perpara-detyres\/2024\/04\/03\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Mirela Mishgjoni jep shpjegime p\u00ebr bilancet negative p\u00ebrpara detyr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Vlor\u00ebs, Mirela Mishgjoni u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 3 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb konstatuara gjat\u00eb periudh\u00ebs para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, Mishgjoni mori vler\u00ebsim pozitiv.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Mishgjoni po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Mirela Mishgjoni ka punuar si gjyqtare n\u00eb vitet 1995-2002, kur ajo u shkarkua n\u00eb detyra dhe punoi si avokate deri n\u00eb 2009-\u00ebn, vit kur u rikthye n\u00eb detyr\u00eb pasi fitoi gjyq\u00ebsisht. Prej 2009-\u00ebs ajo punon si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb. <\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar si burime kryesore p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr \u00e7mimin 60 mij\u00eb euro, t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga shitja e nj\u00eb restoranti n\u00eb vitin 2004 n\u00eb Itali ku ai ka qen\u00eb ortak me nj\u00eb tjet\u00ebr person, t\u00eb ardhurat e tij nga shitja e nj\u00eb fabrike vaji n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 1997, si dhe t\u00eb ardhurat e saj nga puna si avokate.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion ligjor pages\u00ebn e tatimeve p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura dhe nuk i ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2007 p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga avokatia \u00ebsht\u00eb konsideruar nj\u00eb shum\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb, pasi rezulton se jan\u00eb shlyer detyrimet.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK konstaton se nga analiza financiare paraprake p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 3.6 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat arsye \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr gjendjen e kursimeve rreth 70 mij\u00eb euro t\u00eb deklaruar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb, Komisioni konstaton se subjekti ka pasur mund\u00ebsi me t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga vendimi gjyq\u00ebsor p\u00ebr shp\u00ebrblimin lidhur me shkarkimin e padrejt\u00eb nga detyra, \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn relatorja Faskaj tha se Mishgjoni e kishte fituar edhe n\u00eb Strasburg.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr shum\u00ebn 9100 euro, me burime krusimet e dh\u00ebna hua motr\u00ebs n\u00eb 2008-\u00ebn. Sipas Faskajt, vlera e kthyer ka qen\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs, por ka rezultuar se subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi q\u00eb me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb japi huan\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Mishgjoni ka deklaruar blerjen e nj\u00eb makine tjet\u00ebr me burim t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e automjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, q\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb analiza kryer vet\u00ebm p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e blerjes me t\u00eb ardhurat n\u00eb vitin 2010, prej nga ka rezultuar bilanc negativ.<\/p>\n<p>Nga analiza e pasurive t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subkjektit, KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartamentin t\u00eb privatizuar n\u00eb vitin 1994.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar transaksionet e bashk\u00ebshortit n\u00eb blerjen e disa ngastrave tok\u00eb bujq\u00ebsore, ku n\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 451 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshportit nga puna si shef kuzhine pas rikthimit n\u00eb Shqip\u00ebri, KPK v\u00ebren se nuk jan\u00eb paguar detyrimet. Subjekti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb procesit t\u00eb saj t\u00eb vetingut dhe kan\u00eb hapur procese gjyq\u00ebsore duke fituar t\u00eb drejt\u00ebn e shlyerjes s\u00eb k\u00ebtyre detyrimeve nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. KPK ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare ato t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb cilat vendimet gjyq\u00ebsore jan\u00eb ekzekutuar duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur shlyerjen e detyrimeve. Nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb prej pun\u00ebsimeve, nuk jan\u00eb shlyer detyrimet dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ato t\u00eb ardhura t\u00eb deklaruara nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer p\u00ebr periudh\u00ebn pas rifillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2009, KPK ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shum\u00ebn 652 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr periudh\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 13 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve dhe kryerjen e investimeve.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mishgjoni deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se t\u00eb gjitha pasurit\u00eb jan\u00eb krijuar me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit p\u00ebrpara bashk\u00ebjetes\u00ebs e martes\u00ebs, si dhe p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Po ashtu, ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se ka v\u00ebrtetuar se rezulton me bilanc edhe n\u00eb vitin 2011 kur \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsia gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, duke argumentuar se bilanci negativ vinte jo p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb ishin siguruar nga shitja e nj\u00eb mjeti, por p\u00ebr arsye t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb tyre si pasoj\u00eb e mosdeklarimit si gjendje cash t\u00eb asaj shume. Subjekti e cil\u00ebsoi si nj\u00eb pasakt\u00ebsi mosdeklarimin e gjendjes si cash t\u00eb t\u00eb ardhurave nga makina. Ajo shtoi se k\u00ebt\u00eb pakujdesi e kishte shpjeguar n\u00eb deklarimet e kryera p\u00ebrpara procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Lidhur me mosshlyrjen e detyrimeve tatimore t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti nga shitja e restorantit n\u00eb Itali n\u00eb vitin 2004, subjekti v\u00ebrejti se n\u00eb kontrat\u00eb ishte sh\u00ebnuar se ishin paguar. Ajo tha se bashk\u00ebshorti \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2005 dhe se e kan\u00eb m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut. Subjekti shpjegoi se k\u00ebto t\u00eb ardhura kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb deklaruara n\u00eb Itali dhe se detyrimi nuk mund t\u00eb shuhet asnj\u00ebher\u00eb. N\u00eb vijim, Mishgjoni pohoi se kishin lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb me institucionin p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb Itali p\u00ebr shlyerjen me k\u00ebste t\u00eb k\u00ebtyre detyrimeve.