{"id":78254,"date":"2024-05-21T18:43:46","date_gmt":"2024-05-21T16:43:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-prokurorit-milan-laskaj-per-probleme-te-pasurise-dhe-besimit-te-drejtesia\/2024\/05\/21\/"},"modified":"2024-05-21T18:45:34","modified_gmt":"2024-05-21T16:45:34","slug":"shkarkimi-i-prokurorit-milan-laskaj-per-probleme-te-pasurise-dhe-besimit-te-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-prokurorit-milan-laskaj-per-probleme-te-pasurise-dhe-besimit-te-drejtesia\/2024\/05\/21\/","title":{"rendered":"Shkarkimi i prokurorit Milan Laskaj p\u00ebr probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe besimit te drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Milan Laskaj, u shkarkua nga detyra m\u00eb 27 mars prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se ai ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, se ka munes\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e tyre, si dhe se ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pa mjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter. Konstatimi p\u00ebr fshehje pasurie \u00ebsht\u00eb konsideruar dhe n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor s\u00eb bashku me probleme t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb subjektit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, duke u \u00e7muar se Laskaj gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr prokurorin Milan Laskaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen.<\/p>\n<p>Milan Laskaj e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tropoj\u00ebs. N\u00eb vijim ai ka punuar n\u00eb Prokurorit\u00eb e Elbasanit dhe Lezh\u00ebs ku ka qen\u00eb edhe n\u00eb funksionin e drejtuesit. S\u00eb fundmi u transferua n\u00eb Tiran\u00eb ku e ushtroi funksionin deri n\u00eb momentin e shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 91.4 m2 t\u00eb porositur n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2011, subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhurat e tij si prokuror, duke sqaruar gjithashtu se n\u00eb korrik t\u00eb atij viti ka marr\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe nj\u00eb overdraft 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2011 ka deklaruar se apartamentin e ka bler\u00eb p\u00ebr 38 mij\u00eb euro, nga t\u00eb cilat ka shlyer 30 mij\u00eb euro me burim t\u00eb ardhurat e tij vjetore nga paga dhe dietat; kredi n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb; overdraft 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe dy hua nga 5000 euro, t\u00eb marra n\u00eb janar t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2016 n\u00eb lidhje me kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes t\u00eb 19 shkurtit 2011, subjekti ka shpjeguar se po n\u00eb at\u00eb dat\u00eb ka revokuar nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe se shuma 10 mij\u00eb euro e paguar si kapar n\u00eb 2010-\u00ebn, \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro t\u00eb paguar n\u00eb 2011-\u00ebn p\u00ebr apartamentin 91.4 m2.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr k\u00ebto mosp\u00ebrputhje, Laskaj ka shpjeguar se shuma 10 mij\u00eb euro e kaparit p\u00ebr apartamentin e porositur n\u00eb vitin 2010, \u00ebsht\u00eb paguar p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 2009-2010, e ndar\u00eb n\u00eb k\u00ebste. Ai ka pretenduar se p\u00ebr kryerjen e k\u00ebsaj pagese ka sh\u00ebrbyer edhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 3000 euro.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar pages\u00eb n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr kaparin dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare \u00ebsht\u00eb reflektuar si shpenzim n\u00eb vitin 2010, e gjitha shuma 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pasi shuma 3000 euro e pretenduar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb hua n\u00eb 2010-\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar at\u00eb vit, por si burim p\u00ebr kaparin jan\u00eb deklaruar vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e tij, KPK ka vler\u00ebsuar t\u00eb mos e konsideroj\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e kaparit n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer ka rezultuar se kredia e marr\u00eb n\u00eb Credins Bank dhe overdraft-i, t\u00eb deklaruara si burime p\u00ebr apartamentin e porositur n\u00eb shkurt t\u00eb 2011-\u00ebs, nuk mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer si burim krijimi i k\u00ebsaj pasurie. Kjo, pasi kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrsa overdraft-i nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb dat\u00ebn e pages\u00ebs.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna Komisioni arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se Laskaj nuk ka deklaruar revokimin e kontrat\u00ebs s\u00eb kaparit n\u00eb vitin 2011. \u00a0Nisur dhe nga fakti se p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs s\u00eb kaparit ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare, KPK ka vler\u00ebsuar t\u00eb mos e reflektoj\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro n\u00eb analiz\u00ebn e burimeve p\u00ebr apartamentin 91.4 m2.