{"id":78134,"date":"2024-04-24T15:15:10","date_gmt":"2024-04-24T13:15:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-ndihmesen-ligjore-majlinda-tosku-per-cenim-te-besimit\/2024\/04\/24\/"},"modified":"2024-04-24T15:15:17","modified_gmt":"2024-04-24T13:15:17","slug":"kpk-e-shkarkoi-ndihmesen-ligjore-majlinda-tosku-per-cenim-te-besimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-ndihmesen-ligjore-majlinda-tosku-per-cenim-te-besimit\/2024\/04\/24\/","title":{"rendered":"KPK e shkarkoi ndihm\u00ebsen ligjore Majlinda Tosku p\u00ebr cenim t\u00eb besimit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 13 shkurt me shumic\u00eb votash, t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra ndihm\u00ebsen ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Majlinda Tosku, duke konkluduar se ajo kishte c\u00ebnuar besimin e publikut me veprimet dhe mosveprimet e saj n\u00eb marrjen dhe shlyerjen e disa kredive para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, n\u00eb n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb kontrate primtim shitje q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar fiktive, si dhe me q\u00ebndrimin e mbajtur gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb vler\u00ebsuar si jobashk\u00ebpunues.<\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kyesuesja Etleda \u00c7iftja dhe relatorja Firdes Shuli theksojn\u00eb n\u00eb vendim se subjektit e rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb kujdesen q\u00eb sjellja e tyre t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb funksionit zyrtar edhe jasht\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs. Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb \u00e7mon se Tosku duhej t\u00eb ishte konfirmuar duke arsyetuar se p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb analizuar, ajo nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pasi e ka filluar detyr\u00ebn si ndihm\u00ebse ligjore n\u00eb vitin 2016, pak muaj para plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e shumic\u00ebs konstatohet se subjekti ka kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe q\u00eb bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, pasi nuk ka deklaruar p\u00ebrdorimin dhe posedimin e nj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshme, mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si pronare. Shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK vler\u00ebson se Tosku e ka fshehur p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj pasurie; se nuk ka deklaruar t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb rrug\u00eb bankare nga dh\u00ebnia me qira e saj; si dhe nuk ka kryer asnj\u00eb deklarim n\u00eb lidhje me faktin se k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk i takojn\u00eb asaj por n\u00ebn\u00ebs, ashtu si ka pretenduar gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Shumica vler\u00ebson se p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb fshehur ose paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, p\u00ebrb\u00ebn\u00eb shkak q\u00eb t\u00eb zbatohet parimi i prezumimit n\u00eb favor t\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim konstatohet se subjekti nuk justifikon me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme likuiditetin n\u00eb cash prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Sipas KPK, pamund\u00ebsia prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh ka ardhur si pasoj\u00eb e balanc\u00ebs negative para se t\u00eb ishte subjekt deklarues. \u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb barra e prov\u00ebs nuk i ka kaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb balanc\u00eb negative, por, duke qen\u00eb se kjo balanc\u00eb ka qen\u00eb shkaku i pamund\u00ebsis\u00eb financiare t\u00eb likuiditetit n\u00eb cash prej 600,000 lek\u00ebsh, vler\u00ebsohet se subjekti duhet t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb parashtrime p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar at\u00eb, e cila m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb afektuar nga konsiderimi i shumave q\u00eb kan\u00eb shkuar p\u00ebr shlyerjen e kredive si shpenzime t\u00eb saj\u201d, v\u00ebren shumica.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se Tosku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ka marr\u00eb kredi p\u00ebr investime n\u00eb aktivitete private t\u00eb cilat nuk rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb ushtruar prej saj apo familjar\u00ebve t\u00eb saj; se ka kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur deklarime t\u00eb rreme n\u00eb formular\u00ebt e marrjes s\u00eb kredive; si dhe se nuk v\u00ebrtetohet destinacioni i p\u00ebrdorimit t\u00eb shumave t\u00eb p\u00ebrfituara porej tyre.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto kredi, shumica shprehet se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb deklarime\u00a0 kontradiktote gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, rrethana q\u00eb vler\u00ebsohen si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e saj p\u00ebr t\u00eb fshehur q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb marrjes s\u00eb tyre dhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar veprimet dhe mosveprimet e saj lidhur me k\u00ebto transaksione.<\/p>\n<p>Nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka qen\u00eb e regjistruar si avokate nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka ushtruar detyr\u00ebn, megjith\u00ebse nuk e ka ushtruar asnj\u00ebher\u00eb aktivitetin privat, p\u00ebr t\u00eb cilin vijon t\u00eb jet\u00eb debitore. \u201c[\u2026]Nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebr\u00e7apje p\u00ebr \u00e7regjistrimin e ushtrimit t\u00eb tij pas k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb vet\u00eb ka paraqitur n\u00eb QKB n\u00eb vitin 2009, p\u00ebrkundrazi, e ka p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur me q\u00ebllim marrjen e disa kredive t\u00eb biznesit, destinacioni i t\u00eb cilave mbeti i paprovuar sipas parashikimit n\u00eb kontratat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb kredive, n\u00ebp\u00ebrmjet veprimeve t\u00eb cilat konsiderohet t\u00eb jen\u00eb kryer n\u00eb mashtrim t\u00eb ligjit\u201d, vler\u00ebson shumica.<\/p>\n<p>Nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar gjithashtu, lidhja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive e nj\u00eb kontrate premtim shitje p\u00ebr apartamentin e n\u00ebn\u00ebs me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie afatgjat\u00eb, destinacioni s\u00eb cil\u00ebs ka mbetur e paprovuar. N\u00eb vendim thuhet se Tosku ka kryer deklarime kontradiktore n\u00eb lidhje me p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj kredie krahasuar me deklarimet e m\u00ebparshme t\u00eb saj, si dhe me faktet e administruara gjat\u00eb procesit.