{"id":78311,"date":"2024-05-27T19:49:46","date_gmt":"2024-05-27T17:49:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-rita-gjati-kundershton-vendimin-e-kpk-per-shkarkimin-e-saj\/2024\/05\/27\/"},"modified":"2024-05-27T19:51:34","modified_gmt":"2024-05-27T17:51:34","slug":"prokurorja-rita-gjati-kundershton-vendimin-e-kpk-per-shkarkimin-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-rita-gjati-kundershton-vendimin-e-kpk-per-shkarkimin-e-saj\/2024\/05\/27\/","title":{"rendered":"Prokurorja Rita Gjati kund\u00ebrshton vendimin e KPK p\u00ebr shkarkimin e saj"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Kuk\u00ebsit, Rita Gjati e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 19 mars 2021 p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, paraqiti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 27 maj n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, shkaqet e ankimit t\u00eb saj kund\u00ebr largimit nga detyra.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut, duke theksuar se Komisioni nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb as t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit ligjor. Kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, Ina Rama v\u00ebrejti se \u00e7\u00ebshtja e saj kishte kaluar n\u00eb seanc\u00eb publike pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb konstatimit t\u00eb shkeljeve procedurale n\u00eb KPK, p\u00ebr t\u00eb cilat i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb e drejt\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb u parashtruan nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Gjatit, avokatja Evrikli Kolovani. Sipas saj, nuk q\u00ebndron konstatimi i Komisionit p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 130 m2 n\u00eb Sarand\u00eb, kundrejt \u00e7mimit 4 milion\u00eb lek\u00eb. Kolovani k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohet koha e larg\u00ebt lidhur me burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, q\u00eb prej vitit 1986 nga pagat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, si dhe fakti se institucionet ishin djegur gjat\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb analiz\u00ebn e KPK ka gabime, si dhe se nuk jan\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhurat e ligjshme.<\/p>\n<p>Avokatja k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen si burime dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit si m\u00ebsues i minoritetit grek, pag\u00eb e cila i \u00ebsht\u00eb akorduar me dekret t\u00eb presidentit grek p\u00ebr periudh\u00ebn 1991-2002, si dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera t\u00eb familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Po ashtu, kontestuan nj\u00eb konstatim t\u00eb KPK p\u00ebr munges\u00ebn e gjendjes n\u00eb nj\u00eb depozite t\u00eb krijuar me k\u00ebto burime n\u00eb vitin 1998. Sipas Kolovanit, nga p\u00ebrgjigjet e bank\u00ebs rezulton se n\u00eb vitin 1999 gjendja e depozit\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 321 mij\u00eb lek\u00eb. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se KPK e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake, por jo n\u00eb at\u00eb p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim u k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00eb dy kredi nga 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb marra n\u00eb vitet 2002 dhe 2003, p\u00ebr t\u00eb cilat Kolovani theksoi se jan\u00eb deklaruar q\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe se n\u00eb dokumentacionin e tyre p\u00ebrcaktohet se jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Kolovani i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb konsiderohen dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb trualli prej bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2002. Sipas saj, provohet blerja e k\u00ebtij trualli prej bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga bashkia n\u00eb vitin 2002 dhe shitja po at\u00eb vit. Ajo parashtroi se provohej dhe fakti se bler\u00ebsi kishte investuar n\u00eb at\u00eb truall dhe se e kishte regjistruar objektin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e subjektit kund\u00ebrshtoi edhe vler\u00ebsimin e KPK p\u00ebr moskonsiderimin e t\u00eb ardhurave nga trualli p\u00ebr shkak t\u00eb mospagimit t\u00eb detyrimeve tatimore. Kolovani solli si argument faktin se pasuria nuk mund t\u00eb regjistrohej n\u00ebse nuk paguheshin m\u00eb par\u00eb detyrimet. Ajo shtoi, se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb pasurit\u00eb deri n\u00eb vler\u00ebn 2 milione\u00eb lek\u00eb tatoheshin me 0.5%, nga p\u00ebrllogaritej t\u00eb nevojiteshin pes\u00eb mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u2019u shlyer.