{"id":78371,"date":"2024-06-06T19:51:17","date_gmt":"2024-06-06T17:51:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-dritan-gines-per-cenim-te-besimit\/2024\/06\/06\/"},"modified":"2024-06-07T13:06:56","modified_gmt":"2024-06-07T11:06:56","slug":"kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-dritan-gines-per-cenim-te-besimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-dritan-gines-per-cenim-te-besimit\/2024\/06\/06\/","title":{"rendered":"KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e Dritan Gin\u00ebs p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka gjetur t\u00eb drejta konkluzionet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Dritan Gina p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut me sjelljen e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut dhe p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Ina Rama e Sokol \u00c7omo kan\u00eb vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e KPK, duke rr\u00ebzuar si shkaqet e ngritura p\u00ebr aspektin procedural, ashtu dhe ato t\u00eb pasuris\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar dhe k\u00ebrkesa e subjektit p\u00ebr kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjykim n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike, me argumentin se nuk u konstatuan shkelje procedurale t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb nevojitej korrigjimi i tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat e shumta t\u00eb Gin\u00ebs n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trupit gjykues dhe shtyrje t\u00eb seancave t\u00eb depozituara n\u00eb Komision, u konsideruan si t\u00eb q\u00ebllimshme dhe s\u00eb bashku me sjelljen e tij n\u00eb seanc\u00ebn e shpalljes s\u00eb vendimit \u2013 kur hyri me forc\u00eb n\u00eb sall\u00eb, u \u00e7muan se c\u00ebnonin besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se rrethanat e tilla, si ajo e mosparaqitjes s\u00eb kart\u00ebs s\u00eb identitetit, moslejimi i kontrollit nga Sh\u00ebrbimi i Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe hyrja forc\u00ebrisht n\u00eb sall\u00ebn ku zhvillohej seanca d\u00ebgjimore, jan\u00eb konsideruar me t\u00eb drejt\u00eb nga Komisioni si munges\u00eb bashk\u00ebpunimi, q\u00eb cenon besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, duke e kualifikuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, sipas nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84\/2016.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se, megjith\u00ebse subjekti duket se nuk e ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb konkluzionin e Komisionit lidhur me cenimin e besimit t\u00eb publikut, ka vler\u00ebsuar t\u00eb ndalet n\u00eb kontrollin e zbatueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj dispozite. Trupi gjykues konstaton se n\u00eb legjislacionin p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve \u00ebsht\u00eb parashikuar e drejta e Komisionit dhe Kolegjit, q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi, t\u00eb marrin vendime jo vet\u00ebm bazuar n\u00eb nj\u00eb ose disa prej kritereve apo vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb tri kritereve, por edhe n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb procedurave, duke p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 48 t\u00eb k\u00ebtij ligji, se gatishm\u00ebria dhe sjellja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb k\u00ebtij procesi mbahen parasysh nga k\u00ebto organe n\u00eb marrjen e vendimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim renditen faktet lidhur me q\u00ebndrimin jobashk\u00ebpunues t\u00eb Gin\u00ebs gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar n\u00eb KPK. Sipas Kolegjit, k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs nuk kan\u00eb pasur p\u00ebr q\u00ebllim zhvillimin e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor, por zvarritjen e tij.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Gj\u00eb q\u00eb konstatohet duksh\u00ebm me k\u00ebrkesat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe t\u00eb pabazuara t\u00eb trajtuara si n\u00eb paragraf\u00ebt 10.2 \u2013 10.5.4 t\u00eb k\u00ebtij vendimi, si para dhe gjat\u00eb seancave d\u00ebgjimore, duke mos treguar predispozicion dhe nj\u00eb sjellje korrekte n\u00eb drejtim t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. N\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb trupit gjykues, n\u00eb \u00e7do rast, subjekti i rivler\u00ebsimit ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb k\u00ebrkesa procedurale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi, por jo ato q\u00eb duksh\u00ebm kalojn\u00eb kufirin mbrojtjes p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb abuzivitet\u201d, arsyeton KPA.