{"id":78186,"date":"2024-05-02T13:10:15","date_gmt":"2024-05-02T11:10:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ps-pd-i-rikthehen-reformes-ne-drejtesi-pavaresisht-kritikave-te-nderkombetareve\/2024\/05\/02\/"},"modified":"2024-05-02T13:10:15","modified_gmt":"2024-05-02T11:10:15","slug":"ps-pd-i-rikthehen-reformes-ne-drejtesi-pavaresisht-kritikave-te-nderkombetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ps-pd-i-rikthehen-reformes-ne-drejtesi-pavaresisht-kritikave-te-nderkombetareve\/2024\/05\/02\/","title":{"rendered":"PS-PD i rikthehen Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, pavar\u00ebsisht kritikave t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Mazhoranca dhe opozita pritet t\u00eb rikthejn\u00eb p\u00ebr diskutim rishikimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi pasi grupi i pun\u00ebs i ngritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ka gati nj\u00eb paket\u00eb propozimesh q\u00eb prekin ligjet q\u00eb organizojn\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi i pun\u00ebs i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga deputet\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit t\u00eb Ligjeve nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike e nd\u00ebrpreu diskutimin p\u00ebr k\u00ebto ndryshime n\u00eb korrik 2023, \u00a0pasi shum\u00eb prej propozimeve t\u00eb tyre fillestare u kund\u00ebrshtuan nga ekspert\u00ebve t\u00eb EU-JUST dhe OPDAT \u2013 dy misionet p\u00ebr ndihm\u00eb ligjore t\u00eb Bashkimit Europian dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, pasi partner\u00ebt kan\u00eb d\u00ebrguar rekomandimet finale bazuar dhe n\u00eb raportin \u201cscreening\u201d t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr ligjet e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, diskutimi pritet t\u00eb rinis\u00eb jav\u00ebn q\u00eb vjen.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e konfirmoi p\u00ebr BIRN kryetarja e komisionit t\u00eb Ligjeve, Klotilda Bushka.<\/p>\n<p>\u201cDo mblidhet grupi teknik me ekspert\u00ebt jav\u00ebn tjet\u00ebr e do vendosim si do t\u00eb ecim\u201d, tha ajo t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/p>\n<p>Bushka nuk komentoi p\u00ebr procesin duke e cil\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb teknik, nd\u00ebrsa riktheksoi q\u00ebndrimin e mbajtur n\u00eb shtator 2022, kur ky grup pune u krijua, se ndryshimet nuk do t\u00eb prekin thelbin e ligjeve por synojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e efi\u00e7enc\u00ebs s\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i nisur me k\u00ebrkes\u00ebn e krer\u00ebve t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb u nd\u00ebrpre n\u00eb korrik pasi ekspert\u00ebt e EU-JUST dhe OPDAT \u2013 dy misionet p\u00ebr ndihm\u00eb ligjore t\u00eb Bashkimit Europian dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, i rr\u00ebzuan n\u00eb shumic\u00ebn e tyre propozimet e deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Projekt-amendamentet finale t\u00eb deputet\u00ebve propozojn\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb ligjin e statusit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, ligjin p\u00ebr Qeverisjen, ligjin p\u00ebr Pushtetin Gjyq\u00ebsor, ligjin p\u00ebr SPAK dhe ligjin p\u00ebr Prokurorin\u00eb.<\/p>\n<p>Rekomandimet finale t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb EU-JUST, t\u00eb cilat BIRN i disponon, sugjerojn\u00eb \u00a0\u2018rishikim\u2019 n\u00eb shumic\u00ebn e e k\u00ebtyre amendamenteve, duke u bazuar edhe p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e tyre me gjetjet e raportit \u201cscreening\u201d t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me ruajtjen e standardeve t\u00eb vendosura n\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Komentet lidhen me ndryshimet ligjore q\u00eb prekin kompetencat e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, rekrutimin e jo-magjistrat\u00ebve n\u00eb ILD dhe n\u00eb SPAK, kriteret e karrier\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillave, funksionimin e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, etj..<\/p>\n<p><strong>Rekomandohet ruajtja e standardeve t\u00eb reform\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi u miratua n\u00eb vitin 2016 me konsensus politik, por pas 8 vitesh, organet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb problematika me funksionimin e tyre t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb vakancave me gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Grupi i Pun\u00ebs i ngritur n\u00eb vitin 2022 nga Komisioni Ligjeve p\u00ebrb\u00ebhet nga 3 deputet\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb, Klotilda Bushka, Toni Gogu dhe Klevis Xhoxhi si dhe 2 deputet\u00ebt demokrat\u00eb, Gazmend Bardhi dhe Dhurata \u00c7upi.<\/p>\n<p>Rekomandimet e ekspert\u00ebve t\u00eb \u2018EU-Just\u2019 prekin disa nene n\u00eb ligje t\u00eb ndryshme, q\u00eb jan\u00eb propozuar p\u00ebr t\u00eb amenduar nga grupi i pun\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb ngritjen n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Ligji n\u00eb fuqi nuk i lejon transferimet paralele t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, por KLGJ dhe KLP n\u00eb kund\u00ebrshtim me ndalimet ligjore, kan\u00eb marr\u00eb disa vendime p\u00ebr transferimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tyre nga gjykatat e rretheve n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy k\u00ebshillat k\u00ebrkuan nga Kuvendi q\u00eb t\u00eb ulet koh\u00ebzgjatja p\u00ebr promovin e an\u00ebtar\u00ebve dhe ndryshimi i ndalimit p\u00ebr transferimet paralele.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb riformulimi i b\u00ebr\u00eb nga Grupi i Pun\u00ebs nuk parashikon nj\u00eb renditje t\u00eb qart\u00eb t\u00eb kritereve q\u00eb duhet t\u00eb merren parasysh p\u00ebr ngritjen n\u00eb detyr\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mund t\u00eb konsiderohen rast\u00ebsisht si baz\u00eb p\u00ebr vendimin p\u00ebr ngritje n\u00eb detyr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKritere t\u00eb tilla duhet t\u00eb parashikohen n\u00eb ligj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato jo vet\u00ebm t\u00eb varen nga vendimet e K\u00ebshillit, por t\u00eb vendosin nj\u00eb garanci p\u00ebr karrier\u00ebn gjyq\u00ebsore, si\u00e7 rekomandohet edhe nga KE\u201d- sugjerojn\u00eb ata.