{"id":78209,"date":"2024-05-09T18:40:11","date_gmt":"2024-05-09T16:40:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-prokurorin-dritan-gripshi-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2024\/05\/09\/"},"modified":"2024-05-09T18:41:02","modified_gmt":"2024-05-09T16:41:02","slug":"kpk-e-shkarkoi-prokurorin-dritan-gripshi-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-prokurorin-dritan-gripshi-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2024\/05\/09\/","title":{"rendered":"KPK e shkarkoi prokurorin Dritan Gripshi p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb dat\u00eb 27 mars, pasi Komisioni konkludoi se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe u vler\u00ebsua i aft\u00eb profesionalisht. Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Gripshit u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegu dhe an\u00ebtar Roland Ilian.<\/p>\n<p>Gripshi ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2005 nj\u00eb ngast\u00ebr tok\u00eb-ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 450 m2 n\u00eb Sauk t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr \u00e7mimin 1 milion e 950 mij\u00eb lek\u00eb. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d kursimet nga pagat dhe hua t\u00eb marra nga shtetasi S.V., me deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2005.\u00a0 Megjith\u00ebse subjekti nuk ka deklaruar burim p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2005, ai ka sh\u00ebnuar n\u00eb seksionin e detyrimeve financiare marrjen e huas n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Lidhur me kursimet ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten kan\u00eb kursyer 800 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs dhe se nuk ka pasur kursime cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2005. KPK v\u00ebren se Gripshi ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime kontradikore n\u00eb lidhje me shum\u00ebn cash, pasi referuar deklarat\u00ebs s\u00eb atij viti dhe procesverbalave kur \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00eb ILDKPKI, ka deklaruar se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb mbartur deri n\u00eb vitin 2007, si total i gjendjes cash.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kyer p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit, prej dokumeteve t\u00eb depozituara nga subjekti ka rezultuar se nuk jan\u00eb provuar t\u00eb ardhura t\u00eb shtetasit S.V. p\u00ebrpara dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i statement-it bankar, p\u00ebrputhet deklarimi i subjektit, i cili ka shpjeguar se p\u00ebr shlyerjen e huas ka sh\u00ebrbyer nj\u00eb vler\u00eb 3 milion e 540 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb t\u00eb mbyllur n\u00eb janar t\u00eb vitit 2006.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb n\u00eb investimin e k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka depozituar akte shtes\u00eb p\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsit, prej nga \u00ebsht\u00eb provuar se S.V. ka ushtruar aktivitet t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe ka qen\u00eb i regjistruar si biznes i vog\u00ebl; ka provuar xhiron e realizuar, si dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga sh\u00ebrbimet e ofruara prej tij pran\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>KPK ka p\u00ebrllogaritur si marzh fitimi t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit nga biznesi 30% t\u00eb xhiros vjetor n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, prej nga ka rezultuar se p\u00ebr vitet 2004-2005, mund t\u00eb kishte p\u00ebrfituar fitim neto jo m\u00eb shum\u00eb se 1.2 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb konsideruar prap\u00ebsimet e subjektit se familja e huadh\u00ebn\u00ebsit kishte n\u00eb pron\u00ebsi tok\u00eb bujq\u00ebsore dhe ka kultivuar kultura bujq\u00ebsore duke realizuar t\u00eb ardhura n\u00eb vite. Komisioni ka vler\u00ebsuar t\u00eb p\u00ebrllogaris\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebshorten e shtetasit S.V nj\u00eb pag\u00eb minimale si e vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, por s\u00ebrish nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb. KPK ka konkluduar t\u00eb mos e p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb blerjes s\u00eb tok\u00ebs, shum\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb t\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me gjendjen cash, KPK ka vler\u00ebsuar se deklarimi n\u00eb 2005-\u00ebn se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e truallit dhe nuk \u00ebsht\u00eb disponuar prej tij n\u00eb fund t\u00eb atij viti, ka pasqyruar gjendjen faktike t\u00eb situat\u00ebs. Edhe pas rikryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare bazuar n\u00eb prap\u00ebsimet e Gripshit, s\u00ebrish ai ka rezultuar me munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 2.3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2005.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se mbi tok\u00ebn e bler\u00eb n\u00eb Sauk ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sht\u00ebpi dy kate + garazh, me vler\u00eb rreth 5 milion\u00eb lek\u00eb. Si burime krijimi ka deklaruar kursimet familjare dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin e Elbasanit n\u00eb vitin 2007. Ai ka shpjeguar se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs n\u00eb vitin 2006 kan\u00eb sh\u00ebrbyer kursimet nga viti 1995, q\u00eb jan\u00eb depozituar n\u00eb 2001-in n\u00eb bank\u00eb. Komisioni ka b\u00ebr\u00eb analiz\u00ebn financiare, prej nga ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 598 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Analiz\u00ebs s\u00eb Komisionit i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar dhe nj\u00eb tjet\u00ebr depozit\u00eb e \u00e7elur n\u00eb vitin 2003 n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, q\u00eb ka rezultuar me pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 387 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, nga analiza financiare paraprake \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kursimet nga pagat gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb shum\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pas prap\u00ebsimeve t\u00eb Gripshit, s\u00ebrish ka mbetur bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn totale 2 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs dykat\u00ebshe.