{"id":78506,"date":"2024-07-02T15:13:58","date_gmt":"2024-07-02T13:13:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-flamur-kapllani-perballet-me-vetingun\/2024\/07\/02\/"},"modified":"2024-07-02T15:14:34","modified_gmt":"2024-07-02T13:14:34","slug":"gjyqtari-flamur-kapllani-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-flamur-kapllani-perballet-me-vetingun\/2024\/07\/02\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Flamur Kapllani p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Flamur Kapllani u p\u00ebrball t\u00eb mat\u00ebn m\u00eb 2 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr disa bilance negative p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr disa gjetje t\u00eb konstatuara n\u00eb denoncimet nga publiku. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, Kapllani mori vler\u00ebsim pozitiv.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Kapllani po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Flamur Kapllani e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 fillimisht si gjyqtar n\u00eb Mirdit\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb 2007-\u00ebn u transferua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kuk\u00ebs. N\u00eb vitin 2010, Kapllani u zgjodh an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe prej asaj kohe punon pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, ku s\u00eb fundmi mban edhe pozicionin e drejtuesit.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe rreth 70 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr \u00e7mimin 5 milion\u00eb e 70 mij\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar si burime kursimet n\u00eb vite dhe nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer deri n\u00eb vitin 2015. Sipas kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb s\u00eb vitit 2004, \u00ebsht\u00eb shlyer si paradh\u00ebnie vlera 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe jan\u00eb p\u00ebrcaktuar afatet e shlyerjes s\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimit deri n\u00eb fund t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj konstatoi mosp\u00ebrputhje mes afateve t\u00eb p\u00ebrcaktura p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit dhe datave kur jan\u00eb kryer k\u00ebto pagesave, sipas mandateve t\u00eb dor\u00ebzuara nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese. Analiza financiare \u00ebsht\u00eb kryer bazuar n\u00eb koh\u00ebn kur jan\u00eb kryer shlyerjet e k\u00ebsteve, nga ka rezultuar se subjekti ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pagesat e kryera n\u00eb vitin 2005. Lidhur me nj\u00eb pages\u00eb prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2006, \u00ebsht\u00eb gjetur pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn rreth 230 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Kapllani deklaroi se bashk\u00ebshortja ka p\u00ebrfituar 600 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga puna si p\u00ebrkthyese n\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb zbatuar nga nj\u00eb subjekt i huaj gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2007. Ai v\u00ebrejti se kishte depozituar n\u00eb KPK dokumentet q\u00eb kishte mund t\u00eb siguronte, si dhe prova t\u00eb t\u00ebrthorta q\u00eb v\u00ebrtetonin veprimtarin\u00eb e k\u00ebtij subjekti. Subjekti pretendoi se aktet v\u00ebrtetojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e pun\u00ebsimit t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e deklaruara.<\/p>\n<p>Ai shtoi se bilanci negativ kishte rezultuar dhe si pasoj\u00eb e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Kapllani ka bler\u00eb nj\u00eb automjet t\u00eb llojit \u201cMercedez Benz\u201d p\u00ebr 300 mij\u00eb lek\u00eb, pasuri e shitur n\u00eb 2009-\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 600 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Hamitajt, subjekti ka rezultuar me bilanc pozitiv p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj makine, por \u00ebsht\u00eb pyetur lidhur me shitjen e saj me dyfishin e \u00e7mimit t\u00eb blerjes, kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se kishte kryer investime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e k\u00ebtij mjeti, por nuk kishte dokumentacion provues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. \u201cNuk kam pasur arsye t\u00eb vendos \u00e7mim tjet\u00ebr,\u201d tha gjyqtari.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake \u00ebsht\u00eb konsideruar si e ardhur nga shitja vet\u00ebm shuma 300 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb p\u00ebrkon me \u00e7mimin e blerjes s\u00eb k\u00ebtij mjeti.