{"id":78401,"date":"2024-06-19T10:35:55","date_gmt":"2024-06-19T08:35:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-shkarkoi-gjyqtarin-pellumb-zaimi-per-cenim-te-besimit-te-publikut-tek-drejtesia\/2024\/06\/19\/"},"modified":"2024-06-19T10:41:12","modified_gmt":"2024-06-19T08:41:12","slug":"kpa-e-shkarkoi-gjyqtarin-pellumb-zaimi-per-cenim-te-besimit-te-publikut-tek-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-shkarkoi-gjyqtarin-pellumb-zaimi-per-cenim-te-besimit-te-publikut-tek-drejtesia\/2024\/06\/19\/","title":{"rendered":"KPA e shkarkoi gjyqtarin P\u00ebllumb Zaimi p\u00ebr cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p style=\"margin: 0in; margin-bottom: .0001pt; background: white; vertical-align: baseline;\"><span style=\"color: #333333;\">Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi 15 dhjetor 2023 t\u00eb largoj\u00eb nga sistemi drejt\u00ebsi\u00eb gjyqtarin e Beratit, P\u00ebllumb Zaimi, duke e p\u00ebrmbysur vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. Zaimi u konfirmua m\u00eb 18 tetor 2022, pasi KPK nuk i gjeti penalizuese balancat negative p\u00ebr dy vite, q\u00eb u konsideruan si modeste. Po ashtu, n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut nuk u gjet\u00ebn probleme shkarkuese edhe n\u00eb gjetjet p\u00ebr raste t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dukje n\u00eb shqyrtimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve, si dhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e nj\u00eb\u00a0raporti t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK p\u00ebr dyshime p\u00ebr veprime korruptive, dosje q\u00eb u trajtuan n\u00eb aspektin profesional.<\/span><\/p>\n<p style=\"margin: 0in; margin-bottom: .0001pt; background: white; vertical-align: baseline;\"><span style=\"color: #333333;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<p style=\"margin: 0in; margin-bottom: .0001pt; background: white; vertical-align: baseline;\"><span style=\"color: #333333;\">Vendimi i KPK u ankimua n\u00eb Kolegj nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i cili vler\u00ebsoi se gjetjet e Komisionit p\u00ebr etik\u00ebn, profesionalizimin dhe pasurin\u00eb, t\u00eb trajtuara n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, sillnin rezultatin se gjyqtari Zaimi nuk arrinte nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb. Shkaqet e ngritura nga Ballhysa u gjet\u00ebn t\u00eb drejta nga KPA, q\u00eb duke i vler\u00ebsuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi gjendej n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/span><\/p>\n<p style=\"margin: 0in; margin-bottom: .0001pt; background: white; vertical-align: baseline;\"><span style=\"color: #333333;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<p style=\"margin: 0in; margin-bottom: .0001pt; background: white; vertical-align: baseline;\"><span style=\"color: #333333;\">P\u00ebllumb Zaimi e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Skraparit. Prej vitit 2008, ai e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Berat.<\/span><\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik n\u00eb ankim parashtron se nga \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore t\u00eb analizuara p\u00ebr shkak t\u00eb denoncimeve t\u00eb paraqitura n\u00eb Komision, nd\u00ebr t\u00eb tjera, jan\u00eb evidentuar rrethana n\u00eb t\u00eb cilat duket se subjekti i rivler\u00ebsimit ka ushtruar detyr\u00ebn n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Duke pretenduar vendimmarrje t\u00eb padrejt\u00eb nga subjekti, njw denoncues e ka lidhur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb edhe me pozit\u00ebn e vajz\u00ebs s\u00eb Zaimit, si drejtuese e Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, ASHK Berat, pasi ky institucion ka qen\u00eb pal\u00eb e tret\u00eb n\u00eb proces. Po ashtu, denoncuesi ka parashtruar n\u00eb Komision se, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritur ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e subjektit nga zhvillimi i procesit gjyq\u00ebsor t\u00eb iniciuar prej tij me cil\u00ebsin\u00eb e padit\u00ebsit, me pal\u00eb t\u00eb paditur Bashkia Berat, ASHK Berat dhe nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtimore. Ai ka pretenduar se Zaimi \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi praktika e ASHK-s\u00eb Berat n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga vajza e subjektit, si titullar\u00eb i k\u00ebtij institucioni dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ka k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e