{"id":78494,"date":"2024-07-01T21:20:19","date_gmt":"2024-07-01T19:20:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-rajmonda-berisha-perballet-me-probleme-per-pasurine\/2024\/07\/01\/"},"modified":"2024-07-01T21:21:10","modified_gmt":"2024-07-01T19:21:10","slug":"prokurorja-rajmonda-berisha-perballet-me-probleme-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-rajmonda-berisha-perballet-me-probleme-per-pasurine\/2024\/07\/01\/","title":{"rendered":"Prokurorja Rajmonda Berisha p\u00ebrballet me probleme p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Elbasanit, Rajmonda Berisha u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 1 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin ishte p\u00ebrmbyllur hetimi administrativ paraprak. Ajo kund\u00ebrshtoi bilancet negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha dhe konstatimet p\u00ebr veprrime fiktive, duke k\u00ebrkuar ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr profesionalizmin dhe pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr prokuroren Berisha po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Rajmonda Berisha ka filluar detyr\u00ebn e prokurores n\u00eb vitin 1987 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit ku dhe vijon ta ushtroj\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion.<\/p>\n<p>Berisha u paraqit n\u00eb seanc\u00eb se bashku me avokatin Fatmir Lushi, i cili parashtroi kund\u00ebrshtimet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, ka depozituar n\u00eb Komision raport pozitiv p\u00ebr prokuroren Berisha, por ky rezultat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur nga hetimi administrativ.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartmament me sip\u00ebrfaqe 81 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 1996 p\u00ebr \u00e7mimin 1.8 milion lek\u00eb, subjekti ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb banese t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb kredi 500 mij\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura q\u00eb jan\u00eb konsideruar t\u00eb ligjshme. Kjo pasuri \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb viteve 2003-2006, s\u00eb bashku me shlyerjen e detyrimeve t\u00eb kredis\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr blerjen e saj.<\/p>\n<p>Berisha nuk ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d burimin p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb \u00e7mimit n\u00eb mas\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb pyet\u00ebsorin standard ka shpjeguar se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer me kursimet nga pagat. Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative 155 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kursyer shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb. KPK i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto gjetje.<\/p>\n<p>Avokati Lushi solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb ky apartament, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kishte ende ligj p\u00ebr deklarimin e pasurive. Ai theksoi se n\u00eb vitin 2003, subjekti ka deklaruar si burime t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit, kredin\u00eb, si dhe t\u00eb kursimet e t\u00eb ardhurat nga pagat. Sipas tij, mospasqyrimi k\u00ebsaj t\u00eb dh\u00ebne n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, nuk mund ta ngarkoj\u00eb subjektin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ai konstatoi se KPK e ka kryer analiz\u00ebn financiare p\u00ebr vitet 1995 dhe 1996, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti ka filluar pun\u00eb q\u00eb prej vitit 1987. Sipas tij, n\u00ebse do konsideroheshin t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, at\u00ebher\u00eb ata rezultojn\u00eb me bilanc pozitiv dhe p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha u pyet dhe dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr nj\u00eb apartamrnt n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2007. Subjekti ka deklaruar se e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament p\u00ebr \u00e7mimin 48 mij\u00eb euro, q\u00eb e ka shlyer me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb kredie po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb. Por, sipas nj\u00eb kontrate kapari t\u00eb vitit 2007, shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese i \u00ebsht\u00eb shlyer shuma 16 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimi apartamentit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb vler\u00ebn 64 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Faskaj evidentoi se, referuar kontrat\u00ebs s\u00eb kaparit, duket sikur subjekti e ka paguar vler\u00ebn 16 mij\u00eb euro dhe se ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit n\u00eb shum\u00ebn 48 mij\u00eb euro t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVeting\u201d dhe n\u00eb ILDKPKI, me vler\u00ebn 64 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e kaparit.<\/p>\n<p>Sipas Faskajt, subjekti ka shpjeguar se pavar\u00ebsisht parashikimeve n\u00eb kontrat\u00ebn e kaparit, kan\u00eb pasur marr\u00ebveshje me pal\u00ebn shit\u00ebse, se i gjith\u00eb \u00e7mimi apartamentit \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb vet\u00ebm pasi \u00ebsht\u00eb l\u00ebvruar kredia n\u00eb vler\u00ebn 48 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se nuk \u00ebsht\u00eb realizuar ende kontrata e shitblerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Komisioni konstaton se e vetmja prov\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vler\u00ebn 48 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb deklarimi i subjektit n\u00eb ILDKPKI<\/p>\n<p>Edhe nga nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale e vitit 2021 e pal\u00ebs shit\u00ebse, \u00ebsht\u00eb konstatuar se ky i fundit \u00ebsht\u00eb shprehur se e ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn e kaparit n\u00eb mir\u00ebbesim dhe se shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro do t\u2019ia likujdonin m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Faskajt, duket se deklarata noteriale e shit\u00ebsit provon se shuma prej 16 mij\u00eb euro e cituar n\u00eb kontrat\u00ebn e kaparit e lidhur me mir\u00ebbesim, do t\u00eb likujdohej m\u00eb pas. