{"id":78178,"date":"2024-04-29T19:00:54","date_gmt":"2024-04-29T17:00:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/me-pa-zoti-dhe-kuvendi-kreu-i-klp-ben-ironi-dhe-aludime-gjate-perballjes-ne-kolegj\/2024\/04\/29\/"},"modified":"2024-04-29T19:01:06","modified_gmt":"2024-04-29T17:01:06","slug":"me-pa-zoti-dhe-kuvendi-kreu-i-klp-ben-ironi-dhe-aludime-gjate-perballjes-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/me-pa-zoti-dhe-kuvendi-kreu-i-klp-ben-ironi-dhe-aludime-gjate-perballjes-ne-kolegj\/2024\/04\/29\/","title":{"rendered":"\u201cM\u00eb pa Zoti dhe Kuvendi\u201d: Kreu i KLP b\u00ebn ironi dhe aludime gjat\u00eb p\u00ebrballjes n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrballja e kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Alfred Balla me Komisionerin Publik, Florian Ballhysa u shoq\u00ebrua t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me ironi, aludime dhe episode n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Ballhys\u00ebs dhe v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ballhysa k\u00ebrkon n\u00eb Kolegj ndryshimin e vendimit p\u00ebr Ball\u00ebn dhe vendosjen e sanksionit q\u00eb i ndalon kreut aktual t\u00eb KLP-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb funksione n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Pasi u njoh me parashtrimet e Komisionerit, Balla filloi t\u2019i komentonte ato. Ai u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera se tek parashtrimet e Ballhys\u00ebs i kishte p\u00eblqyer firma \u2018e bukur\u2019 e k\u00ebtij t\u00eb fundit. Megjith\u00ebse kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, Ina Rama i t\u00ebrhoqi Ball\u00ebs v\u00ebmendjen q\u00eb t\u00eb mos parashtronte jasht\u00eb objektit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, ai vijoi me aludimet e tij kundrejt Komisionerit Ballhysa.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di nga e ka marr\u00eb frym\u00ebzimin Komisioner Publik p\u00ebr ankimin, n\u00eb \u00e7far\u00eb tavoline\u201d, tha Balla nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe theksoi se \u201cBall\u00ebn e pa Zoti, shoq\u00ebria civile dhe Kuvendi q\u00eb e zgjodhi\u201d.<\/p>\n<p>Pasi pal\u00ebt paraqit\u00ebn parashtrimet dhe Kolegji u t\u00ebrhoq n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi p\u00ebr t\u00eb vendosur lidhur me disa akte t\u00eb paraqitura si prova nga Balla, ky i fundit ju drejtua edhe v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs, teksa ky i fundit po shkonte p\u00ebr t\u2019iu bashkangjitur trup\u00ebs n\u00eb vendimarrjen e nd\u00ebrmjetme lidhur me aktet e dor\u00ebzuara.<\/p>\n<p>\u201cWhat\u2019s up [\u00c7\u2019kemi],\u201d i tha Balla Jacobs n\u00eb momentin kur ky i fundit po dilte nga salla e gjyqit. Nd\u00ebrsa v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar reagoi i habitur, Balla e pyeti se \u201cp\u00ebrse nuk m\u00eb flet mua\u201d.<\/p>\n<p>I pyetur nga nj\u00eb prej t\u00eb pranishm\u00ebve se p\u00ebrse i t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar me pyetje, Balla tha duke qeshur se n\u00eb raste t\u00eb tjera, Jacobs e kishte p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e pyeti se p\u00ebrse nuk po i fliste tani.<\/p>\n<p>Alfred Balla u zgjodh an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb n\u00eb shkurt 2018 nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i shoq\u00ebris\u00eb civile dhe prej asaj kohe mbante postin e zv\/kryetarit. M\u00eb 28 mars t\u00eb vitit 2022 ai u zgjodh kryetar i k\u00ebtij K\u00ebshilli, me nj\u00eb mandat 2 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Balla ndodhet aktualisht p\u00ebrball\u00eb Kolegjit p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij si ndihm\u00ebs ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb deri n\u00eb 31 korrik 2017 dhe sipas legjislacionit duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb vetingut. N\u00eb KPK, trupa vler\u00ebsoi n\u00eb shumic\u00eb se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb korrik 