{"id":78218,"date":"2024-05-13T18:44:10","date_gmt":"2024-05-13T16:44:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-afrim-shehu-jep-shpjegime-per-bilancin-negativ-dhe-denoncimet-e-publikut\/2024\/05\/13\/"},"modified":"2024-05-13T18:44:36","modified_gmt":"2024-05-13T16:44:36","slug":"prokurori-afrim-shehu-jep-shpjegime-per-bilancin-negativ-dhe-denoncimet-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-afrim-shehu-jep-shpjegime-per-bilancin-negativ-dhe-denoncimet-e-publikut\/2024\/05\/13\/","title":{"rendered":"Prokurori Afrim Shehu jep shpjegime p\u00ebr bilancin negativ dhe denoncimet e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Afrim Shehu u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 13 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe shpjegime dhe kund\u00ebrshtoi bilancin negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb konstatuar para dhe pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Subjekti dha gjithashtu shpjegime p\u00ebr disa nga denoncimet e depozituara nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Shehu po kryhet nga trupa e KPK-s\u00eb, e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskaj dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Afrim Shehu ka punuar si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore dhe si avokat p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej prokuror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2009. P\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb ai punoi si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, nd\u00ebrsa n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023 u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes paralele.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 72.2 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2010, pasuri e porositur n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr 4 milion\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar si burime pagat si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe si avokat si dhe 10 mij\u00eb euro dhurat\u00eb nga v\u00ebllai q\u00eb jeton n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2004, rezulton se ai ka shpjeguar pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb se nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb transaksion, pasi banesa nuk ishte regjistruar ende n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>KPK ka analizuar burimet e deklaruara nga subjekti dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga pagat si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore nuk jan\u00eb gjetur probleme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga t\u00eb ardhurat si avokat \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion se ai ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb zyr\u00ebn e avokatis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij me pag\u00eb fikse dhe shp\u00ebrblim 20% t\u00eb fitimit p\u00ebr secilin prej klient\u00ebve t\u00eb tij. Duke p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhurat e zyr\u00ebs s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit, KPK konstaton se nuk ka qen\u00eb e mundur q\u00eb pjesa e shp\u00ebrblimit t\u00eb ishte n\u00eb mas\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb sa pretendohet.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb paguar dhe p\u00ebr sh\u00ebrbimet n\u00eb zyr\u00ebn e noteris\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb v\u00ebllait, KPK konstaton se kjo nuk \u00ebsht\u00eb provuar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare shuma 1.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb analiz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe nj\u00eb hua 4000 USD e deklaruar gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut. Megjith\u00ebse bashk\u00ebshortja ka deklaruar marrjen e nj\u00eb huaje n\u00eb vler\u00ebn reth 23 mij\u00eb USD, KPK v\u00ebren se duket se kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb tjet\u00ebr apartamenti.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer p\u00ebr dhurimin nga v\u00ebllai, Komisioni konstaton se subjekti e ka t\u00ebrhequr shum\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb nga nj\u00eb depozit\u00eb dhe jo nga dhurimi i deklaruar.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e burimeve t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ka rezultuar bilanc negativ.<\/p>\n<p>Prokurori Shehu pretendoi se me shpjegimet dhe provat e tij ka p\u00ebrmbysur bilancet negative. Lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb e konstatuar p\u00ebr apartamentin me 72.2 m2, ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat nga avokatia t\u00eb deklaruara prej tij, duke argumentuar se ishte provuar se ai kishte qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb zyr\u00ebn e t\u00eb v\u00ebllait si avokat. Po ashtu, deklaroi se kishte paaqitur t\u00eb dokumentuara t\u00eb ardhurat dhe qarkullimin e bashk\u00ebshortes s\u00eb v\u00ebllait si notere, n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha dhe me detyrime t\u00eb paguara.