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, konstatohet se berisha ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar se nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm i shum\u00ebs 16 mij\u00eb euro, t\u00eb paguar si kapar n\u00eb dhjetor t\u00eb 2007-\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK ka analizuar dhe burimin e dy depozitave dhe kursimeve cash t\u00eb deklaruara nga subjekti se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb vitin 2011, prej nga ka rezultuar s\u00ebrish pamund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Avokati Lushi shpjgoi se ende nuk ka nj\u00eb kontrat\u00eb shitje. Ai theksoi se shuma 16 mij\u00eb euro nuk \u00ebsht\u00eb paguar ndonj\u00ebher\u00eb dhe as nuk do t\u00eb shlyhet. Sipas avokatit, kontrata e kaparit nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja, por \u00ebsht\u00eb kontrata finale e shitjes e cila do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb \u00e7mimin real t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar mes pal\u00ebve n\u00eb shum\u00ebn 48 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Lushi argumentoi se kontrata e kaparit \u00ebsht\u00eb tip, sipas formatit t\u00eb noterit q\u00eb e ka hartuar. Ai v\u00ebrejti se hetimi ka provuar se prokuorja Berisha nuk ka pasur ndonj\u00eb interes t\u00eb nd\u00ebrtuesi. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb barr\u00eb prove q\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb se ka paguar kurr\u00eb\u201d, tha ai nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe shtoi se deklaratat periodike e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm deklarimin e subjektit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Lidhur me bilancet negative, Lushi tha se ato rrjedhin si paosj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga puna si shofer p\u00ebr rreth kat\u00ebr dekada. Ai shpjegoi se bashk\u00ebshorti Berish\u00ebs ka punuar si shofer p\u00ebr transportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb paguar me diet\u00eb 2 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr person. Sipas tij, pagesat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb dhe udh\u00ebtimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb gjata, q\u00eb e mbanin larg familjes.<\/p>\n<p>Avokati Lushi tha se subjekti nuk mund t\u00eb provoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00ebp\u00ebrmjet deklaratave t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb bashk\u00ebshortit. Po ashtu, ai theksoi se \u00e7do vit jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat reale t\u00eb bashk\u00ebshortit. Sipas avokatit Lushi, n\u00ebse konsiderohen t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, at\u00ebher\u00eb jo vet\u00ebm analiza e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb, por e gjith\u00eb analiza financiare del pozitive. \u201cNuk kemi dhurime, kemi t\u00eb ardhura nga puna\u201d, deklaroi dhe i cil\u00ebsoi t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb, si dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Subjekti u pyet nga Komisioni dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me \u00e7mimin real t\u00eb apartamentit dhe shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro t\u00eb paguar sipas kontrat\u00ebs s\u00eb kaparit. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk e kishte paguar ansj\u00ebher\u00eb shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro dhe as do e paguante, pasi apartamentin e kishte bler\u00eb p\u00ebr 48 mij\u00eb euro dhe jo sa sh\u00ebnohej n\u00eb kontrat\u00ebn e kaparit.<\/p>\n<p>Berisha ka deklaruar gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb me burim t\u00eb ardhurat nga pagat, kursimet dhe p\u00ebrfitimet puna e bashk\u00ebshortit n\u00eb form\u00ebn e dietave dhe bakshisheve, por Komisioni vler\u00ebson se subjekti rezulton me bilanc negativ rreth 15 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2016, kur jan\u00eb deklaruar kursime.<\/p>\n<p>Subjektit ju gjet\u00ebn probleme dhe p\u00ebr disa automjete. P\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb t\u00eb llojit \u201cMercedes Benz\u201d t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 1 milion e 450 mij\u00eb lek\u00eb, jan\u00eb deklaruar si burim t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb Benz-i tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe kursimet\u00a0 epagat e p\u00ebrbashk\u00ebta familjare. Por, KPK konstaton se Berisha ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhje me p\u00ebrdorimin e t\u00eb ardhurave nga shitja e makin\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs s\u00eb re n\u00eb prill t\u00eb 2009-\u00ebs, pasi shitja \u00ebsht\u00eb kryer rreth tet\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se duket se subjekti ka kryer deklarim fiktiv t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb makin\u00ebs q\u00eb ka shitur n\u00eb 2009-\u00ebn. Nga hetimi ka rezultuar se \u00e7mimi i automjetit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2002-in \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar 250 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimi real ka qen\u00eb 430 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, u konstatua se duket se Berisha ka kryer deklarim fiktiv dhe p\u00ebr shitjen e k\u00ebsaj makine 7 vjet m\u00eb von\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 900 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga analiza financiare ka rezultuar bilanc negativ p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb vitin 2009. Situat\u00eb e ngjashme u konstatua dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine tjet\u00ebr t\u00eb llojit Citroen C3 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr shum\u00ebn 13 mij\u00eb e 500 euro, me burim t\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb automjeti tjet\u00ebr p\u00ebr 6000 euro dhe kredi Leasing 8181 euro. Nga hetimi ka rezultuar se makina q\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 202 p\u00ebr 6000 euro, \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2008-\u00ebn p\u00ebr cmimin 250 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni konstaton se subjekti nuk ka provuar p\u00ebrmir\u00ebsimet e kryera n\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr veprime fiktive.