{"id":78380,"date":"2024-06-10T18:51:18","date_gmt":"2024-06-10T16:51:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-petrit-vukaj-jep-shpjegime-per-barrat-e-proves-ne-te-tre-kriteret\/2024\/06\/10\/"},"modified":"2024-06-10T18:53:38","modified_gmt":"2024-06-10T16:53:38","slug":"prokurori-petrit-vukaj-jep-shpjegime-per-barrat-e-proves-ne-te-tre-kriteret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-petrit-vukaj-jep-shpjegime-per-barrat-e-proves-ne-te-tre-kriteret\/2024\/06\/10\/","title":{"rendered":"Prokurori Petrit Vukaj jep shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb t\u00eb tre kriteret"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Petrit Vukaj i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 10 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs q\u00eb i ishin kaluar n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Vukaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Petrit Vukaj e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier. N\u00eb vitin 2015, Vukaj u arrestua nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit pasiv, por dy vjet m\u00eb von\u00eb ai u shpall i pafajsh\u00ebm me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit. Pas k\u00ebtij vendimi, ai u rikthye n\u00eb detyr\u00eb s\u00ebrish n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit.<\/p>\n<p>Vukaj u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK s\u00eb bashku me avokaten Romina Zano, e cila paraqiti mbrojtjen p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, zot\u00ebrimin e nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 300 m2 dhe nj\u00eb sht\u00ebpie banimi me dy kate n\u00eb Fier, ku kati i par\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb sip\u00ebrfaqe 104 m2 dhe papafingo sip\u00ebr tij, me sip\u00ebrfaqe 102 m2. Po ashtu, ka deklaruar dhe nj\u00eb depo me sip\u00ebrfaqe 23 m2. Relatorja \u00c7iftja pohoi se subjekti ka pasqyruar vler\u00ebn e rivler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 17.6 milion\u00eb lek\u00eb, por pa deklaruar se sa ka shpenzuar dhe as burimin e krijimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb katit t\u00eb par\u00eb gjat\u00eb viteve 1992-1994, Komisioni konstaton se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk ka pasur referenca p\u00ebr kostot e nd\u00ebrtimit, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar sipas t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr vitin 1995, por duke kryer uljet sipas indeksit t\u00eb inflacionit p\u00ebr vitet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Kostoja totale e nd\u00ebrtimit t\u00eb katit t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb shum\u00ebn rreth 594 mij\u00eb lek\u00eb. Referuar t\u00eb ardhurave nga puna e subjektit dhe bashk\u00ebshortes p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb mas\u00ebn rreth 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se kati i dyt\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 2009-2010 dhe se kostoja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb mas\u00ebn 2.6 milion\u00eb lek\u00eb, prej nga ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative rreth 700 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2010-\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas KPK, duket se regjistrimi i katit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb vitet 2010 dhe 2017, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sipas parashikimeve t\u00eb legjislacionit p\u00ebr urbanizimin e nd\u00ebrtimeve pa leje.<\/p>\n<p>Avokatja Zano u shpreh se me provat dhe shpjegimet q\u00eb kishin dor\u00ebzuar vler\u00ebsonin se kishin p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb tre kriteret. Ajo n\u00ebnvizoi se sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri e paluajtshme q\u00eb zot\u00ebron subjekti dhe se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar prej vitit 1992, kur ai nuk ishte ende subjekt deklarues dhe as nuk mbante funksionin e prokurorit.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin e vler\u00ebs s\u00eb investimit dhe burimin, Zano tha se subjekti nuk ka pasur asnj\u00eb q\u00ebllim. Ajo shtoi se deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d i jan\u00eb bashk\u00eblidhur t\u00eb gjitha dokumentacionet ligjore q\u00eb lidhen me origjin\u00ebn e k\u00ebsaj prone, si dhe p\u00ebr \u00e7do veprim juridik t\u00eb kryer prej subjektit lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri. Po ashtu, v\u00ebrejti se k\u00ebto veprime jan\u00eb pasqyruar rregullisht n\u00eb deklaratat periodike.<\/p>\n<p>Sipas Zanos, trualli \u00ebsht\u00eb fituar nga Komiteti Ekzekutiv i Pluralizimit, si familje e re dhe e pastreh. Ajo theksoi se subjekti e ka deklaruar sakt\u00ebsisht, si truallin ashtu dhe nd\u00ebrtimin. Zano tha se subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, ka vler\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb deklarimin duke i\u2019u referuar dokumentacionit ligjor.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, avokatja solli n\u00eb v\u00ebmendje se Vukaj ka deklaruar n\u00eb vitin 2003 edhe burimin e krijimit, nga t\u00eb ardhurat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes prej pun\u00ebs. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb sakta dhe n\u00eb vitet 2008, 2009 dhe 2010 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Vukajt deklaroi se punimet p\u00ebr katin e par\u00eb ishin kryer nga subjekti dhe familjar\u00ebve dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij, me pun\u00eb vullnetare, duke mos pasur kosto. Sipas saj, shpenzimet p\u00ebr katin e par\u00eb kan\u00eb qen\u00eb minimale.