{"id":78356,"date":"2024-06-05T18:53:07","date_gmt":"2024-06-05T16:53:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-julian-haxhiu-jep-shpjegime-per-problemet-ne-kriterin-e-pasurise\/2024\/06\/05\/"},"modified":"2024-06-05T18:55:12","modified_gmt":"2024-06-05T16:55:12","slug":"gjyqtari-julian-haxhiu-jep-shpjegime-per-problemet-ne-kriterin-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-julian-haxhiu-jep-shpjegime-per-problemet-ne-kriterin-e-pasurise\/2024\/06\/05\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Julian Haxhiu jep shpjegime p\u00ebr problemet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Julian Haxhiu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebkur\u00ebn m\u00eb 5 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr bilancet negative dhe konstatimin p\u00ebr kryerjen e disa transaksioneve n\u00eb dukje fiktive, me q\u00ebllimin mund\u00ebsimin e p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb kredie me kushte leht\u00ebsuese. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se me aktet e dor\u00ebzuara dhe shpjegimet v\u00ebrtetonte burimet financiare t\u00eb t\u00eb gjitha shpenzimeve dhe investimeve, si dhe u shpreh se nuk ishte kryer asnj\u00eb veprim fiktiv, pasi ai mundej q\u00eb ta p\u00ebrfitonte kredin\u00eb e but\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Haxhiu po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Julian Haxhiu p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Mirdit\u00ebs. Ai u transferua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lezh\u00ebs n\u00eb vitin 2008 dhe prej 2011-\u00ebs e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Qirko renditi gjetje p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh t\u00eb kryera nga subjekti dhe familjar\u00ebt e tij lidhur me blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb vitin 2013, kundrejt \u00e7mimit 6.2 milion\u00eb lek\u00eb, me burim krijimi kursimet n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe kredi 4.8 milion\u00eb lek\u00eb. Po n\u00eb at\u00eb vit rezulton se Haxhiu ka bler\u00eb dhe nj\u00eb garazh me burim t\u00eb deklaruar kursimet.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se babai i subjektit ka n\u00ebnshkruar fillimisht nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje p\u00ebr apartament n\u00eb vitin 2004. P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb shlyer n\u00eb 2004-\u00ebn jan\u00eb deklaruar kursimet dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kruj\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Qirkos, nga analiza e kryer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn rreth 26 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2004 ka rezultuar bilanc pozitv.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb porosie t\u00eb babait t\u00eb subjektit t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr blerje apartamenti dhe garazhi. Qirko pohoi se subjekti ka shpjeguar se kontrata e vitit 2005 ishte shtes\u00eb e kontrat\u00ebs s\u00eb vitit 2004 p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e katit t\u00eb apartamentit dhe pasqyrimin e garazhit. Haxhiu ka deklaruar se nuk ka qen\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb e re ajo e vitit 2005. P\u00ebr pagesat e k\u00ebsaj pasurie rezulton t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb dhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2006. Subjekti ka shpjeguar se apartamenti \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb p\u00ebrdorim q\u00eb prej vitit 2007 dhe se p\u00ebr arsye t\u00eb panjohura prej tij, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb regjistrohet deri n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Qirko tha se duket q\u00eb subjekti dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjes kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kryerjen e pagesave n\u00eb vitin 2006, n\u00eb total rreth 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 2013 ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb zgjidhur kontrata e vitit 2005 p\u00ebr apartamentin dhe garazhin, pa pasur asnj\u00eb pretendim nga pal\u00ebt. Nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb porosie \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr apartamentin dhe garazhin.<\/p>\n<p>KPK konstaton se si pasoj\u00eb e mosdeklarimit t\u00eb gjendjes cash dhe mospak\u00ebsimit t\u00eb likujditeteve bankare, ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e kryer n\u00eb vitin 2013 n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko v\u00ebrejti se nga hetimi duket se apartamenti i porositur n\u00eb vitet 2004 e 2005 \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti i bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2013. Nd\u00ebrkoh\u00eb, u relatua se \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga subjekti nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb me rezerv\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Hetimit t\u00eb KPK i \u00ebsht\u00eb n\u00ebshtruar dhe nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese e p\u00ebrfituar nga subjekti n\u00eb shum\u00ebn 4.8 milion\u00eb lek\u00eb. Megjith\u00ebse Komisioni ka konstatuar se Haxhiu i plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr t\u2019u trajtuar me kredi t\u00eb but\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb vitin 2012 bashk\u00ebshortja i ka dhuruar babait t\u00eb saj nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb para bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe detyr\u00ebs s\u00eb ushtruar nga subjekti.