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb korrigjohet analiza financiare duke u konsideruar t\u00eb ardhurat e ligjshme. Analiza financiare e KPK \u00ebsht\u00eb me gabime dhe nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat e ligjshme\u201d, pohoi Kolovani.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr konstatim i KPK q\u00eb u kund\u00ebrshtua n\u00eb Kolegj ishte dhe evidentimi i nj\u00eb garazhi t\u00eb padeklaruar nga subjekti. Kolovani tha se subjekti nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe se e kishte m\u00ebsuar n\u00eb vitin 2020, gjat\u00eb hetimit administrativ. Ajo theksoi se duket se dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr regjistrimin e pasurive garazh ka qen\u00eb e falsifikuar. Sipas Kolovanit, mosdeklarimi i garazhit nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoj\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, gj\u00eb q\u00eb tregon se subjekti nuk ka pasur arsye t\u00eb mos e deklaronte. \u201cHap\u00ebsira n\u00eb fjal\u00eb nuk plot\u00ebson kushtet p\u00ebr garazh dhe subjekti nuk e ka p\u00ebrdorur\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera mbrojt\u00ebsja e Gjatit dhe shtoi se mosdeklarimi k\u00ebsaj pasurie nuk mund t\u00eb sjell\u00eb konstatim p\u00ebr fshehje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje paraprake e vitit 2015, p\u00ebr blerje apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt vler\u00ebs 6 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit t\u00eb subjekti, Gj.M., ka sjell\u00eb penalizim n\u00eb KPK p\u00ebr prokuroren Gjati jo vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, por edhe p\u00ebr at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Kjo, pasi shit\u00ebsi i apartamentit ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb arrestuar si pjes\u00ebtar i nj\u00eb organizate nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>Lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb e konstatuar nga KPK, Kolovani pretendoi se nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb gjitha provat dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se v\u00ebrtetohej mund\u00ebsia e shlyerjes s\u00eb k\u00ebsteve me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cVerifikojini gjith\u00eb provat dhe rikonsiderojini n\u00eb konstatimet e Komisionit\u201d, k\u00ebrkoi avokatja e subjektit.<\/p>\n<p>Gjati kund\u00ebrshtoi edhe gjetjet p\u00ebr figur\u00ebn. Ajo e cil\u00ebsoi me shkelje flagrante raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK-s\u00eb, duke konstatuar se ky raport i deklasifikuar pjes\u00ebrisht ishte protokolluar nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara se komisioni p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb merrte vendim se cilat pjes\u00eb duheshin deklasifikuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, pretendoi se subjekti nuk kishte pasur ku t\u00eb m\u00ebsonte lidhur me procedimin ndaj nj\u00eb prej ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nga ishte bler\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas subjektit, kur procedimi i k\u00ebtij ortaku ishte b\u00ebr\u00eb publik n\u00eb medie, at\u00ebher\u00eb marr\u00ebveshja ishte e pakthueshme, pasi kishte filluar q\u00eb apartamenti dhe t\u00eb p\u00ebrdorej. \u201c\u00cbsht\u00eb e provuar se kontakti \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht rast\u00ebsor\u201d, evidentoi Kolovani dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar vler\u00ebsimin e KPK se duhej t\u00eb ishte deklaruar ky kontakt me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimet p\u00ebr gjetjet ne aspektin profesional, prokurorja Gjati i parashtroi vet\u00eb. Ajo e cil\u00ebsoi raportin e KPK kontradiktor, t\u00eb paqart\u00eb, jo objektiv dhe thell\u00ebsisht t\u00eb paragjykuar.