{"id":78169,"date":"2024-04-26T10:38:04","date_gmt":"2024-04-26T08:38:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/zgjidhje-prej-pelivani-klp-nxjerr-ne-pension-prokurorin-para-seances-ne-kpa\/2024\/04\/26\/"},"modified":"2024-04-26T10:46:35","modified_gmt":"2024-04-26T08:46:35","slug":"zgjidhje-prej-pelivani-klp-nxjerr-ne-pension-prokurorin-para-seances-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/zgjidhje-prej-pelivani-klp-nxjerr-ne-pension-prokurorin-para-seances-ne-kpa\/2024\/04\/26\/","title":{"rendered":"\u201cZgjidhje prej Pelivani\u201d, KLP nxjerr n\u00eb pension prokurorin para seanc\u00ebs n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, me 17 prill, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb mbajti nj\u00eb nga seancat m\u00eb t\u00eb pazakonta n\u00eb historin\u00eb e tij t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Pasi d\u00ebgjoi raportimin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Olsian \u00c7ela, p\u00ebr veprimtarin\u00eb e organit t\u00eb akuz\u00ebs gjat\u00eb vitit 2023, KLP-ja kaloi p\u00ebr shqyrtim n\u00eb rend dite, jasht\u00eb radhe dhe me urgjenc\u00eb, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr daljen n\u00eb pension t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Pelivan Malaj, i cili ishte i pezulluar nga detyra prej 11 janarit 2021, kur u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e Malajt solli debate mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLP-s\u00eb, pasi u kontestua si e paligjshme dhe e pamb\u00ebshtetur n\u00eb rregullore nga ana e an\u00ebtarit Sokol Stojani, i cili ishte i vetmi nga an\u00ebtar\u00ebt e pranish\u00ebm n\u00eb mbledhje q\u00eb votoi kund\u00ebr.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr futjen n\u00eb rend dite t\u00eb Malajt u parashtrua fillimisht n\u00eb K\u00ebshill nga an\u00ebtari Zeqir Hoda. Ai shpjegoi se kur kishte shkuar n\u00eb zyr\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 17 prill, kishte gjetur k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit Pelivan Malaj, i cili sillte n\u00eb v\u00ebmendje se i ishte drejtuar KLP-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb gjendjen e tij sh\u00ebndet\u00ebsore, duke e cil\u00ebsuar si pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb vijuar funksionin. Po ashtu, ai kishte shpjeguar se megjith\u00ebse dy vjet m\u00eb par\u00eb kishte mbushur mosh\u00ebn e pensionit t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb 67 vje\u00e7, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij, KLP-ja kishte vendosur t\u00eb zgjaste vijimin e funksionit t\u00eb prokurorit p\u00ebr Malajn deri n\u00eb mosh\u00ebn 70 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Hodo theksoi se, nisur nga natyra e k\u00ebrkes\u00ebs, duhej pranuar vullneti i prokurorit.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se ka prioritetin p\u00ebr t\u2019u trajtuar me urgjenc\u00eb. Propozoj q\u00eb kjo t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb rendin e dit\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj seance\u201d, deklaroi Hodo, nd\u00ebrsa kryetari i KLP-s\u00eb, Alfred Balla, konstatoi se kuorumi ishte i mundur, pasi ishin t\u00eb pranish\u00ebm 9 prej 11 an\u00ebtar\u00ebve. Sipas Ball\u00ebs, mungonin an\u00ebtar\u00ebt Arta Mandro dhe Olger Eminaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim e mori fjal\u00ebn an\u00ebtari Sokol Stojani, i cili shpjegoi se k\u00ebrkesa e Malajt nuk ishte diskutuar akoma nga Komisioni Karrier\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cLigji dhe rregullorja parashikojn\u00eb q\u00eb veprimtaria e k\u00ebshillit b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet komisioneve dhe jo rast\u00ebsisht b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pasi \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb duhet t\u00eb shqyrtohet bazuar n\u00eb dokumentacionin e plot\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs\u201d, v\u00ebrejti Stojani dhe theksoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk duket se ka urgjenc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk shoh urgjenc\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. B\u00ebhet p\u00ebr dalje n\u00eb pension. K\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u2019u verifikuar, por nga parashtrimi i k\u00ebsaj k\u00ebrkese m\u00eb rezulton se q\u00eb nga shtatori i vitit 2022, ai e ka mbushur mosh\u00ebn e pensionit dhe ky k\u00ebshill ia ka zgjatur me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij, i ka zgjatur afatin e q\u00ebndrimit deri 70 vje\u00e7. Ai nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb teknikisht\u2026, si\u00e7 ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension\u201d, konstatoi Stojani.