{"id":78456,"date":"2024-06-26T12:29:30","date_gmt":"2024-06-26T10:29:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/verifikimi-i-dyfishte-mban-peng-vakancat-ne-kupolen-e-drejtesise\/2024\/06\/26\/"},"modified":"2024-06-26T12:29:30","modified_gmt":"2024-06-26T10:29:30","slug":"verifikimi-i-dyfishte-mban-peng-vakancat-ne-kupolen-e-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/verifikimi-i-dyfishte-mban-peng-vakancat-ne-kupolen-e-drejtesise\/2024\/06\/26\/","title":{"rendered":"Verifikimi i \u2018dyfisht\u00eb\u2019 mban peng vakancat n\u00eb kupol\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi shpalli vjet n\u00eb korrik thirrjen p\u00ebr aplikime nga radh\u00ebt e avokatis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr 6 vende vakante n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, por kur po b\u00ebhet gati nj\u00eb vit nga nisja e procesit, p\u00ebrzgjedhja e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj duket ende larg.<\/p>\n<p>Mandati i 3 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLGJ dhe 3 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLP ka p\u00ebrfunduar n\u00eb dhjetor dhe dispozitat ligjore t\u00eb miratuara me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi parashikojn\u00eb q\u00eb 4 muaj do t\u00eb ishin nj\u00eb koh\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmbyllur procedurat e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Por institucionet e p\u00ebrfshira n\u00eb proces, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb komisionet e pavarura p\u00ebrzgjedh\u00ebse q\u00eb ngrihen nga Avokati i Popullit dhe m\u00eb pas parlamenti me Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe N\u00ebnkomisionin e Posa\u00e7\u00ebm mazhoranc\u00eb-opozit\u00eb, kan\u00eb tejkaluar jasht\u00eb \u00e7do parashikimi afatet e vendosura n\u00eb ligj, si pasoj\u00eb e vonesave me verifikimin e dyfisht\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve, proceset gjyq\u00ebsore t\u00eb kandidat\u00ebve dhe zvarritjen n\u00eb procedur\u00ebn parlamentare t\u00eb votimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ishin komisionet e verifikimit paraprak t\u00eb ngritura nga Avokati i Popullit q\u00eb vonoi fillimisht dor\u00ebzimin e list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve n\u00eb Kuvend, nd\u00ebrsa disa kandidat\u00eb fituan gjyqet kund\u00ebr vendimmarrjes s\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019i skualifikuar dhe u rifut\u00ebn n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Por edhe pas dor\u00ebzimit t\u00eb listave p\u00ebrfundimtare n\u00eb Kuvend, ajo e avokatis\u00eb n\u00eb janar dhe e shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb prill, procesi u p\u00ebrball me vonesa t\u00eb reja nga procesi i verifikimit q\u00eb b\u00ebn Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe p\u00ebrzgjedhja n\u00eb n\u00ebnkomisionin parlamentar q\u00eb ngrihet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Procesi i p\u00ebrzgjedh\u00ebs s\u00eb emrave nga radh\u00ebt e avokat\u00ebve \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb faz\u00ebn e fundit, at\u00eb t\u00eb shortit dhe votimit formal n\u00eb seanc\u00eb plenare pasi pal\u00ebt nuk gjet\u00ebn konsesus politik p\u00ebr list\u00ebn finale t\u00eb kandidat\u00ebve, nd\u00ebrsa procedura p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt nga shoq\u00ebria civile rrezikon t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i publikuar rreth 2 muaj me vones\u00eb nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kuvendit, Genci Gjon\u00e7aj*, skualifikon 4 nga 6 emra kandidat\u00eb p\u00ebr dy k\u00ebshillat. N\u00ebse shumica dhe opozita nuk gjejn\u00eb konsesus p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb gar\u00eb emrat e skualifikuar prej Gjon\u00e7ajt b\u00ebhet e pamundur p\u00ebrzgjedhja me short mes tyre.<\/p>\n<p>Opozita dhe shoq\u00ebria civile kontestojn\u00eb praktik\u00ebn e ndjekur dhe rolin e institucioneve t\u00eb p\u00ebrfshira duke ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr integritetin e vet\u00eb procesit dhe standardet ligjore t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb organet drejtuese t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile apelojn\u00eb q\u00eb praktika t\u00eb jet\u00eb transparente, e besueshme dhe e standardizuar dhe institucionet e p\u00ebrfshira t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e t\u00eb adresojn\u00eb problematikat e krijuara.<\/p>\n<p>Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit t\u00eb Studimeve Politike, nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb monitoron reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, i tha BIRN-it se procedura e ndjekur \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet ligjore dhe procedurale dhe ligjeve q\u00eb funksionojn\u00eb p\u00ebr dy strukturat e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij,\u00a0 t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin p\u00ebrzgjedh\u00ebs kan\u00eb shkelur afatet ligjore, por duhej q\u00eb parlamenti t\u00eb reflektonte duke pranuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera dhe duke dal\u00eb me nj\u00eb akt konkret q\u00eb i adreson k\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cKjo ska ndodhur dhe krijon dyshime n\u00ebse procedura e vonuar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak mosmarr\u00ebveshjeve p\u00ebr aspektet teknike p\u00ebr vler\u00ebsimit t\u00eb kandidat\u00ebve apo p\u00ebr shkak t\u00eb kalkulimeve jasht\u00eb institucioneve, t\u00eb grupeve t\u00eb ndryshme t\u00eb interesit n\u00eb KLGJ dhe KLP p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kandidat\u00ebt e rinj p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe postet e tjera drejtuese\u201d- thot\u00eb Krasniqi.