{"id":78200,"date":"2024-05-08T18:29:29","date_gmt":"2024-05-08T16:29:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/anton-pali-perballet-me-pyetje-per-pushimin-e-hetimit-per-incineratorin-e-elbasanit\/2024\/05\/08\/"},"modified":"2024-05-08T18:30:28","modified_gmt":"2024-05-08T16:30:28","slug":"anton-pali-perballet-me-pyetje-per-pushimin-e-hetimit-per-incineratorin-e-elbasanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/anton-pali-perballet-me-pyetje-per-pushimin-e-hetimit-per-incineratorin-e-elbasanit\/2024\/05\/08\/","title":{"rendered":"Anton Pali p\u00ebrballet me pyetje p\u00ebr pushimin e hetimit p\u00ebr incineratorin e Elbasanit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Anton Pali i Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 8 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij, mes tyre dhe p\u00ebr nj\u00eb vendim pushimi lidhur me nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb kryer ndaj kompanis\u00eb q\u00eb po nd\u00ebrtonte incineratorin e Elbasanit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Pali po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Brundila Bekteshin dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Anton Pali e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2005 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, nd\u00ebrsa u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 2016. Prej ver\u00ebs s\u00eb vitit 2023, Pali e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi v\u00ebrejti se nga hetimi administrativ nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr \u00e7mimin rreth 6 milion\u00eb lek\u00eb, me burim nj\u00eb dhurim nga babai n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb objekti tre kate p\u00ebr vler\u00ebn 30 milion\u00eb e 750 mij\u00eb lek\u00eb, pasuri n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn subjekti g\u00ebzonte 1\/8-\u00ebn pjes\u00eb takuese, t\u00eb trash\u00ebguar nga halla e tij.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, halla e subjektit i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb trash\u00ebgimi prokurorit Pali dhe v\u00ebllait t\u00eb tij gjith\u00eb pasurit\u00eb q\u00eb ajo zot\u00ebronte, me pjes\u00eb takuese \u00bd-\u00ebn p\u00ebr secilin.<\/p>\n<p>Objekti tre kate rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfituar nga babai i subjektit, halla e tij dhe familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb vitin 1993 nga Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave. Babai ka p\u00ebrfituar nga shitja e k\u00ebsaj pasurie vler\u00ebn 7.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb jan\u00eb konsideruar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dhurimin, nd\u00ebrsa subjekti 3.5 milion\u00eb lek\u00eb &#8211; shuma q\u00eb jan\u00eb \u00e7muar se mbulojn\u00eb pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Pali ka rezultuar me mund\u00ebsi financiare dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite p\u00ebr djalin q\u00eb n\u00eb vitin 2017 ishte n\u00eb shum\u00ebn 338 mij\u00eb lek\u00eb, me burim nga pagat.<\/p>\n<p>Bekteshi pohoi se nuk jan\u00eb gjetur probleme dhe p\u00ebr pjes\u00ebn takuese q\u00eb subjekti zot\u00ebron n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb privatizuar nga familja n\u00eb vitin 1993 si dhe p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke t\u00eb dhuruar nga halla.<\/p>\n<p>Pa probleme kan\u00eb rezultuar dhe pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortes, 1\/3 pjes\u00eb takuese n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe rreth 25 m2, si dhe p\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2016, ka rezultuar bilanc pozitiv n\u00eb \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Prokurori Anton Pali mori vler\u00ebsim pozitiv edhe p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni i ka kaluar bara prove p\u00ebr disa nga \u00e7\u00ebshtjet e denoncuara nga publiku, si dhe p\u00ebr nj\u00eb denoncim n\u00eb media.<\/p>\n<p>Pali kund\u00ebrshtoi pretendimet e nj\u00eb denoncuesi p\u00ebr veprime jo t\u00eb drejta t\u00eb prokurorit mbi pron\u00ebn e tij. Subjekti shpjegoi se hetimet ishin t\u00eb plota dhe gjykata e kishte pushuar \u00e7\u00ebshtjen. Sipas tij, me pushimin e hetimeve, ka disponuar me kthimin e provave t\u00eb sekuestruara dhe se nuk q\u00ebndronte pretendimi i denoncuesit.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb denoncim tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb konstatuar se vendimarrja e subjektit p\u00ebr mosfillim t\u00eb hetimeve \u00ebsht\u00eb prishur nga gjykata. Ai deklaroi se edhe pas regjistrimit t\u00eb procedimit dhe kryerjes s\u00eb hetimeve, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pushuar dhe \u00ebsht\u00eb pranuar nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb shqytohet n\u00eb apel.