{"id":78434,"date":"2024-06-25T16:39:25","date_gmt":"2024-06-25T14:39:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-vjollca-spahiu-perballet-me-pyetje-mbi-pasurine\/2024\/06\/25\/"},"modified":"2024-06-25T16:40:13","modified_gmt":"2024-06-25T14:40:13","slug":"gjyqtarja-vjollca-spahiu-perballet-me-pyetje-mbi-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-vjollca-spahiu-perballet-me-pyetje-mbi-pasurine\/2024\/06\/25\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Vjollca Spahiu p\u00ebrballet me pyetje mbi pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Vjollca Spahiu u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn me nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pyetjesh nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Stiven Kesler dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kryesisht mbi transaksionet p\u00ebr dy pasuri t\u00eb paluajtshme dhe nj\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>Spahiu si\u00e7 rezultoi n\u00eb seanc\u00eb kishte kryer disa transaksione q\u00eb KPK i gjeti n\u00ebn vler\u00ebn e tregut, po ashtu burimet p\u00ebr pasurit\u00eb e blera u vun\u00eb n\u00eb dyshim nga Komisioni p\u00ebr shkak se koha e marrjes s\u00eb kredive nuk p\u00ebrputhej me koh\u00ebn e pagesave sipas kontratave t\u00eb n\u00ebnshkruara.<\/p>\n<p>KPK po ashtu vuri n\u00eb dyshim nj\u00eb shum\u00eb prej 14 mij\u00eb dollar\u00ebsh, q\u00eb Spahiu e kishte deklaruar si t\u00eb ardhura qiraje p\u00ebr nj\u00eb nj\u00ebsi n\u00eb Kuk\u00ebs ku ishin strehuar gazetar\u00eb spanjoll\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar e pyeti gjat\u00eb subjektin n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet me nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebs, i cili i kishte dh\u00ebn\u00eb \u00e7iftit Spahiu 3 milion lek\u00eb cash, pa interesa dhe pa afat kthimi.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Spahiu vler\u00ebsoi pun\u00ebn e KPK-s\u00eb, duke e cil\u00ebsuar hetimit t\u00eb detajuar dhe t\u00eb thelluar dhe ra dakord me gjetjet n\u00eb kriterin e profesionalizmit dhe figur\u00ebs. Ajo tha n\u00eb seanc\u00eb se pasuria e saj ishte vet\u00ebm sa 1\/3 e t\u00eb ardhurave n\u00eb vite dhe sqaroi transaksionet e kryera me rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat ishte ndodhur familja.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut ndaj Spahiut po kryhet nga trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Lulzim Hamitaj.<\/p>\n<p>Vjollca Spahiu e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtare n\u00eb Kuk\u00ebs. Prej vitit 2014, Spahiu e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit an\u00ebtari i trup\u00ebs Lulzim Hamitaj vuri n\u00eb dukje se Spahiu rezultonte me bilance negative p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, kryesisht t\u00eb shkaktuara p\u00ebr shkak se KPK nuk cil\u00ebsonte si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme nj\u00eb shum\u00eb prej 14 mij\u00eb dollar\u00ebsh, t\u00eb deklaruar me burim nga qiraja. Sipas deklarimit t\u00eb Spahiut t\u00eb ardhurat ishin pages\u00eb qiraje nga nj\u00eb televizion spanjoll i vendosur n\u00eb Kuk\u00ebs gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Spahiu k\u00ebmb\u00ebnguli se k\u00ebto ishin t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb deklaruara q\u00eb n\u00eb vitin 2004. Ajo i tha KPK-s\u00eb se shum\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnmte edhe me situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej zona.<\/p>\n<p>Por KPK vuri n\u00eb dukej se bilancet negative vinin edhe p\u00ebr shkak t\u00eb kontradiktave mes kontratave dhe deklarimeve t\u00eb subjektit. K\u00ebshtu rezultonte se si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti kishte sh\u00ebrbyer nj\u00eb kredi e marr\u00eb nj\u00eb vit pasi kontrata ishte n\u00ebnshkruar. Hamitaj tha se kontrata theksonte se pagesat ishin kryer me n\u00ebnshkrimin e saj dhe se kredia e marr\u00eb m\u00eb von\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohej si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm Spahiu u gjet me probleme dhe kontradikta sa i p\u00ebrket nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kuk\u00ebs t\u00eb bler\u00eb nga v\u00ebllai dhe p\u00ebr nj\u00eb nj\u00ebsi \u201cbar-kafe\u201d. KPK gjeti se kontratat e n\u00ebnshkruara ishin t\u00eb ndryshme nga pagesat dhe burimet e referuara. Kredia e marr\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Kuk\u00ebs ishte depozituar fillimisht n\u00eb bank\u00eb si depozit\u00eb dhe m\u00eb pas ishte t\u00ebrhequr p\u00ebr t\u00eb paguar babain e subjektit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nga ana tjet\u00ebr KPK gjeti se \u00e7mimi i nj\u00eb nj\u00ebsie\u00a0 ishte rritur artificialisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi m\u00eb t\u00eb madhe. Spahiu q\u00eb shpjegoi transaksionet e kryera me babin dhe v\u00ebllain me situat\u00ebn familjare q\u00eb ata kishin, pranoi se bashk\u00ebshorti kishte rritur vler\u00ebn e pron\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredin\u00eb.