2017 dhe e mbyll\u00ebn procesin e tij pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Komisionerja Valbona Sanxhaktari paraqiti mendim paralel. Ajo vler\u00ebsoi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm statusin ligjor n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb gjendur subjekti n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, si dhe vullneti apo q\u00ebndrimi i Ball\u00ebs n\u00eb raport me ecurin\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Sipas saj, Balla ose duhej t&#8217;i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, ose duhej t&#8217;i n\u00ebnshtrohej dispozitave t\u00eb nenit \u201cG\u201d t\u00eb aneksit t\u00eb kushtetut\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb nd\u00ebrperjen e vetingut me sanksionim 15-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa iu drejtua Kolegjit me ankim, duke k\u00ebrkuar ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK dhe vendosjen e sanksionit 15-vje\u00e7ar p\u00ebr kreun e KLP. Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebs, Ballhysa u q\u00ebndroi t\u00eb gjitha shkaqeve dhe argumenteve t\u00eb parashtruara n\u00eb ankim, duke \u00e7muar se vendimi i Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe i bazuar n\u00eb situat\u00ebn faktike t\u00eb dokumentuar nga aktet n\u00eb fashikull.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se Balla ka ushtruar funksionin e ndihm\u00ebsit ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb nga prilli 2014 deri n\u00eb shtator t\u00eb 2017-\u00ebs, duke u klasifikuar si subjekt rivler\u00ebsimi ex officio. Po ashtu, Ballhysa shtoi se kreu i KLP kishte plot\u00ebsuar dhe dor\u00ebzuar deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb, at\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb figur\u00ebs, si dhe tre akte ligjore pran\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kontrollin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Duke iu referuar jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, Ballhysa vler\u00ebson se, jo domosdoshm\u00ebrisht subjektet e rivler\u00ebsimit, n\u00eb momentin kur fillonte procedura e vetingut duhet t\u00eb mbanin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn detyr\u00eb funksionale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kushtetuta dhe ligji i cil\u00ebsonte si subjekte t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>\u201cNga aktet e administruara konstatohet se qartazi, n\u00eb momentin kur u miratuan dhe hyn\u00eb n\u00eb fuqi ndryshimet kushtetuese, korrik dhe gusht 2016 q\u00eb parashikonin kryerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, z. Alfred Balla ushtronte funksionin e ndihm\u00ebsit ligjor, duke qen\u00eb subjekt i rivler\u00ebsimit dhe, si i till\u00eb, duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, konstatoi Ballhysa dhe shtoi se n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2018, kur Balla \u00ebsht\u00eb zgjedhur si an\u00ebtar i KLP-s\u00eb nga radh\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile, rezultonte t\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht subjekt i procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioneri solli n\u00eb v\u00ebmendje se edhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka paraqitur me shkrim n\u00eb Komision mendim dhe opinion, mbi faktin se Balla \u00ebsht\u00eb subjekt i vetingut dhe se duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet procesit.<\/p>\n<p>Ballhysa konstaton se dhe vet\u00eb Komisioni e ka konsideruar Ball\u00ebn si subjekt rivler\u00ebsimi dhe ka vazhduar procedur\u00ebn e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Arsyetimin e KPK se Balla e ka humbur statusin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, jo si pasoj\u00eb e p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb vetingut apo e dor\u00ebheqjes s\u00eb tij, por si pasoj\u00eb e nj\u00eb akti q\u00eb ka vendosur nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij, Komisioneri nuk e gjen t\u00eb drejt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin e zbatuesh\u00ebm e jurisprudenc\u00ebn e KPA.