{"id":78191,"date":"2024-05-06T19:56:07","date_gmt":"2024-05-06T17:56:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-se-prokurorit-dritan-nushi\/2024\/05\/06\/"},"modified":"2024-05-06T19:57:39","modified_gmt":"2024-05-06T17:57:39","slug":"kpk-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-se-prokurorit-dritan-nushi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-se-prokurorit-dritan-nushi\/2024\/05\/06\/","title":{"rendered":"KPK u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb prokurorit Dritan Nushi"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Prokurori i Tiran\u00ebs, Dritan Nushi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 31 janar, pasi shumica e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb e figur\u00ebn dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. Dy komisioner\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb, kryesuesja Firdes Shuli dhe relatori Olsi Komici shprehen se konkluduan p\u00ebr pasurin\u00eb dhe duke arsyetuar mbi baz\u00ebn e parimit t\u00eb proporcionalitetit. Sipas tyre, subjekti ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb deklaruara dhe nuk ka n\u00eb pron\u00ebsi ose n\u00eb p\u00ebrdorim pasuri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga sa mund t\u00eb justifikoj\u00eb ligj\u00ebrisht. Po ashtu, vler\u00ebsojn\u00eb se Nushi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb apo t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi, posedim ose n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisionerja Xhensila Pine n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson ndryshe, duke \u00e7muar se Nushi gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe ka votuar p\u00ebr shkarkimin e tij. Pine konstaton munges\u00eb t\u00eb koherenc\u00ebs n\u00eb deklarimet e subjektit lidhur me vendbanimet e pasurit\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim. Sipas saj, subjekti duhej t\u00eb provonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar tej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm se nuk ndodhej n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb tyre.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pine gjen probleme n\u00eb deklarimin e nj\u00eb automjeti n\u00eb p\u00ebrdorim, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij. Sipas saj, nga aktet e administruara gjat\u00eb hetimit administrativ, konfirmohet p\u00ebrdorimi i k\u00ebtij automjeti prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit edhe n\u00eb koh\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d dhe se ai kishte pasur detyrimin p\u00ebr ta deklaruar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. Ajo vler\u00ebson se Nushi ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb pasi nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij automjeti, si dhe nuk ka provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj pasurie p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar tej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm se nuk gjendej n\u00eb kushtet e fshehjes.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">KPK \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb dhe n\u00eb vler\u00ebsimin e banesave n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb prokurorit Dritan Nushi. Subjekti ka deklaruar p\u00ebrdorimin pa akt t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb vjehrrit n\u00eb Tiran\u00eb. Ai ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d marr\u00ebdh\u00ebnien e huap\u00ebrdorjes pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK ka vler\u00ebsuar q\u00eb vjehrrin dhe vjehrr\u00ebn e subjektit t\u2019i konsideroj\u00eb si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur duke k\u00ebrkuar t\u00eb provohet burimi i ligjsh\u00ebm i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj banese.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr blerjen e apartamentit, megjithat\u00eb KPK ka mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e krijuar para martes\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe para se ai t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb detyr\u00ebn e prokurorit, si dhe se nuk ka asnj\u00eb lidhje me familjen e tij t\u00eb origjin\u00ebs.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk gjendet asnj\u00eb element prej nga mund t\u00eb ngrihen dyshime p\u00ebr pasuroi t\u00eb fshehur apo t\u00eb investuar nga ana e subjektit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, Nushi nuk \u00ebsht\u00eb ngarkuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr bilancin negativ t\u00eb vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs s\u00eb tij.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nushi ka konfirmuar p\u00ebr Komisionin p\u00ebrdorimin nga vjehrri dhe vjehrra t\u00eb nj\u00eb shtese + papafingo n\u00eb apartamentin e tyre n\u00eb Tiran\u00eb, por ka n\u00ebnvizuar se ai dhe familja e tij nuk kan\u00eb pasur asnj\u00eb p\u00ebrfitim prej asaj pasurie dhe as e kan\u00eb p\u00ebrdorur.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nisur nga fakti se shtesa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar kur subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij banonin n\u00eb apartamentin e vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioni ka ngritur fillimisht dyshime se mund t\u00eb ishte pasuri e fshehur. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, si dhe t\u00eb provoj\u00eb tej \u00e7do dyshimi se nuk ndodhet n\u00eb kushtet e fshehjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Duke iu referuar dokumenteve t\u00eb administruara dhe prap\u00ebsimeve t\u00eb Nushit, shumica vler\u00ebson se se apartamenti dhe shtesa jan\u00eb pasuri t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit.\u00a0 Sipas shumic\u00ebs, citimi nga vjehrri i nj\u00eb apartamenti me tjet\u00ebr num\u00ebr n\u00eb disa akte noteriale, \u00ebsht\u00eb provuar se \u00ebsht\u00eb gabim i b\u00ebr\u00eb fillimisht n\u00eb nj\u00eb prokur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me. Ky gabim \u00ebsht\u00eb konsideruar nga shumica i paq\u00ebllimsh\u00ebm, duke argumentuar se vjehrri nuk ka jetuar tek ai apartament dhe se mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mbajtur mend numrin e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse e pamundur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr nj\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar nga vjehrri p\u00ebr t\u00eb bij\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ark\u00ebtuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb ardhurat nga qiraja e shtes\u00ebs dhe papafingos, KPK konstaton se ajo nuk ka pasur tagra tjet\u00ebrsimi t\u00eb k\u00ebsja pasurie dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb Nushi nuk gjendet n\u00eb kushtet e fshehjes.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit e ka deklaruar apartamentin shtes\u00eb dhe papafingon q\u00eb n\u00eb pyet\u00ebsorin standard, duke dh\u00ebn\u00eb shpjegime e prova t\u00eb tjera gjat\u00eb hetimit me q\u00ebllim pasqyrimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rrethanave t\u00eb krijimit dhe disponimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, duke qen\u00eb transparent p\u00ebr \u00e7do detaj dhe nuk ka tentuar t\u00eb fsheh\u00eb asnj\u00eb situat\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri\u201d, konstaton shumica dhe arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se shtesa \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi faktike dhe ligjore t\u00eb vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb vler\u00ebsimit dhe \u00ebsht\u00eb krijuar me burim nga t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nushi rezulton bashk\u00ebpronar me 1\/3-at t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 153 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi ligjore pasi babai ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. N\u00eb pyet\u00ebsorin standard, Nushi ka deklaruar se n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2004 deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2005 kan\u00eb jetuar n\u00eb Tiran\u00eb, tek ky apartament i prenotuar nga i ati n\u00eb 2002-in, kur jan\u00eb paguar 50 mij\u00eb USD.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas shumic\u00ebs, kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit e subjektit me t\u00eb ardhurat nga puna e tyre dhe nuk u v\u00ebrtetua q\u00eb prokurori Nushi t\u00eb ket\u00eb kontribuuar financiarisht n\u00eb krijimin e saj. \u201c[\u2026]Pothuajse i gjith\u00eb \u00e7mimi i blerjes \u00ebsht\u00eb paguar q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb subjektit n\u00eb detyr\u00eb nga familja e origjin\u00ebs s\u00eb subjektit; kontrata e shitblerjes s\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb lidhur nga n\u00ebna e tij, \u00e7ka e b\u00ebn at\u00eb pronare t\u00eb vetme mbi k\u00ebt\u00eb pasuri; subjekti ka banuar n\u00eb apartament p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies familjare vet\u00ebm n\u00eb vitet 2004 \u2013 2005 p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, m\u00eb pak se dy vjet, si pjes\u00eb e familjes s\u00eb tij t\u00eb origjin\u00ebs dhe p\u00ebrpara se t\u00eb lidhte martes\u00eb; subjekti q\u00eb nga viti 2006 e n\u00eb vazhdim ka jetuar me bashk\u00ebshorten dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij n\u00eb apartamentin e bler\u00eb nga vjehrri i tij B. N.; n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament kan\u00eb banuar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb banojn\u00eb pa nd\u00ebrprerje n\u00ebna dhe motra e subjektit\u201d, rendit shumica argumentet p\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrjashton subjektin nga investimi i kryer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe nuk ka ngritur dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pine n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se deklarimet e subjektit gjat\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr banesat n\u00eb p\u00ebrdorim jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me deklarimet periodike nd\u00ebr vite. Ajo konstaton se n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit standard, Nushi ka deklaruar se nga fillimi i vitit 2004 deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2005 ka jetuar n\u00eb Tiran\u00eb, tek apartamenti prind\u00ebrve, i prenotuar prej tyre n\u00eb 2002-in dhe se nga viti 2006 e n\u00eb vijim, s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten, p\u00ebrdorin sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb prin\u00ebsi t\u00eb vjehrrit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2001.