{"id":78416,"date":"2024-06-22T20:37:10","date_gmt":"2024-06-22T18:37:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-rrudhi-bilancin-negativ-per-prokurorin-kole-hysenaj-por-la-ne-fuqi-shkarkimin\/2024\/06\/22\/"},"modified":"2024-06-22T20:40:08","modified_gmt":"2024-06-22T18:40:08","slug":"kpa-rrudhi-bilancin-negativ-per-prokurorin-kole-hysenaj-por-la-ne-fuqi-shkarkimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-rrudhi-bilancin-negativ-per-prokurorin-kole-hysenaj-por-la-ne-fuqi-shkarkimin\/2024\/06\/22\/","title":{"rendered":"KPA rrudhi bilancin negativ p\u00ebr prokurorin Kol\u00eb Hysenaj, por la n\u00eb fuqi shkarkimin"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPA p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Kol\u00eb Hysenaj, por duke e reduktuar ndjesh\u00ebm bilancin negativ n\u00eb konstatuar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>KPK evidentoi probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsmit p\u00ebr Hysenajn gjat\u00eb seancave d\u00ebgjimore m\u00eb 18 shtator 2020 dhe m\u00eb 15 prill 2021. Megjithat\u00eb, n\u00eb vendimin e arsyetuar analizoi vet\u00ebm gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb, duke i konsideruar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin e tij. Mungesa e konkluzioneve p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin, e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur shqyrtimin e tyre n\u00eb Kolegj, megjith\u00ebse Hysenaj ka ngritur shkaqe ankimi. \u201cN\u00eb kushtet kur mungon vendimmarrja e Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter, b\u00ebhet i pamundur nga ana e Kolegjit kontrolli i vendimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ankimi\u201d, argumenton Kolegji n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb shkaqeve p\u00ebr secilin prej k\u00ebtyre dy kritereve.<\/p>\n<p>KPA ka gjetur t\u00eb pabazuara shkaqet lidhur me aspektin procedural, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e gjendjes cash, pasi nj\u00eb prej an\u00ebtareve t\u00eb trupit gjykues ka shfaqur mendim paralel.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se nj\u00eb pjes\u00eb e konsideruar e shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr pasurit\u00eb e luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme t\u00eb krijuara prej subjektit afektohen nga gjendja e likuiditeteve cash t\u00eb mbartur nd\u00ebr vite. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb \u00e7muar t\u00eb jepet vler\u00ebsim mbi pretendimet e Hysenajt p\u00ebr gjendjen e cash-it.<\/p>\n<p>Prokurori Hysenaj ka pretenduar se, megjith\u00ebse nuk ka deklaruar gjendjen cash n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do viti, ai ka pasqyruar kursimet si burim t\u00eb krijimit p\u00ebr pasurit\u00eb dhe analiza financiare e mund\u00ebson krijimin e tyre. Sipas subjektit, Komisioni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb nuk i ka llogaritur kursimet e tij nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Mosdeklarimin e gjendjes cash p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2003-2015, ai e ka konsideruar si pakujdesi n\u00eb konceptimin q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb formularit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb dhe ka pretenduar se Komisioni ka shkelur parimin e proporcionalitetit dhe ligjshm\u00ebris\u00eb duke paragjykuar \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se, subjekti p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2003-2015 ka deklaruar transaksionet e shitjeve t\u00eb pasurive dhe vlerat e tyre, por nuk ka pasqyruar n\u00eb formular gjendjet cash dhe ndryshimet q\u00eb ato kan\u00eb p\u00ebsuar. Gjithashtu, nuk ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb kryer ndonj\u00eb deklarim apo t\u00eb ket\u00eb shpjeguar burimin e krijimit t\u00eb pasurive dhe cash-it, apo m\u00ebnyr\u00ebn sesi jan\u00eb ruajtur t\u00eb ardhurat e konsiderueshme n\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se, n\u00eb kushtet kur nuk ka ndonj\u00eb prov\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr identifikimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara t\u00eb mbajtura n\u00eb gjendje cash, institucionet e rivler\u00ebsimit e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb gjurmojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e shumave t\u00eb pretenduara n\u00eb vitet p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe p\u00ebrfshirjen e tyre n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb viteve pasardh\u00ebse.