{"id":78281,"date":"2024-05-23T17:50:47","date_gmt":"2024-05-23T15:50:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-per-prokurorin-erjon-shqarri-ankimohet-ne-kolegj\/2024\/05\/23\/"},"modified":"2024-05-23T17:53:00","modified_gmt":"2024-05-23T15:53:00","slug":"vendimi-i-kpk-per-prokurorin-erjon-shqarri-ankimohet-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-per-prokurorin-erjon-shqarri-ankimohet-ne-kolegj\/2024\/05\/23\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK p\u00ebr prokurorin Erjon Shqarri ankimohet n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb njoftoi t\u00eb enjten m\u00eb 23 maj ushtrimin e ankimit ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Vlor\u00ebs, Erjon Shqarri. Duke u bazuar n\u00eb rekomandimin e v\u00ebzhguesve t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, q\u00eb arsyetuan se Shqari nuk arrinte t\u00eb kuptonte ve\u00e7orit\u00eb e krimeve me baz\u00eb gjinore dhe duhej t\u00eb riedukohej, Komisionerja Publike Irena Nino ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim dhe i k\u00ebrkon Kolegjit q\u00eb t\u00eb marri n\u00eb shqyrtim anikimin dhe t\u00eb vendosi pezullimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi p\u00ebr nj\u00eb vit, si dhe t\u00eb detyrohet t\u00eb ndjek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit trajnimin n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Rekomandimi i ONM u fokusua te problemet e gjetura n\u00eb hetimin e nj\u00eb rasti p\u00ebrndjekjeje n\u00eb vitin 2016. Rasti kishte t\u00eb b\u00ebnte me denoncimin e nj\u00eb vajze ndaj ish-t\u00eb fejuarit &#8211; \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ishte pushuar nga Shqarri. Ky i fundit pretendoi n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore se viktima dhe i kall\u00ebzuari kishin qen\u00eb n\u00eb komunikim me nj\u00ebri &#8211; tjetrin. Madje, sipas tij, viktima kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb telefonata ndaj t\u00eb kall\u00ebzuarit dhe se p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb rast p\u00ebrndjekje,\u00a0refuzimi i viktim\u00ebs duhej t\u00eb ishte kategorik dhe i hapur.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni q\u00eb i vler\u00ebsoi shpjegimet e subjektit t\u00eb plota dhe bind\u00ebse, ONM i cil\u00ebsoi t\u00eb gabuara dhe arsyetoi se krijonin premisa p\u00ebr t\u00eb justifikuar krimet seksuale, si dhe bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me Konvent\u00ebn e Stambollit. Po ashtu, ONM u shpreh se Shqarri e keqinterpreton ligjin dhe e keqkupton dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhet t\u00eb pezullohet p\u00ebr nj\u00eb vit nga detyra dhe t\u00eb ndjek\u00eb trajnimin.<\/p>\n<p>ONM mbajti q\u00ebndrim edhe ndaj trup\u00ebs s\u00eb KPK, duke u shprehur se arsyetimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebst\u00eb simptom\u00eb tipike e t\u00eb menduarit patriarkal.<\/p>\n<p>Edhe Komisionerja Nino paraqet t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim si ONM. \u201c[\u2026]Duket se subjekti i rivler\u00ebsimit ka n\u00ebnvler\u00ebsuar faktet, pasi zgjedhja p\u00ebr t\u2019i cil\u00ebsuar ngjarjet si \u2018fyese\u2019 (sipas nenit 119 t\u00eb K. Penal) dhe jo si \u2018P\u00ebrndjekje\u2019 (sipas nenit 121\/a t\u00eb KP), bie ndesh me dispozitat, q\u00ebllimet dhe synimet e Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit dhe CEDAW\u201d, shprehet Nino dhe vler\u00ebson se n\u00eb rastin konkret veprimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit bien ndesh me n\u00ebnindikator\u00ebt e aspektit t\u00eb njohurive ligjore dhe arsyetimit ligjor t\u00eb prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim trajtohet dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale e vitit 2022 p\u00ebr lirimin nga burgu t\u00eb nj\u00eb t\u00eb ndaluari, q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas gjetjeve t\u00eb ONM, subjekti nuk ka shtjelluar kushtet konkrete p\u00ebr t\u00eb cilat ka k\u00ebrkuar masat e siguris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb. Po ashtu, n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se i ndaluari nuk kishte qen\u00eb I d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb, kur aktet e administruara n\u00eb dosje tregonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Sipas ONM, masa e sigurimit e k\u00ebrkuar nga prokurori Shqarri nuk ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtet dhe kriteret e parashikuara, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe disa rrethana t\u00eb tjera, si rrezikshm\u00ebria e autorit, karakteri i t\u00eb pandehurit, shkalla e faj\u00ebsis\u00eb etj..<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, KPK \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e subjektit se deri n\u00eb momentin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mas\u00eb sigurie, nuk ishin siguruar t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr t\u00eb ndaluarin, duke mos konstatuar mang\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Nino, bazuar dhe rekomandimin e ONM, i vler\u00ebson jo bind\u00ebse shpjegimet e Shqarrit, duke v\u00ebrejtur se subjekti nuk ka marr\u00eb parasysh rrethanat dhe faktet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me karakterin e t\u00eb dyshuarit, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb analizuar.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike vler\u00ebson se dhe n\u00eb rastin konkret, veprimet e subjektit bien ndesh me indikator\u00ebt vler\u00ebsues t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb prokurorit t\u00eb aspektit t\u00eb njohurive ligjore me kryerjen e veprimeve dhe procedurave t\u00eb tjera hetimore. Nino shprehet se KPK m\u00eb s\u00eb paku, duhej t\u00eb arrinte n\u00eb p\u00ebrfundimin e pezullimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga detyra p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nj\u00ebvje\u00e7are, me detyrimin p\u00ebr t\u00eb ndjekur programin e trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb ia k\u00ebrkon Kolegjit ta realizoj\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb njoftoi t\u00eb enjten m\u00eb 23 maj ushtrimin e ankimit ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Vlor\u00ebs, Erjon Shqarri. Duke u bazuar n\u00eb rekomandimin e v\u00ebzhguesve t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, q\u00eb arsyetuan se Shqari nuk arrinte t\u00eb kuptonte ve\u00e7orit\u00eb e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78282,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2],"tags":[1376,892,112,101,119,275],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/Erjon-Shqarri-pas-vendimit-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Erjon Shqarri pas shpalljes s\u00eb vendimit. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78281"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78281"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78281\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78283,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78281\/revisions\/78283"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78282"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78281"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78281"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78281"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}