{"id":78119,"date":"2024-04-23T16:47:28","date_gmt":"2024-04-23T14:47:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/po-trajtohem-si-statistike-kpa-terhiqet-per-vendim-ndaj-antoneta-sevdarit\/2024\/04\/23\/"},"modified":"2024-04-23T16:50:02","modified_gmt":"2024-04-23T14:50:02","slug":"po-trajtohem-si-statistike-kpa-terhiqet-per-vendim-ndaj-antoneta-sevdarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/po-trajtohem-si-statistike-kpa-terhiqet-per-vendim-ndaj-antoneta-sevdarit\/2024\/04\/23\/","title":{"rendered":"\u2018Po trajtohem si statistik\u00eb\u2019; KPA t\u00ebrhiqet p\u00ebr vendim ndaj Antoneta Sevdarit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb mart\u00ebn konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr ankimin e prokurores Antoneta Sevdari, ndaj vendimit t\u00eb KPA-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e saj.<\/p>\n<p>Debati u zhvillua kryesisht mbi k\u00ebmb\u00ebnguljen e Komisioneres Publike, Irena Nino p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shkarkimin mbi t\u00eb nj\u00ebjtat shkaqe q\u00eb u vler\u00ebsuan nga Gjykata Evropiane e T\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut si \u201cjoproporcionale\u201d dhe q\u00ebndrimit t\u00eb Sevdari se gjykata duhej t\u00eb zbatonte vendimin e GJEDNJ-s\u00eb dhe t\u00eb linte n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike e ndau q\u00ebndrimin e \u00a0saj n\u00eb dy pjes\u00eb. Ajo fillimisht parashtroi se gjykata ishte e detyruar t\u00eb zbatonte vendimin e GJEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKushtetuta ua ka garantuar subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebrmes procesit gjyq\u00ebsor n\u00eb Kolegj, i cili, dhe n\u00eb rastin konkret, bazuar n\u00eb kompetencat e saj kushtetuese, garanton zbatimin dhe implementimin e vendimit t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin dhe jurisprudenc\u00ebn vendase\u201d, tha Komisionerja.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb Komisionerja interpretoi se vendimi i GJEDNJ-s\u00eb &#8211; e cila e gjeti shkarkimin e Sevdarit nga detyra n\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe joproporcional, nuk kishte rr\u00ebzuar shkaqet e ankimit. Duke cituar pjes\u00eb nga vendimi i KPA-s\u00eb, Nino interpretoi se Sevdari nuk arrinte nivelin e besueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do qasje tjet\u00ebr e Komisionerit Publik, n\u00eb rrethanat kur vendimi i GJEDNJ-s\u00eb nuk rr\u00ebzon shkaqet e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik, por k\u00ebrkon t\u00eb vler\u00ebsohet proporcionaliteti i mas\u00ebs s\u00eb shkarkimit, rrjedhoj\u00eb e vler\u00ebs provuese t\u00eb tyre n\u00eb raport me k\u00ebrkesat ligjore, nuk do ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin\u201d, pretendoi Nino.<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb pas renditi t\u00eb nj\u00ebjtat shkaqe q\u00eb GJEDNJ i cil\u00ebsoi t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>Nga ana e saj Sevdari dhe avokatja Romina Zano u mbrojt\u00ebn duke i sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje KPA-s\u00eb se shkaqet e ankimit q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin thelbin e vendimit t\u00eb prishur t\u00eb Kolegjit p\u00ebr shkarkimin e prokurores ishin cil\u00ebsuar nga GJEDNJ disproporcionale dhe se vendimi i bazuar mbi to ishte n\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Ato than\u00eb se shkaqet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb ankimit nuk mund t\u00eb cil\u00ebsoheshin shkarkuese edhe pas vendimit t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, Gjykata gjykon se referuar nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb rrethanave specifike t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, shkarkimi i k\u00ebrkueses, mb\u00ebshtetur kryesisht n\u00eb faktin se ajo nuk kishte mundur t\u00eb provonte se bashk\u00ebshorti i saj i kishte paguar tatimet p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tij nga aktivitete t\u00eb ligjshme gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb m\u00ebparshme, dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb indicie t\u00eb keqbesimit apo t\u00eb shkeljeve t\u00eb q\u00ebllimshme nga vet\u00eb k\u00ebrkuesja, ishte joproporcional me q\u00ebllimet legjitime t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb prap\u00ebsime GJEDNJ.