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, Kolegji ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshme Pretendimet e tjera lidhur me gjendjen e cash-it, t\u00eb padeklaruar n\u00eb asnj\u00eb prej deklaratave periodike t\u00eb viteve 2003-2015, posedimin n\u00eb banes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara, sipas subjektit, nga kursimet vjetore apo nga shitjet e pasurive t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme ose p\u00ebrdorimin e tyre, Kolegji i vler\u00ebson t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb konfirmuar dhe n\u00eb KPA bilanci negativ i konkluduar nga Komisioni n\u00eb shum\u00ebn 5 milion p\u00ebr blerjen e nj\u00eb ngastre toke me sip\u00ebrfaqe 2000 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas Kolegjit, edhe n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim garantist, duke konsideruar deklarimin e vitit 2009 si vet\u00ebkorrigjim p\u00ebr shumat cash t\u00eb disponuara n\u00eb vitete e m\u00ebparshme, s\u00ebrish do t\u00eb rezultonte bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 2.3 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e trupit gjykues, Mimoza Tasi, megjith\u00ebse ka n\u00ebnshkruar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb Hysenajt, paraqet mendim paralel p\u00ebr moskonsidermimin n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kursimeve n\u00eb gjendje cash p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2015, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj ngastre toke.<\/p>\n<p>Sipas Tasit, jodomosdoshm\u00ebrisht mosdeklarimi i cash-it provon mosekzistenc\u00ebn e tij. \u201cPavar\u00ebsisht mosdeklarimit t\u00eb tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shprehur, provohet se ato kan\u00eb ekzistuar dhe jan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb krijuara me burime t\u00eb ligjshme e, n\u00eb k\u00ebto rrethana, duhet t\u00eb ishin marr\u00eb parasysh nga shumica n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb subjektit\u201d, shprehet ajo.<\/p>\n<p>Lidhur me konkluzionin e KPK p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe munges\u00eb burimesh p\u00ebr nj\u00eb automejt t\u00eb llojit \u201cPeugeot\u201d, subjekti ka pretenduar se shkalla e par\u00eb e vetingut ka vepruar n\u00eb shkelje t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe procesit t\u00eb rregullt ligjor, pasi ka analaizuar vet\u00ebm t\u00eb ardhurat nga pagat dhe biznesi, duke p\u00ebrjashtuar ato nga shitja e nj\u00eb trualli n\u00eb Petrel\u00eb p\u00eb vler\u00ebn 135 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se subjekti nuk i ka deklaruar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e truallit si burim p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs dhe e gjen t\u00eb drejt\u00eb vler\u00ebsimin e KPK. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konsideruar i pabazuar k\u00ebrkimi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e kryer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb automjet t\u00eb mos konsiderohej shpenzimi kryer n\u00eb at\u00eb vit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine tjet\u00ebr, me pretendimin se kjo e fundit \u00ebsht\u00eb financuar nga kursimet e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, penalizimi ka ardhur si pasoj\u00eb e mosdeklarimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb deklaratat periodike nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shuma e p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e automjetit tjet\u00ebr, asht\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb mjeti i llojit \u201cPeugeot\u201d, duke rezultuar me bilanc negativ.<\/p>\n<p>Kolegji ka konfirmuar edhe bilancin negativ t\u00eb konstatuar nga KPK p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz n\u00eb vitin 2015, duke mos e vler\u00ebsuar t\u00eb bazuar petendimin e subjektit p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e t\u00eb ardhurave nga shitja e nj\u00eb tjet\u00ebr makine n\u00eb vitin 2010, e padeklaruar nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji e ka rr\u00ebzuar konkluzionin e Komisionit p\u00ebr moskonsiderimin n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave nga shitja e truallit n\u00eb Petrel\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 135 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, Kolegji vler\u00ebson se mosdeklarimi i gjendjes cash, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk i pamund\u00ebson institucionet e rivler\u00ebsimit p\u00ebr kontrollin dhe verifikimin e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb deklarimeve t\u00eb tij n\u00eb deklarat\u00ebn e rivler\u00ebsimit. \u201c[\u2026]P\u00ebr sa koh\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar shitjen e pasuris\u00eb n\u00eb {***} bashk\u00eb me shum\u00ebn e p\u00ebrfituar n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave periodike t\u00eb vitit 2012, si dhe t\u00ebrheqjen e saj nga llogaria bankare n\u00eb DPV-n\u00eb e vitit 2013\u201d, evidenton KPA dhe vler\u00ebson se pasakt\u00ebsia e deklarimeve periodike, n\u00eb rastin konkret, nuk p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb objekt kontrolli, t\u00eb deklaruar sakt\u00eb e plot\u00ebsisht n\u00eb deklarat\u00ebn