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK konstaton se vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit administrativ subjekti ka pretenduar se si burim ka sh\u00ebrbyer dhe nj\u00eb hua e marr\u00eb prej tij nga shtetasja Z.B n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pretendon se e ka shlyer brenda vitit. P\u00ebr shkak t\u00eb mos pasqyrimit t\u00eb k\u00ebsaj huaje n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, KPK ka \u00e7muar t\u00eb mos e reflektoj\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb si burim p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 30 mij\u00eb euro, megjith\u00ebse huadh\u00ebn\u00ebsia ka rezultuar me mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar edhe dy huat\u00eb e deklaruara nga 5000 euro, p\u00ebr t\u00eb cilat konstaton se ato jan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2011, por nuk jan\u00eb pasqyruar n\u00eb at\u00eb veting. Trupa e KPK ka \u00e7muar se si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer dhe dy huat\u00eb nga 5000 euro, por vler\u00ebson se pranimi k\u00ebsaj rrethane \u00e7on n\u00eb konstatimin se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se nj\u00eb prej huadh\u00ebn\u00ebsve ka pasur mund\u00ebsi, nd\u00ebrsa tjetri jo.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analizimit t\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 91.4 m2 porositur n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2012, KPK konkludon se Laskaj ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, si dhe se nuk ka pasur t\u00eb ardhura nga burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Laskaj \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar bindsh\u00ebm edhe burimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, t\u00eb deklaruar nga bashk\u00ebshortja, me burim krijimi kursimet nga veprimtaria si avokate dhe dhuratat e njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se Laskaj ka p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet q\u00eb nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVeting\u201d. Kur \u00ebsht\u00eb pyetur nga Komisioni, ai ka deklaruar se e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb makin\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar drejt republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas KPK, afro nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb pasi pronari i mjetit \u00ebsht\u00eb pajisur me certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2015 ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb prokur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me, n\u00eb referim t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ka em\u00ebruar prokurorin Milan Laskaj si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, duke i dh\u00ebn\u00eb tagrat p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar pran\u00eb autoriteteve doganore dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb Transportit Rrugor p\u00ebr kryerjen e veprimeve q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb automjet, p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb \u00e7do zyr\u00eb noteriale p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e kontratave t\u00eb tjet\u00ebrsimit n\u00eb favorin e vet\u00eb subjektit ose pal\u00ebve t\u00eb treta, si dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ta p\u00ebrdorur\u00a0 brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pa afat kohor t\u00eb p\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thhet, se referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrfituara nga sistemi TIMS, duket se ky automjet nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb nga pronar\u00ebt e tij de jure p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb vendit. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb vijim t\u00eb verifikimeve t\u00eb kryera n\u00eb sistemin TIMS dhe at\u00eb t\u00eb AMF-s\u00eb, rezulton se n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb ka pasur n\u00eb pron\u00ebsi k\u00ebt\u00eb automjet, shtetasi B.D ka b\u00ebr\u00eb disa hyrje-dalje n\u00eb pik\u00ebn kufitare t\u00eb Morin\u00ebs me automjete t\u00eb tjera, nj\u00ebri nga t\u00eb cil\u00ebt duket se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb tij dhe automjetet e tjera n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasve t\u00eb tjer\u00eb. Por, si\u00e7 u evidentua edhe m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ka kaluar pik\u00ebn kufitare me automjetin e bler\u00eb nga shtetasi A.L, p\u00ebrfaq\u00ebsuar me prokur\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nisur nga faktet se Laskaj nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb luajtshme n\u00eb p\u00ebrdorim, si dhe se ka pasur tagra