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb subjektit, Komisioni konstaton se ajo nuk ka qen\u00eb koherente me deklarimet e m\u00ebparshme t\u00eb saj dhe as me faktet t\u00eb e v\u00ebrtetuara gjat\u00eb hetimit administrativ dhe se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur i \u00ebsht\u00eb shmangur dh\u00ebnies s\u00eb p\u00ebrgjigjeve n\u00eb lidhje me disa nga gjetjet. Po ashtu, evidentohet se n\u00eb \u00e7do rast, Tosku i \u00ebsht\u00eb shmangur kryerjes s\u00eb veprimeve n\u00ebp\u00ebrmjet llogarive bankare n\u00eb t\u00eb cilat gjen pasqyrim vet\u00ebm disbursimi i shumave t\u00eb p\u00ebrfituara nga kredit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha shlyerjet e kredive jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb form\u00eb cash prej saj.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb subjekti nuk ka qen\u00eb subjekt deklarues p\u00ebrpara plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs Vetting dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, trupi gjykues ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive dhe ligjore p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb lidhje me pasurit\u00eb e subjektit p\u00ebrpara k\u00ebsaj periudhe, duke u fokusuar vet\u00ebm n\u00eb sjelljet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb raport me faktet e rezultuara gjat\u00eb hetimit administrativ. Po k\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se subjekti nuk e ka statusin e magjistratit, me q\u00ebllim vler\u00ebsimin e kritereve q\u00eb kan\u00eb lidhje me etik\u00ebn dhe integritetin e magjistrat\u00ebve [\u2026]. Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre fakteve, ajo \u00ebsht\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi dhe, si i till\u00eb, i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, analizon shumica dhe \u00e7mon se veprimet dhe mosveprimet e Toskut, si p\u00ebrpara plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, ashtu edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit bien ndesh me m\u00ebnyr\u00ebn e sjelljes q\u00eb pritet prej subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit. \u201c[\u2026]T\u00eb cil\u00ebt edhe jasht\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs duhet t\u00eb kujdesen q\u00eb sjellja e tyre t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb funksionit zyrtar q\u00eb ushtrojn\u00eb dhe t\u00eb mos karakterizohet nga fiktiviteti dhe mashtrimi i \u00e7do lloji, sikurse ka ndodhur n\u00eb rastin e subjektit\u201d, shprehet shumica dhe shton se Toksu nuk ka vendosur n\u00eb dispozicion dokumente shkresore p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e gjetjeve.<\/p>\n<p>Duke ju referuar praktik\u00ebs s\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, shumica vler\u00ebson se kjo sjellje procedurale dhe ligjore e b\u00ebn t\u00eb cenuesh\u00ebm besimin e publikut dhe konkludon se Tosku ka cenuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur e vijuese, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodhet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e mang\u00ebsive n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit. Po ashtu, vler\u00ebsohet se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr bashkepunim gjat\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrfundime, shumica ka vendosur shkarkimin nga detyra t\u00eb ndihm\u00ebses ligjore Majlinda Tosku.<\/p>\n<p>An\u00ebtari Lulzim Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb nuk pajtohet me vendimin e kolegeve. Ai vler\u00ebson se Tosku ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm edhe n\u00eb rivler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, duke konsideruar se problemet e konstatuara nuk mund t\u00eb \u00e7moheshin penalizuese \u2013 si n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin sasior, ashtu edhe n\u00eb raport me periudh\u00ebn para detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00e7mohet se konstatimet e Komisionit lidhur me pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime apo pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb financiare (prej vet\u00ebm 600.000 lek\u00ebsh) jan\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb konfuzioni t\u00eb krijuar n\u00eb sfer\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb posa\u00e7me (me n\u00ebn\u00ebn dhe v\u00ebllez\u00ebrit, p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs) e, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb penalizuar subjektin e rivler\u00ebsimit\u201d, argumenton Hamitaj dhe shton se gjetjet n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit nuk integrojn\u00eb \u2018kristalizimin\u2019 e nj\u00eb niveli t\u00eb till\u00eb si ai i c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb t\u00eb ishte i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<p>\u201cKjo, jo vet\u00ebm p\u00ebr pesh\u00ebn specifike t\u00eb gjetjeve, t\u00eb cilat nuk rezultojn\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse apo p\u00ebrcaktuese, por edhe nisur nga rrethana q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs n\u00eb analiz\u00eb ky subjekt nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e Sistemit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, pasi e ka nisur detyr\u00ebn e ndihm\u00ebses ligjore n\u00eb dat\u00ebn 7.6.2016, pra vet\u00ebm rreth gjasht\u00eb muaj p\u00ebrpara s\u00eb t\u00eb dor\u00ebzonte deklarat\u00ebn Vetting\u201d, shprehet Hamitaj dhe vler\u00ebson se Tosku duhej t\u00eb ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 13 shkurt me shumic\u00eb votash, t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra ndihm\u00ebsen ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Majlinda Tosku, duke konkluduar se ajo kishte c\u00ebnuar besimin e publikut me veprimet dhe mosveprimet e saj n\u00eb marrjen dhe shlyerjen e disa kredive para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78135,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[288,784,1279,851,1386,1026,118,172,935,1387,864,480,420,123],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Majlinda-Tosku-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Majlinda Tosku | Foto: Ldmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78134"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78134"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78134\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78136,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78134\/revisions\/78136"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78135"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78134"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78134"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78134"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}