{"id":78404,"date":"2024-06-19T13:51:34","date_gmt":"2024-06-19T11:51:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-ankimon-konfirmimin-e-gjyqtares-ardiana-bera\/2024\/06\/19\/"},"modified":"2024-06-19T13:51:43","modified_gmt":"2024-06-19T11:51:43","slug":"komisioneri-publik-ankimon-konfirmimin-e-gjyqtares-ardiana-bera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-ankimon-konfirmimin-e-gjyqtares-ardiana-bera\/2024\/06\/19\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e gjyqtares Ardiana Bera"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 18 qershor vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Ardiana Bera. Megjith\u00ebse Komisioni i kaloi gjyqtares Bera, barra prove p\u00ebr disa bilance negative n\u00eb disa vite dhe i k\u00ebrkoi shpjegime p\u00ebr vendimin si pjes\u00eb e trup\u00ebs q\u00eb shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm gardist\u00ebt e akuzuar p\u00ebr vrasjet e protestuesve m\u00eb 21 janar t\u00eb vitit 2011 p\u00ebrpara kryeministris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim u konkludua se subjekti arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe se kishte arritur nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa, \u00e7mon se vendimi i KPK p\u00ebr Beran \u00ebsht\u00eb i c\u00ebnuesh\u00ebm dhe se p\u00ebrmban shkaqe ligjore p\u00ebr t\u2019u paraqitur p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA.<\/p>\n<p>Bera e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1997 dhe deri n\u00eb vitin 2010 ka ushtruar funksionin si gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kruj\u00eb. N\u00eb vitin 2010 ajo \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb. Bera njihet nga opinioni publik p\u00ebr gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes kund\u00ebr oficer\u00ebve t\u00eb gard\u00ebs, Ndrea Prendi dhe Agim Llupi, t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasjen e protestuesve gjat\u00eb tubimit t\u00eb 21 Janarit, 2011.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet e ankimit \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe totale 136.7 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, pasuri e krijuar n\u00eb vitet 2002-2011, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb banese n\u00eb qytetin e Kruj\u00ebs n\u00eb vitin 1999; kursimet familjare n\u00eb vite t\u00eb familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit; t\u00eb ardhurat dhe shp\u00ebrblimet nga puna e saj dhe e bashk\u00ebshortit; kursimet familjare dhe ndihm\u00eb nga familjar\u00ebt e tsaj, t\u00eb deklaruara n\u00eb vite.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, Komisioni i ka kaluar Beras barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve p\u00ebr periudh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb shlyer \u00e7mimi apartamentit.<\/p>\n<p>Komisioni, fillimisht, ka analizuar mund\u00ebsin\u00eb e mbulimit me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb gjendjes cash t\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 2.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb si kursim cash.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se analiza financiare duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb vler\u00ebn totale t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb qytetin e Kruj\u00ebs, gjendjen cash t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2003 dhe nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit e saj. Ajo ka shtuar se nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb shuma 600 mij\u00eb lek\u00eb e paguar n\u00eb vitin 2003 dhe e kthyer n\u00eb 2005-\u00ebn nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Komisioni i ka gjetur bind\u00ebse shpjegimet e subjektit duke konkluduar se ajo ka arritur t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb barrat e prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Por, Komisioneri Publik v\u00ebren se, vet\u00eb subjekti ka deklaruar si burim nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 2 milion lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb provuar ligjshm\u00ebria e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj vlere nga huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ballhysa vler\u00ebson se nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia financiare e subjektit dhe bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb mbuluar me burime t\u00eb ligjshme kursimet cash n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb deklaruara n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, shum\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr k\u00ebstet e apartamentit.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]N\u00eb kushtet kur: (i) nuk u provua mbulimi me burime t\u00eb ligjshme i huas n\u00eb shum\u00ebn 2.000.000 lek\u00eb nga personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur; dhe (ii) nuk u provua krijimi me burime t\u00eb ligjshme i kursimeve cash t\u00eb deklaruara si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebstet e paguara p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb \u2018Apartament me sip\u00ebrfaqe totale 136,7 m2 \u2018, n\u00eb vitin 2004, vler\u00ebsojm\u00eb se k\u00ebto rrethana q\u00eb lidhen me burimet e deklaruara, afektojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personit t\u00eb lidhur p\u00ebr t\u00eb mbuluar me burime t\u00eb ligjshme k\u00ebstet e blerjes s\u00eb pasuris\u00eb \u2018Apartamentit me sip\u00ebrfaqe 136.7 m2\u2019\u201d, vler\u00ebson Ballhysa.<\/p>\n<p>Ai ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe lidhur me shum\u00ebn prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb pretenduar nga subjekti se \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb 2005-\u00ebn nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se ky pretendim bie ndesh me aktet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij shkaku, Komisioneri vler\u00ebson se Bera nuk mbulon me burime t\u00eb ligjshme pagesat e kryera p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 136.7 m2 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ankim edhe gjetjet p\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb llojit Mercedes Benz, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Bera ka deklaruar kursimet familjare nga pagat, t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb automjeti t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb shitur n\u00eb 2007-\u00ebn n\u00eb \u00e7mimin 400 mij\u00eb lek\u00eb. Nga analiza paraprake e kryer n\u00eb KPK \u00ebsht\u00eb konstatuar pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb shum\u00ebn 187 mij\u00eb lek\u00eb, gjetje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas shpjegimeve t\u00eb Beras, Komisioni ka vler\u00ebsuar se q\u00ebndron pretendimi i saj mbi marrjen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb nj\u00eb llogarie bankare t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2007, prej nga ka rezultuar me burime t\u00eb ligjshme vlera prej 7490 euro, q\u00eb sipas KPK e mbulon blerjen e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me burimet e automjetit, pasi n\u00eb 2007-\u00ebn nuk ka sh\u00ebnuar burim krijimi, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka sqarur se nj\u00eb nga burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e makin\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, por q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb shitur disa muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Ballhysa konstaton se subjekti rezulton me munges\u00eb burimesh p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjitha variantet e analiz\u00ebs financiare, p\u00ebrfshir\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb depozituar nga vet\u00eb gjyqtarja Bera.