t\u00eb plot\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb automjet dhe e ka p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, edhe pasi i ka ndryshuar pronari, KPK arin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ky automjet \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e subjektit, q\u00eb konsiderohet si shkak p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, subjekti \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn totale prej 1.9 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi besimit t\u00eb publikut<\/strong><\/p>\n<p>Gjetjet kryesore n\u00eb kriterin profesional, KPK i evidenton n\u00eb drejtim t\u00eb funksionit t\u00eb Laskajt si drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs. N\u00eb vendim sqarohet se jan\u00eb konstatuar probleme n\u00eb lidhje me krijimin e seksioneve t\u00eb reja, si dhe p\u00ebr procedur\u00ebn e ndjekur p\u00ebr shortimin dhe ndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr periudh\u00ebn kur subjekti drejtonte k\u00ebt\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se, krijimi nga subjekti i nj\u00eb seksioni t\u00eb ri n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs, ka shkaktuar pamund\u00ebsin\u00eb e funksionimit t\u00eb sistemit elektronik t\u00eb ndarjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve. Po ashtu, ka rezultuar se Laskaj nuk ka zbatuar k\u00ebrkesat ligjore p\u00ebr krijimin e struktur\u00ebs s\u00eb re, pasi nuk evidentohet asnj\u00eb gjurm\u00eb e urdh\u00ebrit q\u00eb pretendon se ka l\u00ebshuar p\u00ebr ndryshimin e struktur\u00ebs, si dhe ka mbetur e paqart\u00eb se kur \u00ebsht\u00eb rikuperuar sistemi elektronik.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPK v\u00ebren se Laskaj ka b\u00ebr\u00eb ndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve penale pa iu n\u00ebnshtruar procedurave t\u00eb shortit manual apo elektronik. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb evidentuar moskalimi te prokurori i gatsh\u00ebm i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje penale q\u00eb kishte pasur nevoj\u00ebn p\u00ebr kryerjen e veprimeve t\u00eb menj\u00ebhershme hetimore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, KPK konstaton se subjekti ka p\u00ebrpiluar dy urdhra p\u00ebr kthim t\u00eb sendeve t\u00eb sekuestruara n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procedimi penal q\u00eb nuk hetohej prej tij. Trupa e KPK vler\u00ebson se me k\u00ebto veprime ai ka c\u00ebnuar pavar\u00ebsin\u00eb e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje evidentohet aplikim i gabuar i p\u00ebrcaktimeve t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, duke shpallur moskompetenc\u00ebn p\u00ebr ndjekjen e nj\u00eb procedimi.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, duket se subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Lezh\u00eb nuk ka ndjekur procedurat e rregullta ligjore p\u00ebr rekrutimin e nj\u00eb punonj\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb Prokurori\u201d, citohet m\u00eb tej n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse gjetjet n\u00eb aspektin profesional nuk jan\u00eb konsideruar ve\u00e7mas si shkarkuese, ato jan\u00eb \u00e7muar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Trupa e KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, pasi ka pasur pasuri t\u00eb fshehur; se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit ka d\u00ebshtuar t\u00eb krijoj\u00eb seksionet, t\u00eb organizoj\u00eb dhe dokumentoj\u00eb shp\u00ebrndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb regjistruara dhe t\u00eb siguroj\u00eb p\u00ebrdorimin e sistemit t\u00eb menaxhimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve; si dhe se ka cenuar pavar\u00ebsin\u00eb e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Milan Laskaj, u shkarkua nga detyra m\u00eb 27 mars prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se ai ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, se ka munes\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e tyre, si dhe se ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pa mjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78255,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[364,118,1358,367,119,122,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Milan-Laskaj-pas-seances-degjimore-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Milan Laskaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78254"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78254"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78254\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78256,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78254\/revisions\/78256"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78255"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78254"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78254"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78254"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}