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, nga transaksionet e kryera ishte v\u00ebrtetuar se bashk\u00ebshorti kishte p\u00ebrfituar 80% t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, pasi kishte qen\u00eb shef kuzhine dhe kishte koontribuar n\u00eb rritjen e vler\u00ebs s\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga shitja e punishtes s\u00eb vajit n\u00eb vitin 1997, Mishgjoni deklaroi se kjo pasuri nuk ishte e regjistruar e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishte qen\u00eb e pamundur t\u00eb shlyente detyrime p\u00ebr shitjen e pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese tek ortaku.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje praktik\u00ebn e institucioneve t\u00eb vetingut dhe t\u00eb Strasburgut p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat tha se ishin t\u00eb ngjashme dhe ishin njohur t\u00eb ardhura t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat nga avokatia, subjekti deklaroi se ajo kishte punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sporadike pasi ishte n\u00eb pritje t\u00eb vendimarrjes p\u00ebr rikthimin n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i nevojiteshin t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Mishgjoni deklaroi se n\u00eb t\u00eb dy variantet e analiz\u00ebs, si n\u00eb konsiderimin e 80% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga shitja e aktivitetit n\u00eb Italoi, ashtu dhe n\u00ebse konsiderohen 50%, rezulton me bilanc pozitiv n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme, q\u00eb sipas saj mbulon i tejkalon gjith\u00eb investimet, shpenzimet dhe kursimet para fillimi t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb ardhurat e familjes time rrjedhin nga burime t\u00eb ligjshme dhe arrij nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb\u201d, deklaroi Mishgjoni n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shpjegimeve p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Mishgjoni mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizmin u konstatuan gjetje n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku. Faskaj tha se ndaj subjektit jan\u00eb depozituar 19 denoncime nga publiku, p\u00ebr disa prej t\u00eb cilave i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb konstatuar se Apeli e ka ndryshuar vendimarrjen e subjektit. Mishgjoni shpjegoi se ndryshimi ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me interpretimin e provave dhe jo me aspektin procedural q\u00eb lidhet me procesin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncues ka ngritur pretendime se subjekti ka vijuar nj\u00eb proces p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur me avokat kryesisht, megjith\u00ebse ai kishte zgjedhur nj\u00eb tjet\u00ebr mbrojt\u00ebs. Mishgjoni shpjegoi se i pandehuri q\u00eb gjykohej n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb kishte zgjedhur mbrojt\u00ebs q\u00eb e kishte deklaruar para gjykat\u00ebs, por n\u00eb seanc\u00ebn pasardh\u00ebse nuk kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm dhe kishte vendosur vijimin e gjykimit duke caktuar avokat kryesisht. Sipas subjektit, kur kishte ardhur avokati i zgjedhur ishte vijuar me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se Gjykata e Lart\u00eb nuk kishte konstatuar ndonj\u00eb shkelje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr denoncues \u00ebsht\u00eb ankuar se nuk i \u00ebsht\u00eb lejuar t\u00eb parashtroj\u00eb q\u00ebndrimin e tij n\u00eb proces. Mishgjoni tha se kishte respektuar procedur\u00ebn pasi pal\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb njoftuara dhe t\u00eb pranishme, por nuk kan\u00eb pasur pretendime.<\/p>\n<p>Faskaj evidentoi nj\u00eb tjet\u00ebr konstatim p\u00ebr caktimin e nj\u00eb eksperteje mbi 90% t\u00eb rasteve ku sipas udh\u00ebzimit nuk duhej q\u00eb caktimet e t\u00eb nj\u00eb nj\u00ebjtit ekspert nga gjyqtari ta tejkalonin kufirin 30%. Lidhur me pretendimin p\u00ebr caktimin e psikologes, subjekti tha se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim i gjyqtares Mishgjoni \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Apeli, por Gjykata e Lart\u00eb e ka prishur dhe e ka rikthyer p\u00ebr shqyrtim n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb. Sipas Mishgjonit, Gjykata e Lart\u00eb kishte prishur vendimin e Apelit p\u00ebr t\u00eb cilin kishte konstatuar mang\u00ebsi dhe prandaj e kishte kthyer atje p\u00ebr rigjykim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Faskaj konstatoi se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim minimal, kur nuk plot\u00ebsoheshin kushtet leht\u00ebsuese, por Mishgjoni petendoi se vendimi ka qen\u00eb i arsyetuar p\u00ebr \u00e7do rrethan\u00eb. Subjekti dha shpjegime dhe p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb publikuara n\u00eb media.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Mirela Mishgjoni k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 5 prill, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Vlor\u00ebs, Mirela Mishgjoni u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 3 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb konstatuara gjat\u00eb periudh\u00ebs para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78032,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,934,148,103,118,1373,367,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/Mirela-Mishgjoni-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Mirela Mishgjoni pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78031"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78031"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78031\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78033,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78031\/revisions\/78033"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78032"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}