{"id":78326,"date":"2024-05-30T17:40:27","date_gmt":"2024-05-30T15:40:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-kolegjit-per-vleresimin-e-gjyqtares-alma-hicka\/2024\/05\/30\/"},"modified":"2024-05-31T10:22:25","modified_gmt":"2024-05-31T08:22:25","slug":"dy-qendrimet-e-kolegjit-per-vleresimin-e-gjyqtares-alma-hicka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-kolegjit-per-vleresimin-e-gjyqtares-alma-hicka\/2024\/05\/30\/","title":{"rendered":"Dy q\u00ebndrimet e Kolegjit p\u00ebr vler\u00ebsimin e gjyqtares Alma Hicka"},"content":{"rendered":"<p>Trupi gjykues i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb shqyrtoi ankimin e ish-Avokates s\u00eb Shtetit dhe gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Alma Hicka doli me dy konkluzione n\u00eb vetingun e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. Shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Ina Rama, relatorja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtar\u00ebt Sokol \u00c7omo dhe Albana Shtylla p\u00ebrmbys\u00ebn vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK t\u00eb shkarkimit t\u00eb saj p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, duke zbatuar parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit p\u00ebr nj\u00eb balanc\u00eb negative.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Rezarta Schuetz e cil\u00ebson t\u00eb pabazuar konkluzionin e shumic\u00ebs s\u00eb Kolegjit, si dhe vendimarrjen e Komisionit p\u00ebr penalizimin e subjektit vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Sipas saj, KPK duhej t\u00eb kishte konkluduar edhe p\u00ebr konstatimet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Schuetz e bazon k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim n\u00eb faktin se hetimi administrativ i KPK-s\u00eb zbuloi se ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hicka ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar vendin n\u00eb procese gjyq\u00ebsore ku pal\u00ebt kund\u00ebrshtare kan\u00eb pasur si mbrojt\u00ebs ligjor bashk\u00ebshortin e saj, Envi Hicka.<\/p>\n<p>Alma Hicka ka qen\u00eb gjyqtare nga viti 2003 dhe n\u00eb vitin 2013 u em\u00ebrua Avokate e Shtetit, detyr\u00eb q\u00eb e mbajti deri n\u00eb vitin 2018. Pas dor\u00ebheqjes nga posti i Avokates s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Shtetit, Hicka u em\u00ebrua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ, gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni e shkarkoi Hick\u00ebn pasi konkludoi se ajo ka pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u201cveting\u201d lidhur me burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb automjeti, si dhe se rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u2019i justifikuar ato. Kolegji nuk ka gjetur shkelje procedurale dhe vendosi ta shqyrtoj\u00eb ankimin e Hick\u00ebs n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi p\u00ebr pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar n\u00eb ankes\u00ebn e vet n\u00eb Kolegj se barra e prov\u00ebs p\u00ebr apartamentin n\u00eb pron\u00ebsi \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paqart\u00eb, pasi shtrohet p\u00ebrtej kufijve ligjor\u00eb dhe kushtetues. Ajo ka k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb ankim se pasuria e prind\u00ebrve t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb krijuar me pun\u00eb t\u00eb ligjshme. Sipas Hick\u00ebs, t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs si e vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb tregun fruta-perime n\u00eb Lushnj\u00eb jan\u00eb t\u00eb ligjshme. Ajo ka pretenduar se n\u00ebna e saj ka likuiduar t\u00eb gjitha detyrimet tatimore n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme dhe n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme kundrejt Bashkis\u00eb Lushnj\u00eb, sipas legjislacionit rregullues t\u00eb koh\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, subjekti vler\u00ebson se prind\u00ebrit kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr dh\u00ebnien e dy huave, nj\u00eb prej 1.8 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti dhe 5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo ka pretenduar se jan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme dhe ato nga qiradh\u00ebnia e nj\u00eb apartamenti t\u00eb zot\u00ebruar prej bashk\u00ebshortit. Subjekti ka shpjeguar se ka deklaruar t\u00eb drejtat mbi k\u00ebt\u00eb apartament q\u00eb n\u00eb vitin 2009, duke qen\u00eb se at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira dhe duhet t\u00eb deklaronte t\u00eb ardhurat q\u00eb merrte nga kjo pasuri.