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik vler\u00ebson se rrethanat e konstatuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri duhen marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nga Kolegji n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, Bera ka deklaruar nj\u00eb llogari n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn deklarat\u00eb, n\u00eb rubrik\u00ebn \u201ct\u00eb dh\u00ebna konfidenciale\u201d, subjekti ka deklaruar se kishte marr\u00eb hua shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt 1 milion lek\u00eb ia kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb saj. K\u00ebt\u00eb dhurim nga v\u00ebllez\u00ebrit dhe prind\u00ebrit, Bera e ka deklaruar dhe n\u00eb vitin 2006. N\u00eb vitin 2007 ajo ka \u00e7elur fondin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar me depozitime cash dhe nga interesa n\u00eb vite duke arritur n\u00eb vler\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit paraprak, Komisioni ka konstatuar se mbetej i paprovuar burimi i ligjsh\u00ebm i huas\u00eb s\u00eb marr\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit dhe i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Bera ka prap\u00ebsuar se analiza financiare e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr depozit\u00ebn e vajz\u00ebs shk\u00ebput t\u00eb ardhurat e siguruara gjat\u00eb muajit janar dhe gjendjen cash n\u00eb banes\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2007, si dhe mund\u00ebsin\u00eb e plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj gjendjeje gjat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit. K\u00ebto shpjegime jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga KPK q\u00eb ka p\u00ebrmbysur analiz\u00ebn financiare duke konkluduar se Bera kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, Komisioneri Publik shprehet se nga analizimi i akteve t\u00eb administruara n\u00eb dosjen e Komisionit, edhe duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pretendimet e subjektit, se si burim krijimi kan\u00eb sh\u00ebrbyer kursimet cash t\u00eb disponuara n\u00eb fillim t\u00eb vitit, t\u00eb cilat m\u00eb pas jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar p\u00ebrs\u00ebri me t\u00eb ardhurat e vitit respektiv, rezulton s\u00ebrish bilanc negativ. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ai vler\u00ebson se Bera gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr krijimin e llogaris\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Komisioni ka aplikuar parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit n\u00eb vendimarrjen e tij n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb p\u00ebr Beran, duke i konsideruar jopenalizuese mosp\u00ebrputhjet e reflektuara n\u00eb dokumentacionin ligjor p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Ballhysa shprehet se ky arsyetim i Komisionit nuk q\u00ebndron. Sipas tij, dhe vet\u00eb rezultati financiar negativ i konstatuar nga KPK p\u00ebr vitet 2003, 2005, 2006 dhe 2007, n\u00eb vler\u00ebn rreth 2.2 milion\u00eb lek\u00eb, tejkalon dhe nuk justifikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive mas\u00ebn e proporcionalitetit t\u00eb zbatuar deri tani nga Kolegji n\u00eb raste t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioneri Publik vler\u00ebson se gjyqtarja Ardiana Bera ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe se ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Komisioneri trajton dhe vendimarrjen p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e 21 janar, ku subjekti ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb trupit gjykues.<\/p>\n<p>Komisioni, pas administrimit t\u00eb shpjegimeve t\u00eb paraqitura nga Bera, ka vler\u00ebsuar se, referuar burimeve t\u00eb hapura n\u00eb media, Gjykata e Lart\u00eb ka vendosur n\u00eb mars 2024 transferimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb SPAK, pasi Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut konstatoi n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2023 se hetimet e pap\u00ebrfunduara kishin shkelur t\u00eb drejt\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb viktimave. N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka konkluduar se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb gjykim dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebsimit profesional p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p>Komisioneri v\u00ebren se edhe pse vendimi i referuar, marr\u00eb nga GJEDNJ, lidhet me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ngjarje, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb procedim t\u00eb pezulluar e t\u00eb ndar\u00eb, t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb objekt i gjykimit t\u00eb konkluduar me vendimin e shkurtit 2013 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor, Tiran\u00eb, ku pjes\u00eb e trup\u00ebs ishte dhe Bera.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, kjo \u00e7\u00ebshtje duhej t\u00eb ishte trajtuar dhe k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb konsiderohet n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor dhe p\u00ebrfundimtar nga ana e Kolegjit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Ballhysa k\u00ebrkon ndryshimin e vendimarrjes s\u00eb Komisionit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares Ardiana Bera.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 18 qershor vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Ardiana Bera. Megjith\u00ebse Komisioni i kaloi gjyqtares Bera, barra prove p\u00ebr disa bilance negative n\u00eb disa vite dhe i k\u00ebrkoi shpjegime p\u00ebr vendimin si pjes\u00eb e trup\u00ebs q\u00eb shpalli [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78405,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2],"tags":[1383,427,111,103,978,101],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/IMG_2855-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Ardiana Bera | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78404"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78404"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78404\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78406,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78404\/revisions\/78406"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}