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit, pavar\u00ebsisht se nuk ushtronte detyr\u00ebn e ndihm\u00ebsit ligjor n\u00eb momentin e zhvillimit t\u00eb procesit n\u00eb Komision, vazhdonte t\u00eb ruante statusin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe, n\u00eb k\u00ebto kushte, procesi i rivler\u00ebsimit ndaj tij mundej t\u00eb p\u00ebrfundohej me rivler\u00ebsimin e tri kritereve apo p\u00ebr shkak t\u00eb vullnetit t\u00eb tij ose t\u00eb nd\u00ebrpritej me pasoj\u00ebn ligjore t\u00eb parashikuar nga neni G i aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Komisionit, ashtu sikurse Kolegji ka vepruar n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e tij, i mbetej dhe duhej q\u00eb t\u00eb verifikonte vullnetin e tij p\u00ebr t\u00eb mos iu shmangur dhe p\u00ebrfunduar procesin e rivler\u00ebsimit,\u201d tha Ballhysa.<\/p>\n<p>Ballhysa shtoi gjithashtu se n\u00eb vitin 2018, Balla k\u00ebrkonte n\u00eb KPK nd\u00ebrprerjen e vetingun ndaj tij dhe nj\u00ebherazi kund\u00ebrshtonte n\u00eb gjykat\u00eb lirimin e tij nga detyra si ndihm\u00ebs ligjor, duke pretenduar pavlefshm\u00ebrin\u00eb absolute t\u00eb atij urdh\u00ebri dhe g\u00ebzimin e statusit q\u00eb kishte pasur. Po ashtu, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr njohjen e statusit si ndihm\u00ebs jo magjistrat pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Balla e ka adresuar dhe pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, q\u00eb me vendimin t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit 2020 e ka pezulluar s\u00eb shqyrtuari p\u00ebr shkak t\u00eb padis\u00eb s\u00eb ngritur n\u00eb juridiksionin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Ballhysa \u00e7mon se me an\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tij p\u00ebr nd\u00ebrprerje t\u00eb vetingut, q\u00eb jan\u00eb gjetur t\u00eb drejta nga KPK, Balla ka ushtruar t\u00eb drejtat e tij, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje personale e duke shprehur vullnetin e pavesuar p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, q\u00eb automatikisht shoq\u00ebrohet me ndalimin q\u00eb parashikon nenin G i Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr em\u00ebrimin si gjyqtar ose prokuror i \u00e7do niveli, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ose i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ose Prokuror i P\u00ebrgjithshme, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Avokatja e Ball\u00ebs, Etleva Sherifi e cil\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb vendimit e Komisionit dhe renditi argumentet e saj p\u00ebrse duhej t\u00eb lihej n\u00eb fuqi. Sipas avokates, gjykimi i urdh\u00ebrit t\u00eb lirimit si ndihm\u00ebs ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb kishte pasur si q\u00ebllim d\u00ebmshp\u00ebrblimet nga pagat, pasi po p\u00ebrmbushej limiti i afateve.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se kur Balla kishte mbetur pa pun\u00eb kishte aplikuar p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb KLP dhe kur ishte zgjedhur, kishte k\u00ebrkuar nd\u00ebrperjen e vetingut. Sipas avokates, Shkolla e Magjistratur\u00ebs, ish-KLD dhe vet\u00eb Gjykata e Lart\u00eb shprehen n\u00eb shkresat e tyre se Balla nuk ka pasur status t\u00eb ndihm\u00ebsit ligjor pas lirimit nga detyra.<\/p>\n<p>Sherifi theksoi se statusi \u00ebsht\u00eb pretenduar deri n\u00eb momentin e em\u00ebrimit n\u00eb KLP, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb urdhri i lirimit e kishte dh\u00ebn\u00eb efektin pasi institucionet e konsideronin si ish-ndihm\u00ebs ligjor.<\/p>\n<p>Po ashtu, pretendoi se k\u00ebrkimi i Ball\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrprerje t\u00eb vetingut pas em\u00ebrimit t\u00eb tij n\u00eb KLP, nuk mund t\u00eb konsiderohet si shmangie nga vetingu. Sherifi n\u00ebnvizoi se nuk ka asnj\u00eb akt dor\u00ebheqje q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb pretendimin e Komisionerit.