{"id":78488,"date":"2024-06-28T17:03:10","date_gmt":"2024-06-28T15:03:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-bisedimet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-ish-ndihmesit-ligjor-periand-teta\/2024\/06\/28\/"},"modified":"2024-06-28T17:05:23","modified_gmt":"2024-06-28T15:05:23","slug":"kpa-njihet-me-bisedimet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-ish-ndihmesit-ligjor-periand-teta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-bisedimet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-ish-ndihmesit-ligjor-periand-teta\/2024\/06\/28\/","title":{"rendered":"KPA njihet me bisedimet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ish-ndihm\u00ebsit ligjor, Periand Teta"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb premten m\u00eb 28 qershor me bisedimet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen me objekt rivler\u00ebsimi kalimtar, p\u00ebr ish-k\u00ebshilltarin ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Periand Teta, p\u00ebr t\u00eb cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi t\u00eb deklaroj\u00eb p\u00ebrfundimin e vetingut pa nj\u00eb vendimmarrje p\u00ebrfundimtare. Komsionerja Publike, Irena Nino deklaroi n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb premtes se u q\u00ebndronte gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit, si dhe kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuara k\u00ebrkimet alternative t\u00eb Tet\u00ebs, p\u00ebr l\u00ebnin n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit, ose urdh\u00ebrimin\u00a0 Komisionit q\u00eb t\u00eb vijonte me hetimin administrativ ndaj tij. Teta i cil\u00ebsoi q\u00ebndrimet e Komisioneres p\u00ebr k\u00ebrkimet e tij si shkaqe t\u00eb reja q\u00eb nuk jan\u00eb parashtruar n\u00eb ankim, si dhe abuzive.<\/p>\n<p>Periand Teta ka ushtruar funksionin e ndihm\u00ebsit ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, prej shkurtit 2014 deri n\u00eb korrik t\u00eb 2017-\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb liruar nga detyra me me urdh\u00ebr t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm. Urdh\u00ebri lirimit ka ardhur pasi Teta ka k\u00ebrkuar t\u00eb dij\u00eb p\u00ebr vijueshm\u00ebrin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb kushtet q\u00eb gjyqtares pran\u00eb t\u00eb cil\u00ebs punonte si k\u00ebshilltar, i kishte p\u00ebrfunduar mandati n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se Teta ka dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e kontrat\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb pun\u00ebs si ndihm\u00ebs ligjor, pasi nuk e ka ankimuar at\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Megjithat\u00eb Teta ka parashtruar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t&#8217;iu n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit vullnetarisht si ish-k\u00ebshilltar, pasi plot\u00ebsonte kriterin trevje\u00e7ar t\u00eb pun\u00ebsimit q\u00eb i jepte statusin si ndihm\u00ebs ligjor.<\/p>\n<p>Pas fillimit t\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr Tet\u00ebn, Komisioni i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb informacion p\u00ebr pagesat e tij, prej nga ka rezultuar se periudha efektive e pun\u00ebsimit kur \u00ebsht\u00eb trajtuar me rrog\u00eb, rezultonte nga data 3 shkurt 2014, deri m\u00eb 18 korrik 2016. Me argumentin se nuk provohej q\u00eb Teta t\u00eb kishte punuar si ndihm\u00ebs ligjor p\u00ebr tre vjet, Komisioni \u00e7moi se ai nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit ex officio dhe as nuk mund t\u00eb trajtohet si ish-k\u00ebshilltar ligjor, duke arritur n\u00eb konkluzionin se ai nuk ishte objekt i ligjit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino vler\u00ebsoi se vendimi i Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe i bazuar, pasi arsyetimi i fakteve dhe rrethanave ligjore \u00ebsht\u00eb jo i qart\u00eb dhe i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shmangien e zbatimit t\u00eb nenit G t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetu\u00ebs, ku p\u00ebrcaktohet se n\u00eb rastet e dor\u00ebheqjeve t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit, vendoset dhe sanksioni q\u00eb u ndalon rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike vler\u00ebson se urdh\u00ebri p\u00ebr lirimin e Tet\u00ebs nga detyra, p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve ligjore, nuk p\u00ebrb\u00ebn arsye p\u00ebr p\u00ebrfundimin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij. Sipas saj, akti p\u00ebr lirimin e subjektit nga detyra \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe nuk ka sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb juridike dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb Teta nuk e ka humbur statusin e ndihm\u00ebsit ligjor dhe nd\u00ebrprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e pun\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij urdhri.