<\/p>\n<p>KPK konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit n\u00eb shum\u00ebn rreth 200 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e parakohshme n\u00eb vitin 2007, t\u00eb nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb n\u00eb 2006-\u00ebn. Sipas relatorit, kjo kredi ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Kapllani tha se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pamund\u00ebsia ka ardhur pasi KPK nuk ka konsideruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ulen nj\u00eb pjes\u00eb e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit, kur rezulton q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb jasht\u00eb vendit p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs. Sipas Kapllanit, n\u00eb k\u00ebto raste gjith\u00eb shpenzimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbuluara nga organizator\u00ebt, si dhe kishte marr\u00eb dieta t\u00eb mira q\u00eb duhet t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financare. Ai shtoi se n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Bruksel kishte q\u00ebndruar tek nj\u00eb kush\u00ebri, duke mos pasur shpenzime akomodimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 763 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr disa depozitime bankare t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshortja n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Sipas gjyqtarit Kapllani, n\u00ebna e bashk\u00ebshortes kishte hapur nj\u00eb aktivitet n\u00eb vitin 2005 dhe kishte \u00e7elur depozita dy-em\u00ebrore dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se shumat e depozituara i p\u00ebrkisnin vjehrr\u00ebs dhe prandaj nuk i kishte deklaruar n\u00eb vitin 2005. Po ashtu, v\u00ebrejti se vlerat ishin depozituar dhe t\u00ebrhequr brenda t\u00eb nj\u00ebjtit vit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr llogarit\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit si person fizik; p\u00ebr bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb e saj n\u00eb apartamentin e prind\u00ebrve me pjes\u00eb takuese 1\/8-\u00ebn; p\u00ebr dy llogari bankare ku ka pasur shuma t\u00eb vogla nga pagat; p\u00ebr blerjen e nj\u00eb ngastre toke n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2012 kundrejt \u00e7mimit 200 mij\u00eb lek\u00eb; si dhe p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se nga analiza financiare paraprake p\u00ebr gjith\u00eb vitet ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb vler\u00ebn rreth 880 mij\u00eb lek\u00eb. Nga p\u00ebrllogaritja e pamund\u00ebsive n\u00eb momentin e kryerjes s\u00eb shpenzimeve dhe investimeve, balanca negative shkon n\u00eb shum\u00ebn e rreth 1 milion lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Kapllani ritheksoi se pamund\u00ebsit\u00eb financiare kishin ardhur si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen ato shuma q\u00eb jan\u00eb deklaruar, duke argumentuar se jan\u00eb pasqyruar n\u00eb koh\u00eb reale dhe ILDKPKI kishte pasur koh\u00ebn q\u00eb t\u2019i verifikonte deri n\u00eb vitin 2007, kur subjekti ku punonte bashk\u00ebshortja ishte ende n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai k\u00ebrkoi uljen e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs, duke theksuar se kur kishte jetuar n\u00eb Kuk\u00ebs, k\u00ebto shpenzime kan\u00eb qen\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Kapllani mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Lidhur me profesionalizmin u \u00a0evidentuan gjetjet p\u00ebr 12 denoncime nga publiku dhe nj\u00eb shkrim n\u00eb media, prej t\u00eb cilave nuk u gjet\u00ebn probleme dometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebr tejkalimin e afateve t\u00eb gjykimit t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga ish- K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD, subjekti tha se ato nuk jan\u00eb detyruese. Duke iu referuar legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs, subjekti deklaroi se i kishte p\u00ebrfunduar gjykimet brenda afateve ligjore.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimet e ngritura p\u00ebr moskryerjen e seancave gjyq\u00ebsore n\u00eb sallat me regjistrim t\u00eb z\u00ebrit, subjekti tha se n\u00eb gjykat\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kat\u00ebr salla t\u00eb tilla, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishin 20 gjyqtar\u00eb. Ai shtoi se kishte pasur ngarkesa t\u00eb lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb, duke argumentuar se tejkalonte ngarkes\u00ebn maksimale q\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00eb gjyqtar, megjith\u00ebse ishte an\u00ebtar i KLD-s\u00eb dhe duhej t\u00eb kishte pasur gjysm\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Flamur Kapllani k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 3 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Flamur Kapllani u p\u00ebrball t\u00eb mat\u00ebn m\u00eb 2 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr disa bilance negative p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr disa gjetje t\u00eb konstatuara n\u00eb denoncimet nga publiku. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, Kapllani mori vler\u00ebsim pozitiv. Procesi i vetingut p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78507,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[365,288,1627,1023,111,103,118,172],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Flamur-Kapllani-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Flamur Kapllani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78506"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78506"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78506\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78508,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78506\/revisions\/78508"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78507"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}