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr argument q\u00eb u paraqit ishte fakti se Balla nuk kishte kryer Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Komisionit do t&#8217;i mungonte ky komponent n\u00eb rivler\u00ebsimin e profesionalizimit.<\/p>\n<p>Avokatja Sherifi k\u00ebmb\u00ebnguli se, n\u00eb kushtet q\u00eb nuk ka asnj\u00eb akt ku t\u00eb jet\u00eb paraqitur dor\u00ebheqja nga ana e Ball\u00ebs, nuk mund t\u00eb aplikohet neni G i Aneksit t\u00eb Kushtetu\u00ebs. Tjet\u00ebr petendim ishte lidhur me vendimet e KPK q\u00eb u soll\u00ebn n\u00eb v\u00ebmendje prej Komisionerit, p\u00ebr t\u00eb cilat Sherifi pohoi se ishin raste t\u00eb ndryshme, pasi subjektet kishin n\u00ebnshkruar dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo parashtroi dy vendime t\u00eb tjera t\u00eb KPK q\u00eb i cil\u00ebsoi t\u00eb ngjashme dhe k\u00ebrkoi t\u00eb merreshin si referenc\u00eb. \u201cN\u00eb dy raste t\u00eb nj\u00ebjta si z.Balla, Komisioneri Publik nuk i ka ankimuar\u201d, tha Sherifi nd\u00ebr t\u00eb tjera shtoi se Balla \u00ebsht\u00eb liruar nga detyra pa vullnetin e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aktualisht ushtron funksion me tjet\u00ebr status.<\/p>\n<p>Sipas avokates, Balla \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga Kuvendi an\u00ebtar n\u00eb KLP si p\u00ebrfaq\u00ebsues i shoq\u00ebris\u00eb civile dhe jo nga radh\u00ebt e magjistrat\u00ebve. Po ashtu, u soll n\u00eb v\u00ebmendje se Balla i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar verifikimeve p\u00ebr figur\u00ebn dhe pasurin\u00eb n\u00eb Kuvend, gjat\u00eb procesit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb tij si an\u00ebtar i KLP-s\u00eb. Balla k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit, vendimarrje q\u00eb ia l\u00eb der\u00ebn hapur p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit si kryetar i KLP-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, trupa gjykues e KPA u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb vendosur lidhur me disa akte t\u00eb dor\u00ebzuara nga Balla si prov\u00eb, t\u00eb cilat u administruan pas \u00e7eljes me shumic\u00eb votash t\u00eb hetimit gjyq\u00ebsor. Pasi u listuan aktet e administruara, p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioneri nuk pati q\u00ebndrim, KPA vendosi t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe i ftoi pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb paraqitur konkluzionet p\u00ebrfundimtare \u2013 t\u00eb cilat pohuan se shkurtimisht se u q\u00ebndronin t\u00eb gjitha parashtrimeve.<\/p>\n<p>KPA u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim, q\u00eb u b\u00eb me dije se do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 21 maj, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrballja e kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Alfred Balla me Komisionerin Publik, Florian Ballhysa u shoq\u00ebrua t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me ironi, aludime dhe episode n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Ballhys\u00ebs dhe v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ballhysa k\u00ebrkon n\u00eb Kolegj ndryshimin e vendimit p\u00ebr Ball\u00ebn dhe vendosjen e sanksionit q\u00eb i ndalon kreut aktual t\u00eb KLP-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78179,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1021,427,789,234,112,174,316],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/Balla-1-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Kreu i KLP, Alfred Balla pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78178"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78178"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78178\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78180,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78178\/revisions\/78180"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78179"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}