{"id":78037,"date":"2024-04-04T16:57:48","date_gmt":"2024-04-04T14:57:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-luljeta-kolonja-jep-shpjegime-per-burimet-e-blerjes-se-nje-apartamenti\/2024\/04\/04\/"},"modified":"2024-04-04T16:59:39","modified_gmt":"2024-04-04T14:59:39","slug":"gjyqtarja-luljeta-kolonja-jep-shpjegime-per-burimet-e-blerjes-se-nje-apartamenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-luljeta-kolonja-jep-shpjegime-per-burimet-e-blerjes-se-nje-apartamenti\/2024\/04\/04\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Luljeta Kolonja jep shpjegime p\u00ebr burimet e blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Kor\u00e7\u00ebs, Luljeta Kolonja u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 4 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb emigracion n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, pasuri p\u00ebr krijimin e t\u00eb cil\u00ebs u konstatua bilanc negativ. Ajo dha shpjegime dhe p\u00ebr gjendjen n\u00eb dukje n\u00eb konflikt interesi n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese ku kishte bler\u00eb apartamentiin, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb aspektin profesional. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs mori vler\u00ebsim pozitiv.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Kolonja po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Luljeta (Topalli) Kolonja p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Pogradecit. Ajo mban aktualisht pozicionin e gjyqtares n\u00eb Gjykat\u00ebn e Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bilanci negativ<\/strong><\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr disa ngastra toke t\u00eb p\u00ebrfituara nga ligji \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d prej familjes s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb subjektit dhe p\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb bler\u00eb prej saj n\u00eb vitin 2005 me t\u00eb ardhurat nga paga.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb seanc\u00ebs u relatua dhe u dhan\u00eb shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 127 m2 n\u00eb Pogradec, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2012, p\u00ebr vler\u00ebn 6 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr pagesat e kryera prej saj subjekti ka deklaruar gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe kursimet nga pagat n\u00eb vitet 2012 e 2013 n\u00eb shum\u00ebn 405 mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb vler\u00ebn rreth 3 milion\u00eb e 844 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nuk konstatoi probleme p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb investuar nga subjekti p\u00ebr blerjen e apartamentit, nd\u00ebrsa u konstatuan pamund\u00ebsi e bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb kursyer vlerat e disponuara n\u00eb depozita bankare q\u00eb prej vitit 2004.<\/p>\n<p>Si burim t\u00eb llogarive bankare dhe cashit q\u00eb bashk\u00ebshorti subjektit ka pak\u00ebsuar p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb vitet 2012 dhe 2013, ka deklaruar depozitat bankare t\u00eb krijuara n\u00eb vitin 2004 m\u00eb t\u00eb ardhura nga emigracioni n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA n\u00eb vler\u00ebn totale 60 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Nga dokumentet e dor\u00ebzuara nga subjekti lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga emigracioni, KPK konstaton se ai ka pasur mund\u00ebsi kursimi n\u00eb mas\u00ebn 27 mij\u00eb e 928 USD, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 32 mij\u00eb USD p\u00ebr t\u00eb kursyer vler\u00ebn 60 mij\u00eb USD n\u00eb 2004-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, relatorja Bungo konstatoi se subjekti ka t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2006 vler\u00ebn rreth 46 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb vit dhe n\u00eb 2007-\u00ebn nuk jan\u00eb deklaruar kursime cash. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 2008, bashk\u00ebshorti subjektit ka deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kursime cash n\u00eb mas\u00ebn 42 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Bungo tha se bashk\u00ebshorti gjyqtares Kolonja ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb krijimit t\u00eb gjendjes cash, pasi nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb krijonte depozitat e deklaruara si burim. Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare gjendja cash n\u00eb mas\u00ebn 42 mij\u00eb USD e deklaruar si burim p\u00ebr krijimin e depozitave q\u00eb m\u00eb pas jan\u00eb pak\u00ebsuar p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e kryer p\u00ebr apartamentin, KPK konstaton pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 746 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2012 dhe 2.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK p\u00ebr apartamentin, \u00ebsht\u00eb konstatuar gjendja e subjektit n\u00eb konflikt interesi gjat\u00eb gjykimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje civile me k\u00ebrkues shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese me t\u00eb cil\u00ebn ka lidhur kontrat\u00ebn e porosis\u00eb. Sipas relatores, subjekti ka vendosur pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese me objekt l\u00ebshimin e urdh\u00ebrit t\u00eb ekzekutimit p\u00ebr nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Bungo v\u00ebrejti se gjyqtarja Kolonja ka gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i detyrohej pal\u00ebs k\u00ebrkuese n\u00eb shum\u00ebn 393 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe kur gjendeshin ende n\u00eb mardh\u00ebnie interesi pasi nuk ishte lidhur kontrata e shitblerjes p\u00ebr banes\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi pasurive t\u00eb bashk\u00ebshortit konstatohet se nuk jan\u00eb deklaruar ndryshimet e planimetris\u00eb s\u00eb nj\u00eb banese t\u00eb trash\u00ebguar nga babai, me pjes\u00eb takuese \u00bc-at, si dhe investimet t\u00eb kryera.