<\/p>\n<p>Ai tha se KPA n\u00eb praktik\u00ebn e saj ka p\u00ebrcaktuar se tatimi n\u00eb burim i t\u00eb ardhurave t\u00eb pun\u00ebmarr\u00ebsit duhet t\u00eb kryhet nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi. Sipas subjektit, provat shkresore kund\u00ebrshtohen vet\u00ebm kur ato jan\u00eb t\u00eb falsifikuara dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb prej KPK-s\u00eb aktet e dor\u00ebzuara prej tij.<\/p>\n<p>Lidhur me dhurat\u00ebn nga v\u00ebllai, Shehu k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00ebsht\u00eb akt i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm se ai ka transferuar rreth 12 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2004 dhe 2500 paund t\u00eb vitin 2008, kur ka kryer dhe dhurimet n\u00eb favor t\u00eb tij. Ai theksoi se shumat jan\u00eb transferuar n\u00eb sistemin bankar dhe se i plot\u00ebsojn\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u2019u konsideruar si burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb zbatohet jurispudenca e KPA, sipas s\u00eb cil\u00ebs, pasakt\u00ebsit\u00eb e pashoq\u00ebruara me balanca negative, nuk mund t\u00eb sjellin penalizim.<\/p>\n<p>Lidhur me huan\u00eb 4000 USD, subjekti shpjegoi se deklarimi i k\u00ebsaj shume \u00ebsht\u00eb kryer edhe nga bashk\u00ebshortja n\u00eb vitin 2009 dhe jo vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit administrativ. I pyetur dhe nga Ciardi lidhur me k\u00ebt\u00eb transaksion, se p\u00ebrse deklarohej se huaja ishte marr\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr person dhe \u00a0kontrata e huas\u00eb ishte n\u00ebnshkruar nga nj\u00eb tjet\u00ebr, subjekti shpjegoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr rrethana familjare. Sipas tij, huaja ishte marr\u00eb nga bashk\u00ebshorti i mbes\u00ebs, nd\u00ebrsa kontrata ishte n\u00ebnshkruar nga kunati. Ai sqaroi se kunati dhe familja e mbes\u00ebs s\u00eb tij jetonin bashk\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb e konsideronin veten si nj\u00eb familje. Nisur nga fakti se kunati ishte n\u00eb pozicionin e kryefamiljarit, e kishte n\u00ebnshkruar ai kontrat\u00ebn e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Shehu deklaroi n\u00eb vijim se kishte punuar si emigrant n\u00eb Greqi s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb q\u00eb aktualisht jeton n\u00eb Lond\u00ebr. Ai petendoi se kishte siguruar t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb nga puna si emigrant dhe se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb pretendohej dhe nga depozitimi q\u00eb kishte kryer n\u00eb nj\u00eb prej shoq\u00ebrive piramidale n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, si dhe nga t\u00ebrheqja e interesave n\u00eb mas\u00ebn 870 mij\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohet n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Lidhur me vler\u00ebn q\u00eb kishin pasur n\u00eb depozit\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur kishin marr\u00eb huan\u00eb n\u00eb vitin 2004, subjekti sqaroi se at\u00eb shum\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb v\u00ebllait avokat, pasi i ishte dashur t\u00eb kryente rikonstruksion t\u00eb zyrave. Sipas tij, ajo shum\u00eb i ishte kthyer nga v\u00ebllai n\u00eb 2005-\u00ebn.<\/p>\n<p>Shehu pretendoi se kishte v\u00ebrtetuar se kishte pasur burime p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, ve\u00e7 nj\u00eb balance negative t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb vitin 2003, q\u00eb sipas tij, bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, nuk mund t\u00eb sillte penalizim.<\/p>\n<p>KPK ka vler\u00ebsuar gjithashtu se subjekti \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e dy garazheve n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr vler\u00ebn 14 mij\u00eb euro, me burim nga pagat. Sipas Faskajt, \u00ebsht\u00eb konstatuar se kontrata e sip\u00ebrmarrjes p\u00ebr k\u00ebto dy pasuri \u00ebsht\u00eb revokuar dhe shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese i ka kthyer Shehut vler\u00ebn e paguar.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 96.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2015, subjekti ka deklarur si burim t\u00eb ardhurat nga puna dhe kursimet nga shitja e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Apartamenti i shitur \u00ebsht\u00eb porositur n\u00eb vitin 2008 me burim nj\u00eb dhurim nga babai i bashk\u00ebshortes n\u00eb vler\u00ebn e 40 mij\u00eb eurove dhe nj\u00eb hua nga v\u00ebllai i saj.