<\/p>\n<p>Klegji ndalet dhe n\u00eb sjelljen e Gin\u00ebs p\u00ebrpara nisjes s\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb dat\u00ebs 22 shtator 2021. \u201c[\u2026]Mosparaqitja e kart\u00ebs s\u00eb identitetit dhe moslejimi i kontrollit fizik nga Garda e Republik\u00ebs, p\u00ebrpara nisjes s\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, dhe m\u00eb pas hyrja forc\u00ebrisht n\u00eb sall\u00ebn ku zhvillohej seanca d\u00ebgjimore, demonstrojn\u00eb munges\u00eb respekti e vet\u00ebp\u00ebrmbajtjeje, si dhe nj\u00eb qasje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme e ofensive ndaj institucioneve shtet\u00ebrore dhe autoritetit t\u00eb tyre. Sjellje t\u00eb tilla cenojn\u00eb imazhin dhe figur\u00ebn publike t\u00eb prokurorit dhe duhet t\u00eb shmangen me v\u00ebrtet\u00ebsi nga subjektet e rivler\u00ebsimit dhe jo t\u00eb justifikohen prej tyre\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu, evidentohet se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb treguar bashk\u00ebpunues gjat\u00eb hetimit administrativ, pasi ka refuzuar t\u2019i p\u00ebrgjigjet pyet\u00ebsorit standard t\u00eb Komisionit. \u201c[\u2026]Duke mos respektuar autoritetin e institucionit, duke u p\u00ebrpjekur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb dhe pamund\u00ebsoj\u00eb zhvillimin ndaj tij t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, v\u00ebren Kolegji dhe ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim si KPK, se Gina ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij jobashk\u00ebpunues p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer ndaj tij.<\/p>\n<p><strong>Pasuria<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 105 m2 n\u00eb zon\u00ebn e Shk\u00ebmbit t\u00eb Kavaj\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs, Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb pasakta dhe kontradiktore, q\u00eb nuk mb\u00ebshteten nga dokumentacioni ligjor i administruar lidhur me justifikimin e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, KPK i ka kaluar Gin\u00ebs barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shlyer, koh\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb kryer pagesa, si dhe p\u00ebr burimin e t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer krijimin e k\u00ebsaj pasurie. \u00cbsht\u00eb konstatuar dhe pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2011 dhe mbulimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit administrativ, Gina ka informuar Komisionin lidhur me faktin se n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb nj\u00eb hetimi pasuror t\u00eb nisur nga Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Fier mbi pasurit\u00eb e tij dhe burimet e krijimit t\u00eb tyre, kjo pasuri kishte rezultuar e deklaruar rregullisht dhe e krijuar me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se subjekti e kund\u00ebrshton konkluzionin e Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, pa ngritur nj\u00eb shkak t\u00eb posa\u00e7\u00ebm ankimi, pa dh\u00ebn\u00eb argumente, si dhe pa paraqitur prova p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pretendimet e tij. Pasi ka analizuar aktet e dosjes s\u00eb Komisionit, edhe Kolegji ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Gina ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe se ndodhet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Gina ka p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjtin argument dhe problemet e konstatuara p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, duke pretenduar se nga hetimi pasuror i kryer n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit ishte konkluduar se kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb sakta dhe kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se i rezulton e provuar ekzistenca e mosp\u00ebrputhjeve mes deklarimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe dokumentacionit t\u00eb administruar.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e Gin\u00ebs mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, KPA konstaton se Komisioni ka dal\u00eb n\u00eb konkluzion vet\u00ebm p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, por pa mbajtur q\u00ebndrim mbi rezultatin financiar t\u00eb konstatuar gjat\u00eb hetimit administrativ, p\u00ebr t\u00eb evidentuar balanc\u00ebn negative. N\u00eb funksion t\u00eb standardit t\u00eb mosp\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb subjektit n\u00eb ankim, KPA ka vler\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb konkludoj\u00eb se Gina ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Kolegji konfirmon dhe pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e konstatuar nga Komisioni, t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e kursimeve n\u00eb shumat e deklaruara cash p\u00ebr periudh\u00ebn 2005 \u20132015, q\u00eb i ka pretenduar si burim krijimi t\u00eb nj\u00eb depozite 10 mij\u00eb euro n\u00eb dhjetor t\u00eb 2016-\u00ebs. Po ashtu, konkludohet pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve t\u00eb qiras\u00eb financiare Leasing p\u00ebr nj\u00eb automjet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka gjetur t\u00eb drejta konkluzionet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Dritan Gina p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut me sjelljen e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut dhe p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Trupi gjykues i KPA i kryesuar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78372,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[407,492,789,112,674,119,122,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Dritan-Gina-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Dritan Gina gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78371"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78371"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78371\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78373,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78371\/revisions\/78373"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78372"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}