{"id":78080,"date":"2024-04-12T19:17:48","date_gmt":"2024-04-12T17:17:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-madrid-kullolli-jep-shpjegime-per-aspektin-profesional-pas-riceljes-se-hetimit\/2024\/04\/12\/"},"modified":"2024-04-12T19:18:59","modified_gmt":"2024-04-12T17:18:59","slug":"prokurori-madrid-kullolli-jep-shpjegime-per-aspektin-profesional-pas-riceljes-se-hetimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-madrid-kullolli-jep-shpjegime-per-aspektin-profesional-pas-riceljes-se-hetimit\/2024\/04\/12\/","title":{"rendered":"Prokurori Madrid Kullolli jep shpjegime p\u00ebr aspektin profesional pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Madrid Kullolli u p\u00ebrball me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK t\u00eb premten m\u00eb 12 prill n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore, kur dha shpjegime lidhur me gjetjet e konstatuara bazuar n\u00eb disa denoncime t\u00eb publikut kryesisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje profesionale dhe p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij si shef seksioni, t\u00eb mb\u00ebrritura pas seanc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb zhvilluar m\u00eb 1 mars, kur ai kund\u00ebrshtoi gjetjet mbi munges\u00ebn e burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr disa pasuri.<\/p>\n<p>Madrid Kullolli e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 dhe ka punuar p\u00ebr gati dy dekada si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit. P\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb vitet 2013- 2015, ai e ushtroi detyr\u00ebn pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Kullollin po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja sqaroi se pas zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb d\u00ebgjimore, \u00ebsht\u00eb administruar nj\u00eb denoncim lidhur me subjektin, nga \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb kryheshin disa hetime p\u00ebr pretendimin e ngritur se bashk\u00ebshortja e Kullollit ka qen\u00eb n\u00eb rolin e mbrojt\u00ebsit n\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb cilat i p\u00ebrkisnin prokuror\u00ebve t\u00eb seksionit t\u00eb cilin drejtonte subjekti n\u00eb vitet 2008 e 2009 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit. N\u00eb vijim, jan\u00eb kryer edhe 6 denoncime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer p\u00ebr denoncimin e par\u00eb ka rezultuar se bashk\u00ebshortja e subjektit ka qen\u00eb avokate n\u00eb 13 \u00e7\u00ebshtje penale, t\u00eb cilat jan\u00eb hetuar nga disa prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Komisioni konstaton se nuk jan\u00eb provuar pretendimet e paraqitura n\u00eb k\u00ebt\u00eb denoncim.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr denoncim, jan\u00eb ngritur pretendime se Kullolli n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e shefit t\u00eb seksionit dhe organizues i shortit p\u00ebr grupin e prokuror\u00ebve q\u00eb drejton, ka mbajtur vet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preferenciale pa short, \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb i interesojn\u00eb nga dosjet e prokuror\u00ebve t\u00eb larguar apo transferuar dhe se \u00e7\u00ebshtjet e tjerat i shorton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb te prokuror\u00ebt e tjer\u00eb. Sipas denoncuesit, subjekti i p\u00ebrzgjedh \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim, me q\u00ebllim p\u00ebrfitime personale.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb denoncim nuk ishte paraqitur asnj\u00eb dokument provues apo indicie lidhur me pretendimet q\u00eb ngriheshin dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga Prokuroria e Durr\u00ebsit t\u00eb vendoset n\u00eb dispozicion gjith\u00eb praktika e hedhjes s\u00eb shortit nga Kullolli n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e shefit t\u00eb seksionit, si edhe ajo e hedhjes s\u00eb shortit t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn kur ai ka mbajtur k\u00ebt\u00eb funksion.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti \u00ebsht\u00eb caktuar drejtues seksioni n\u00eb vitin 2021 dhe prej asaj kohe ka organizuar 52 shorte manuale. Nd\u00ebrsa grafiku gatishm\u00ebris\u00eb mujore ka rezultuar se nxirret vet\u00ebm nga drejtuesi i prokuroris\u00eb dhe nuk p\u00ebrpilohet mbi baz\u00ebn e shortit.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin se subjekti ka mbajtur vet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preferenciale pa short \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb i intresojn\u00eb, nga verifikimi i 52 procesverbaleve t\u00eb mbajtura p\u00ebr shortin manual dhe shp\u00ebrndarjen e dosjeve, \u00ebsht\u00eb konstatuar se jan\u00eb organizuar 21 shorte lidhur me ato \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat ekzistonin shkaqe z\u00ebvend\u00ebsimi. Sipas \u00c7iftjas, nga 21 shortet, Kullolli e ka p\u00ebrfshir\u00eb veten e tij vet\u00ebm n\u00eb 5 prej tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb materialet e tjera u jan\u00eb shortuar prokuror\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb seksionit. Sipas KPK, rezulton se subjekti nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb veten n\u00eb 16 procedura shorti.<\/p>\n<p>Relatorja v\u00ebrejti se duket se Kullolli nuk ka vepruar n\u00eb zbatim t\u00eb udh\u00ebzimit p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb prokurori, ku p\u00ebrcaktohet ndarja me short e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb \u00e7do seksioni, duhet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb raport t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr secilin prej prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimin tjet\u00ebr lidhur me mosp\u00ebrfshirje e subjektit n\u00eb list\u00ebn e gatishm\u00ebris\u00eb, KPK v\u00ebren se kjo nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e tij, por e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb denoncim, n\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni ngre dyshime p\u00ebr shp\u00ebrndarje preferenciale t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve, pasi duket se Kullolli ka organizuar vet\u00ebm shorte manual, duke mos garantuar transparenc\u00eb p\u00ebr paan\u00ebsin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb ndarjes s\u00eb dosjeve n\u00eb seksionin e drejtuar prej tij.