{"id":78104,"date":"2024-04-19T11:27:50","date_gmt":"2024-04-19T09:27:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-prokurori-avni-kraja-nuk-permbushi-kushtet-per-te-arritur-nivel-te-besueshem-per-pasurine\/2024\/04\/19\/"},"modified":"2024-04-19T11:28:26","modified_gmt":"2024-04-19T09:28:26","slug":"kpa-prokurori-avni-kraja-nuk-permbushi-kushtet-per-te-arritur-nivel-te-besueshem-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-prokurori-avni-kraja-nuk-permbushi-kushtet-per-te-arritur-nivel-te-besueshem-per-pasurine\/2024\/04\/19\/","title":{"rendered":"KPA: Prokurori Avni Kraja nuk p\u00ebrmbushi kushtet p\u00ebr t\u00eb arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e ka gjetur t\u00eb bazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova vendimmarrjen e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Avni Kraja p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, duke i rr\u00ebzuar pretendimet e ngritura n\u00eb ankimin e tij n\u00eb aspektin procedural, si dhe p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin e vetua. Megjith\u00ebse KPA ka arritur n\u00eb rezultate t\u00eb ndryshme n\u00eb analiz\u00ebn financiare, bilanci negativ ka mbetur n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe, duke u konsideruar i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Avni Kraja u shkarkua nga KPK m\u00eb 18 maj 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi munges\u00eb t\u00eb m\u00ebdha financiare p\u00ebr krijimin e pasurive, si dhe deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Po ashtu, u konstatua se Kraja nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pasi nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb koh\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve si dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime shteruese.<\/p>\n<p>Avni Kraja e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave e ushtroi funksionin e prokurorit n\u00eb Lushnj\u00eb, Kruj\u00eb, n\u00eb Shkod\u00ebr dhe prej vitit 2010 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se Kraja ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb paplot\u00eb burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 135.5 m2 t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb deklarat\u00ebn veting ai ka sh\u00ebnuar si burime t\u00eb ardhurat nga shitja e katit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb nj\u00eb banese me sip\u00ebrfaqe 160 m2 t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb 2001-in n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 6.9 milion\u00eb lek\u00eb; nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb euro; t\u00eb ardhura t\u00eb krijuara nga puna e tij dhe e bashk\u00ebshortes nd\u00ebr vite; si dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 351 mij\u00eb lek\u00eb. Ai ka deklaruar se vlera p\u00ebrfundimtare e \u00e7mimit t\u00eb blerjes \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 105 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Kraja nuk ka deklaruar ndonj\u00ebher\u00eb pjes\u00ebn takuese t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese n\u00eb Tiran\u00eb, ku nga shitja e katit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar 6.9 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb sipas tij kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin e porositur n\u00eb 2007-\u00ebn. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion ligjor vlera e shitjes s\u00eb katit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb pretenduar nga subjekti, si dhe transferimi i shum\u00ebs 6.9 milion\u00eb lek\u00eb nga v\u00ebllai i tij n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bler\u00ebsit, tek prokurori Kraja.<\/p>\n<p>Subjekti i ka kund\u00ebrshtuar konkluzionet e Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, duke pretenduar se q\u00ebndrimi i KPK lidhur me vler\u00ebn nuk p\u00ebrputhet me provat e situat\u00ebn faktike, se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme dhe se kostoja e nd\u00ebrtimit ka qen\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt nga ajo e konsideruar. P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga shitja e katit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese n\u00eb vler\u00ebn 6.9 milion\u00eb lek\u00eb, ka pretenduar se jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe duhen p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb burimet p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb deklarimeve, Kolegji konstaton se subjekti ka modifikuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi q\u00ebndrimet e tij lidhur me burimet e p\u00ebrdorura p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb raport me deklarimet n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebrshtat\u00eb dhe shtoj\u00eb burimet e p\u00ebrdorura, n\u00eb funksion t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e saj me burime t\u00eb ligjshme. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar i drejt\u00eb q\u00ebndrimi i Komisionit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare si burime t\u00eb financimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, vet\u00ebm ato t\u00eb deklaruara nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn vetting dhe jo ato t\u00eb pretenduara prej tij n\u00eb fazat e tjera t\u00eb procesit. \u201c[\u2026]Aq m\u00eb tep\u00ebr kur edhe k\u00ebto t\u00eb fundit nuk p\u00ebrputhen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn\u201d, v\u00ebren KPA.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kolegji analizon mund\u00ebsin\u00eb e subjektit p\u00ebr t\u00eb financuar me burime t\u00eb ligjshme katin e tret\u00eb t\u00eb godin\u00ebs n\u00eb vitin 2001, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pretendon se e ka shitur dhe ka mbuluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit. KPA e ka kryer analiz\u00ebn duke u bazuar n\u00eb deklarimet e b\u00ebra n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, prej nga \u00ebsht\u00eb konfirmuar e nj\u00ebjta situat\u00eb negative si n\u00eb Komision, n\u00eb vler\u00ebn rreth 3.