tij si gjyqtar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjekti ka prap\u00ebsuar se \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb regjistruar n\u00eb gjykat\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb vajza e tij nuk ka qen\u00eb drejtuese e AShK-s\u00eb, dhe se ky institucion n\u00eb t\u00eb 12 \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore t\u00eb shqyrtuara prej tij ka qen\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn procedurale \u201cperson i tret\u00eb\u201d dhe n\u00eb t\u00eb gjitha rastet nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gjykim. Sipas tij, ASHK Berat nuk ka pasur ndonj\u00eb rol n\u00eb gjykim dhe asnj\u00eb interes t\u00eb ligjsh\u00ebm. Zaimi ka pretenduar se asnj\u00eb rast t\u00eb gjykimit t\u00eb k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve nuk \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>KPK ka vler\u00ebsuar se duket se konflikti i interesit n\u00eb raport me pozit\u00ebn e pal\u00ebs nd\u00ebrgjygj\u00ebse, ASHK-s\u00eb, mbetej n\u00eb nivel t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka ndar\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Komisioni dhe nga subjekti p\u00ebr sa i p\u00ebrket pozit\u00ebs procedurale t\u00eb ASHK-s\u00eb si person i tret\u00eb n\u00eb proces. Sipas Ballhys\u00ebs, rastet e evidentuara pasqyrojn\u00eb munges\u00ebn e kujdesit t\u00eb pritsh\u00ebm t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr trajtimin e rasteve t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, qoft\u00eb dhe n\u00eb dukje. Ai ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se k\u00ebto situata duhen trajtuar e konsideruar brenda indikatorit t\u00eb etik\u00ebs dhe angazhimit ndaj vlerave profesionale.<\/p>\n<p>Konstatimi i Komisionerit Publik \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb nga KPA. \u201cTrupi gjykues \u00e7mon se pavar\u00ebsisht se nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb pasur interesa personale direkte t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb nj\u00eb rast duksh\u00ebm t\u00eb kategorizuar si konflikt interesi, subjekti i rivler\u00ebsimit, p\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb vajz\u00ebs si drejtuese e institucionit t\u00eb ASHK-s\u00eb, ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dukje, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr relativisht t\u00eb konsideruesh\u00ebm \u00e7\u00ebshtjesh gjyq\u00ebsore t\u00eb gjykuara prej tij n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb pak se dy vjet gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs e bija ka qen\u00eb drejtuese e ASHK-s\u00eb Berat\u201d, shprehet Kolegji dhe vler\u00ebson se vet\u00ebm fakti i qenies s\u00eb gjyqtarit n\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb familjare me drejtuesen e institucionit ka krijuar perceptimin se p\u00ebrb\u00ebn arsye serioze nj\u00ebanshm\u00ebrie dhe ka ndikuar n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes gjyq\u00ebsore me paanshm\u00ebri dhe objektivitet, duke cenuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb besimin e publikut n\u00eb dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si ka k\u00ebrkuar Komisioneri, Kolegji ka vendosur ti trajtoj\u00eb k\u00ebto rrethana brenda indikatorit t\u00eb etik\u00ebs dhe angazhimit ndaj vlerave profesionale.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji ka konkluduar se Zaimi \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit dhe n\u00eb gjykimin e 16 \u00e7\u00ebshtjeve civile me pal\u00eb padit\u00ebse Albtelekom sh.a, n\u00eb koh\u00ebn kur s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten kan\u00eb qen\u00eb aksioner\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Komisioni ka konkluduar se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, por kjo shkelje nuk \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb till\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kualifikohej penalizuese, pasi p\u00ebr sa i takonte zhvillimit t\u00eb gjykimeve, nuk ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb pasur asnj\u00eb pasoj\u00eb nga veprimtaria e ushtruar nga subjekti n\u00eb lidhje me shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka vler\u00ebsuar se q\u00ebndrimi i Komisionit nuk mb\u00ebshteten n\u00eb jurisprudenc\u00ebn dhe q\u00ebndrimet e Kolegjit n\u00eb trajtimin e rasteve t\u00eb ngjashme, lidhur me konstatimin e gjendjes s\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Megjith\u00ebse