<\/p>\n<p>Zano k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ulen shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb si dhe t\u00eb konsiderohen prodhimet nga toka p\u00ebr shpenzimet jetike. Po ashtu, ajo k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e subjektit nga puna n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje para vitit 1992, si dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes si agronome p\u00ebr periudh\u00ebn 1991-1993. Sipas avokates, deri n\u00eb vitin 1994 bilanci del pozitiv.<\/p>\n<p>Ajo kontestoi dhe vler\u00ebn e p\u00ebrllogaritur p\u00ebr katin e dyt\u00eb, duke argumentuar se \u00ebsht\u00eb konsideruar sikur t\u00eb ishte kati i par\u00eb, me themele. Zano shpjegoi se kati i dyt\u00eb ishte nd\u00ebrtuar si papafingo, m\u00eb shum\u00eb me funksionin e \u00e7atis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb penguar lag\u00ebshtir\u00ebn. Sipas saj, edhe aktualisht i banuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kati i par\u00eb. Avokatja k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ulen kostot e nd\u00ebrtimit me 44%.<\/p>\n<p>Zano paraqiti dhe nj\u00eb analiz\u00eb ligjore lidhur me konstatimin e KPK, se regjistrimi katit t\u00eb dyt\u00eb, nuk ishte kryer sipas lgjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti kishte pasur leje nd\u00ebrtimi t\u00eb vitit 1994 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb banese me dy kate n\u00eb truallin e p\u00ebrfituar n\u00eb 1991-in dhe se nuk kishte nj\u00eb p\u00ebrcaktim kohor p\u00ebr nd\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn rreth 550 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti nga subjekti n\u00eb vitin 2009, pasi shumica e t\u00eb ardhurave nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr nuk jan\u00eb konsideruar si burim i ligjsh\u00ebm. Sipas \u00c7iftjas, subjekti ka deklaruar si burim shum\u00ebn nj\u00eb milion lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb automjeti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Por, nga hetimi ka rezultuar se subjekti e ka bler\u00eb makin\u00ebn e m\u00ebparshme n\u00eb 2005-\u00ebn p\u00ebr shum\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb dhe e ka shtitur pas kat\u00ebr vjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb milion lek\u00eb. Nd\u00ebrsa bler\u00ebsi e ka shitur n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb shpenzimet e kryera p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e mjetit q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb rritej vlera e tij dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb analiz\u00ebn financiare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si e ardhur vet\u00ebm shuma 250 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Zano parashtroi se subjekti ka kryer shpenzime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes s\u00eb makin\u00ebs, q\u00eb kishte pasur probleme n\u00eb motor dhe i mungonte sistemi i ajrit t\u00eb kondicionuar. Sipas saj, subjekti nuk ka pasur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb detyrim p\u00ebr deklarim t\u00eb shpenzimeve t\u00eb tilla, duke pretenduar se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte p\u00ebrcaktuar me ndryshime ligjore t\u00eb vitit 2012. Avokatja tha se shpenzimet v\u00ebrtetohen me an\u00eb t\u00eb deklaratave noteriale t\u00eb administratorit t\u00eb subjektit q\u00eb ka kryer punimet dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00eb edhe shuma prej 850 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 134 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb konstatuar nga KPK n\u00eb vitin 2016, Zano tha se ky bilanc negativ rrjedh nga nj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e subjektit n\u00eb vitin 2015. Ajo tha se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb subjekti ishte pa pag\u00eb dhe kishte t\u00ebrhequr nj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur p\u00ebr shpenzime jetike. Sipas Zanos, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim dhe jo munges\u00eb burimesh.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur pamund\u00ebsi t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr depozitimin e nj\u00eb vlere 10 mij\u00eb euro nga subjekti n\u00eb vitin 2010. Megjith\u00ebse Vukaj ka pretenduar se ka qen\u00eb nj\u00eb huamarrje q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si garanci p\u00ebr viz\u00eb, KPK konstaton se mungon dokumentacioni ligjor p\u00ebr konfirmimin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb, si dhe se nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Zano shpjegoi se kjo ishte huaja e tret\u00eb e marr\u00eb nga subjekti nga i nj\u00ebjti person, p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb shkurtesa dhe me q\u00ebllim marrjen e vizave p\u00ebr familjen p\u00ebr jasht\u00eb shtetit. Sipas saj, huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr huat\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake e KPK, \u00ebsht\u00eb konstatuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn totale 3.2 milion\u00eb lek\u00eb. Zano e kund\u00ebrshtoi duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb konsiderohen provat dhe shpjegimet dhe pretendoi se vet\u00ebm n\u00eb disa vite rezultonin bilance negative t\u00eb pap\u00ebrfillshme, q\u00eb nuk mund t\u00eb sjellin penalizim.