<\/p>\n<p>Sipas KPK, ndryshimet duket se jan\u00eb kryer para dhe pas vitit 2007, koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me t\u00ebrheqjen e vler\u00ebs s\u00eb depozit\u00ebs q\u00eb n\u00eb dy vjet nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar si gjendje cash.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs financiare paraprake p\u00ebr periudh\u00ebn prej fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, deri n\u00eb dor\u00ebzimin e deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, KPK konstaton pamund\u00ebsi vet\u00ebm n\u00eb vitin 2008, n\u00eb shum\u00ebn reth 3.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Kolonja k\u00ebmb\u00ebnguli gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se bashk\u00ebshorti ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga puna n\u00eb SHBA p\u00ebr krijimin e depozitave n\u00eb vitin 2004 n\u00eb mas\u00ebn 60 mij\u00eb USD, q\u00eb sipas saj kan\u00eb qen\u00eb burim p\u00ebr gjendjen cash t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb 2006-\u00ebn dhe krijimin e depozitave t\u00eb m\u00ebvonshme t\u00eb pak\u00ebsuara p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Ajo pohoi se mbulohen me dokumentacion ligjor 54 mij\u00eb USD p\u00ebr periudh\u00ebn 2001-2004. Subjekti v\u00ebrejti se bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb gjithmon\u00eb koherent p\u00ebr deklarimet lidhur me jet\u00ebn dhe pun\u00ebn e tij n\u00eb emigracion, ku sipas saj ka jetuar p\u00ebr periudh\u00ebn 1999-2004.<\/p>\n<p>Kolonja shpjegoi se gjat\u00eb periudh\u00ebs 1999-2001, bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb lejes s\u00eb q\u00ebndrimit dhe t\u00eb pun\u00ebsimit, por nd\u00ebrkoh\u00eb ka punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale duke siguruar t\u00eb ardhura. Sipas subjektit, edhe kur bashk\u00ebshorti \u00ebsht\u00eb pajisur me dokumentacion, ai ka vijuar q\u00eb ve\u00e7 pun\u00ebs me dokumentacion t\u00eb rregullt ligjor, ka punuar edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale duke siguruar t\u00eb ardhura shtes\u00eb. Nisur nga fakti se ka punuar n\u00eb restorante dhe piceri, subjekti pohoi se bashk\u00ebshorti ka pasur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura nga bakshishet se nga paga e deklaruar prej pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ajo pretendoi se bashk\u00ebshorti ka pasur shpenzime t\u00eb reduktuara pasi ka jetuar me nj\u00eb kush\u00ebririn e tij, duke i ndar\u00eb shpenzimet e jetes\u00ebs. Po ashtu, deklaroi se nga puna joformale dhe bakshishet jo vet\u00ebm q\u00eb kishte mbuluar shpenzimet, por edhe kishte kursyer.<\/p>\n<p>Kolonja tha se bashk\u00ebshorti kishte pasur llogari bankare n\u00eb SHBA, por se ishte n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb evidentuar gjith\u00eb vlerat e gjendjes s\u00eb tyre p\u00ebr arsye t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt. Po ashtu, pretendoi se gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi objektive edhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat informale, q\u00eb sipas saj, s\u00eb bashku me ato t\u00eb dokumentuara, kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb se t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kursyer vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Subjekti e cil\u00ebsoi si pasakt\u00ebsi mosdeklarimin n\u00eb vitin 2006 t\u00eb krijimit t\u00eb gjendjes cash nga t\u00ebrheqja e shum\u00ebs 46 mij\u00eb euro nga depozitat. Ajo tha se bashk\u00ebshorti e kishte korrigjuar n\u00eb vitin 2008 k\u00ebt\u00eb pasakt\u00ebsi, kur kishte deklaruar gjendjen cash me burim t\u00ebrheqjen e depozitave n\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas Kolonj\u00ebs, vlera 42 mij\u00eb USD nuk ishte shpenzuar n\u00eb vitet 2006-2007 p\u00ebr punim n\u00eb banes\u00ebn ku bashk\u00ebshorti ka pjes\u00eb takuese. Sipas saj, ndryshimet q\u00eb konstatohen nga Komisioni kan\u00eb ndodhur p\u00ebr arsye t\u00eb vendosjes s\u00eb nj\u00eb tende p\u00ebr ta mbrojtur objektin nga shiu dhe dielli, shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Sipas subjektit, investimet n\u00eb at\u00eb banes\u00eb ishin kryer nga n\u00ebna e bashk\u00ebshortit q\u00eb prej vitit 1991 dhe se dukej qart\u00eb se tenda ishte e d\u00ebmtuar nga koha.<\/p>\n<p>Kolonja pretendoi se shuma e t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2006 ishte mbajtur cash dhe se ishte investuar s\u00ebrish n\u00eb depozita q\u00eb ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr apartamentin. E pyetur nga Jacobs se p\u00ebrse bashk\u00ebshorti e t\u00ebrhoqi k\u00ebt\u00eb vler\u00eb n\u00eb vitin 2006, subjekti tha se ai i konsideronte bankat t\u00eb pasigurta n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Por Jacobs e konsideroi n\u00eb kund\u00ebrshti t\u00eb veprimeve t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshorti i subjektit k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se pak vite m\u00eb von\u00eb bashk\u00ebshorti s\u00ebrish kishte investuar n\u00eb depozita bankare.