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vijim, Pine sjell n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb deklarimet periodike, Nushi ka sh\u00ebnuar si adres\u00eb banimi p\u00ebr vitet 2003 \u2013 2004 apartament me qira. Ajo shprehet se deklarimet e subjektit lidhur me p\u00ebrdorimin e apartamentit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vjehrrit vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me dokumentacionin dhe faktet e rezultuara gjat\u00eb hetimit administrativ, nga ka rezultuar se me prokur\u00ebn e vitit 2014 babai i bashk\u00ebshortes i ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb disponuar nj\u00eb apartament me nr.25 p\u00ebr t\u00eb cilin subjekti ka deklaruar se e ka p\u00ebrdorur pa nd\u00ebrprerje prej 2006-\u00ebs dhe aktualisht, por q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira n\u00eb 2014-\u00ebn.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cCitimi i numrit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb furnizimit me energji elektrike nr. ***, Tiran\u00eb, si numri n\u00eb t\u00eb cilin qiramarr\u00ebsit do t\u00eb paguanin energjin\u00eb elektrike, rr\u00ebzon pretendimet e subjektit se ky apartament u p\u00ebrdor nd\u00ebr vite nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe se referimet e t\u00eb dh\u00ebnave ishin pasakt\u00ebsi n\u00eb hartimin e dokumentacionit ligjor n\u00eb kontrat\u00ebn e qiras\u00eb\u201d, vler\u00ebson Pine dhe shton se k\u00ebto deklarime kontradiktore mbi vendq\u00ebndrimin e tij krijojn\u00eb paqart\u00ebsi dhe nuk provojn\u00eb se ku ka jetuar realisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ajo \u00e7mon se, p\u00ebr sa koh\u00eb vet\u00eb subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb pasakta dhe kontradiktore, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb dallohet se cili deklarim \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb dhe cili ka qen\u00eb shkaku i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb e ka detyruar p\u00ebr t\u00eb mos deklaruar sakt\u00ebsisht vendbanimet.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Lidhur me apartamentin e porositur nga prind\u00ebrit e Nushit n\u00eb vitin 2002, Pine v\u00ebren se deklarimi i subjektit se kjo banes\u00eb p\u00ebrdorej prej familjar\u00ebve nga viti 2005, mbeti vet\u00ebm deklarativ dhe i paprovuar me dokumentacion ligjor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas Pines, babai dhe n\u00ebna e subjektit kan\u00eb n\u00ebnshkruar dokumente t\u00eb administruara gjat\u00eb hetimit, prej nga rezulton t\u00eb ken\u00eb deklaruar adresa banimi t\u00eb tjera. Po ashtu, ajo konstaton se nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia financiare e familjes s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb paguar me burime t\u00eb ligjshme shum\u00ebn 50 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2002.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cP\u00ebr sa rezulton se subjekti dhe familja e tij ishin n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr ta justifikuar k\u00ebt\u00eb apartament me burime t\u00eb ligjshme q\u00eb n\u00eb momentin e krijimit t\u00eb saj, arsyetimi se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb subjektit n\u00eb detyr\u00eb, nuk i sh\u00ebrben n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse situat\u00ebs konkrete t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb se ndon\u00ebse jo n\u00eb detyr\u00ebn e prokurorit ai ka kryer funksionet e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore pran\u00eb Prokuroris\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn 1998 \u2013 2002\u201d, konstaton Pine dhe shton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb koherenc\u00ebs n\u00eb deklarime lidhur me vendbanimet, Nushi duhet t\u00eb provonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj pasurie p\u00ebr t\u00eb provuar tej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm se nuk ndodhej n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Dritan Nushi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 31 janar, pasi shumica e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb e figur\u00ebn dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. Dy komisioner\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb, kryesuesja Firdes Shuli dhe relatori Olsi Komici shprehen se konkluduan p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78192,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[1192,1305,1410,784,171,906,149,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/Prokurori-Dritan-Nushi-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Dritan Nushi | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78191"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78191"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78191\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78193,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78191\/revisions\/78193"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}