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi konstatimet e KPK p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje, ku evidentohet munges\u00eb e analizimit t\u00eb veprave penale n\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim. Sipas subjektit, megjith\u00ebse legjislacioni nuk p\u00ebrcakton analizimin e veprave penale n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim, ajo e kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. \u201cE kam arsyetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr secilin nga t\u00eb pandehurit\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Lidhur me pushimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KPK ka konstatuar se \u00e7\u00ebshtja duhej pushuar se kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb e pandehura, subjekti tha se e kishte b\u00ebr\u00eb pushimin p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Subjekti sqaroi se nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj saj, e denoncuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme nga nj\u00eb prej t\u00eb pandehurve q\u00eb kishte hetuar, ishte pushuar. Ajo pretendoi se nuk kishte pasur asnj\u00eb shkelje n\u00eb hetimin e atij t\u00eb pandehuri. Lidhur me konstatimin e munges\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr gjykim, ajo tha se gjendet n\u00eb fashikujt e KPK. \u201cAsnj\u00eb prov\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar e pavlefshme nga gjykata\u201d, n\u00ebnvizoi Gjati.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e KPK p\u00ebr nj\u00eb telefonat\u00eb nga subjekti n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb t\u00eb hetuari, subjekti tha se nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ta kishte telefonuar ajo. Sipas Gjatit, personi n\u00eb fjal\u00eb e kishte telefonuar dhe i kishte th\u00ebn\u00eb se kush ishte ajo q\u00eb hetonte baban\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Subjekti paraqiti q\u00ebndrim dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KPK ka gjetur probleme. Ajo tha se kishte qen\u00eb nj\u00eb nga prokuror\u00ebt e grupit hetimor. Sipas Gjatit, pasi e kishin transferuar n\u00eb Tropoj\u00eb, ishin mbyllur shtat\u00eb akuzat e ngritura ndaj personit n\u00ebn hetim. \u201cM\u00eb k\u00ebrkohej pse nuk kisha mbaruar hetimin kur afati \u00ebsht\u00eb tre muaj. Cilin ligj kisha shkelur un\u00eb q\u00eb thot\u00eb KPK? Ku \u00ebsht\u00eb e shkruar q\u00eb duhen kryer veprime hetimore t\u00eb caktuara p\u00ebr t\u00eb konfirmuar nj\u00eb akuz\u00eb?\u201d, parashtroi subjekti.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin e KPK se nj\u00eb person p\u00ebr t\u00eb cilin ishte k\u00ebrkuar ekstradim, subjekti ka k\u00ebrkuar \u201carrest sht\u00ebpie\u201d dhe ai \u00ebsht\u00eb larguar, avokatja Kolovani sqaroi se kjo mas\u00eb konsiderohet e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb \u201carrestit n\u00eb burg\u201d, pasi llogaritet si dit\u00eb burgu. Ajo shtoi se p\u00ebr largimin nga vendq\u00ebndrimi, t\u00eb hetuarit i \u00ebsht\u00eb shtuar dhe nj\u00eb akuz\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin p\u00ebr cenimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, ajo theksoi se KPK nuk ka analizuar se \u00e7far\u00eb e ka cenuar besimin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, subjekti k\u00ebrkoi prishjen e vendimit t\u00eb KPK dhe konfirmimin n\u00eb detyr\u00ebn e prokurores.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues vendosi t\u00eb administroj\u00eb si prova aktet e dor\u00ebzuara nga subjekti. Pasi mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor, Kolegji u t\u00ebrhoq n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimin q\u00eb do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 5 qershor, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Kuk\u00ebsit, Rita Gjati e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 19 mars 2021 p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, paraqiti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 27 maj n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, shkaqet e ankimit t\u00eb saj kund\u00ebr largimit nga detyra. Ajo pretendoi shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78312,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[867,1192,857,1421,1297,1288,850,862,1465,789,118,171,1466,1155,877,1467,778,358,480,1468,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/Prokurorja-Rita-Gjati-majtas-duke-dale-nga-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Rita Gjati (majtas)  dhe avokatja Evrikli Kolovani duke dal\u00eb nga KPA | Foto: Edmond Hoxhaj \n","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78311"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78311"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78311\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78313,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78311\/revisions\/78313"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78312"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78311"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78311"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78311"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}