e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, vler\u00ebsohet se nuk ka rezultuar asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs mosdeklarimi i posedimit n\u00eb cash t\u00eb shum\u00ebs prej 135 mij\u00eb USD n\u00eb vitet 2013-2015, si dhe p\u00ebrdorimi i saj n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr blerjen e pasurive, t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr fshehjen e veprimeve t\u00eb subjektit t lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion t\u00eb Kolegjit, \u00ebsht\u00eb korrigjuar analiza financiare e Komisionit lidhur me burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshme n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, me sip\u00ebrfaqe totale 316.36 m2, nga t\u00eb cilat 146.6 m2 nd\u00ebrtes\u00eb, duke u konsideruar si t\u00eb ardhur e ligjshme shuma prej 135 mij\u00eb USD t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e truallit.<\/p>\n<p>Por, sipas KPK, s\u00ebrish Hysenaj ka rezultuar me bilanc negativ.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb ka rezultuar dhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri t\u00eb paluajtshme truall + nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, me sip\u00ebrfaqe 50.90 m2 &#8211; pasi Kolegji vler\u00ebson se dhe me konsiderimin e t\u00eb ardhurave nga shitja e truallit n\u00eb Tiran\u00eb, s\u00ebrish mbetet balanc\u00eb negative.<\/p>\n<p>KPK ka konkulduar n\u00eb analiz\u00ebn e p\u00ebrgjithshme financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, se Hysenaj rezultonte me bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn totale prej 23 milion\u00eb lek\u00ebsh. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK ka paraqitur dhe nj\u00eb rezultat alternativ me munges\u00eb burimesh n\u00eb mas\u00ebn 9.6 milion\u00eb lek\u00eb, duke konsideruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituar nga shitja e truallit n\u00eb Tiran\u00eb,<\/p>\n<p>Hysenaj n\u00eb shkaqet e paraqitura n\u00eb ankimin e tij p\u00ebr analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga Komisioni p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, ka ngritur pretendime p\u00ebr z\u00ebra t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb analizave vjetore, duke k\u00ebrkuar nga Kolegji t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb arsyetimet dhe dokumentacioni p\u00ebr t\u00eb cilin pretendon se nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar dhe referuar nga ana e Komisionit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji ka konsideruar si cash t\u00eb akumuluar vler\u00ebn 135 mij\u00eb USD t\u00eb p\u00ebfituar nga shitja e truallit, ka pranuar disa prej k\u00ebrkimeve t\u00eb subjektit p\u00ebr pak\u00ebsimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs dhe rivler\u00ebsimin e disa z\u00ebrave financiar\u00eb t\u00eb caktuar, duke konkluduar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 9.2 milion\u00eb lek\u00eb, pamund\u00ebsi q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar e mjaftueshme p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit nga detyra t\u00eb prokurorit Kol\u00eb Hysenaj.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e Kolegjit q\u00eb ka shfaqur mendimin paralel p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kursimeve cash, shprehet se n\u00ebse do t\u00eb ishte konsideruar versioni i saj, at\u00ebher\u00eb bilanci negativ do t\u00eb rrudhej n\u00eb mas\u00ebn 5.4 milion\u00eb lek\u00eb. \u201c[\u2026]Vler\u00eb e cila s\u00ebrish nuk do t\u00eb mund ta nxirrte subjektin e rivler\u00ebsimit jasht\u00eb kualifikimit t\u00eb nenit 33, pika 5, shkronja \u2018b\u2019 e ligjit nr. 84\/2016, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive\u201d, p\u00ebrfundon Tasi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPA p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Kol\u00eb Hysenaj, por duke e reduktuar ndjesh\u00ebm bilancin negativ n\u00eb konstatuar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb. KPK evidentoi probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsmit p\u00ebr Hysenajn gjat\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78417,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[1522,1192,857,886,1541,691,1520,887,1542,112,858,221,171,1311,430,1543,993,119,778,122,1544,1545,391],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/DSC_6255.jpg","fifu_image_alt":"Seac\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPA - foto arkive | BIRN\/Nensi Bogdani","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78416"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78416"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78416\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78418,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78416\/revisions\/78418"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78417"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}