<\/p>\n<p>Sevdari q\u00eb mori fjal\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs kund\u00ebrshtoi q\u00ebndrimet e Komisioneres Publike dhe tha se ndjente keqardhje q\u00eb po \u201ctrajtohej si statistik\u00eb dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin\u201d.<\/p>\n<p>Sevdari tha se q\u00ebndrimi i Komisioneres ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me faktet e pranuara\u00a0 n\u00eb vendimin, tashm\u00eb t\u00eb prishur t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, por edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me 10-tra prova t\u00eb dor\u00ebzuara gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>\u201cAjo jo vet\u00ebm nuk merr parasysh vendimin e GJEDNJ-s\u00eb, por\u00a0 n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, g\u00ebnjen ku n\u00eb konkluzione thot\u00eb se nuk u dokumentua pun\u00ebsimi i pretenduar i bashk\u00ebshortit n\u00eb emigracion\u201d, tha Sevdari duke iu referuar parashtrimeve t\u00eb Nino.<\/p>\n<p>Prokurorja iu referua nj\u00eb pike n\u00eb parashtrimet e Ninos sipas t\u00eb cil\u00ebs \u201cnuk u provua dhe nuk u dokumentua pun\u00ebsimi i pretenduar i bashk\u00ebshortit\u201d\u00a0 n\u00eb Arabin\u00eb Saudite n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa pretendoi Komisionerja, Kolegji, n\u00eb vendimin e saj t\u00eb kritikuar nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb prishur pas vendimit t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb, pranoi se provat e sjella nga Sevdari sa i takon pun\u00ebs q\u00eb bashk\u00ebshorti\u00a0 kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Arabin\u00eb Saudite n\u00eb vitin 2006\u00a0 \u201carrin nivelin e besueshm\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb mbrojtje Sevdari k\u00ebrkoi zbatimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nuk ka harmonizim pra, n\u00ebse jemi n\u00eb rastet e vakumit legjislativ, ose kur parashikimet ligjore bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat e Konvent\u00ebs, at\u00ebher\u00eb gjyqtar\u00ebt e \u00e7do niveli zbatojn\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti vendimet e GJEDNJ-s\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 122 t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb parashtrime.<\/p>\n<p>Pasi d\u00ebgjoi pal\u00ebt, trupa q\u00eb po e shqyrton \u00e7\u00ebshtjen me kryesuese Natasha Mulaj, relator Sokol \u00c7omon dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, e k\u00ebshilluar n\u00eb vend vendosi t\u00eb t\u00ebrhiqej p\u00ebr vendim, i cili do t\u00eb shpallet n\u00eb 10 maj.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb mart\u00ebn konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr ankimin e prokurores Antoneta Sevdari, ndaj vendimit t\u00eb KPA-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e saj. Debati u zhvillua kryesisht mbi k\u00ebmb\u00ebnguljen e Komisioneres Publike, Irena Nino p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shkarkimin mbi t\u00eb nj\u00ebjtat shkaqe q\u00eb u vler\u00ebsuan nga Gjykata Evropiane e T\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut si [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":78120,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[407,422,899,1316,107,789,112,1281,674,119,864,675,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/Prokurorja-Antoneta-Sevdari-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Antoneta Sevdari n\u00eb KPA | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78119"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78119"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78119\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78121,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78119\/revisions\/78121"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}