{"id":78065,"date":"2024-04-09T15:14:40","date_gmt":"2024-04-09T13:14:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-konfirmon-ne-detyre-prokurorin-erjon-shqarri\/2024\/04\/09\/"},"modified":"2024-04-09T15:51:27","modified_gmt":"2024-04-09T13:51:27","slug":"kpk-konfirmon-ne-detyre-prokurorin-erjon-shqarri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-konfirmon-ne-detyre-prokurorin-erjon-shqarri\/2024\/04\/09\/","title":{"rendered":"KPK konfirmon n\u00eb detyr\u00eb prokurorin Erjon Shqarri"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Vlor\u00ebs Erjon Shqari pati nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb leht\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb mart\u00ebn dhe u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb branda dit\u00ebs nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Hetimi i KPK p\u00ebr Shqarrin, sidomos sa i p\u00ebrket kritereve t\u00eb pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs ishin p\u00ebrs\u00ebritje e hetimeve dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb mbajtura gjat\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij prokurores s\u00eb Durr\u00ebsit Anita Jella.<\/p>\n<p>KPK nuk q\u00ebndroi gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebto gjetje, bazuar n\u00eb t\u00eb cilat Jella u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb KPK dhe po ashtu edhe n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb sa i p\u00ebrket profesionalizmit KPK i kaloi Shqarrit barr\u00eb prove n\u00eb hetimin e dy \u00e7\u00ebshtjeve, p\u00ebr t\u00eb cilat ai diskutoi n\u00eb seanc\u00eb edhe me v\u00ebzhguesin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Procesi i tij i vetingut u krye nga trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Suela Zhegu kryesuese, Roland Ilia an\u00ebtar dhe Genta Tafa Bungo relatore.<\/p>\n<p>Erjon Shqarri e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tropoj\u00ebs n\u00eb vitin 2015 dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Dosjet me probleme<\/strong><\/p>\n<p>Relatimi gjat\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit Shqarri u fokusua m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb dy dosje. E para kishte t\u00eb b\u00ebnte me pushimin e hetimeve p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb nj\u00eb vajze ndaj ish-t\u00eb fejuarit t\u00eb saj. KPK n\u00eb relatim tha se i kishte k\u00ebrkuar sqarime subjektit sa i p\u00ebrket vendimmarrjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb hetim. ONM e cil\u00ebsonte \u00e7\u00ebshtjen me shkelje t\u00eb r\u00ebnda. Sipas relatores prokurori nuk e kishte kualifikuar si duhet \u00e7\u00ebshtjen duke c\u00ebnuar besimin te drejt\u00ebsia dhe \u201cb\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb paefektsh\u00ebm zbatimin e parimeve t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Jacobs tha n\u00eb seanc\u00eb se Shqarri e kishte neglizhuar situat\u00ebn dhe se e kishte par\u00eb \u00e7\u00ebshtjen me syt\u00eb e t\u00eb akuzuarit dhe jo t\u00eb viktim\u00ebs. Jacobs tha se neglizhenca n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Shqarri mohoi q\u00eb rasti n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb rast p\u00ebrndjekjeje, ai vuri n\u00eb dukje se kishte kryer hetime t\u00eb plota dhe i rezultonte se denoncuesja kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb telefonata ndaj t\u00eb kall\u00ebzuarit se ky i fundit. Sharri k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e dyt\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me mas\u00ebn e siguris\u00eb ndaj nj\u00eb personi q\u00eb u identifikua si Sh.L dhe G.L n\u00eb seanc\u00eb. Ky person ishte arrestuar n\u00eb makin\u00eb me dy persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje. Por nd\u00ebrsa dy personat e tjer\u00eb n\u00eb makin\u00eb u caktuan me mas\u00eb sigurimi burg, ndaj Sh.L Shqarri kishte k\u00ebrkuar vet\u00ebm detyrim paraqitjeje. N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Shqarri e identifikonte Sh.L si t\u00eb pad\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb. Por n\u00eb dosjen gjyq\u00ebsore Sh.L rezultonte i d\u00ebnuar dhe ndaj tij kishte edhe hetime t\u00eb nisura po nga prokuroria e Vlor\u00ebs. Po ashtu si argument u paraqit fakti q\u00eb Sh.L u vra m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb atentat.<\/p>\n<p>Shqarri u mbrojt se ai nuk kishte pasuri dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin n\u00eb momentin e paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mas\u00eb sigurimi. Ai tha se d\u00ebnimi ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr me nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr dhe se ishte po Shqarri q\u00eb e kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dosje disa muaj m\u00eb von\u00eb pasi ky fakt ishte gjetur.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ai k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb, pasi e vler\u00ebsoi maksimalisht hetimin e kryer nga Komisioni. Trupa e KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb merrej brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb dhe shpallja u caktua po t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb or\u00ebn 15.30, kur Shqarri u konfirmua.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Vlor\u00ebs Erjon Shqari pati nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb leht\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb mart\u00ebn dhe u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb branda dit\u00ebs nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Hetimi i KPK p\u00ebr Shqarrin, sidomos sa i p\u00ebrket kritereve t\u00eb pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs ishin p\u00ebrs\u00ebritje e hetimeve dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb mbajtura gjat\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij prokurores [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":78066,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[347,1376,170,118,671,133,889,695,316],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/Erjon-Shqarri-pas-vendimit-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Erjon Shqarri pas shpalljes s\u00eb vendimit. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78065"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78065"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78065\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78067,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78065\/revisions\/78067"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78066"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78065"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78065"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78065"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}