{"id":78059,"date":"2024-04-08T19:28:34","date_gmt":"2024-04-08T17:28:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-ilir-hoxha-u-shkarkua-per-cenim-te-besimit-te-publikut-tek-drejtesia\/2024\/04\/08\/"},"modified":"2024-04-08T19:29:27","modified_gmt":"2024-04-08T17:29:27","slug":"prokurori-ilir-hoxha-u-shkarkua-per-cenim-te-besimit-te-publikut-tek-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-ilir-hoxha-u-shkarkua-per-cenim-te-besimit-te-publikut-tek-drejtesia\/2024\/04\/08\/","title":{"rendered":"Prokurori Ilir Hoxha u shkarkua p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Ilir Hoxha u shkarkua m\u00eb 22 janar, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, megjith\u00ebse problemet e konstatuara p\u00ebr secilin kriter rivler\u00ebsimi nuk p\u00ebrb\u00ebnin m\u00eb vete shkak p\u00ebr shkarkim nga detyra. Sipas KPK, pamund\u00ebsia e burimeve financiare para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si prokuror, shkeljet procedurale t\u00eb konstatuara n\u00eb aspektin profesional, si dhe shoq\u00ebrimi t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rast me persona me precedent\u00eb penal\u00eb kur ai kishte pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebto rrethana, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes konsiderohen se e vendosin subjektin n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, q\u00eb ka sjell\u00eb edhe shkarkimin e tij nga detyra. Vendimi p\u00ebr Hoxh\u00ebn u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungon.<\/p>\n<p>Ilir Hoxha e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, t\u00eb cil\u00ebn e ushtroi pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Pogradecit. N\u00eb vitin 2015, ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Sarand\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb 2023-in u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, pozicion q\u00eb e mbajti deri n\u00eb shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2015 kur ka filluar detyr\u00ebn blerjen n\u00eb 2013-\u00ebn t\u00eb nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 108.72 m2 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 5.4 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni konstaton pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e k\u00ebsaj pasurie, pasi nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar burimi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe as n\u00eb at\u00eb t\u00eb vitit 2015, para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Po ashtu, jan\u00eb gjetur mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarime, pasi gjat\u00eb hetimit subjekti ka deklaruar se nuk ka kryer veprime financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, ndryshe nga sa shkruhet n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes. N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2015 ka rezultuar munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna gjat\u00eb hetimit administrativ dhe n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, Hoxha pretentoi se, kur babai kishte vendosur t\u00eb transferohej p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Tiran\u00eb, kishte r\u00ebnd\u00eb dakord me pronarin e nj\u00eb trualli dhe nj\u00eb tjet\u00ebr ortak n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb objekt me kat\u00ebr kate + papafingo, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga n\u00ebnt\u00eb apartamente, dy nj\u00ebsi tregtare dhe dy garazhe. Sipas tij, kur babai kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vitin 2011, ishte kontaktuar nga pronari i truallit ku ishte nd\u00ebrtuar objekti, i cili i kishte komunikuar se kishte mbetur pa shitur nj\u00eb garazh q\u00eb i takonte t\u00eb atit. Sipas Hoxh\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes ishte p\u00ebrcaktuar mes t\u00eb tjerave q\u00eb procedurat e legalizimit t&#8217;i ndiqte pronari i truallit dhe pasi prona do t\u00eb regjistrohej, do t\u00eb ndahej ashtu si ishin dakord\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Trupa e KPK vler\u00ebson se vet\u00eb subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2015 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d blerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb shum\u00ebn 5.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb deklarim e ka shoq\u00ebruar me kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb vitit 2013. \u201cN\u00ebse do t\u00eb ndodhej n\u00eb kushte t\u00eb tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pretenduar gjat\u00eb hetimit dhe n\u00eb prap\u00ebsime, k\u00ebto rrethana mund t\u00eb ishin deklaruar nga subjekti n\u00eb rubrik\u00ebn e \u2018t\u00eb dh\u00ebnave konfidenciale\u2019\u201d, shprehet Komisioni dhe i \u00e7mon pretendimet e subjektit t\u00eb karakterit deklarativ dhe t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb ligj e prova, duke mos i pranuar ato.