{"id":78500,"date":"2024-07-01T21:33:10","date_gmt":"2024-07-01T19:33:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-rekomandon-ankimin-e-gjyqtares-mirela-mishgjoni\/2024\/07\/01\/"},"modified":"2024-07-01T21:34:58","modified_gmt":"2024-07-01T19:34:58","slug":"onm-rekomandon-ankimin-e-gjyqtares-mirela-mishgjoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-rekomandon-ankimin-e-gjyqtares-mirela-mishgjoni\/2024\/07\/01\/","title":{"rendered":"ONM rekomandon ankimin e gjyqtares Mirela Mishgjoni"},"content":{"rendered":"<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM i p\u00ebrcolli t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 1 korrik institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, rekomandim lidhur me vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr gjyqtaren e Vlor\u00ebs, Mirela Mishgjoni, e cila u konfirmua me shumic\u00eb votash m\u00eb 5 prill.<\/p>\n<p>Mirela Mishgjoni ka punuar si gjyqtare n\u00eb vitet 1995-2002, kur ajo u shkarkua n\u00eb detyra dhe punoi si avokate deri n\u00eb 2009-\u00ebn, vit kur u rikthye n\u00eb detyr\u00eb pasi fitoi gjyq\u00ebsisht. Prej 2009-\u00ebs ajo punon si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore m\u00eb 3 prill, Komisioni konstatoi se nga analiza financiare paraprake kishin rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb familjes s\u00eb Mishgjonit p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve, investimeve dhe krijimin e pasurive para detyr\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb mosnjohjes s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit shitja e pjes\u00ebs takuese n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb vaji n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 1997, shitja e nj\u00eb restoranti n\u00eb Itali n\u00eb 2004-\u00ebn, si dhe nga puna si shef kuzhine, pasi nuk ishin paguar n\u00eb koh\u00eb detyrimet tatimore \u2013 gjetje p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti pretendoi se kishte provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatorja Alma Faskaj dhe an\u00ebtarja Pamela Qirko vler\u00ebsoi se t\u00eb gjitha rrethanat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore lidhen me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb Itali dhe shitjen e aktiivtetit t\u00eb tij vitin 2004. Duke u bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit, shumica vler\u00ebsoi se, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebne q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb dyshosh se subjekti me deklarimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb tilla ka synuar t\u00eb mashtroj\u00eb organet e vetingut, pasuria e deklaruar ka si burim t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit, t\u00eb krijuara koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se ata t\u00eb fillonin bashk\u00ebjetes\u00ebn ligjore.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto t\u00eb ardhura rezultojn\u00eb nga burime t\u00eb ligjshme, t\u00eb dokumentuara me akte juridike dhe transaksione bankare, ku i vetmi element q\u00eb nuk p\u00ebrmbush kushtet e nenit D, pika 3, \u00ebsht\u00eb pagesa e tatimeve gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. [\u2026]Kjo mang\u00ebsi, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb e vetmja e konstatuar lidhur me kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit dhe, e vendosur n\u00eb kontekstin e m\u00ebsip\u00ebrm, nuk vler\u00ebsohet se mund t\u00eb prodhoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale vendosjen e mas\u00ebs s\u00eb shkarkimit nga detyra\u201d, konkludon shumica.<\/p>\n<p>Kryesuesja Xhensila Pine n\u00eb pakic\u00eb, vler\u00ebson se t\u00eb ardhurat e deklaruara nga aktiviteti bashk\u00ebshortit, jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb paprovuara se jan\u00eb p\u00ebrfituar lidhur me koh\u00ebn e shum\u00ebn, por edhe t\u00eb pan\u00ebnshtruara pagimit t\u00eb detyrimeve tatimore. \u201c[\u2026]Ndaj k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk duhen konsideruar si t\u00eb ardhura q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb standardin kushtetues e ligjor t\u00eb t\u00eb ardhur\u00ebs s\u00eb ligjshme p\u00ebr efekt t\u00eb k\u00ebtij procesi\u201d, arsyeton Pine dhe \u00e7mon se Mishgjoni nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Pine evidenton edhe blerjen e disa pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi subjkti ka gjykuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb shit\u00ebsit t\u00eb pasurive dhe duke mos referuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e dor\u00ebheqjes drejtuar kryetarit t\u00eb gjykat\u00ebs rrethanat e plota lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien me karakter pasuror mes shit\u00ebsve t\u00eb pasurive dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. K\u00ebrkesat p\u00ebr dor\u00ebheqje nuk jan\u00eb pranuar nga kryetari.