<\/p>\n<p>Ai po ashtu sheh si shqet\u00ebsuese n\u00eb faktin q\u00eb institucionet e p\u00ebrfshira, si Avokati i Popullit, Gjykata Administrative, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe n\u00ebnkomisioni parlamentar, b\u00ebjn\u00eb renditje dhe vler\u00ebsime t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt emra duke treguar q\u00eb asnj\u00eb institucion nuk ka barazi me vler\u00ebsimin me institucionin pasues.<\/p>\n<p>Kjo, sipas tij, \u201ckrijon iden\u00eb q\u00eb s\u2019ka standarde t\u00eb nj\u00ebsuara p\u00ebr vler\u00ebsimin e individ\u00ebve dhe nuk sigurohet transparenca dhe garancia q\u00eb zgjedhja finale \u00ebsht\u00eb zgjedhja e bazuar mbi meritokracin\u00eb reale dhe t\u00eb dh\u00ebnat reale t\u00eb kandidat\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr Rigels Xhemollarin, drejtor ekzekutiv i \u201cQendresa Qytetare\u201d, ka nj\u00eb mbivendosje rolesh t\u00eb institucioneve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb proces duke \u00e7uar dhe n\u00eb shkeljen e afateve ligjore t\u00eb verifikimit t\u00eb kandidat\u00ebve.<\/p>\n<p>Xhemollari, i cili drejton dhe Komisionin ad-hoc q\u00eb b\u00ebri vler\u00ebsimin paraprak t\u00eb kandidat\u00ebve nga shoq\u00ebria civile, i tha BIRN-it se \u201cvet\u00eb ligji \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u201cpozicioni i Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pozicion q\u00eb duplikon pun\u00ebn e komisionit Ad-Hoc, ose plot\u00ebson n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pun\u00ebn e tij t\u00eb cilit ligji nuk i ka dh\u00ebn\u00eb fuqi t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb verifikim administrativ t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu lidhur me afatet 10-ditore t\u00eb verifikimit, Xhemollari thot\u00eb se n\u00eb t\u00eb dy rastet, si Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe komisioni Ad-hoc i ngritur nga Avokati i Popullit, u duhet m\u00eb shum\u00eb se 10 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb informacion nga institucionet p\u00ebr kandidat\u00ebt.<\/p>\n<p>Edhe pse lista e kandidat\u00ebve nga shoq\u00ebria civile \u00ebsht\u00eb \u201crr\u00ebzuar\u201d praktikisht nga\u00a0 Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kuvendit, Xhemollari beson se procesi i zgjedhjes s\u00eb 2 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj p\u00ebr 2 k\u00ebshillat nuk do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb dosjeve t\u00eb tyre, por edhe t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative q\u00eb ka kund\u00ebrshtuar disa nga vendimet tona p\u00ebr disa kandidat\u00eb, duke sjell\u00eb prova t\u00eb reja p\u00ebr kandidat\u00ebt, besoj se n\u00ebnkomisioni do t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb edhe kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i ka skulaifikuar Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, pasi arsyetimet e tij nuk jan\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje serioze, q\u00eb cenojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb integritetin e kandidat\u00ebve,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Xhemollari beson se ka nevoja p\u00ebr ndryshime ligjore q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtaten me problematik\u00ebn e hasur, kryesisht p\u00ebr zgjatjen e afateve t\u00eb verifikimit, nd\u00ebrsa Krasniqi beson se ka nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr krijim standardesh dhe integritet t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto praktika administrative q\u00eb edhe n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb sakta nuk mund t\u00eb mbivendosen mbi\u00a0 thelbin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb duhej t\u00eb ishte profesionalizmi, meritokracia dhe integriteti\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Krasniqi i referohet aplikimit t\u00eb hedhjes s\u00eb shortit nga n\u00ebnkomisioni si nj\u00eb praktik\u00eb e cila e cenon k\u00ebt\u00eb integritet, pasi p\u00ebrzgjedhja nuk bazohet tek kriteret meritokratike t\u00eb individ\u00ebve po i lihet rast\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIndivid\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar nga kjo praktik\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt dhe k\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebrs\u00ebri tek shorti tregon munges\u00eb serioziteti, integriteti dhe llogaridh\u00ebnie nga parlamenti\u201d, p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n<p>*<em>Shkrimi u amendua p\u00ebr sakt\u00ebsuar se raporti i Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm u dor\u00ebzua me rreth 2 muaj vones\u00eb. N\u00eb versionin e m\u00ebparsh\u00ebm, ky afat ishte llogaritur gabimisht si 3 muaj. <\/em><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi shpalli vjet n\u00eb korrik thirrjen p\u00ebr aplikime nga radh\u00ebt e avokatis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr 6 vende vakante n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, por kur po b\u00ebhet gati nj\u00eb vit nga nisja e procesit, p\u00ebrzgjedhja e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj duket ende larg. Mandati i 3 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLGJ [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":78457,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204],"tags":[980,1566,1522,1567,883,1568,761,981,1279,851,852,1588,351,408,1569,1589,1570,418,1334,1155,1181,1455,149,1584,1590,1571,1206,1464,1534,1171,1572,1573],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Genc-Gjoncaj.jpg","fifu_image_alt":"Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kuvendit, Genci Gjon\u00e7aj gjat\u00eb leximit t\u00eb raportit. Foto kortezi nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78456"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78456"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78456\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78457"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}