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, Komisioni ngre dyshime se Haxhiu i ka kryer k\u00ebto transaksione me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese. Sipas Qirkos, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duket se \u00ebsht\u00eb kryer kontrata e porosis\u00eb n\u00eb vitin 2013 ku \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar vet\u00ebm apartamenti, pasi k\u00ebto kredi t\u00eb buta nuk mbulonin blerjen e garazheve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas KPK, duket se kredia e but\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb subjektit. Qirko tha se, duket se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer veprime q\u00eb bien ndesh me etik\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij si magjistrat.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb nga motra e subjektit \u00ebsht\u00eb konstatuar se kredia e marr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pagesat. Lidhur me k\u00ebt\u00eb konstatim, subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur prej Komisionit p\u00ebr burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie si dhe p\u00ebr destinacionin e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Qirko konstatoi se subjekti rezulton se zot\u00ebron \u00bc pjes\u00eb takuese n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2009, me burim kursimet e prind\u00ebrve, kursimet e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes si dhe nj\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Prej analiz\u00ebs financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e nj\u00eb llogarie bankare n\u00eb vitin 2008, pasi ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion lek\u00eb. N\u00eb vitin 2009, Haxhiu rezulton t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb edhe nj\u00eb kredi 2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Qirkos, ka dyshime se ky apartament \u00ebsht\u00eb porositur nga subjekti dhe se ky i fundit ka shlyer dhe gjith\u00eb \u00e7mimin, por pasuria \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se babai i gjyqtarit Haxhiu ka bler\u00eb nj\u00eb automjet p\u00ebr shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe tre dit\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, ka l\u00ebshuar prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb kjo pasuri e luajtshme t\u00eb p\u00ebrdorej pa kufizime nga subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij. Po ashtu, ka rezultuar se babai e ka bler\u00eb mjetin nga nj\u00eb avokat q\u00eb e ushtron profesionin n\u00eb Lezh\u00eb, ku subjekti ka ushtruar detyr\u00ebn si gjyqtar. P\u00ebr k\u00ebto arsye, Haxhiu \u00ebsht\u00eb pyetur nga Komisioni n\u00ebse ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie me k\u00ebt\u00eb avokat apo n\u00ebse ka trajtuar \u00e7\u00ebshtje ku ai ka pasur interesa.<\/p>\n<p>Qirko tha se nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2016, familja e subjektit ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 9.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Haxhiu kund\u00ebrshtoi fillimisht bilancin negativ t\u00eb konstatuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake t\u00eb KPK. Ai theksoi se kjo pamund\u00ebsi rrjedh nga moskonsiderimi t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes nga puna n\u00eb nj\u00eb ambasad\u00eb, prej vitit 2007.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk mund t\u00eb konsiderohej bashk\u00ebshortja p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mospagimin e tatimit n\u00eb burim t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, pasi ishin detyrim i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. Sipas tij, edhe p\u00ebrgjigjet e institucioneve v\u00ebrtetonin se bashk\u00ebshortja kishte pasur nj\u00eb kontrat\u00eb pune, pasi rezultonin t\u00eb ishin paguar sigurimet shoq\u00ebrore dhe ato sh\u00ebndet\u00ebsore nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>Haxhiu k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen k\u00ebto t\u00eb ardhura n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Ai, v\u00ebrejti se nuk jan\u00eb konideruar t\u00eb ardhurat nga lejet e lindjes p\u00ebr dy vjet q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e KPK. Po ashtu, k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rishikohen shpenzimet e udh\u00ebtimeve t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes, me pretendimet se kishin qen\u00eb t\u00eb mbuluara.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti u ndal n\u00eb gjetjet p\u00ebr pasurit\u00eb. Ai deklaroi se nuk kishte pasur asnj\u00eb veprim fiktiv, pasi nuk kishte pasur ndonj\u00ebher\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsueese n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre transaksioneve, me argumentin se ai i plot\u00ebsonte kushtet.