{"id":78197,"date":"2024-05-08T18:12:15","date_gmt":"2024-05-08T16:12:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/diskriminimi-gjinor-onm-rekomandon-pezullimin-dhe-riedukimin-e-prokurorit-erjon-shqarri\/2024\/05\/08\/"},"modified":"2024-05-08T18:12:57","modified_gmt":"2024-05-08T16:12:57","slug":"diskriminimi-gjinor-onm-rekomandon-pezullimin-dhe-riedukimin-e-prokurorit-erjon-shqarri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/diskriminimi-gjinor-onm-rekomandon-pezullimin-dhe-riedukimin-e-prokurorit-erjon-shqarri\/2024\/05\/08\/","title":{"rendered":"Diskriminimi gjinor, ONM rekomandon pezullimin dhe riedukimin e prokurorit Erjon Shqarri"},"content":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit i k\u00ebrkuan Komisionerit Publik t\u00eb apeloj\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Erjon Shqarri.<\/p>\n<p>Rekomandimi q\u00eb u publikua t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nga Komisioneri Publik, \u00ebsht\u00eb fokusuar te problemet e gjetura n\u00eb hetimin e nj\u00eb rasti p\u00ebrndjekjeje n\u00eb vitin 2016. Rasti kishte t\u00eb b\u00ebnte me denoncimin e nj\u00eb vajze ndaj ish-t\u00eb fejuarit. \u00c7\u00ebshtje q\u00eb ishte pushuar nga Shqarri.<\/p>\n<p>Shqarri arsyetoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore se viktima dhe i kall\u00ebzuari kishin qen\u00eb n\u00eb komunikim me nj\u00ebri tjetrin. Ai tha n\u00eb seanc\u00eb se viktima kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb telefonata ndaj t\u00eb kall\u00ebzuarit. N\u00eb p\u00ebrgjigjen me shkrim t\u00eb cituar nga ONM, Shqarri k\u00ebmb\u00ebngul se p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb rast p\u00ebrndjekje\u00a0 refuzimi i viktim\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb kategorik dhe i hapur.<\/p>\n<p>Por q\u00ebndrimet e Shqarrit jan\u00eb t\u00eb gabuara sipas ONM-s\u00eb dhe krijojn\u00eb premisa p\u00ebr t\u00eb justifikuar krimet seksuale dhe bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me Konvent\u00ebn e Stambollit. \u201cKjo mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb justifikime t\u00eb dhun\u00ebs seksuale vet\u00ebm se viktima nuk e ka shprehur hapur refuzimin. Kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme\u201d, thuhet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>ONM shprehet se Shqarri e keqinterpreton ligjin dhe e keqkupton dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore dhe sipas v\u00ebzhguesve ai duhet t\u00eb pezullohet dhe t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb trajnim 1 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e ONM pas nj\u00eb analize dhe vler\u00ebsimit t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb provave n\u00eb dispozicion, trupat e vetingut duhej t\u00eb vendosnin p\u00ebr pezullimin e subjektit p\u00ebr nj\u00eb vit nga detyra me detyrimin p\u00ebr t\u00eb ndjekur trajnimin n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>ONM v\u00eb n\u00eb dukje se gabimi i Shqarrit \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00eb dhe si i till\u00eb k\u00ebrkon marrjen e masave.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit kritikojn\u00eb ashp\u00ebr edhe vendimin dhe arsyetimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Sipas v\u00ebzhguesve trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Suela Zhegu kryesuese, Roland Ilia an\u00ebtar dhe Genta Tafa Bungo relatore, shfaqi mend\u00ebsi patriarkale.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi thot\u00eb se KPK e bazoi arsyetimin e saj n\u00eb faktin q\u00eb viktima nuk kishte apeluar \u00e7\u00ebshtjen. ONM shprehet se n\u00eb raste kur p\u00ebrballen me mosbesim \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb viktimat t\u00eb t\u00ebrhiqen nga kall\u00ebzimi. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00ebse dikush b\u00ebn nj\u00eb denoncim dhe, at\u00ebher\u00eb, ajo nuk besohet, si mund t\u00eb pritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb ajo (viktima) t\u00eb apeloj\u00eb vendimin e pushimit t\u00eb hetimit?\u201d, thuhet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit arsyetojn\u00eb se pretendimi q\u00eb viktima t\u00eb ishte e pranishme n\u00eb proces po ashtu \u00ebsht\u00eb i pa bazuar dhe diskriminues, pasi kjo p\u00ebrgjith\u00ebsisht sjell\u00eb riviktimizim dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktim\u00ebs. V\u00ebzhguesit thon\u00eb se as prokurori dhe as KPK nuk e kishin analizuar situat\u00ebn me syrin e viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb gjitha rastet e ngacmimeve, fokusi \u00ebsht\u00eb te perceptimi i viktim\u00ebs, jo te dhunuesi. Dhe, shum\u00eb shpesh, viktimat jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb n\u00ebnshtruara, p\u00ebr sa i p\u00ebrket gjendjes mendore, sepse ato rrall\u00eb kan\u00eb forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar shkel\u00ebsi\/p\u00ebrndjek\u00ebsit e tyre, si n\u00eb rastet e dhun\u00ebs n\u00eb familje, q\u00eb ndodh shpesh n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri patriarkale si ajo shqiptare ose, t\u00eb pakt\u00ebn, segmente t\u00eb saj q\u00eb duket se mb\u00ebshteten nga arsyetimi dhe konkluzionet e KPK-s\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>Erjon Shqarri e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tropoj\u00ebs n\u00eb vitin 2015 dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs. Ai u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 9 prill pas nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr d\u00ebgjimore.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>V\u00ebzhguesit e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit i k\u00ebrkuan Komisionerit Publik t\u00eb apeloj\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Erjon Shqarri. Rekomandimi q\u00eb u publikua t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nga Komisioneri Publik, \u00ebsht\u00eb fokusuar te problemet e gjetura n\u00eb hetimin e nj\u00eb rasti p\u00ebrndjekjeje n\u00eb vitin 2016. Rasti kishte t\u00eb b\u00ebnte [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":78198,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[1376,170,101,1412,935,671,889,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/Erjon-Shqarri-pas-vendimit-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Erjon Shqarri pas shpalljes s\u00eb vendimit. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78197"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78197"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78197\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78199,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78197\/revisions\/78199"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78198"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78197"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78197"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78197"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}