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare p\u00ebr periudh\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e garazhit dhe nj\u00eb shum\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KPK thot\u00eb se nuk mund t\u00eb sakt\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse i p\u00ebrket blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti, likujditeteve bankare, kursimeve cash apo t\u00eb ndonj\u00eb shpenzimi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>KPK, nisur dhe nga fakti se Hoxha rezulton me bilanc pozitiv gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, ka konkluduar se pasakt\u00ebsit\u00eb dhe mungesa e burimeve financiare p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej si prokuror, nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr ta penalizuar. Por, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar q\u00eb k\u00ebto gjetje t\u00eb mbahen n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb procesit t\u00eb vetingut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme penalizuese n\u00eb drejtim t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, duke e rr\u00ebzuar konstatimin e Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK. P\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri. Sipas k\u00ebtij institucioni ndihm\u00ebs, jan\u00eb evidentuar rrethanat e konstatimit t\u00eb nj\u00eb kontakti t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb takimi t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm n\u00eb papajtueshm\u00ebri me ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb prokurorit. Por, KPK ka konkluduar se subjekti ka plot\u00ebsuar me v\u00ebrtet\u00ebsi dhe korrekt\u00ebsi k\u00ebt\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit p\u00ebr figur\u00ebn dhe se nuk \u00ebsht\u00eb provuar n\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, se nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn presion nga persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb gjetur i p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektin profesional, KPK konkludon se prokurori Ilir Hoxha ka shfaqur probleme procedurale t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb n\u00ebnt\u00eb prej dosjeve t\u00eb analizuara, konkretisht jan\u00eb gjetur mang\u00ebsi n\u00eb kryerjen e veprimeve hetimore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, si dhe zgjatje t\u00eb afateve t\u00eb hetimit pa arsye. N\u00eb vendim thuhet se ka rezultuar se nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime konkrete hetimore p\u00ebr verifikimin e fakteve dhe rrethanave p\u00ebr disa prej \u00e7\u00ebshtjeve penale, t\u00eb konfirmuara k\u00ebto edhe nga kontrolli gjyq\u00ebsor; se nuk ka njoftuar pal\u00ebt lidhur me vendimarjet e tij, q\u00eb sipas KPK, n\u00eb dukje dukje kan\u00eb cenuar paanshm\u00ebrin\u00eb e magjistratit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem q\u00eb evidenton Komisioni, \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebrimi i subjektit me persona t\u00eb proceduar penalisht, q\u00eb konsiderohet n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb etik\u00ebs lidhur me sjelljen e magjistratit jasht\u00eb funksionit. P\u00ebr shoq\u00ebrimin e tij me persona t\u00eb proceduar penalisht, Hoxha tha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore m\u00eb 18 janar se i kishte njohur prej vitesh at\u00eb individ\u00eb, por nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr rrethanat e evidentuara nga hetimi administrativ n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse t\u00eb gjitha problemet e konstatuara n\u00eb t\u00eb tre kriteret, ve\u00e7mas vler\u00ebsohen se nuk mund t\u00eb sjellin penalizimin, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor jan\u00eb konsideruar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se prokurori Ilir Hoxha gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Ilir Hoxha u shkarkua m\u00eb 22 janar, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, megjith\u00ebse problemet e konstatuara p\u00ebr secilin kriter rivler\u00ebsimi nuk p\u00ebrb\u00ebnin m\u00eb vete shkak p\u00ebr shkarkim nga detyra. Sipas KPK, pamund\u00ebsia e burimeve financiare para [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78060,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[170,1304,118,119,129,889,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/Ilir-Hoxha-pas-vendimit-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ilir Hoxha pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78059"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78059"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78059\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78061,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78059\/revisions\/78061"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78060"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78059"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78059"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78059"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}