<\/p>\n<p>\u201cNga ana tjet\u00ebr, duket se subjekti i rivler\u00ebsimit e ka humbur statusin, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb tij, n\u00eb kushtet kur, nd\u00ebrsa nuk kontestoi urdh\u00ebrin e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr lirimin nga detyra n\u00eb rrug\u00eb ligjore, ka shfaqur vullnetin p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ Tiran\u00eb, duke filluar pun\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb pozicionin e inspektorit pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Inspektimit Gjyq\u00ebsor\u201d, konstatoi Nino n\u00eb parashtrimin e bisedimeve p\u00ebrfundimtare dhe vler\u00ebsoi se kjo situat\u00eb p\u00ebrmbush kushtet p\u00ebr t\u2019u kualifikuar si dor\u00ebheqje nga detyra, n\u00eb kuptimin e nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrcakton ndalimin e em\u00ebrimit n\u00eb disa funksione n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet.<\/p>\n<p>Ajo paraqiti q\u00ebndrime edhe lidhur me k\u00ebrkimin e subjektit p\u00ebr vendimmarrje alternative, at\u00eb t\u00eb l\u00ebnies n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK, ose urdh\u00ebrimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut p\u00ebr vijimin e hetimit administrativ ndaj tij. Nino solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se Teta n\u00eb apelin kund\u00ebrshtues ndaj ankimit t\u00eb saj, subjekti ka qen\u00eb dakort me rezultatet e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]N\u00eb k\u00ebt\u00eb dakort\u00ebsi me arsyetimin ligjor dhe logjik t\u00eb Komisionit, subjekti nuk ka paraqitur parashtresa, si edhe ka zgjedhur t\u00eb mos shpreh\u00eb vullnetin e tij, duke mos u paraqitur as n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore publike\u201d, konstatoi Nino dhe shtoi se Teta pretendon se p\u00ebrfundimi i marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs si ndihm\u00ebs ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, ka ardhur p\u00ebr shkaqe ligjore dhe jo si pasoj\u00eb e nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb shprehur nga ana e tij apo vullnetit personal.<\/p>\n<p>Nino v\u00ebrejti se Teta, vet\u00ebm n\u00eb faz\u00ebn e gjykimit n\u00eb Kolegj, k\u00ebrkoi si vendim alternativ prishjen e vendimmarrjes s\u00eb KPK dhe urdh\u00ebrimin e vijimit t\u00eb vetingut ndaj tij. Ajo theksoi se subjekti nuk ka kryer ankim ndaj vendimit t\u00eb Komisionit brenda afatit 15 ditor dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ky k\u00ebrkim nuk mund t\u00eb ngrihet para Kolegjit.<\/p>\n<p>Sipas Komisioneres, kalimi i afatit n\u00eb rastin konkret nga ana e subjektit, ka shuar t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkim. Ajo i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb mos e pranoj\u00eb k\u00ebrkimin p\u00ebr vendimmarrje alternative.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisionerja tha se u q\u00ebndronte gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e KPK, t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb procesin e vetingut ndaj Tet\u00ebs, si dhe t\u2019i ndaloj\u00eb atij em\u00ebrimin si gjyqtar ose prokuror i \u00e7do niveli, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ose i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ose Prokuror i P\u00ebrgjithshme p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Teta i cil\u00ebsoi q\u00ebndrimet q\u00eb Nino parashtroi t\u00eb premten, si shkaqe t\u00eb reja q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb ankim dhe si abuzive. Ai tha se megjith\u00ebse duket si evoluim i parashtrimeve, ato jan\u00eb shkaqe t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Teta deklaroi se u q\u00ebndronte parashtrimeve dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK, ose prishjen e asaj vendimmarrje dhe urdh\u00ebrimin e vijimit t\u00eb hetimit administrativ ndaj tij.<\/p>\n<p>Pasi u njoh me pretendimet e pal\u00ebve, Kolegji u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim q\u00eb njoftoi se do ta shpalli m\u00eb dat\u00eb 17 korrik, n\u00eb or\u00ebn 14:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb premten m\u00eb 28 qershor me bisedimet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen me objekt rivler\u00ebsimi kalimtar, p\u00ebr ish-k\u00ebshilltarin ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Periand Teta, p\u00ebr t\u00eb cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi t\u00eb deklaroj\u00eb p\u00ebrfundimin e vetingut pa nj\u00eb vendimmarrje p\u00ebrfundimtare. Komsionerja Publike, Irena Nino deklaroi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78489,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[320,1133,1625,103,405,908,887,112,1537,118,149,864],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Periand-Teta-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Periand Teta n\u00eb KPA | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78488"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78488"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78488\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78490,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78488\/revisions\/78490"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78489"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78488"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78488"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78488"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}