{"id":78398,"date":"2024-06-18T21:40:08","date_gmt":"2024-06-18T19:40:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-gjyqtarit-artan-hajredinaj-ankimohet-ne-kolegj\/2024\/06\/18\/"},"modified":"2024-06-18T21:41:47","modified_gmt":"2024-06-18T19:41:47","slug":"konfirmimi-i-gjyqtarit-artan-hajredinaj-ankimohet-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-gjyqtarit-artan-hajredinaj-ankimohet-ne-kolegj\/2024\/06\/18\/","title":{"rendered":"Konfirmimi i gjyqtarit Artan Hajredinaj ankimohet n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 18 qershor vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Lezh\u00ebs, Artan Hajredinaj, duke vler\u00ebsuar se ky subjekt rivler\u00ebsimi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktarin, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin Komisioni vendosi m\u00eb 19 mars n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime q\u00eb t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtarin e Lezh\u00ebs, Artan Hajredinaj. Vendimarrja u mor pasi subjekti kund\u00ebrshtoi konstatimet e Komisionit p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare n\u00eb krijimin e pasurive e mbulimin e shpenzimeve, si dhe dyshimet e ngritura p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Hajredinaj dha shpjegime dhe p\u00ebr gjetjet e kriterit profesional, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera u konstatuar se dukej se kishte favorizuar nj\u00eb person t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr ekstradim nga shteti Italian.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni i ka gjetur bind\u00ebse argumentet e subjektit duke mos konkluduar probleme penalizuese. Nd\u00ebrkoh\u00eb, u vendos t\u00eb transferohenp\u00ebr verifikim pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuara nga Hajredinaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej si gjyqtar n\u00eb vitin 2007, Hajredinaj ka punuar si noter. Ai e ka ushtruar funksionin Gjykat\u00ebn e Tropoj\u00ebs n\u00eb vitet 2007-2016, nd\u00ebrsa gjat\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Lezh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa vler\u00ebson se, nga shqyrtimi i vendimit t\u00eb Komisionit dhe akteve n\u00eb dosje, duke analizuar konstatimet p\u00ebr secilin nga kriteret e vler\u00ebsimit, paraqiten gjetje dhe rrethana ligjore e fakti, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb cenuesh\u00ebm n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij dhe p\u00ebrmbajn\u00eb shkaqe t\u00eb mjaftueshme ligjore p\u00ebr t\u2019u paraqitur p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ paraprak, KPK i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta n\u00eb vite t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006, si dhe bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion lek\u00eb. Kjo, pasi ishin ngritur dyshime p\u00ebr shitje fiktive t\u00eb dy ngastrave me vresht\u00eb, t\u00eb ardhura q\u00eb jan\u00eb deklaruar si nj\u00eb nd\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Por, pas shpjegimeve t\u00eb subjektit, Komisioni ka vler\u00ebsuar se nuk mund t\u00eb konkludohet p\u00ebr shitje fiktive t\u00eb k\u00ebtyre pronave, kur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai nuk ka qen\u00eb gjyqtar dhe as subjekt deklarues. Nd\u00ebrsa pasakt\u00ebsit\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar se nuk jan\u00eb kryer me ndonj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kan\u00eb pesh\u00eb specifike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisioneri Publik ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm lidhur me sakt\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb subjektit mbi vler\u00ebn e blerjes s\u00eb apartamentit, si dhe mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr krijimin e saj.<\/p>\n<p>Ballhysa evidenton se Hajredinaj nuk ka deklaruar posedim t\u00eb kursimeve cash me burim nga shitja e dy pasurive si m\u00eb sip\u00ebr, as n\u00eb deklaratat e dor\u00ebzuara n\u00eb ILDKPKI n\u00eb tetor 2014, kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb munges\u00ebn e deklarimit para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2007. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Komisioneri e konsideron t\u00eb pabesuesh\u00ebm marrjen t\u00eb mir\u00ebq\u00ebn\u00eb t\u00eb k\u00ebtij burimi nga ana e Komisionit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Ballhysa vler\u00ebson se subjekti nuk provoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs mbi vler\u00ebn dhe burimet e ligjshme t\u00eb deklaruara t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, duke mos arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Hajredinaj ka deklaruar t\u00eb ardhura nga shitja e disa nj\u00ebsive sh\u00ebrbimi n\u00eb Bajram Curri. Lidhur me k\u00ebto t\u00eb ardhura, KPK i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr pamund\u00ebsi p\u00ebr investimet e kryera, p\u00ebr mosdeklarimin e tyre n\u00eb vitin 2009, si dhe p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb paplota n\u00eb vite e gjat\u00eb procesit lidhur me sip\u00ebrfaqet e nj\u00ebsive dhe burimin e krijimit. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konsideruar e paqart\u00eb arsyeja e dhurimit t\u00eb nj\u00ebsive nj\u00eb shtetasi tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2016, rreth 7 vjet pas regjistrimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore subjekti kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK duke shpjeguar se veprimet ishin kryer n\u00eb koh\u00ebn kur ishte noter. Sipas tij, nj\u00ebsit\u00eb egzistonin dhe se kishte kryer vet\u00ebm nj\u00eb shtes\u00eb. Po ashtu, sqaroi se personi t\u00eb cilit i kishte dhuruar nj\u00ebsit\u00eb n\u00eb 20016-\u00ebn, kishte kishte hequr dor\u00eb nga pasurit\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb realizohej leja nd\u00ebrtimore. Sipas subjektit, shtetasi F.GJ. kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb pronari de facto i dy nj\u00ebsive q\u00eb i kishte dhruar n\u00eb 2016-\u00ebn. Ai kund\u00ebrshtoi dhe analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK duke k\u00ebrkuar q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb kumulative dhe t\u00eb konsiderohej nj\u00eb kredi p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb vendosur si kolateral nj\u00eb nj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Komisioni i ka vler\u00ebsuar pretendimet e subjektit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb besueshme. Po ashtu, ka \u00e7muar se dokumentet e administruara arrijn\u00eb nj\u00eb nivel provueshm\u00ebrie t\u00eb till\u00eb, q\u00eb Komisioni t\u00eb krijoj\u00eb bindjen se punimet jan\u00eb kryer brenda afatit t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Por, Komisioneri Publik vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarime kontradiktore lidhur me k\u00ebto pasuri dhe nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebn dhe koh\u00ebn e investimit. sipas tij, Hajredinaj ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me nj\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa konstaton se t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00ebsive kan\u00eb sh\u00ebrbyer kryesisht si burim p\u00ebr krijimin e nj\u00eb llogaris\u00eb bankare n\u00eb vler\u00ebn 80 mij\u00eb USD, si dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e dy huave n\u00eb shumat 30 mij\u00eb euro dhe 19 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>\u201cPamund\u00ebsia e kontrollit t\u00eb plot\u00eb lidhur me pasurin\u00eb \u2018Nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi\u2019, t\u00eb ardhurat nga shitja e t\u00eb cilave (n\u00eb vitin 2016) kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim krijimi p\u00ebr llogarin\u00eb bankare pran\u00eb *** Bank dhe huat e dh\u00ebna n\u00eb vitin 2016, afekton dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb fundit\u201d, vler\u00ebson Ballhysa<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai v\u00ebren se Hajredinaj nuk ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie qiraje t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb mbetet e paqart\u00eb dhe n\u00eb nivel deklarativ v\u00ebrtet\u00ebsia e deklarimeve t\u00eb subjektit lidhur me realizimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Konstatimet lidhur me veprimet e kryera p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb e sh\u00ebrbimit, Komisioneri Publik k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb shqyrtohen s\u00eb bashku me gjetjet e tjera n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikit tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar mosdeklarimin nga subjekti t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Bajram Curri. Hajredinaj ka shpjeguar se, n\u00eb kushtet kur nuk kishte t\u00eb drejta mbi k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe nuk gjendej p\u00ebrpara aktit t\u00eb shitjes, dhurimit apo marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb, ka konsideruar se e kishte ezauruar deklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie duke p\u00ebrcaktuar vet\u00ebm adres\u00ebn e deklarimit n\u00eb gjendje civile.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb nuk ka gjetur probleme, Komisioneri Publik vler\u00ebson se subjekti nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimet ligjore p\u00ebr deklarimin e e k\u00ebsaj pasuries\u00eb objekt analize, duke u ndodhur k\u00ebshtu n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri. Ballhysa v\u00ebren se, subjekti n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit standard ka deklaruar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga motra e tij, nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit nr.2 ka pohuar se \u00ebsht\u00eb likuiduar prej tij n\u00eb em\u00ebr t\u00eb motr\u00ebs, q\u00eb n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb hetimit administrativ subjekti ka deklaruar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament ka paguar shum\u00ebn 500.000 lek\u00eb, por nuk ka paraqitur dokumentacion provues p\u00ebr t\u00eb provuar koh\u00ebn dhe shum\u00ebn e paguar, nd\u00ebrsa n\u00eb