<\/p>\n<p>Gripshi \u00ebsht\u00eb penalizuar dhe p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb depozite n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes, vler\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb kaluar m\u00eb pas n\u00eb llogari t\u00eb vjehrrit, i cili e ka t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2006, kur subjekti ka kryer edhe investimin m\u00eb t\u00eb madh, at\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Sauk t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se bashk\u00ebshortja e subjektit ka pasur nj\u00eb depozit\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003 \u2013 2004. KPK vler\u00ebson se Gripshi ka pasur detyrim p\u00ebr ta pasqyruar k\u00ebt\u00eb depozit\u00eb n\u00eb deklarimin e par\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Gripshi ka pretenduar se kjo llogari nuk ka qen\u00eb e bashk\u00ebshortes dhe as n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj. Sipas tij, ka qen\u00eb llogari bankare e vjehrrit, por p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs t\u00eb tij, punonj\u00ebsit e bank\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohej nga nj\u00eb familjar.<\/p>\n<p>Ai ka argumentuar se kjo provohej nga fakti se n\u00eb mandatin e l\u00ebshuar nga banka p\u00ebr \u00e7eljen e k\u00ebsaj llogarie nuk ka n\u00ebnshkruar bashk\u00ebshortja, por vjehrri. Sipas subjektit, megjith\u00ebse n\u00eb mandat \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nga punonj\u00ebsi i bank\u00ebs dhe emri i bashk\u00ebshortes, nuk ka asnj\u00eb n\u00ebnshkrim t\u00eb saj. Ai ka vijuar shpjegimin se bashk\u00ebshortja e ka pasur p\u00ebr disa muaj t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kryer veprime, por m\u00eb pas veprimet jan\u00eb kaluar totalisht n\u00eb llogari vjehrrit t\u00eb tij, i cili sipas subjektit, ka e ka disponuar shum\u00ebn t\u00ebr\u00ebsisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i kryer nga KPK ka rezultuar se n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2003 \u00ebsht\u00eb depozituar cash n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari shuma 4 milion lek\u00eb. Vjehrri e ka t\u00ebrhequr k\u00ebt\u00eb vler\u00eb dhe n\u00eb mars t\u00eb 2004-\u00ebs e ka depozituar cash n\u00eb nj\u00eb llogari t\u00eb tij\u00ebn p\u00ebr ta t\u00ebrhequr po cash n\u00eb janar t\u00eb 2006-\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr mosdeklarimin e k\u00ebsaj depozite t\u00eb hapur prej bashk\u00ebshortes dhe babait t\u00eb saj, si dhe p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK vler\u00ebson se bashk\u00ebshortja e Gripshit n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari bankare dyem\u00ebrore \u00ebsht\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e titullares apo depozitueses dhe jo si person i autorizuar, si pretendon ai.<\/p>\n<p>\u201cNdryshe nga \u00e7far\u00eb ka shpjeguar subjekti se kjo depozit\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7elur si nj\u00eb depozit\u00eb dyem\u00ebrore, p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb vjehrrit, si nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e bank\u00ebs, ky pretendim \u00ebsht\u00eb i pabazuar pasi nga hetimi rezultoi q\u00eb z. I e ka t\u00ebrhequr k\u00ebt\u00eb depozit\u00eb totalisht dhe e ka disponuar nga viti 2004 e n\u00eb vijim n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb personale, pavar\u00ebsisht mosh\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb vjet\u00ebr\u201d, argumenton Komisioni.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb gjetur i pabesuesh\u00ebm nj\u00eb tjet\u00ebr pretendim i subjektit p\u00ebr kalimin n\u00eb llogarin\u00eb e vjehrrit t\u00eb shumave t\u00eb depozituara prej tij n\u00eb vitin 2001. Sipas KPK, vjehrri subjektit ka pasur mjaftuesh\u00ebm t\u00eb ardhura n\u00eb depozit\u00ebn e tij n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe nuk i nevojiteshin parat\u00eb q\u00eb i ka transferuar e bija, ashtu si ka shpjeguar subjekti.<\/p>\n<p>Nga analiza e kryer n\u00eb KPK \u00ebsht\u00eb konkluduar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs 4 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, ka rezultuar se as subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e asaj shume.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr Komisionin, fakti q\u00eb subjekti nuk ka deklaruar asnj\u00eb nga depozitat e \u00e7elura n\u00eb bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb, fakti q\u00eb kryen veprime me vjehrrin, transfertat apo t\u00ebrheqjet e k\u00ebtyre shumave prej vjehrrit, faktin q\u00eb k\u00ebto depozita t\u00ebrhiqen t\u00eb dyja n\u00eb vitin 2006 kur subjekti ka kryer investimin m\u00eb t\u00eb madh tek nd\u00ebrtimi i sht\u00ebpis\u00eb 2 kate, trupi gjykues vler\u00ebson se k\u00ebto rrethana t\u00eb orientojn\u00eb tek p\u00ebrdorimi i k\u00ebsaj depozite nga ana e familjes s\u00eb subjektit\u201d, vler\u00ebson KPK dhe konkludon se subjekti nuk arriti t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs n\u00eb rezultatet paraprake t\u00eb hetimit administrativ, si dhe se gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar depozit\u00ebn n\u00eb 2004-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka konkluduar se prokurori Dritan Gripshi ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive, si dhe ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb shum\u00ebn 8.2 milion\u00eb lek\u00eb. K\u00ebto konstatime konsiderohen prej KPK se e vendosin subjektin n\u00eb ksuhtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb dat\u00eb 27 mars, pasi Komisioni konkludoi se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe u vler\u00ebsua i aft\u00eb profesionalisht. Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Gripshit u mor [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78210,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[1192,1341,1359,170,779,149,889,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Dritan-Gripshi.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Dritan Gripshi pas vendimit p\u00ebr shkarkimin nga detyra. Foto| BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78209"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78209"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78209\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78211,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78209\/revisions\/78211"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78210"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}