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb relatores Bungo, Kolonja shpjegoi se kishte lidhur martes\u00eb me bashk\u00ebshortin n\u00eb vitin 2007 dhe se p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb banes\u00eb t\u00eb krijuar nga t\u00ebrheqja e depozitave n\u00eb 2006-\u00ebn, kishte m\u00ebsuar n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim subjekti deklaroi se bashk\u00ebshorti ka pasur burime t\u00eb mjatueshme p\u00ebr pagesat e kryera me t\u00eb ardhurat e tij. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohet se t\u00eb ardhurat e saj nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ato t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Kolonja theksoi se nuk mund t\u00eb ngarkohej me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, pasi gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes me pal\u00eb k\u00ebrkuese shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese me t\u00eb cil\u00ebn kishte lidhur kontratat\u00ebn p\u00ebr blerjen e apartamentit, subjekti e cil\u00ebsoi si harres\u00eb t\u00eb saj\u00ebn si pasoj\u00eb e ngarkes\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Luljeta Kolonja mori vler\u00ebsim pozitv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Lidhur me profesionalizmin u evidentuan tejkalime t\u00eb afatit t\u00eb gjykimit n\u00eb dy raste n\u00eb tre \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrzgjedhura nga subjekti dhe n\u00eb pes\u00eb t\u00eb shortuarat.<\/p>\n<p>Nga informacionet e paraqitura nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar se ndaj subjektit jan\u00eb kryer 25 ankesa, shumica e t\u00eb cilave jan\u00eb arkivuar pasi kan\u00eb pasur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me themelin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb verifikuar ankesat p\u00ebr zvarritje t\u00eb gjykimi, nga ka rezultuar se n\u00eb pes\u00eb raste ka Kolonja ka tejkaluar afatet e gjykimit, nd\u00ebrsa n\u00eb dy raste nuk ka argumentuar vendimin. Nga dy ankesa t\u00eb depozituara pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ka rezultuar se n\u00eb nj\u00eb rast jan\u00eb tejkaluar afatet e gjykimit, pasi nuk jan\u00eb marr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr p\u00ebrfundimin e procesit n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb KPK jan\u00eb paraqitur 14 denoncime, tet\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje. P\u00ebr nj\u00eb denoncim, subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime se p\u00ebrse nuk ka argumentuar vendimin dhe nuk e ka arsyetuar n\u00eb afat; p\u00ebr dor\u00ebzimin n\u00eb sekretari jasht\u00eb afatit t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb arsyetuar; si dhe p\u00ebr moszbardhjen e nj\u00eb vendimi.<\/p>\n<p>Bungo relatoi edhe p\u00ebr pretendimet e ngritura n\u00eb tre artikuj n\u00eb media, p\u00ebr tejkalim t\u00eb afateve t\u00eb zbardhjes s\u00eb vendimeve n\u00eb dy raste dhe n\u00eb shkrimin tjet\u00ebr p\u00ebr fshehje t\u00eb nj\u00eb aksidenti automobilistik p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se koh\u00ebzgjatja e gjykimeve kishte ndodhur p\u00ebr shkaqe t\u00eb arsyeshme, n\u00eb funksion t\u00eb kryerjes s\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor p\u00ebr pal\u00ebt. Por, sipas saj, shtyrjet e seancave kan\u00eb qen\u00eb brenda afateve. Lidhur me pretendimet p\u00ebr vonesat n\u00eb zbardhjen e vendimeve, Kolonja shpjegoi se kishte qen\u00eb e kujdeshme n\u00eb arsyetimin e tyre. Edhe p\u00ebr vonesat e arsyetimeve t\u00eb vendimeve, ajo pohoi se kishin ndodhur p\u00ebr shkaqe objektive, nga ngarkesa e lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb. \u201cArsyetimet e vendimeve i kam punuar n\u00eb dit\u00ebt e pushimit, duke reduktuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mia familjare\u201d, pohoi Kolonja.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimet e ngritura n\u00eb media lidhur me fshehjen e aksidentit, subjekti tha se nuk ka asnj\u00eb indicie apo prov\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebshortin e saj. Ajo e cil\u00ebsoi shpif\u00ebse p\u00ebrmbajtjen e shkrimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Luljeta Kolonja k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 5 prill, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Kor\u00e7\u00ebs, Luljeta Kolonja u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 4 prill me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb emigracion n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, pasuri p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78038,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[170,147,103,118,1375,889,695,316],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/Luljeta-Kolonja-ne-seance--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Luljeta Kolonja pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78037"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78037"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78037\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78039,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78037\/revisions\/78039"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78038"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78037"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78037"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78037"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}