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin q\u00eb bashk\u00ebshortja i ka dhuruar babait t\u00eb saj, Haxhiu shpjegoi se kjo pasuri nuk kishte qen\u00eb pron\u00eb e saj, por e gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trungut familjar. Ai argumentoi se ai transaksion nuk kishte arsye t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb, pasi me pjes\u00ebn takuese q\u00eb zot\u00ebronte bashk\u00ebshortja, s\u00ebrish mund t\u00eb trajtoheshin me kushte leht\u00ebsuese. Sipas subjektit, bashk\u00ebshortja nuk e kishte p\u00ebrdorur m\u00eb at\u00eb apartament q\u00eb prej vitit 2007, kur ishte larguar nga familja prind\u00ebrore.<\/p>\n<p>Haxhiu deklaroi se dhe prenotimi i apartamentit nga babai nuk kishte se si t\u00eb c\u00ebnonte kredin\u00eb e but\u00eb, pasi ishte kryer pjesa m\u00eb e madhe e pagesave. \u201cDuke plot\u00ebsuar kushtet kemi dor\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn. Ishte mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb ton\u00eb. Nuk ka rrethana t\u00eb pav\u00ebrteta apo shkelje t\u00eb etik\u00ebs\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera subjekti dhe shtoi se babai kishte punuar tek shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ku ishte porositur apartamenti, si dhe kishte marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore me administrator\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, blerja e apartamentit me kredi me kushte leht\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb veprimi juridik nga \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pronari i apartamentit t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb zot\u00ebron.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, relatorja Qirko evidentoi se transaksionet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament dhe shpjegimet kishin qen\u00eb t\u00eb paqarta, gj\u00eb q\u00eb u ka marr\u00eb dy vjet koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebrejti se p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb n\u00ebnshkruar kat\u00ebr kontrata q\u00eb kan\u00eb \u00e7mime t\u00eb ndryshme. Sipas saj, dy t\u00eb parat jan\u00eb t\u00eb shpjeguara \u00e7mimet e ndryshme pasi ka dhe ndryshim t\u00eb sip\u00ebrfaqes, kurse p\u00ebr dy t\u00eb tjerat t\u00eb lidhura n\u00eb janar dhe prill t\u00eb vitit 2013 fiuron e nj\u00ebjta sip\u00ebrfaqe.<\/p>\n<p>Haxhiu k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur ndonj\u00eb veprim fiktiv. Ai tha se babai kishte kryer revokim t\u00eb kontrat\u00ebs, pasi ishte munduar t\u00eb rregullonte situat\u00ebn e motr\u00ebs q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte pasur probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe n\u00eb familjen e saj t\u00eb re. Sipas tij, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye babai ishte kujdesur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament p\u00ebr motr\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhur me p\u00ebrdorimin e kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb p\u00ebr apartamentin e motr\u00ebs, Haxhiu tha se nuk kishte kryer ndonj\u00eb pages\u00eb dhe se nuk e kishte takuar ndonj\u00ebher\u00eb pal\u00ebn shit\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs, subjekti tha se kishin kontribuar t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr at\u00eb pasuri. P\u00ebr bilancin negativ, ai pretendoi se vjen si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Lidhur me shit\u00ebsin e automjetit q\u00eb p\u00ebrdor, subjekti tha se kishte ikur nga Gjykata e Lezh\u00ebs, kur ai avokat kishte filluar t\u00eb ushtronte profesionin atje. Ai shtoi se me avokati kishte njohje p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit me bashk\u00ebshorten, pasi punonte si pedagog n\u00eb Universitetin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Julian Haxhiu mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. P\u00ebr profesionalizmin u konstatua se jan\u00eb evidentuar gjetje n\u00eb pes\u00eb prej 38 denoncimeve nga publiku, p\u00ebr t\u00eb cilat ai dha shpjegime.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Haxhiu k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Komisioni njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet me dat\u00eb 7 qershor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Julian Haxhiu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebkur\u00ebn m\u00eb 5 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr bilancet negative dhe konstatimin p\u00ebr kryerjen e disa transaksioneve n\u00eb dukje fiktive, me q\u00ebllimin mund\u00ebsimin e p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb kredie me kushte leht\u00ebsuese. Ai [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78357,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,111,103,1487,118,367,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Gjyqtari-Julian-Haxhiu-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Julian Haxhiu pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78356"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78356"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78356\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78358,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78356\/revisions\/78358"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78357"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78356"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78356"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78356"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}