<\/p>\n<p>E pyetur nga Kesler ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se megjiths\u00eb veprimi nuk ishte korrekt, ai nuk kishte sjell\u00eb pasoja dhe se askush nuk kishte humbur prej tij.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se ve\u00e7 k\u00ebtyre situatave Spahiu rezultonte t\u00eb kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00ebn \u00e7mimin e vler\u00ebs s\u00eb tregut. Por gjyqtarja arsyetoi se kontrata ishte vullnet i lir\u00eb i pal\u00ebve dhe se shit\u00ebsi ishte i interesuar p\u00ebr parat\u00eb n\u00eb momentin e transaksionit.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu shpjegoi me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb edhe blerjen e nj\u00eb makine, q\u00eb sipas KPK-s\u00eb ishte bler\u00eb nga shit\u00ebsi me gati dyfishin e \u00e7mimit vet\u00ebm 17 dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Spahiu k\u00ebmb\u00ebnguli se makina kishte pasur nj\u00eb defekt. Por e pyetur nga Kesler mohoi q\u00eb shit\u00ebsi t\u2019i kishte mashtruar at\u00eb dhe bashk\u00ebshortin gjat\u00eb transaksionit.<\/p>\n<p>Kesler nga ana e tij k\u00ebmb\u00ebnguli gjat\u00eb dhe vuri n\u00eb dyshim t\u00eb ardhurat nga nj\u00eb hua 3 milion lek\u00eb. V\u00ebzhguesi n\u00eb pyetje la t\u00eb kuptohej se ishte e dyshimte q\u00eb huaja e marr\u00eb pa interes dhe k\u00ebrkoi detaje mbi marr\u00ebdh\u00ebnien e gjyqtares dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj me k\u00ebt\u00eb person. Ai po ashtu vuri n\u00eb dyshim burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb vet\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Spahiu k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb past\u00ebr. Ajo po ashtu arsyetoi se pasuria e saj ishte me burime t\u00eb ligjshme. Ajo i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb t\u00eb rillogariste t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet n\u00eb disa vite dhe arsyetoi disa probleme me konfuzionin n\u00eb momentin e deklarimit.<\/p>\n<p>Hamitaj vuri n\u00eb dukje se ndaj Spahiut kishte ardhur nj\u00eb raport negativ p\u00ebr figur\u00ebn. Por hetimi i pavarur i Komisionit i rr\u00ebzoi gjetjet e raportit. Hamitaj tha se n\u00eb disa nga \u00e7\u00ebshtjet Spahiu nuk kishte qen\u00eb gjyqtare dhe n\u00eb t\u00eb tjera nuk ishin gjetur probleme n\u00eb vendimmarrje q\u00eb t\u00eb vinin n\u00eb dyshim gjyqtaren.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj KPK rr\u00ebzoi disa denoncime ndaj gjyqtares dhe nuk gjeti probleme sa i p\u00ebrket profesionalizmit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Spahiu e vler\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb hetimit dhe e fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin e drejt\u00eb dhe t\u00eb thelluar. Ajo tha n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs se kishte sh\u00ebrbyer me integritet dhe profesionaliz\u00ebm dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Seanca e radh\u00ebs u caktua m\u00eb 28 qershor n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Vjollca Spahiu u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn me nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pyetjesh nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Stiven Kesler dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kryesisht mbi transaksionet p\u00ebr dy pasuri t\u00eb paluajtshme dhe nj\u00eb makin\u00eb. Spahiu si\u00e7 rezultoi n\u00eb seanc\u00eb kishte kryer disa transaksione q\u00eb KPK i [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":78435,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[784,111,103,118,172,1028,173,1548],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Vjollca-Spahiu-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Vjollca Spahiu pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78434"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78434"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78434\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78436,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78434\/revisions\/78436"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78435"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}