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb amendamentet q\u00eb rregullojn\u00eb procesin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebshillave q\u00eb vijn\u00eb nga radh\u00ebt e pedagog\u00ebve, ekspert\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrforcim t\u00eb kritereve dhe ruajtjen e standardit p\u00ebr vetingut t\u00eb pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs p\u00ebr kandidat\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb rishikim t\u00eb Ligjit t\u00eb Qeverisjes p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt jo-magjistrat\u00eb t\u00eb k\u00ebshillave, p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Inspektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb si dhe Ligjin e Statusit p\u00ebr magjistrat\u00ebt\u201d- konstatojn\u00eb ekspert\u00ebt, duke shtuar se \u201cndryshimet e propozuara e trajtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt mb\u00ebshtesin nd\u00ebrkoh\u00eb ndryshimet n\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb rregullonin kompetencat e Prokurorit \u00eb \u00a0P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb menaxhimin e administrat\u00ebs s\u00eb prokurorive, n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, dh\u00ebnia e kompetenc\u00ebs s\u00eb KLP-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr zyrtar\u00ebt e prokurorive rrezikon t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn\u201d-thuhet n\u00eb dokument, duke sugjeruar q\u00eb p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn t\u00eb b\u00ebhen ndryshime n\u00eb dispozita t\u00eb tjera t\u00eb ligjit p\u00ebr organet e qeverisjes dhe ligjit p\u00ebr Prokurorin\u00eb.<\/p>\n<p>Por, nga ana tjet\u00ebr ata nuk k\u00ebshillojn\u00eb ndryshimin ligjor q\u00eb lidhet me kompetencat e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb shqyrtimin e ankimeve kund\u00ebr vendimeve t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr arkivimin e ankes\u00ebs ose mbylljen e hetimit ndaj nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb KLP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, ky propozim \u201csynon t\u00eb kufizoj\u00eb kompetenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb sjelljet e pahijshme disiplinore t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me rekrutimin e inspektor\u00ebve t\u00eb rinj, proces p\u00ebr t\u00eb cilin Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb ankuar para Kuvendit se po has n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, ekspert\u00ebt e EU-JUST rekomandojn\u00eb disa opsione p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr aplikimet e magjistrat\u00ebve me skem\u00eb e p\u00ebrshtatshme pagash dhe rritje n\u00eb karrier\u00eb, ose inkurajimin e magjistrat\u00ebve me me reputacion shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar si \u201cakullthyes\u201d p\u00ebr magjistrat\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e BE-s\u00eb sugjerojn\u00eb gjithashtu q\u00eb ndryshimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs t\u00eb garantojn\u00eb q\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e shkarkuar nga vetingu t\u00eb mos rikthehen si pedagog\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb futen ndryshime legjislative p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar integritetin e stafit pedagogjik n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, duke siguruar q\u00eb ish-magjistrat\u00ebt e shkarkuar n\u00ebp\u00ebrmjet vetingut ose q\u00eb dhan\u00eb dor\u00ebheqjen para tij, nuk do t\u00eb trajnojn\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb magjistrat\u00ebve\u201d-citohet raporti screening i KE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Trajnimi i k\u00ebshilltar\u00ebve ligjor\u00eb rekomandohet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet sipas standardeve t\u00eb BE-s\u00eb, nd\u00ebrsa pranohet se shtimi i stafit \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr uljen e ngarkes\u00ebs n\u00eb gjykata.<\/p>\n<p>Po ashtu ekspert\u00ebt shohin me vend dispozitat p\u00ebr krijimin e nj\u00eb grupi k\u00ebshilltar\u00ebsh ligjore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK, por k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb edhe ata ti n\u00ebnshtrohen kritereve t\u00eb monitorimit dhe trajnimit si pjesa tjet\u00ebr e stafit t\u00eb k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Kuvendi vendosi q\u00eb t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb proces rishikimi t\u00eb ligjeve t\u00eb reform\u00ebs pas k\u00ebrkesave t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb synonin m\u00eb shum\u00eb privilegje, si zgjatje mandati, zgjerim kompetencash, m\u00eb pak mbik\u00ebqyrje si dhe garanci pas p\u00ebrfundimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi unanimisht n\u00eb korrik 2016 nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb ndryshimeve kushtetuese, t\u00eb cilat i hap\u00ebn rrug\u00ebn ngritjes s\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mazhoranca dhe opozita pritet t\u00eb rikthejn\u00eb p\u00ebr diskutim rishikimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi pasi grupi i pun\u00ebs i ngritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ka gati nj\u00eb paket\u00eb propozimesh q\u00eb prekin ligjet q\u00eb organizojn\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Grupi i pun\u00ebs i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga deputet\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit t\u00eb Ligjeve nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike e nd\u00ebrpreu [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":78187,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204],"tags":[883,1405,1406,1197,107,853,405,351,1229,935,888,1407,1408,778,1198,1409],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/20220520_192404_200522021-1_p5NdrPU.jpg","fifu_image_alt":"Kryetarja e Komisionit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore, Administrat\u00ebn Publike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78186"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78186\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78187"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}