kartel\u00ebn e pasuris\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb administruar n\u00eb dosjen e ASHK-s\u00eb, referohet vlera 2.248.740 lek\u00eb. [\u2026]N\u00eb kushtet kur nga aktet n\u00eb dosje nuk rezulton t\u00eb jen\u00eb administruar akte q\u00eb t\u00eb provojn\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe vler\u00ebn e paguar prej tij, Komisioneri Publik, vler\u00ebson se pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit mbeten n\u00eb nivel deklarativ dhe nuk mund\u00ebsojn\u00eb kontrollin e organeve t\u00eb rivler\u00ebsimit, lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie\u201d, citohet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Hajredinaj ka deklaruar se ka prenotuar p\u00ebr v\u00ebllain nj\u00eb apartament n\u00eb Sh\u00ebngjin n\u00eb vitin 2007 dhe se e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb banes\u00eb gjat\u00eb pushimeve verore. Nisur nga nj\u00eb denoncim, Komisioni ka ngritur dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb shpjegimet e subjektit, Komisioni ka argumentuar se \u00ebsht\u00eb provuar se v\u00ebllai i tij jetonte prej vitesh n\u00eb Angli dhe se n\u00eb dit\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e sip\u00ebrmarrjes ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive t\u00eb ishte i pranish\u00ebm. Po ashtu, p\u00ebr shkak se nuk ka qen\u00eb i pajisur me dokument identiteti n\u00eb Angli n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar nj\u00eb prokur\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi p\u00ebr v\u00ebllain e tij, gjyqtarin Hajredinaj. Argumentet e subjektit e kan\u00eb bindur Komisionin se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pasuri t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Por, Komisioneri sjell n\u00eb v\u00ebmendje se nga verifikimi i akteve t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga Hajredinaj, nuk u provua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese as burimi i ligjsh\u00ebm i t\u00eb v\u00ebllait nga pun\u00ebsimi n\u00eb shtetin anglez dhe as m\u00ebnyra se si k\u00ebto fonde jan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb shtetin shqiptar. Ballhysa k\u00ebrkon q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, t\u00eb analizohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioneri Publik vler\u00ebson se shpjegimet e subjektit gjat\u00eb hetimit administrativ mbi p\u00ebrdorimin e kursimeve cash gjat\u00eb periudh\u00ebs 2011-2016, nuk p\u00ebrputhen me deklarimet e e tij periodike.<\/p>\n<p>Ai arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Hajredinaj ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe k\u00ebrkon q\u00eb shkaqet e ngritura prej tij t\u00eb analizohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Ballhysa evidenton se Hajredinaj ka marr\u00eb disa vendime p\u00ebr ulje d\u00ebnimi t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve, n\u00eb zbatim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit. Po ashtu, n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera konstatohen mang\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb njohuive ligjore dhe arsyetimit ligjor.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, duke p\u00ebrfunduar p\u00ebr sa i p\u00ebrket kontrollit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs e prov\u00ebs. Mang\u00ebsit\u00eb e v\u00ebrejtura n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit, t\u00eb verifikuara nisur nga denoncimet e paraqitura nga publiku jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs vazhduese dhe t\u00eb nj\u00ebjta, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tregues t\u00eb nj\u00eb modeli pune\u201d, shprehet Ballhysa dhe vler\u00ebson se veprimet e gjyqtarit Hajredinaj afektojn\u00eb kriterin e aft\u00ebsis\u00eb profesionale. Ai i k\u00ebrkon Kolegjit q\u00eb poblemet e konstatuara n\u00eb aspektin profesional t\u00eb trajtohen s\u00eb bashku me gjetjet e tjera t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Ballhysa \u00e7mon se Hajredinaj nuk arin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb dhe k\u00ebrkon shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 18 qershor vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Lezh\u00ebs, Artan Hajredinaj, duke vler\u00ebsuar se ky subjekt rivler\u00ebsimi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm. Trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktarin, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78399,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2],"tags":[1339,427,240,103,101],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Gjyqtari-Artan-Hajredinaj.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Artan Hajredinaj. Foto:BIRN.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78398"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78398"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78398\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78400,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78398\/revisions\/78400"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}