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit, trupi gjykues v\u00ebren se dokumentet e administruara nga institucionet nuk disponojn\u00eb informacion lidhur me taksat e paguara apo t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja n\u00eb tregun e fruta-perimeve n\u00eb Lushnj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb analiz\u00ebn e kryer n\u00eb KPA jan\u00eb konsideruar vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb krijuara nga pun\u00ebsimi i babait t\u00eb subjektit deri n\u00eb vitin 2013, t\u00eb ardhurat nga shlyerja e huas\u00eb nga ana e gjyqtares Hicka, si dhe dh\u00ebnia e nj\u00eb huaje n\u00eb form\u00ebn cash n\u00eb shum\u00ebn 740 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015, p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer, prind\u00ebrit e Hick\u00ebs kan\u00eb rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 395 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pasakt\u00ebsin\u00eb e konstatuar nga KPK p\u00ebr mosdeklarimin e k\u00ebsaj huaje si burim krijimi t\u00eb apartamentit, edhe KPA vler\u00ebson se Hicka ka pasur detyrim t\u00eb shpjegonte bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Por, nisur nga fakti se subjekti e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb hua n\u00eb vitin 2015 dhe shlyerjen e saj n\u00ebp\u00ebrmjet kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2016, si dhe se ka rezultuar q\u00eb shuma e disbursuar t\u00eb jet\u00eb kaluar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb prind\u00ebrve, pasakt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pa pesh\u00eb n\u00eb procesin e vetingut t\u00eb Hick\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb, t\u00eb deklaruara si burim krijimi t\u00eb apartamentit, Kolegji e vler\u00ebson t\u00eb gabuar konkluzionin e KPK p\u00ebr moskonsiderimin e tyre. \u201c\u2026Konkluzioni i Komisionit p\u00ebr moskonsiderimin e k\u00ebtyre qirave t\u00eb ligjshme, jo p\u00ebr shkak t\u00eb mospagimit t\u00eb detyrimeve tatimore p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura, por p\u00ebr arsye se trash\u00ebgimtar\u00ebt e familjes A., t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb kaluar t\u00eb drejtat e posedimit personit t\u00eb lidhur, nuk kan\u00eb pasur tagra p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar dhe disponuar lirisht truallin dhe pallatin mbi t\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb konflikteve gjyq\u00ebsore t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb me trash\u00ebgimtaret e familjes P., \u00ebsht\u00eb i gabuar, pasi bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit provohet me dokumentacion ligjor se ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e posedimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb apartamentit me sip. 90 m2, si rrjedhoj\u00eb t\u00eb ardhurat e realizuara nga dh\u00ebnia me qira e k\u00ebtij apartamenti, p\u00ebr t\u00eb cilat rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb paguar detyrimet tatimore dhe q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit 120,3 m2, jan\u00eb t\u00eb ligjshme\u201d, arsyeton shumica.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb shkaqeve p\u00ebr apartamentin, shumica konkludon se Hicka ka kryer pasakt\u00ebsi p\u00ebr arsye t\u00eb mosdeklarimit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d t\u00eb huas\u00eb s\u00eb marr\u00eb nga prind\u00ebrit. Nisur nga fakti se t\u00eb ardhurat nga qiraja e apartamentit t\u00eb bashk\u00ebshortit u konsideruan t\u00eb ligjshme, pamund\u00ebsia e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit n\u00eb shum\u00ebn 395 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb 5 milion\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar pa pesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Schuetz n\u00eb pakic\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje se Hicka ka deklaruar si burim krijimi kredin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishin paguar thuajse gjith\u00eb \u00e7mimin e apartamentit, n\u00ebp\u00ebrmjet burimeve t\u00eb ndryshme dhe pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr kredin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin tim, dinamika e veprimeve d\u00ebshmon zgjedhje t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb m\u00ebnjanuar huan\u00eb si burim apo kontrollin e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve \u2013 prind\u00ebrve t\u00eb saj \u2013 dhe jo pasakt\u00ebsi t\u00eb thjesht\u00eb apo harres\u00eb njer\u00ebzore. Ky fakt paraqet r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pasi subjekti ka deklaruar prind\u00ebrit si burim krijimi i t\u00eb pakt\u00ebn dy pasurive t\u00eb analizuara, ndon\u00ebse n\u00eb periudhat kohore p\u00ebrkat\u00ebse, ajo dhe bashk\u00ebshorti ishin t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb detyra t\u00eb mir\u00ebpaguara, nd\u00ebrsa prind\u00ebrit rezultuan me t\u00eb ardhura krahasimisht modeste dhe investime t\u00eb konsiderueshme\u201d, konstaton Schuetz dhe vler\u00ebson se deklarimi Hick\u00ebs pasqyron pav\u00ebrtet\u00ebsi t\u00eb q\u00ebllimshme q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej pasakt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga ana tjet\u00ebr, subjekti ka deklaruar huan\u00eb nga prind\u00ebrit n\u00eb deklarat\u00ebn periodike p\u00ebr vitin 2015, meqen\u00ebse n\u00eb at\u00eb moment kohor kredia nuk ishte marr\u00eb ende, nd\u00ebrsa kredin\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb vetting, meqen\u00ebse kjo e fundit ishte marr\u00eb n\u00eb at\u00eb moment. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, deklarimet e subjektit nuk jan\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb pasqyrimit t\u00eb realitetit, por thjesht n\u00eb funksion t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rregulluar situat\u00ebn e momentit\u201d, \u00e7mon Schuetz dhe shton se nuk duhen konsideruar as t\u00eb ardhurat nga qiradh\u00ebnia e apartamentit t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb automjet t\u00eb llojit \u201cFord Kuga\u201d, KPK ka konkluduar se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, pasi bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u201cveting\u201d nuk ka sh\u00ebnuar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebtij automjeti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, si dhe as huan\u00eb e p\u00ebrdorur si burim krijimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr huan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.8 milion lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur si burim krijimi t\u00eb automjetit, Komisioni ka arsyetuar se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs mbi mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj shume. Sipas KPK, pretendimet e subjektit n\u00eb lidhje me vler\u00ebsimin si t\u00eb ligjshme t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb n\u00ebn\u00ebs si tregtare ambulante, nuk gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb dokumentacion.<\/p>\n<p>Nga kontrolli q\u00eb Kolegji ka ushtruar ndaj analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer nga Komisioni, ka rezultuar se prind\u00ebrit jan\u00eb gjendur me diferenc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 185 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr huan\u00eb 1.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs p\u00ebr automjetin, shumica vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr shkak se nuk ka pasqyruar burimin financiar t\u00eb automjetit n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr shkak se bilanci negativ vjen si shkak i pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb provuar burimet e ligjshme t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur dhe jo si pasoj\u00eb e analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer p\u00ebr kontrollin e burimeve t\u00eb saj t\u00eb financimit, bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, kjo situat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konsideruar se Hicka ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit, shumica e trupit gjykues ka ndryshuar vendimarrjen e KPK dhe ka konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb gjyqtaren Alma Hicka.<\/p>\n<p>Schuetz e kund\u00ebrshton edhe k\u00ebt\u00eb konkluzion t\u00eb shumic\u00ebs. Ajo v\u00ebren se bilanci negativ \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe n\u00eb Kolegj, duke mos p\u00ebrfshir\u00eb si shpenzime t\u00eb prind\u00ebrve investimet q\u00eb ata kan\u00eb kryer, por vet\u00ebm shpenzimet e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Schuetz, n\u00eb analiz\u00ebn e kryer n\u00eb Kolegj mbi baz\u00ebn e akteve t\u00eb hartuara gjat\u00eb hetimit administrativ, Hicka, rezultoi me nj\u00eb munges\u00eb burimesh prej mbi 4 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr krijimin e pasurive me t\u00eb ardhurat e saj dhe t\u00eb personit t\u00eb lidhur. Ajo \u00e7mon se shkarkimi i k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi duhej t\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit<\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Rezarta Schuetz paraqet n\u00eb fillim t\u00eb mendimit t\u00eb saj, konstatime p\u00ebrmbledh\u00ebse lidhur me gjetjet n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut. Para s\u00eb gjithash, ajo thekson se KPK ka konstatuar se subjekti ka ushtruar detyr\u00ebn n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit gjat\u00eb koh\u00ebs kur ka qen\u00eb e komanduar n\u00eb funksionin e Avokates s\u00eb Shtetit n\u00eb vitet 2013 \u2013 2018, q\u00eb sipas saj mb\u00ebshtetet edhe n\u00eb vler\u00ebsimin e institucionit t\u00eb specializuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim, Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit e Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb e Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI.<\/p>\n<p>Schuetz v\u00ebren se KPK ka zgjedhur t\u00eb anashkaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim me r\u00ebnd\u00ebsi me nj\u00eb arsyetimin sip\u00ebrfaq\u00ebsor e t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj, duke argumentuar se ushtrimi i detyr\u00ebs n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, ishte nj\u00eb veprimtari jasht\u00eb objektit t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve dhe se nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr shkarkimin e subjektit.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsoj se ky q\u00ebndrim bie ndesh haptazi me frym\u00ebn dhe parashikimet e ligjit nr. 96\/2016 \u2018P\u00ebr statusin e e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u2019 pasi, s\u00eb pari, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kryente detyr\u00ebn e Avokates s\u00eb Shtetit, subjekti i rivler\u00ebsimit, znj. Alma Hicka, ruajti statusin e gjyqtares, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit u kthye n\u00eb gjyq\u00ebsor menj\u00ebher\u00eb pasi u lirua nga ajo detyr\u00eb. Sjellja e magjistrat\u00ebve edhe jasht\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit i n\u00ebnshtrohet kontrollit n\u00eb drejtim t\u00eb identifikimit t\u00eb sjelljeve q\u00eb diskreditojn\u00eb pozit\u00ebn dhe figur\u00ebn e magjistratit, ose d\u00ebmtojn\u00eb besimin e publikut n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor\u201d, arsyeton Schuetz dhe shton se KPK duhet t\u00eb kishte analizuar e marr\u00eb vendim edhe p\u00ebr normat etike, p\u00ebrfshir\u00eb m\u00ebnjanimin e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Schuetz sjell n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti p\u00ebr vler\u00ebsimin profesional ka p\u00ebrzgjedhur tri dokumente t\u00eb hartuara prej saj n\u00eb koh\u00ebn kur kryente detyr\u00ebn e Avokates s\u00eb Ahtetit, n\u00eb vitet 2015-2016 dhe jo vendime t\u00eb hartuara prej saj kur ishte gjyqtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, pakica konstaton se n\u00eb 60 \u00e7\u00ebshtje, komunikuar shtetit shqiptar n\u00eb janar 2014, pak muaj pas em\u00ebrimit t\u00eb saj si Avokate e Shtetit, 25% e tyre kishin p\u00ebrfaq\u00ebsues bashk\u00ebshortin e saj me studion ligjore ku ai zot\u00ebronte 5% t\u00eb kuotave.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore, ku bashk\u00ebshorti ishte avokati i kontraktuar nga pala padit\u00ebse\/kund\u00ebrshtare, e cila k\u00ebrkonte 8.000.000 Euro d\u00ebmshp\u00ebrblim nga shteti shqiptar, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Avokates s\u00eb shtetit shqiptar, subjekti i rivler\u00ebsimit, znj. Alma Hicka, ka qen\u00eb pjes\u00eb aktive e procesit t\u00eb zhvilluar n\u00eb vijim, duke hartuar edhe dispozitat e marr\u00ebveshjes q\u00eb amnistoi penalisht drejtuesit e shoq\u00ebris\u00eb padit\u00ebse\/klient\u00ebt e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj,\u201d thekson Schuetz.<\/p>\n<p>Ajo shprehet se vendimi i KPK pasqyron edhe l\u00ebshime t\u00eb tjera n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, n\u00eb form\u00eb kontradiktash e v\u00ebmendjeje disproporcionale n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pasurore t\u00eb shkuara, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje e duke mos identifikuar natyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rrethanave faktike, t\u00eb cilat duhet t\u00eb ishin korrigjuar.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues i Kolegji duhet t\u00eb kishte vendosur theksin te natyra e v\u00ebrtet\u00eb e problemeve, t\u00eb cilat ekzistojn\u00eb, nuk u zhb\u00ebn\u00eb nga shpjegimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Alma Hicka, dhe e b\u00ebnin t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e saj nga detyra,\u201d p\u00ebrfundon ajo n\u00eb pakic\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trupi gjykues i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb shqyrtoi ankimin e ish-Avokates s\u00eb Shtetit dhe gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Alma Hicka doli me dy konkluzione n\u00eb vetingun e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. Shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Ina Rama, relatorja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtar\u00ebt Sokol \u00c7omo dhe Albana Shtylla p\u00ebrmbys\u00ebn vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78327,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[407,544,111,103,789,112,674,989,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ish-Avokatja-e-Shtetit-Alma-Hicka.jpg","fifu_image_alt":"Alma Hicka n\u00eb KPK | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78326"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78326"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78326\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78328,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78326\/revisions\/78328"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78327"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}