{"id":78143,"date":"2024-04-24T16:37:50","date_gmt":"2024-04-24T14:37:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ne-procesin-ndaj-mediut-debatohet-mbi-akt-ekspertimin-e-amerikaneve-per-shkaqet-e-shperthimit-ne-gerdec\/2024\/04\/24\/"},"modified":"2024-04-24T17:40:24","modified_gmt":"2024-04-24T15:40:24","slug":"ne-procesin-ndaj-mediut-debatohet-mbi-akt-ekspertimin-e-amerikaneve-per-shkaqet-e-shperthimit-ne-gerdec","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ne-procesin-ndaj-mediut-debatohet-mbi-akt-ekspertimin-e-amerikaneve-per-shkaqet-e-shperthimit-ne-gerdec\/2024\/04\/24\/","title":{"rendered":"N\u00eb procesin ndaj Mediut, debatohet mbi akt-ekspertimin e amerikan\u00ebve p\u00ebr shkaqet e shp\u00ebrthimit n\u00eb G\u00ebrdec"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe dy p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij ligjor\u00eb, avokat\u00ebt Henrik Ligori dhe Ardian Visha, paraqit\u00ebn gjat\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 24 prill kund\u00ebrshtimet e tyre lidhur me akt ekspertimet e paraqitura nga SPAK m\u00eb par\u00eb lidhur me shkaqet e zjarrit q\u00eb shkaktoi ngjarjen tragjike n\u00eb vitin 2008 n\u00eb G\u00ebrdec, ku humb\u00ebn jet\u00ebn 26 persona dhe u plagos\u00ebn qindra t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Ligori, akt ekspertimi i hartuar nga ekspert\u00ebt amerikan\u00eb lidhet me procedur\u00ebn dhe me t\u00eb drejt\u00ebn e Mediut. Ai v\u00ebrejti se ky akt ekspertimi \u00ebsht\u00eb harruar n\u00eb form\u00eb raporti dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga dy prej pes\u00eb ekspert\u00ebve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb grupin e pun\u00ebs. \u201cK\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb dim\u00eb n\u00ebse ka pasur mendim ndryshe\u201d, tha Ligori.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb qart\u00ebsohej n\u00ebse kishte pasur nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr kryerje t\u00eb aktit t\u00eb ekspertimit. Nga avokat\u00ebt u konstatua se ekspert\u00ebt nuk kishin kyer betim.<\/p>\n<p>Ligori evidentoi se ekspert\u00ebt kan\u00eb ngritur pes\u00eb hipoteza si shkaqe t\u00eb mundshme t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb zjarrit, nga saldimi bishtave t\u00eb karrocave; si pasoj\u00eb e ndezjes prej f\u00ebrkimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve plas\u00ebse t\u00eb hedhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7rregullt n\u00eb dysheme; nga krijimi shk\u00ebndijave si pasoj\u00eb e kontaktit metal me metal; si dhe nga mungesa e veshjeve t\u00eb pambukut p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb shmangej shkarkesa elektrostatike q\u00eb krijohet nga veshjet sintetike.<\/p>\n<p>Por, sipas Ligorit, k\u00ebto hipoteza nuk p\u00ebrjashtojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebnies s\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb zjarrit. Avokat\u00ebt e Mediut theksuan se ka pasur informacione nga sh\u00ebrbimet inteligjente se mund t\u00eb ket\u00eb pasur dhe zjarrv\u00ebnie t\u00eb q\u00ebllimshme, lidhur dhe me situat\u00ebn gjeopolitike t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkuan q\u00eb ekspert\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb pyeten si d\u00ebshmitar\u00eb dhe t\u00eb kryhet eksperiment n\u00eb kushte t\u00eb ngjashme, p\u00ebr t\u00eb konstatuar n\u00ebse mund t\u00eb shkaktohet zjarri nga saldimi i karroc\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas avokat\u00ebve, Mediu nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr shkaqe teknike q\u00eb ishin kompetenc\u00eb e funksionar\u00ebve ushtarak\u00eb. Ata than\u00eb se p\u00ebrzgjedhja e vendit dhe mbik\u00ebqyrja e ecuris\u00eb s\u00eb procesit t\u00eb demontimit kryhej nga shtabi p\u00ebrgjithsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt kishin raportuar gjithmon\u00eb tek Mediu, se gjith\u00e7ka shkonte mir\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ish-ministri Mediu deklaroi se dhe nga hetimi kishte rezultuar se kishin qen\u00eb ushtarak\u00ebt ata q\u00eb kishin pasur komunikim me Mihal Delijorgjin dhe se ishin vendosur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. Ai theksoi, se n\u00ebse rezultonte nj\u00eb komunikim apo kontakt i vet\u00ebm i tij apo i familjar\u00ebve me Delijorgjin, at\u00ebher\u00eb t\u00eb merrej n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale.<\/p>\n<p>Prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Klodian Braho u shpreh se ka nj\u00eb vendim t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme p\u00ebr caktimin e ekspert\u00ebve. Ai sqaroi se ekspert\u00ebt e caktuar nga prokuroria n\u00ebnshkruajn\u00eb deklarat\u00eb gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimit dhe nuk kryejn\u00eb betim. Braho v\u00ebrejti se k\u00ebto deklarata jan\u00eb pjes\u00eb e fashikujve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Pretendimin p\u00ebr mos-n\u00ebnshkrimin e aktit nga tre ekspert\u00eb, Braho e cil\u00ebsoi t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb dhe shpjegoi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb autoritetet amerikane kishin vendosur n\u00eb dispozicion emrat e pes\u00eb ekspert\u00ebve, nga t\u00eb cil\u00ebt ishin zgjedhur dy p\u00ebr t\u00eb kryer ekspertimin, q\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar aktin.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt u shpreh\u00ebn kund\u00ebr thirrjes si d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb ekspert\u00ebve, duke argumentuar se ata e kishin dh\u00ebn\u00eb mendimin e tyre. Po ashtu, than\u00eb se \u00ebsht\u00eb e panevojshme t\u00eb kryhet eksperimenti hetimor.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i viktimave, avokati Dorian Matlija u shpreh se ishte dakord me prokuror\u00ebt p\u00ebr moskryerjen e eksperimentit. Sipas tij, akti ekspertimit hedh drit\u00eb mbi at\u00eb q\u00eb ka ndodhur. Sipas tij, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pse dhe si u krijuan kushtet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebrkesat e mbrojt\u00ebsve, gjyqtarja Irena Gjoka tha se do t\u00eb shprehet n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ajo b\u00ebri me dije se nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb kishte mb\u00ebrritur p\u00ebrgjigje n\u00eb lidhje me pyetjen si d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb shtetasve amerikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanis\u00eb SAC n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa ishte k\u00ebrkuar nga pala shqiptare, autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb amerikane kishin sqaruar se pyetja e d\u00ebshmitar\u00ebve nuk mund t\u00eb b\u00ebhej nga nj\u00eb gjyqtar, por sipas praktik\u00ebs s\u00eb tyre kjo procedur\u00eb realizohet nga agjent\u00ebt e FBI-s\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebrkonin konfirmim nga pala shqiptare.<\/p>\n<p>Si avokat\u00ebt e Mediut, edhe prokuroria than\u00eb se do t\u00eb shprehen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs q\u00eb u caktua t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 2 maj, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<p>Rihapja e \u00e7\u00ebshtjes ndaj Mediut u vu n\u00eb l\u00ebvizje pas 12 vitesh me iniciativ\u00ebn e familjes s\u00eb nj\u00eb prej viktimave t\u00eb shp\u00ebrthimit n\u00eb mars 2008 n\u00eb ambientet e ish \u201cBrigad\u00ebs s\u00eb Tankeve\u201d, me 26 humbje jete e qindra t\u00eb plagosur. Sipas k\u00ebrkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore t\u00eb vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka m\u00eb imunitet parlamentar p\u00ebr ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ekziston me asnj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe dy p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij ligjor\u00eb, avokat\u00ebt Henrik Ligori dhe Ardian Visha, paraqit\u00ebn gjat\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 24 prill kund\u00ebrshtimet e tyre lidhur me akt ekspertimet e paraqitura nga SPAK m\u00eb par\u00eb lidhur me shkaqet e zjarrit q\u00eb shkaktoi ngjarjen tragjike n\u00eb vitin 2008 n\u00eb G\u00ebrdec, ku humb\u00ebn [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78144,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,2],"tags":[1388,1389,1390,1391,1392,1393,645,793,871,379,149,358,878,1394,1395],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Fatmir-Mediu-ne-SPAK.jpg","fifu_image_alt":"Fatmir Mediu n\u00eb SPAK | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78143"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78143"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78143\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78145,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78143\/revisions\/78145"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78144"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78143"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78143"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78143"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}