Ballhysa ka vler\u00ebsuar se kjo gjendje e konfliktit t\u00eb interesit e p\u00ebrs\u00ebritur, nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb e vetme efektet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm apo q\u00eb t\u00eb sjelli penalizim, \u00e7mon se k\u00ebto fakte dhe rrethana t\u00eb padeklaruara nga subjekti dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, duhen vler\u00ebsuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se n\u00eb rastin konkret rezulton e provuar dhe e pranuar nga Komisioni se subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, p\u00ebr shkak t\u00eb zot\u00ebrimit t\u00eb aksioneve. Lidhur me pretendimin e subjektit, se nuk \u00ebsht\u00eb para rastit t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr shkak t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrfillshme t\u00eb aksioneve, KPA t\u00ebrheq v\u00ebmendjen n\u00eb faktin se, shkak ankimi i Komisionerit Publik nuk \u00ebsht\u00eb konflikti i interesit me detyr\u00ebn p\u00ebr arsye t\u00eb zot\u00ebrimit t\u00eb kuotave n\u00eb Albtelekom sh.a, por gjykimi i \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit duke qen\u00eb aksionar i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit ka treguar munges\u00eb kujdesi p\u00ebr trajtimin e rasteve t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, qoft\u00eb edhe n\u00eb dukje. \u201cN\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve civile me pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse apo pal\u00eb t\u00eb tret\u00eb ASHK-n\u00eb, Drejtoria Vendore Berat, provohet ekzistenca e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dukje p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare, pasi vajza e subjektit ka qen\u00eb drejtuese e k\u00ebtij institucioni p\u00ebr periudh\u00ebn 16.02.2021-26.09.2022, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai ka gjykuar 12 \u00e7\u00ebshtje civile me k\u00ebt\u00eb subjekt procedural. Gjithashtu, trupi gjykues konstaton se subjekti i rivler\u00ebsimit gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi n\u00eb koh\u00ebn kur s\u00eb bashku me personin e lidhur (bashk\u00ebshorten) kan\u00eb qen\u00eb aksionar\u00eb t\u00eb \u2018{***}\u2019 ShA, ka gjykuar 16 \u00e7\u00ebshtje civile me pal\u00eb padit\u00ebse\/k\u00ebrkuese k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri\u201d, konstaton KPA dhe vler\u00ebson se denoncimet e publikut dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb konstatuara n\u00eb dosjet gjyq\u00ebsore t\u00eb analizuara nga Komisioni, mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb bazuar ankimi i Komisionerit Publik, jan\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb perceptimit publik se subjekti i rivler\u00ebsimit ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimin se drejt\u00ebsia, jo vet\u00ebm duhet t\u00eb jepet, por edhe duhet t\u00eb duket se po jepet.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, duke iu referuar disa \u00e7\u00ebshtjeve penale t\u00eb gjykuara prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nisur dhe nga jurisprudenca e Kolegjit, vler\u00ebson se shkeljet e konstatuara n\u00eb dosjet penale q\u00eb administrohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, marrin tjet\u00ebr kuptim e pesh\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb informacioneve q\u00eb rezultojn\u00eb nga agjencit\u00eb ligjzbatuese. Ballhysa vler\u00ebson se k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje duhen trajtuar si pjes\u00eb e rezultateve t\u00eb hetimit administrativ mbi kontrollin e figur\u00ebs dhe t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Edhe Kolegji, nga vler\u00ebsimi i \u00e7\u00ebshtjeve penale dhe denoncimeve t\u00eb publikut t\u00eb paraqitura si shkaqe ankimi nga Komisioneri Publik, konstaton se Zaimi ka treguar mang\u00ebsi profesionale dhe munges\u00eb t\u00eb njohurive ligjore n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve. \u201cN\u00eb gjykimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka treguar kujdesin e nevojsh\u00ebm n\u00eb interpretimin e parimit t\u00eb siguris\u00eb juridike, n\u00eb administrimin e provave, n\u00eb aplikimin e drejt\u00eb t\u00eb ligjit procedural, si dhe ka shfaqur munges\u00eb etike n\u00eb komunikimin me pal\u00ebt dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb seancat gjyq\u00ebsore publike, duke sjell\u00eb nj\u00eb perceptim t\u00eb gabuar t\u00eb publikut n\u00eb dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 86 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioni ka konkluduar se subjekti rezulton me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn prej 212 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2005 dhe 142 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2008-\u00ebn. Bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit n\u00eb raport me rezultatet e tjera n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pamjaftueshm\u00ebria financiare nuk \u00ebsht\u00eb gjetur penalizuese nga KPK.