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Komisionit p\u00ebr t\u00eb mos njohur k\u00ebt\u00eb shum\u00eb si t\u00eb ardhur t\u00eb ligjshme \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb nga KPA, por me arsyetim t\u00eb ndrysh\u00ebm. Kolegji arsyeton se deklarata noteriale q\u00eb pasqyron vullnetin e pal\u00ebve p\u00ebr shitjen e katit t\u00eb tret\u00eb nga subjekti tek i v\u00ebllai, nuk plot\u00ebson kushtet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb shitjeje e pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme, por nga p\u00ebrmbajtja e saj, ajo rezulton se ka tiparet e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje juridike q\u00eb mund t\u00eb kualifikohet si nj\u00eb premtim shitje n\u00eb t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht k\u00ebtij arsyetimi, situata ligjore \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim nga Komisioni dhe Kolegji, n\u00eb kushtet kur subjekti i rivler\u00ebsimit kishte realizuar kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, n\u00eb vitin 2021, dhe kishte plot\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nj\u00eb prej kushteve t\u00eb legjislacionit tatimor, sipas t\u00eb cilit e ardhura e krijuar duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej pagimit t\u00eb detyrimeve tatimore\u201d, v\u00ebren KPA dhe arsyeton se kjo e ardhur, pavar\u00ebsisht koh\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb krijuar efektivisht, duhej t\u2019I n\u00ebnshtrohet pagimit t\u00eb detyrimit tatimor, q\u00eb mund t\u00eb realizohej n\u00eb koh\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes.<\/p>\n<p>Sipas KPA, p\u00ebrfitimi i k\u00ebsaj shume nuk provohet sipas pretendimeve t\u00eb subjektit, p\u00ebrpara se t\u00eb kryente pages\u00ebn e apartamentit. Megjithat\u00eb, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej, nuk mund t\u00eb legjitimohej sipas k\u00ebrkesave t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]N\u00eb vler\u00ebsimin e Kolegjit, veprimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit tregojn\u00eb se deklarata noteriale e dat\u00ebs 09.11.2007, ka sh\u00ebrbyer vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb justifikuar transferimet e fondeve q\u00eb subjekti do t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb funksion t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb rrug\u00ebn \u201c{***}\u201d, dhe jo p\u00ebr t\u2019i kaluar realisht v\u00ebllait t\u00eb subjektit pron\u00ebsin\u00eb mbi katin e 3-t\u00eb t\u00eb objektit n\u00eb rr. \u201c{***}\u201d, pasi n\u00ebse do t\u00eb ishte ky q\u00ebllimi apo t\u00eb kishte ekzistuar ky vullnet, subjekti do t\u00eb kishte n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb pjes\u00ebs takuese t\u00eb k\u00ebtij objekti menj\u00ebher\u00eb pasi ishte regjistruar si pronar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2016 dhe do t\u2019u n\u00ebnshtrohej detyrimeve tatimore t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb lidhjes s\u00eb k\u00ebsaj kontrate\u201d, vler\u00ebson KPA dhe arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se shuma prej 6.9 milion\u00eb lek\u00ebsh nuk mund t\u00eb konsiderohet si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb 2007-\u00ebn. Nisur dhe nga analiza e burimeve t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPA vler\u00ebson se Kraja ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr likuiditetet cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 450 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d; p\u00ebr truall n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi nga i ati, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KPk ka konkluduar se subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb arrihej n\u00eb konkluzion lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Mgjith\u00ebse p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti KPA ka arritur n\u00eb rezultate t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Komisioni p\u00ebr sa i p\u00ebrket analiz\u00ebs financiare, p\u00ebr arsye t\u00eb identifikimit t\u00eb vlerave t\u00eb ndryshme t\u00eb gjendjes s\u00eb likuiditetit n\u00eb fillim t\u00eb vitit dhe gjendjes s\u00eb likuiditeteve n\u00eb dat\u00ebn e kryerjes s\u00eb shpenzimeve, s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Edhe nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme e kryer n\u00eb KPA \u00ebsht\u00eb konstatuar vler\u00eb negative e ndryshme nga ajo e konkluduar n\u00eb Komision, nga 13.2 milion\u00eb n\u00eb 12.5 milion\u00eb lek\u00eb, s\u00ebrish bilanci negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe ka bindur Kolegjin se shkarkimi i prokurorit Avni Kraja ishte i drejt\u00eb dhe duhej l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi, pasi nuk p\u00ebrmbush kushtet p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e ka gjetur t\u00eb bazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova vendimmarrjen e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Avni Kraja p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, duke i rr\u00ebzuar pretendimet e ngritura n\u00eb ankimin e tij n\u00eb aspektin procedural, si dhe p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78105,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1192,543,112,118,221,480,545,391,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6053.jpg","fifu_image_alt":"Trupa gjyq\u00ebsore e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb seance. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78104"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78104"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78104\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78106,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78104\/revisions\/78106"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78104"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78104"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78104"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}