<\/p>\n<p>Subjekti dha shjegime p\u00ebr dy raste t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm, duke theksuar se gjykata s\u00ebrish e kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushim, prej nga vler\u00ebsonte se q\u00ebndrimi i tij p\u00ebr mosfillim t\u00eb hetimeve kisht qen\u00eb i drejt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimet n\u00eb nj\u00eb denoncim p\u00ebr zvarritje hetimesh, Komisioni konstaton se p\u00ebr kat\u00ebr vjet jan\u00eb shtyr\u00eb hetimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pajustifikuar. Subjekti deklaroi se kjo \u00e7\u00ebshtje ishte trajtuar dhe nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb kishte vendosur mbylljen e hetimit disiplinor dhe e kishte p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u2019u konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin profesional. Pali pretendoi se koh\u00ebzgjatja kishte qen\u00eb objektive si paosj\u00eb e ngarkes\u00ebs s\u00eb lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe t\u00eb kompleksitetit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Si Komisioni, ashtu dhe subjekti u ndal\u00ebn m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb gjetjet p\u00ebr nj\u00eb vendimarrje t\u00eb subjektit t\u00eb trajtuar n\u00eb media, lidhur me pushimin e hetimeve p\u00ebr incineratorin e Elbasanit n\u00eb vitin 2017. Sipas Komisionit, duket se subjekti nuk ka kryer veprimet hetimore p\u00ebr kompanit\u00eb kontraktore dhe n\u00ebnkontraktore, si dhe nuk jan\u00eb hetuar an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb se si \u00ebsht\u00eb konkluduar me pushim t\u00eb hetimit, kur prokurorja e m\u00ebparshme kishte konkluduar se kishte korrupsion aktiv dhe pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale,\u201d u tha n\u00eb relatim.<\/p>\n<p>Subjekti tha se ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij hetimi kur ishte caktuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb ushtruar detyr\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit.<\/p>\n<p>Sipas tij, objekt i hetimit ishte financimi i kompanive q\u00eb do po nd\u00ebrtonin incineratorin e Elbasanit, q\u00eb kishte rezultuar t\u00eb ishte nj\u00eb kredi dhe buxheti i shtetit. Subjekti tha se n\u00eb k\u00ebto kushte nuk mund t\u00eb kishte indicie apo dyshime p\u00ebr burimet e financimit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ishte vendosur pushimi.<\/p>\n<p>Pali tha se edhe sipas prokuroris\u00eb dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, nuk kishte pasur dyshime p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb financimit t\u00eb incineratorit t\u00eb Elbasanit. Ai n\u00ebnvizoi se vendimarrja e tij ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga gjykatat.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Pali tha se kur ishin kryer ato hetime nuk kishte pasur indicie p\u00ebr shtetasin L.K., q\u00eb nga sa u relatua, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Sipas subjektit, ky person nuk mund t\u00eb ishte subjekt i hetimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>I pyetur nga kryesuesja \u00c7iftja se p\u00ebrse nuk ishin vijuar veprimet hetimore t\u00eb deleguara nga kolegia e ndjer\u00eb, subjekti tha se ato ishin referuar p\u00ebr tender nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr partneritet publik \u2013 privat.\u00a0 Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr kryerje t\u00eb ekspertimeve, pasi vet\u00eb t\u00eb hetuarit kishin pranuar se i kishin n\u00ebnshkruar aktet.<\/p>\n<p>An\u00ebtari Hamitaj iu rikthye \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb incineratorit t\u00eb Elbasanit gjat\u00eb pyetjeve t\u00eb tij, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje pohimin e subjektit se kishte pasur si objekt hetimi pretendimin e kall\u00ebzimit. Ai e pyeti n\u00ebse nj\u00eb prokuror duhej t\u00eb bazohej vet\u00ebm n\u00eb dyshimet e kall\u00ebzuesit, apo duhej t\u00eb hetonte m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pali deklaroi se i ishte referuar kall\u00ebzuesit, pasi nuk kishte indicie. \u201cNuk ka kufizim, por nuk kishte asnj\u00eb indicie,\u201d pohoi subjekti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, kryesuesja \u00c7iftja pyeti se si mund t\u00eb vinte nj\u00eb indicie pa hetuar. \u201cSi vjen indicia, duke ardhur tek dera e t\u00eb thon\u00eb: \u2018Erdh\u00ebm ne\u2019? Vijn\u00eb duke hetuar. Apo ka pasur ndonj\u00eb shkak tjet\u00ebr?, e pyeti ajo subjektin.<\/p>\n<p>Pali tha se nuk kishte pasur ansj\u00eb arsye tjet\u00ebr dhe se ishin b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb gjetur faj\u00ebsin\u00eb. \u201cDetyra e prokurorit \u00ebsht\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb brenda nj\u00eb kuadri t\u00eb caktuar, pa c\u00ebnuar pal\u00ebt\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera prokurori Anton Pali dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 10 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Anton Pali i Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 8 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij, mes tyre dhe p\u00ebr nj\u00eb vendim pushimi lidhur me nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb kryer ndaj kompanis\u00eb q\u00eb po nd\u00ebrtonte [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78201,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[1411,365,288,1413,118,172,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Anton-Pali-nga-Durresi--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Anton Pali pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78200"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78200"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78200\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78202,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78200\/revisions\/78202"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78201"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}