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e moskonsiderimit n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb shum\u00ebs 6000 mij\u00eb euro, ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr shum\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Faskaj tha se dukej se kishte tendenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb deklaruar \u00e7mime fiktive n\u00eb transaksionet e automjeteve, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimet. Sipas relatores, duket se me k\u00ebto veprime prokurorja Berisha ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Lushi dhe prokurorja Berisha petenduan n\u00eb seanc\u00eb se bashk\u00ebshorti i saj duke qen\u00eb me profesion shofer, ishte i apasionuar pas automjeteve. Sipas subjektit, ai blinte automjete me defekte t\u00eb fogla q\u00eb i rregullonte dhe i p\u00ebrmir\u00ebsonte duke u rritur vler\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00eb Komisioni n\u00eb nj\u00eb rast ka provuar se vlera e shitjes s\u00eb mjetit nga ana e bler\u00ebsit, kishte qen\u00eb m\u00eb e lart\u00eb nga sa ia kishte shitur bashk\u00ebshorti i subjektit\u201d, solli n\u00eb v\u00ebmendje avokati Lushi. \u201cKontratat kan\u00eb fuqin\u00eb e ligjit dhe nuk ka pasur konflikt interesi\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>KPK konstatoi pamund\u00ebsi t\u00eb Berish\u00ebs dhe p\u00ebr \u00e7eljen e dy depozitave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, n\u00eb analiz\u00ebn financiare jan\u00eb evidentuar probleme lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurae t\u00eb deklaruara nga puna e bahsk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, si shofer n\u00eb transportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb mallrave apo t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb form\u00ebn e dietave. Faskaj v\u00ebrejti se k\u00ebto t\u00eb arhdura nuk jan\u00eb dokumentuar dhe nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn rreth 16 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 dhe rreth 1.5 milion lek\u00eb p\u00ebr vitet 1992-2002.<\/p>\n<p>Avokati Lushi deklaroi se kishin sqaruar se mund t\u00eb kishte pasur paqart\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasurive e t\u00eb burimeve, por kurrsesi mosdeklarim t\u00eb t\u00eb ardhurave. Ai theksoi se bilanci negativ \u00ebsht\u00eb konstatuar vet\u00ebm p\u00ebr arsye se nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga puna e tij si shofer, si dhe p\u00ebr shkak se nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb vlerat reale t\u00eb shitjeve t\u00eb automjeteve. Po ashtu, Lushi pretendoi se analiza e Komisionit \u00ebsht\u00eb e fragmentuar. Avokati k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e deklaruara nga subjekti n\u00eb vite, prej nga do t\u00eb rezultonte me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Prokurorja Berisha tha se bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb i p\u00ebrkushtuar n\u00eb pun\u00ebn e tij dhe se mjafton q\u00eb t\u00eb lexohen email-et q\u00eb i kan\u00eb d\u00ebrguar pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, q\u00eb e quajn\u00eb si \u201chero\u201d p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebnte. Ajo k\u00ebrkoi p\u00ebrfshirjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb tij n\u00eb analiz\u00ebn financiare duke k\u00ebmb\u00ebngulur se kishin pasur burime p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve dhe krimin e pasurive.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb e p\u00ebrkushtuar n\u00eb pun\u00ebn e saj dhe se nuk kishin p\u00ebrfituar asnj\u00ebher\u00eb di\u00e7ka n\u00eb m\u00ebnyr \u00ebt\u00eb paligjshme. \u201cIsha 32 vje\u00e7e dhe e vetme dhe pa mb\u00ebshtetje, kur k\u00ebrkoja d\u00ebnimin me vdekje p\u00ebr Mandel\u00ebn\u201d, deklaroi prokurorja Rajmonda Berisha duke ju referuar k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr d\u00ebnimin e Eduart Peqinit n\u00eb vitin 1998, i njohur at\u00ebher\u00eb si \u201cMandela\u201d, si drejtues i nj\u00eb grupi q\u00eb u akuzua p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda gjat\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997.<\/p>\n<p>\u201cMos \u00ebsht\u00eb tendencioze p\u00ebr t\u00eb m\u00eb goditur pse jam e till\u00eb. Un\u00eb e kam mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb proces\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera prokurorja Berisha. Lidhuyr me k\u00ebt\u00eb pretendim, komisionerja Pamela Qirko deklaroi se nuk ka pasur asnj\u00eb tendenc\u00eb ndaj asnj\u00eb prej subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Rajmonda berisha k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr profesionalizmin dhe figur\u00ebn. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 3 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Elbasanit, Rajmonda Berisha u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 1 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin ishte p\u00ebrmbyllur hetimi administrativ paraprak. Ajo kund\u00ebrshtoi bilancet negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha dhe konstatimet p\u00ebr veprrime fiktive, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78495,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,118,367,119,131,1626,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Berisha-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Rajmonda Berisha pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78494"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78494"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78494\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78496,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78494\/revisions\/78496"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78495"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78494"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78494"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}