<\/p>\n<p>Shumica ka \u00e7muar se nuk ka pasur konflikt interesi duke arsyetuar se mosdeklarimi i shkakut t\u00eb dor\u00ebheqjes nuk p\u00ebrb\u00ebn fshehje, pasi fakti nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga shkaqet p\u00ebr dor\u00ebheqje. Dy an\u00ebtaret n\u00eb shumic\u00eb kan\u00eb konsideruar dhe fajtin se vendimmarrja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb pas lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes.<\/p>\n<p>ONM shpreh bindjen se nj\u00eb vler\u00ebsim i duhur i provave t\u00eb paraqitura n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, s\u00eb bashku me zbatimin e sakt\u00eb t\u00eb kuadrit ligjor p\u00ebrkat\u00ebs, do t\u00eb krijonte baz\u00ebn q\u00eb Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimarrjen e KPK.<\/p>\n<p>ONM sjell n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti ka ushtruar funksionin e gjyqtares p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2002 dhe u k\u00ebrkon Komisioner\u00ebve t\u00eb paraqesin p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Kolegj \u00e7\u00ebshtjen, duke e fokusuar n\u00eb gjetjet e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ONM, subjekti nuk ka arritur t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb gjetjet e KPK, por megjithat\u00eb shumica e ka konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb. Kjo vendimarrje sipas v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, tregon p\u00ebr keqinterpretim t\u00eb provave t\u00eb disponuara dhe arsyetim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb sse n\u00eb analiz\u00ebn financiare nuk duhet t\u00eb merren parasysh t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga shitja e kompanis\u00eb n\u00eb Itali, si dhe as t\u00eb ardhurat pun\u00ebsimi tij atje.<\/p>\n<p>Lidhur me blerjen e disa ngastrave tok\u00eb, nga ka rezultuar se subjekti ka gjykuar dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shit\u00ebsve, ONM v\u00ebren se vlera e k\u00ebtyre pasurive ka qen\u00eb 6.3 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mishgjoni dhe bashk\u00ebshorti i saj i kan\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 1 milion lek\u00eb. Po ashtu, konstaton se Komisioni nuk ka kryer hetimet e nevojshme.<\/p>\n<p>Po ashtu, evdientohet se nuk jan\u00eb verifikuar burimet e blejes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2020 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 161 mij\u00eb euro; si dhe se KPK nuk mori masa p\u00ebr t\u00eb hetuar veprimtarin\u00eb e nj\u00eb organizate jo fitimprur\u00ebse, ku bashk\u00ebshorti subjektit rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prej themeluesve.<\/p>\n<p>Sipas ONM, gjetjet do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb nj\u00eb konkluzion t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai i arritur prej KPK dhe u k\u00ebrkon Komisioner\u00ebve Publik\u00eb q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb ankim n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM i p\u00ebrcolli t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 1 korrik institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, rekomandim lidhur me vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr gjyqtaren e Vlor\u00ebs, Mirela Mishgjoni, e cila u konfirmua me shumic\u00eb votash m\u00eb 5 prill. Mirela Mishgjoni ka punuar si gjyqtare n\u00eb vitet 1995-2002, kur ajo u [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78501,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2],"tags":[148,103,101,1373,133],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/Mirela-Mishgjoni-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Mirela Mishgjoni pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78500"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78500"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78500\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78502,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78500\/revisions\/78502"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78500"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78500"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78500"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}