{"id":78296,"date":"2024-05-25T13:22:35","date_gmt":"2024-05-25T11:22:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-gjyqtarit-gentian-hamiti-ankimohet-ne-kolegj\/2024\/05\/25\/"},"modified":"2024-05-25T13:37:52","modified_gmt":"2024-05-25T11:37:52","slug":"konfirmimi-i-gjyqtarit-gentian-hamiti-ankimohet-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-gjyqtarit-gentian-hamiti-ankimohet-ne-kolegj\/2024\/05\/25\/","title":{"rendered":"Konfirmimi i gjyqtarit Gentian Hamiti ankimohet n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb premten m\u00eb 24 maj vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Gentian Hamiti.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni ngriti dyshime p\u00ebr nj\u00eb investim t\u00eb kryer mbi truallin e zot\u00ebruar dikur prej subjektit n\u00eb Delvin\u00eb, u bind nga shpjegimet e tij se nd\u00ebrtimi ishte kryer nga v\u00ebllai dhe nj\u00eb kush\u00ebri. Po ashtu, nuk u gjet\u00ebn probleme penalizuese dhe p\u00ebr marrdh\u00ebnien me kush\u00ebririn e d\u00ebnuar q\u00eb kishte kyer investimin n\u00eb tok\u00ebn e bler\u00eb prej tij, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa parashtron fillimisht n\u00eb ankimin gjetjet e v\u00ebzhguesit t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, t\u00eb paraqitura n\u00eb Komision. N\u00eb gjetjen e par\u00eb evidentohet se subjekti n\u00eb vitin 2008 i ka shitur v\u00ebllait dhe djalit t\u00eb xhaxhait truallin me sip\u00ebrfaqe 300 m2 n\u00eb Delvin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga dokumentacioni i dosjes \u00ebsht\u00eb konstatuar se kush\u00ebriri ka qen\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Greqi p\u00ebr mbajtje e transportim t\u00eb narkotik\u00ebve, si dhe kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit. Megjith\u00ebse ONM ka paraqitur mendim p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb verifikimeve me q\u00ebllim qart\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb subjektit me t\u00eb af\u00ebrmin e d\u00ebnuar, mes tyre dhe marrjen e list\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb telefonatave p\u00ebr dy vitet e fundit, Komisioneri evidenton se ato kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mang\u00ebta.<\/p>\n<p>Ai sjell n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit dhe faktin se gjykata e Delvin\u00ebs ka njohur pjes\u00ebrisht d\u00ebnimet e t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb subjektit. \u201c\u2026Nga aktet rezulton se ky shtetas, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duket se duhej t\u00eb ishte duke vuajtur pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb d\u00ebnimit n\u00eb Shqip\u00ebri, paraqitet si bler\u00ebs i truallit prej 300 m2 dhe si investitor n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes t\u00eb dat\u00ebs **.5.2004, n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej 11.934.70630 lek\u00eb\u201d, thekson Ballhysa.<\/p>\n<p>Sipas tij, rrethanat e dala nga aktet e hetimit n\u00eb dosjen e Komisionit, nuk mb\u00ebshtesin th\u00ebniet e subjektit si nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin, apo se marrdh\u00ebnia e tij me kush\u00ebririn ka qen\u00eb n\u00eb nivel takimesh rast\u00ebsore. \u201c\u2026Nga aktet rezulton nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e ngusht\u00eb interesi dhe mir\u00ebbesimi, m\u00eb s\u00eb paku, deri n\u00eb momentin kur pasuria prej 300 m2 , \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait dhe shtetasit ***. ***.\u201d, vler\u00ebson Komisioneri dhe k\u00ebrkon q\u00eb k\u00ebto rrethana s\u00eb bashku me gjetjet e tjera t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb drejtim t\u00eb hetik\u00ebs dhe integritetit t\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioneri konstaton se nga hetimi ka rezultuar se subjekti e ka bler\u00eb truallin n\u00eb nj\u00eb ankand t\u00eb Bashkis\u00eb delvin\u00eb n\u00eb vitin 2002, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2004 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje mes tij dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsve, v\u00ebllait dhe kush\u00ebririt, kundrejt shum\u00ebs 800 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se shuma i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar shit\u00ebsit jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit paraprak, KPK ka konstatuar se dukej se subjekti kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, por Hamiti ka k\u00ebmb\u00ebngulur se shuma \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2008, kur dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e shitjes. N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK ka konkluduar se subjekti ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2007 marr\u00ebdh\u00ebnien kontraktore dhe shum\u00ebn e p\u00ebrfituar duke zbatuar detyrimin p\u00ebr deklarim t\u00eb k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisioneri Publik v\u00ebren se e ardhura nga shitja e truallit nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2004 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00eb si gjyqtar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2007. \u201c\u2026Duket se subjekti i rivler\u00ebsimit e ka disponuar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb deri n\u00eb dat\u00ebn **.11.2007, \u00e7ka bie ndesh me sa deklaron subjekti se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb dat\u00ebn **.2.2008\u201d, konstaton Ballhysa dhe vler\u00ebson se Hamiti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse, si dhe ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe kontradiktor lidhur me p\u00ebrfitimin e shum\u00ebs 800 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e truallit.<\/p>\n<p>Komisioneri ka gjetur probleme edhe lidhur me transaksionet e kryera me truallin. Sipas tij, subjekti i ka kryer veprimet juridike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuuri n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pronarit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se me vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebrfundimtar, titulli i pretenduar prej tij i pron\u00ebsis\u00eb nuk ishte m\u00eb i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se p\u00ebrgjigja e Bashkis\u00eb Delvin\u00eb se nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi e vitit 2004 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar gabimisht, duhet t\u00eb merret me rezerv\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, pasi akti nuk \u00ebsht\u00eb modifikuar n\u00eb asnj\u00eb lloj m\u00ebnyre as pas 20 vitesh.