<\/p>\n<p>Prokurori Kullolli deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se shortet manual jan\u00eb p\u00ebrjashtimore, pasi t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet ndahen fillimisht me short elektronik. Ai shpjegoi se shorti manual aplikohet vet\u00ebm n\u00eb ato raste kur prokuror\u00ebt largohen apo transferohet dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ato dosje nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohen s\u00ebrish shortit elektronik. \u201cKur \u00e7\u00ebshtja ka marr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr elektronikisht, ajo nuk mund t\u00eb marr\u00eb num\u00ebr tjet\u00ebr. Por kur prokurori z\u00ebvend\u00ebsohet duhet ndar\u00eb me short manual\u201d, tha Kullolli.<\/p>\n<p>Subjekti theksoi se shortet manuale jan\u00eb transparente p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebt e seksionit q\u00eb ai drejton dhe se n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit n\u00ebnshkruhet procesverbal, ku \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar v\u00ebrejtje n\u00ebse ka. \u201cNuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb v\u00ebrejtje\u201d, pohoi Kullolli.<\/p>\n<p>Ai shtoi se nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb se ishte favorizuar duke u shmangur nga lista e gatishm\u00ebris\u00eb, duke pretenduar se ka ngarkes\u00eb mbi mesataren.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua dhe nj\u00eb gjetje e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, sipas t\u00eb cilit subjekti nuk ka hetuar burimet financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb nj\u00eb personi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb hua rreth 1 milion euro, nj\u00eb shtetaseje t\u00eb kall\u00ebzuar von\u00eb p\u00ebr mashtrim. \u00c7iftja tha se bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjetje, KPK i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove edhe p\u00ebr mos kryerjen e hetimeve p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e personave t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e kan\u00eb kall\u00ebzuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shtetase t\u00eb cil\u00ebs i kishin dh\u00ebn\u00eb hua, por ajo nuk i\u2019ua kishte kthyer. \u00c7iftja u shpreh se subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e kosntatimit se ai nuk ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh hetimore p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuarit e vepr\u00ebs penale, lidhur me burimin e parave q\u00eb ata i kishin dh\u00ebn\u00eb hua t\u00eb kall\u00ebzuar\u00ebs p\u00ebr mashtrim.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje, Kullolli sqaroi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb nisur ndaj shtetases O.D., e cila sipas tij kishte mashtruar dhjet\u00ebra persona duke u marr\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme parash. Ai v\u00ebrejti se vler\u00ebn reth 930 mij\u00eb euro, kall\u00ebzuesi q\u00eb ushtronte aktivitet t\u00eb sektorin e k\u00ebmbimit valuator, ja kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb hetuar\u00ebs pjes\u00eb \u2013 pjes\u00eb, n\u00eb shuma nga 50 mij\u00eb euro deri n\u00eb 120 mij\u00eb euro. Sipas tij, ishte v\u00ebrtetuar se i d\u00ebmtuari kishte pasur disa biznese me t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme vjetore, si edhe se kishte marr\u00eb edhe nj\u00eb kredi 700 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb rikuperuar d\u00ebmet q\u00eb i ishin shkaktuar nga moskthimi i vlerave nga ana e t\u00eb kall\u00ebzuar\u00ebs. Kullolli shtoi se kishte ndar\u00eb hetimin lidhur me mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb cil\u00ebt kishin kryer denoncimet p\u00ebrkatese pasi rasti ishte b\u00ebr\u00eb publik.<\/p>\n<p>Ai deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se thelbi i \u00e7\u00ebshtjes kishte qen\u00eb mashtrimi q\u00eb O.D. u kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarve.<\/p>\n<p>I pyetur nga komisioner\u00ebt dhe nga Jacobs lidhur me moskryerjen e hetimeve p\u00ebr burimet financiare t\u00eb huadhn\u00ebsve, subjekti tha se procedimi i ndar\u00eb ishte regjistruar pa autor p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cpastrimi i produkteve penale\u2026\u201d dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ishte i p\u00ebrjashtuar askush prej hetimit.<\/p>\n<p>\u201cAjo ishte peshkaqen dhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb ato momente ishin viktima\u201d, tha Kullolli nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr tre denoncime t\u00eb tjera u relatua se nuk jan\u00eb gjetur probleme q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb thellohej hetimi. N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Madrid Kullolli paraqiti nj\u00eb historik t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpalllet m\u00eb 16 prill, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Madrid Kullolli u p\u00ebrball me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK t\u00eb premten m\u00eb 12 prill n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore, kur dha shpjegime lidhur me gjetjet e konstatuara bazuar n\u00eb disa denoncime t\u00eb publikut kryesisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje profesionale dhe p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij si shef seksioni, t\u00eb mb\u00ebrritura pas seanc\u00ebs [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78081,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[365,288,118,172,1327,119,129,316],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/Madrid-Kullolli-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Madrid Kullolli n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore para KPK. Foto; Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78080"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78080"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78080\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78082,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78080\/revisions\/78082"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78081"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}