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr prokurorin Vukaj, Komisioni ka konstatuar se subjekti ka p\u00ebrdorur n\u00eb vitin 2014 nj\u00eb automjet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb vitin 2001 n\u00eb Itali p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb grup kriminal, shfryt\u00ebzim prostitucioni dhe plagosje. N\u00eb vitin 2014, ky shtetas i ka dh\u00ebn\u00eb subjektit t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb mjetit p\u00ebr nj\u00eb vit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka l\u00ebshuar n\u00eb vitin 2021 nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale lidhur me dh\u00ebnien n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb mjetit p\u00ebr subjektin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb KPK n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se duket se kontakti i subjektit me k\u00ebt\u00eb shtetas \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe se Vukaj nuk e ka deklaruar pranimin e favorit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb automjet.<\/p>\n<p>Avokatja Zano deklaroi se subjekti e ka m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar. Sipas saj, po ta kishte ditur nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, nuk do t\u00eb kishte marr\u00eb automjetin n\u00eb p\u00ebrdorim dhe as do kishte k\u00ebrkuar n\u00ebnshkrimin e deklarat\u00ebs noteriale t\u00eb vitit 2021. Zano argumentoi se b\u00ebhej fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim tre ditor q\u00eb nuk kishte lidhje me detyr\u00ebn e subjektit dhe se n\u00eb vitin 2017, kur kishte plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, as shteti shqiptar nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin e pronarit t\u00eb mjetit n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Vet\u00eb prokurori Vukaj deklaroi se kontakti kishte qen\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm, pasi mjetin ia kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb personi tjet\u00ebr q\u00eb e njihte pronarin e k\u00ebsaj makine. Sipas tij, n\u00eb vitin 2021 kur ishte publikuar n\u00eb medie ndalimi i k\u00ebtij personi me q\u00ebllim ekstradimin, ai kishte qen\u00eb i hospitalizuar p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb r\u00ebnduar sh\u00ebndet\u00ebsore nga COVID-19 dhe se nuk kishte marr\u00eb dijeni.<\/p>\n<p>Lidhur me aspektin profesional, relatorja \u00c7iftja evidentoi nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe verifikimet e kryera p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti \u00ebsht\u00eb proceduar n\u00eb vitin 2015 nga ish-Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit juridiksion, por q\u00eb m\u00eb pas pushua nga Apeli dhe subjekti u rikthye n\u00eb detyr\u00eb. \u00c7iftja n\u00ebnvizoi se verifikimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb kryer vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Sipas saj, duket se subjekti ka k\u00ebrkuar pezullimin e hetimit, pa konsideruar shkaqet e vepr\u00ebs penale. Ajo tha se duket q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb favorizuar t\u00eb hetuarin, gjetje q\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb tjera t\u00eb evidentuara mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr t\u00eb vitit 2014, u evidentua se subjekti nuk ka kryer veprime t\u00eb m\u00ebtejshme hetimore, edhe pse ka pasur indicie se i hetuari mund t\u00eb kishte pasur lidhje me viktim\u00ebn.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti ka vendosur mosfillim p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb vitit 2015, pa kryer veprimet hetimore t\u00eb nevojshme, pasi p\u00ebrfundimi nuk \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs, si dhe duket se nuk jan\u00eb analizuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale p\u00ebr vet\u00ebgjyq\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Vukaj e paraqiti vet\u00eb mbrojtjen n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale. Ai evidentoi se p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e relaturara, gjykata i ka gjetur t\u00eb drejta vendimmarrjet e tij duke i l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi. Po ashtu, pretendoi se n\u00eb \u00e7do rast kishte kryer gjith\u00eb veprimet hetimore t\u00eb nevojshme. P\u00ebr nj\u00eb rast kur kishte k\u00ebrkuar pezullimin e d\u00ebnimit, ai argumentoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ngjarje t\u00eb ndodhur nga pakujdesia, se i pandehuri nuk kishte qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb i d\u00ebnuar, si dhe se kishte pasur dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur. P\u00ebr nj\u00eb vendim mosfillimi, sqaroi se u kishte referuar pal\u00ebve t\u00eb vijonin procedurat civile.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Petrit Vukaj k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet me dat\u00eb 14 qershor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Petrit Vukaj i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 10 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs q\u00eb i ishin kaluar n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Vukaj [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78381,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[1192,365,862,934,288,1279,851,1516,172,877,1181,1515,537,149,778,178,410,864,675,879],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Petrit-Vukaj-pas-seances-degjimore-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokuroru Petrit Vukaj dhe avokatja Romina Zano pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78380"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78380"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78380\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78382,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78380\/revisions\/78382"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78381"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}