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, ekzistenca e dy lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin objekt me p\u00ebrmbajtje t\u00eb ndryshme, si dhe p\u00ebrdorimi i tyre n\u00eb zyrat administrative dhe n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore, nga subjekti sipas rastit, nuk duket aq i paq\u00ebllimsh\u00ebm. \u201c\u2026P\u00ebr sa koh\u00eb k\u00ebt\u00eb akt, subjekti e ka paraqitur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pretendimeve t\u00eb tij si pronar i truallit dhe investitor i objektit\u201d, n\u00ebnvizon Ballhysa dhe k\u00ebrkon q\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, n\u00eb drejtim t\u00eb etik\u00ebs dhe integritetit t\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ, ka rezultuar se n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb depozituar cash n\u00eb vitin 2009 nj\u00eb shum\u00eb prej 2500 euro, pa p\u00ebrshkrim. Kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb nga subjekti. Hamiti nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb transaksion, as n\u00eb deklaratat periodike dhe as n\u00eb at\u00eb veting.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka konstatuar se subjektit nuk i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb sqaroj\u00eb arsyet e nj\u00eb depozitimi t\u00eb till\u00eb, natyr\u00ebn e tij dhe p\u00ebr mosdeklarimin e t\u00eb ardhurave nga ana e tij. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka paraqitur mendim se Komisioni duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb jap\u00eb informacion n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb transaksion dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me personin q\u00eb e ka depozituar shum\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb nuk ka konkluduar probleme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje, Komisioneri vler\u00ebson se duket se Hamiti ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pav\u00ebrteta mbi burimin, destinacionin dhe marrjen e shum\u00ebs prej 2.500 euro nga nj\u00eb person tjet\u00ebr. \u201cMosdeklarimi i k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta shfaqur si huadh\u00ebnie at\u00eb, n\u00eb vler\u00ebsimin e Komisionerit Publik konsiderohet si p\u00ebrpjekje e subjektit p\u00ebr t\u00eb paraqitur ndryshe k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, p\u00ebr pasoj\u00eb klasifikimin e saj, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit D, pika 5 e aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sjellje t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, e cila \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr t\u00eb pasur besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, vler\u00ebson Ballhysa.<\/p>\n<p>Lidhur me verifikimin nga Komisioni t\u00eb pasurive t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, Komisioneri Publik shprehet se e gjen t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar se, informacioni prej dosjes s\u00eb vetingut t\u00eb saj, nuk z\u00ebvend\u00ebson detyr\u00ebn e trup\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hetuar plot\u00ebsisht t\u00eb gjitha faktet e \u00e7\u00ebshtjes dhe p\u00ebr t\u2019i siguruar Hamitit mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, edhe n\u00ebse proceduralisht Komisioni do t\u00eb kishte p\u00ebrfshir\u00eb provat e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit Gentian Hamitaj n\u00eb hetimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit, trupa nuk mund t\u2019u referohej p\u00ebrfundimeve t\u00eb asaj \u00e7\u00ebshtje pasi nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetuara me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Ballhysa v\u00ebren se n\u00eb ankimin e vendimit p\u00ebr bashk\u00ebshorten e subjektit, vler\u00ebsohet se ajo nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e pasuris\u00eb dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb deklaruara p\u00ebr krijimin e tyre. N\u00eb vijim ai konstaton se nj\u00eb pjes\u00eb e pasurive jan\u00eb krijuar gjat\u00eb njohjes apo dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs me gjyqtarin Hamitaj dhe ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Komisioni, duke vler\u00ebsuar se situata financiare e saj afekton subjektin n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Lidhur me aspektin profesional, ONM ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni Komisionin se nga burime t\u00eb hapura \u00ebsht\u00eb konstatuar se, n\u00eb vitin 2019, vendimmarrja e subjektit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i debatit publik p\u00ebr shkak t\u00eb marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebr heqjen e mas\u00ebs s\u00eb pezullimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb vendosur nga organet tatimore p\u00ebr nj\u00eb kompleks q\u00eb nuk kishte l\u00ebshuar kupon\u00eb tatimor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Duket se vendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, mbi caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb duke urdh\u00ebruar gjykata pezullimin e zbatimit t\u00eb veprimit administrativ p\u00ebr bllokimin e aktivitetit tregtar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201c***\u201d sh.p.k., merr tiparet e nj\u00eb padie civile t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, duke urdh\u00ebruar t\u00eb paditurin t\u00eb kryej\u00eb at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon padit\u00ebsi t\u00eb zgjidhet\u201d, vler\u00ebson Ballhysa dhe k\u00ebrkon q\u00eb dhe kjo rethan\u00eb t\u00eb knsiderohet n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha gjetjeve, Komisioneri Florian Ballhysa, \u00e7mon se gjetjet e konstatuara jan\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me sjelljen q\u00eb pritet nga nj\u00eb gjyqtar dhe, si pasoj\u00eb, kan\u00eb cenuar besimin e publikut. Ai i k\u00ebrkon Kolegjit ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Gentian Hamiti.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb premten m\u00eb 24 maj vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Gentian Hamiti. Megjith\u00ebse Komisioni ngriti dyshime p\u00ebr nj\u00eb investim t\u00eb kryer mbi truallin e zot\u00ebruar dikur prej subjektit n\u00eb Delvin\u00eb, u bind nga shpjegimet e tij [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78297,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2],"tags":[427,1353,102,103,101],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Gentian-Hamiti--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Gentian Hamiti pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78296"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78296"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78296\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78298,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78296\/revisions\/78298"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78297"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}