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 215 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2007, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur e drejt\u00eb nga Kolegji. N\u00eb konkluzion, trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb i bazuar konstatimi i Komisionerit q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur me t\u00eb nuk mbulojn\u00eb me burime t\u00eb ligjshme kursimet, shpenzimet dhe pagesat e kryera n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb Berat, Komisioneri ka vler\u00ebsuar se jan\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr ta kontrolluar k\u00ebt\u00eb pasuri. Ballhysa e bazon k\u00ebt\u00eb konstatim n\u00eb faktin se deklarimi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb p\u00ebrdorim konstatohet i mang\u00ebt; se subjekti dhe familja e tij kan\u00eb banuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb p\u00ebr rreth 10 vjet; se aktet e administruara lidhur m\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri jan\u00eb depozituar nga Zaimi gjat\u00eb hetimit administrativ, pas konstatimeve t\u00eb KPK; si dhe p\u00ebr faktin se n\u00eb k\u00ebto dokumente paraqiten t\u00eb dh\u00ebna kontradiktore nd\u00ebrmjet tyre, lidhur me t\u00eb drejtat reale t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se lidhur me situat\u00ebn faktike t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb apartamentit prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb rezultuar gjat\u00eb hetimit n\u00eb Komision, ai kishte detyrimin t\u00eb deklaronte k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. \u201cEkzistenca e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje p\u00ebrdorimi nga ana e subjektit dhe mosdeklarimi prej tij n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit me argumentin jobind\u00ebs se ka qen\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie jo e formalizuar, e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur verifikimin e situat\u00ebs reale t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb raport me pretendimet e subjektit\u201d, konstaton Kolegji dhe vler\u00ebson se Zaimi ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d p\u00ebr p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj pasurie e duke sjell\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb objektive p\u00ebr ta kontrolluar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Duke i konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor gjith\u00eb mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale dhe ato t\u00eb pasuris\u00eb, Kolegji ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi ka cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka vendosur ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi 15 dhjetor 2023 t\u00eb largoj\u00eb nga sistemi drejt\u00ebsi\u00eb gjyqtarin e Beratit, P\u00ebllumb Zaimi, duke e p\u00ebrmbysur vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. Zaimi u konfirmua m\u00eb 18 tetor 2022, pasi KPK nuk i gjeti penalizuese balancat negative p\u00ebr dy vite, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78402,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1535,1536,868,862,427,1279,851,107,1520,112,1537,1280,1281,101,871,1538,901,1057,221,1539,877,1259,864,480,890,879,223,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Pellumb-Zaimi-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi (djathtas)pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78401"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78401"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78401\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78403,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78401\/revisions\/78403"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78402"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78401"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78401"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78401"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}