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse babai ka rezultuar me mund\u00ebsi financiare, lidhur me huan\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2005, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb apartamenti \u00ebsht\u00eb porositur n\u00eb 2008-\u00ebn. Sipas Faskajt, mbeten t\u00eb paqarta rrethanat e marrjes s\u00eb huas\u00eb n\u00eb vitin 2005, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rezultur t\u00eb ken\u00eb pasur nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt t\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Po ashtu, shuma e deklaruar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb hua, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr person dhe jo nga huadh\u00ebn\u00ebsi. Sipas Faskajt, si pasoj\u00eb e nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar kalimi i shum\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb nga huadh\u00ebn\u00ebsi i pretenduar, tek personi q\u00eb ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr apartamentin 96.5 m2. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb gjetur bilanc negativ dhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 12.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe 3.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>Shehu i kund\u00ebrshtoi edhe balancat e tjera negative t\u00eb konstatuara nga KPK. Sipas tij, v\u00ebrtetohej mund\u00ebsia p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2008 me an\u00eb t\u00eb dhurimit nga vjehrri, kursimet dhe huaja.<\/p>\n<p>Ai tha se pamund\u00ebsia e vetme konstatohet n\u00eb mas\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb mosv\u00ebrtetimit me dokumentacion t\u00eb t\u00eb ardhurave nga emigracioni, por q\u00eb nuk mund t\u00eb sillte shkarkim.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Shehu u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. N\u00eb aspektin profesional jan\u00eb kontatuar gjetje n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb 53 denoncimeve t\u00eb depozituara nga publiku.<\/p>\n<p>Nga verifikimi nj\u00eb denoncimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti nuk ka kryer asnj\u00eb veprim hetimor p\u00ebr 8 muaj; nj\u00eb tjet\u00ebr denoncues pretendon zvarritje t\u00eb hetimit deri n\u00eb transferimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Shehu \u00ebsht\u00eb denoncuar nga publiku p\u00ebr hetime t\u00eb paplota e t\u00eb nj\u00ebanshme, p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb nj\u00eb pale kall\u00ebzuese dhe se ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj kunat\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prokurori Shehu pranoi se kishte pasur nj\u00eb periudh\u00eb 8-mujore q\u00eb nuk ishin kryer hetime p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por e justifikoi me situat\u00ebn e krijuar nga pandemia COVID-19 n\u00eb fillimet e saj. Ai tha se kishte hequr dor\u00eb nga \u00e7\u00ebshtja ku kunata ishte pyetur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit q\u00eb ka dijeni, si dhe kund\u00ebrshtoi gjetjet e tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim u ndal n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjykata i kishte kthyer aktet tre her\u00eb radhazi. Sipas subjektit, objekti i kall\u00ebzimit duhej t\u00eb trajtohej administrativisht. Ai v\u00ebrejti se n\u00eb p\u00ebrfundim, gjykata kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, me t\u00eb nj\u00ebjtat argumente q\u00eb kishte paraqitur edhe n\u00eb vendimin e mosfillimit t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Afrim Shehu k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb, duke pretenduar se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn dhe nivel t\u00eb mir\u00eb n\u00eb aspektin profesional. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 15 maj, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Afrim Shehu u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 13 maj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe shpjegime dhe kund\u00ebrshtoi bilancin negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb konstatuar para dhe pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Subjekti dha gjithashtu shpjegime p\u00ebr disa nga denoncimet e depozituara nga qytetar\u00ebt. Procesi i [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78219,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[1414,364,118,367,119,122,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Afrim-Shehu-pas-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Afrim Shehu pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78218"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78218"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78218\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78220,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78218\/revisions\/78220"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78218"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}