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ndryshe nga sa parashtroi Hodo, Stojani argumentoi se prokurori Malaj ishte i pezulluar nga detyra.<\/p>\n<p>\u201cPra, nuk \u00ebsht\u00eb se gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e tij na dikton ne. Pra, nuk ushtron funksione pune dhe e ka n\u00eb pamund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb pun\u00ebn[\u2026]. Pra, ose duhej t\u00eb ishte shprehur p\u00ebr dor\u00ebheqje nga statusi i magjistratit, ose nuk do t\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkonte dot daljen n\u00eb pension. Pra, t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ju bazoni trajtimin e k\u00ebrkes\u00ebs me urgjenc\u00eb jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb pajustifikuara dhe, nga ana tjet\u00ebr, diktojn\u00eb nevoj\u00ebn e verifikimit t\u00eb dokumentacionit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjidhje\u201d, u shpreh Stojani dhe shtoi se nuk shikonte arsye p\u00ebrse duhej t\u00eb injorohej komisioni dhe nuk pritej ta shqyrtonte k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb normalitetin e tij.<\/p>\n<p>Stojani solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb K\u00ebshillit se, nga nj\u00eb verifikim i momentit q\u00eb kishte kryer, rezultonte se Malaj kishte seanc\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 22 prill, kur pritej t\u00eb shqyrtohej ankimimi i tij kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Sipas tij, nuk duhej q\u00eb K\u00ebshilli t\u00eb nd\u00ebrhynte te Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ka nd\u00ebrhyr\u00eb an\u00ebtari Zeqir Hodo, duke ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur kolegut Stojani q\u00eb t\u00eb parashtronte q\u00ebndrimin e tij. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur Stojani i k\u00ebrkoi Hodos t\u00eb mos i nd\u00ebrpriste fjal\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb lejo t\u00eb flas\u201d, p\u00ebrs\u00ebriti Stojani.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Stojani tha se k\u00ebrkesa e Malajt ishte e paplot\u00eb, pasi nuk k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen nga statusi i magjistratit, q\u00eb sipas tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk k\u00ebrkohet t\u00eb paraqes\u00eb justifikim. Ai shtoi se sipas ligjit, Malaj mund t\u00eb dilte n\u00eb pension n\u00eb mosh\u00ebn 70 vje\u00e7 p\u00ebr shkak t\u00eb zgjatjes s\u00eb statusit nga ana e KLP-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb diskutime u fut edhe n\u00ebnkryetari i KLP-s\u00eb, Tartar Bazaj, i cili k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb futej n\u00eb rend dite dhe t\u00eb votohej.<\/p>\n<p>\u201cKam k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar m\u00eb 9 prill dhe sot jemi m\u00eb dat\u00eb 17. Zot\u00ebria n\u00eb fjal\u00eb paraqet probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe problemi sh\u00ebndet\u00ebsor nuk pyet. Ai \u00ebsht\u00eb 69 vje\u00e7. Ne do lozim me jet\u00ebn e nj\u00eb magjistrati. T\u00eb hidhet n\u00eb votim dhe, p\u00ebr mua, duhet t\u00eb pranohet k\u00ebrkesa. Po t\u00eb ket\u00eb problem sh\u00ebndet\u00ebsor me zemr\u00ebn, si do ndiheni juve n\u00ebse p\u00ebson nj\u00eb atak n\u00eb zem\u00ebr? Se n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb magjistrat q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij vendi\u201d, argumentoi Bazaj nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb regjistrimin audio t\u00eb publikuar n\u00eb faqen e KLP-s\u00eb nd\u00ebrpriten diskutimet p\u00ebr rreth 10 minuta dhe n\u00eb nj\u00eb moment d\u00ebgjohet kryetari Balla, i cili njofton se \u00ebsht\u00eb mbledhur Komisioni i Karrier\u00ebs dhe ka mb\u00ebrritur relacioni e projektvendimi. Pas afro gjysm\u00eb ore regjistrim ku thuajse nuk d\u00ebgjohet asgj\u00eb, Balla deklaron rifillimin e mbledhjes dhe sqaron se jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm 9 an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb Balla prezanton k\u00ebrkes\u00ebn e Bazajt p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb rendin e dit\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr daljen n\u00eb pension t\u00eb prokurorit Pelivan Malaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb votuar nga 8 prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Stojani ka votuar kund\u00ebr. N\u00eb p\u00ebrfundim, me 7 vota pro, \u00ebsht\u00eb miratuar projekt vendimi p\u00ebr mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebr prokurorin Pelivan Malaj p\u00ebr mbushjen e mosh\u00ebs s\u00eb pleq\u00ebris\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb shfuqizuar vendimi p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, an\u00ebtari Sokol Stojani ka votuar kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Prokurori Pelivan Malaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 11 janar 2021, pasi Komisioni konstatoi se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb, si dhe u gjet me munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb vendimin e arsyetuar, Komisioni thekson se Malaj nuk ka qen\u00eb gjithmon\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke mos iu p\u00ebrgjigjur drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb gjitha pyetjeve t\u00eb d\u00ebrguara gjat\u00eb hetimit administrativ, si edhe nuk ka depozituar n\u00eb koh\u00eb dokumentacionin e k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 19 mars 2024, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimi njoftoi n\u00eb faqen online se m\u00eb dat\u00eb 22 prill do t\u00eb gjykohej n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi ankimi i prokurorit Pelivan Malaj kund\u00ebr ankimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb KLP-s\u00eb, Malaj e kishte depozituar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dalje n\u00eb pension m\u00eb dat\u00eb 9 prill, rreth 20 dit\u00eb pas njoftimit t\u00eb KPA-s\u00eb p\u00ebr shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pes\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara se Kolegji t\u00eb mblidhej p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar ankimin e Malajt n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, KLP-ja vendosi t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb rend dite nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi dhe deklaroi p\u00ebrfundimin e statusit t\u00eb tij magjistratit p\u00ebr shkak t\u00eb daljes n\u00eb pension.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 prill, trupi gjykues i KPA-s\u00eb q\u00eb shqyrton ankimin e Malajt u mblodh dhe me shumic\u00eb votash vendosi t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit p\u00ebr shtyrjen e seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb konfirmuar q\u00eb vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb \u201cP\u00ebr mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit\u201d ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb caktuar q\u00eb seanca e radh\u00ebs t\u00eb zhvillohet m\u00eb 15 maj.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, me 17 prill, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb mbajti nj\u00eb nga seancat m\u00eb t\u00eb pazakonta n\u00eb historin\u00eb e tij t\u00eb shkurt\u00ebr. Pasi d\u00ebgjoi raportimin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Olsian \u00c7ela, p\u00ebr veprimtarin\u00eb e organit t\u00eb akuz\u00ebs gjat\u00eb vitit 2023, KLP-ja kaloi p\u00ebr shqyrtim n\u00eb rend dite, jasht\u00eb radhe dhe me urgjenc\u00eb, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78170,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204],"tags":[1021,1402,996,887,112,118,893,221,171,190,796,660,480,1403,1040,1369,223,1404],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/KLP-gjate-seances-degjimore.-Foto-Nensi-Bogdani.jpg","fifu_image_alt":"KLP gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Nensi Bogdani\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78169"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78169"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78169\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78171,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78169\/revisions\/78171"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78170"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}