{"id":78251,"date":"2024-05-21T17:02:29","date_gmt":"2024-05-21T15:02:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-vendos-largimin-e-alfred-balles-nga-sistemi-i-drejtesise-per-15-vjet\/2024\/05\/21\/"},"modified":"2024-05-21T17:02:52","modified_gmt":"2024-05-21T15:02:52","slug":"kolegji-vendos-largimin-e-alfred-balles-nga-sistemi-i-drejtesise-per-15-vjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-vendos-largimin-e-alfred-balles-nga-sistemi-i-drejtesise-per-15-vjet\/2024\/05\/21\/","title":{"rendered":"Kolegji vendos largimin e Alfred Ball\u00ebs nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 21 maj vendimin p\u00ebr procesin e vetingut ndaj kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP, Alfred Balla. Ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK q\u00eb vler\u00ebsoi ta p\u00ebrfundoj\u00eb procesin ndaj Ball\u00ebs pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, Kolegji vendosi ta ndryshoj\u00eb at\u00eb dhe vendosi sanksionin e k\u00ebrkuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, q\u00eb i ndalon kreut t\u00eb KLP-s\u00eb t\u00eb riem\u00ebrohet p\u00ebr 15 vitet e ardhshme n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb pozicione q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb statusin e magjistratit. Balla nuk ishte i pranish\u00ebm n\u00eb momentin e shpalljes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Alfred Balla iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij si ndihm\u00ebs ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb deri n\u00eb 31 korrik 2017, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrcaktohej nga legjislacioni i vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve. N\u00eb KPK, trupa vler\u00ebsoi n\u00eb shumic\u00eb se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb korrik 2017 dhe e mbyll\u00ebn procesin e tij pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. Pakica e trup\u00ebs s\u00eb KPK vler\u00ebsoi se Balla ose duhej t&#8217;i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, ose dispozitave t\u00eb nenit \u201cG\u201d t\u00eb aneksit t\u00eb kushtetut\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb nd\u00ebrperjen e vetingut me sanksionim 15-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa iu drejtua Kolegjit me ankim, duke k\u00ebrkuar ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK dhe vendosjen e sanksionit 15-vje\u00e7ar p\u00ebr kreun e KLP. Komisioneri argumentoi se Balla i plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr subjekt rivler\u00ebsimi dhe se ai vet\u00eb kishte deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb, at\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb figur\u00ebs, si dhe tre akte ligjore pran\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kontrollin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Duke iu referuar jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, Ballhysa vler\u00ebsoi se, jo domosdoshm\u00ebrisht subjektet e rivler\u00ebsimit, n\u00eb momentin kur fillonte procedura e vetingut duhet t\u00eb mbanin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn detyr\u00eb funksionale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kushtetuta dhe ligji i cil\u00ebsonte si subjekte t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Komisioneri nuk e gjeti t\u00eb drejt\u00eb arsyetimin e KPK se Balla e ka humbur statusin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit si pasoj\u00eb e nj\u00eb akti q\u00eb ka vendosur nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij. sipas Ballhys\u00ebs, subjekti n\u00eb vitin 2018 kishte k\u00ebrkuar n\u00eb KPK nd\u00ebrprerjen e veinggut dhe nj\u00ebherazi kishte kund\u00ebrshtuar n\u00eb gjykat\u00eb lirimin e tij nga detyra si ndihm\u00ebs ligjor.<\/p>\n<p>Po ashtu, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr njohjen e statusit si ndihm\u00ebs jo magjistrat pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Balla e ka adresuar dhe pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, q\u00eb me vendimin t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit 2020 e ka pezulluar s\u00eb shqyrtuari p\u00ebr shkak t\u00eb padis\u00eb s\u00eb ngritur n\u00eb juridiksionin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>K\u00ebto argumente t\u00eb Komisionerit u rendit\u00ebn edhe nga kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, Ina Rama, e cila u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera se urdh\u00ebri i lirimit nga ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb asaj kohe ishte absolutisht i pavlefsh\u00ebm dhe si i till\u00eb nuk kishte sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb juridike, duke u konsideruar se nuk ekzistonte. P\u00ebr pasoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se Balla nuk e ka humbur statusin e ndihm\u00ebsit ligjor p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij urdh\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Kolegji vler\u00ebson se subjekti e ka humbur statusin p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb tij, pasi nuk ka kontestuar k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr n\u00eb rrug\u00eb ligjore dhe ka shfaqur vullnetin p\u00ebr t\u2019u zgjedhur an\u00ebtar n\u00eb nj\u00eb organ tjet\u00ebr kushtetues. Kjo sjellje e subjektit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga KPA si shkaku kryesor p\u00ebr p\u00ebrfundimin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tij t\u00eb pun\u00ebs si ndihm\u00ebs ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se p\u00ebrmbush kushtet p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar si dor\u00ebheqje nga detyra, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ku p\u00ebrcaktohet se dor\u00ebheqja nga detyra shoq\u00ebrohet dhe me sanksionin q\u00eb i ndalon riem\u00ebrimin n\u00eb disa funksione n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet.<\/p>\n<p>Sipas KPA, subjekti ka p\u00ebrfunduar marrdh\u00ebnien e pun\u00ebsimit si k\u00ebshilltar ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vullnetit t\u00eb tij, si dhe ka k\u00ebrkuar t\u00eb mos i n\u00ebnshtrohet procesit t\u00eb rivler\u00ebsimi edhe nd\u00ebrsa ai vet\u00eb ka menduar se e g\u00ebzonte statusin e k\u00ebshilltarit ligjor dhe ka hequr dor\u00eb nga k\u00ebto t\u00eb drejta. P\u00ebfundimisht, trupi gjykues i Kolegjit, me shumic\u00eb votash ka vendosur ndryshimin e vendimarrjes s\u00eb KPK, duke deklaruar edhe humbjen e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb Alfred Ball\u00ebs p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar gjyqtar ose prokuror i \u00e7do niveli, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ose i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Inspektor i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ose Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 21 maj vendimin p\u00ebr procesin e vetingut ndaj kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP, Alfred Balla. Ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK q\u00eb vler\u00ebsoi ta p\u00ebrfundoj\u00eb procesin ndaj Ball\u00ebs pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, Kolegji vendosi ta ndryshoj\u00eb at\u00eb dhe vendosi sanksionin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78252,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,2],"tags":[1021,427,789,234,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/20230607_190624_070623_5_021-1_V0CBdOD.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Alfred Balla duke folur gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb komisionit parlamentar per \u00c7\u00ebshtjet Ligjore, Administrat\u00ebn Publike dhe te Drejtat e Njeriut | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78251"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78251"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78251\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78253,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78251\/revisions\/78253"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78251"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78251"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78251"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}