{"id":78539,"date":"2024-07-09T18:37:31","date_gmt":"2024-07-09T16:37:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-dhe-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-laurent-fucia\/2024\/07\/09\/"},"modified":"2024-07-09T18:41:15","modified_gmt":"2024-07-09T16:41:15","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-dhe-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-laurent-fucia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-dhe-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-laurent-fucia\/2024\/07\/09\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit Laurent Fu\u00e7ia"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 9 korrik me parashtrimet dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit t\u00eb Vlor\u00ebs, Laurent Fu\u00e7ia. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin e Fu\u00e7is\u00eb p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin profesional, nd\u00ebrsa subjekti i kund\u00ebrshtoi duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Laurent Fu\u00e7ia u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 8 mars 2023, pasi u konkludua se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb aspektin profesional u \u00e7mua se nuk mund t\u00eb konsideroheshin serioze dhe as t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme. Sipas Komisionit, veprimet e subjektit n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me ligjin apo me praktikat unifikuese t\u00eb gjykatave m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Por, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitormit, ONM vler\u00ebsoi se Komisioni d\u00ebshtoi t\u00eb zbatonte standarde t\u00eb sakta n\u00eb vler\u00ebsimin profesional t\u00eb Fu\u00e7is\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb shqyrtohej n\u00eb KPA. Sipas ONM, vler\u00ebsimi i sakt\u00eb i provave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe zbatimi korrekt i kuadrit ligjor p\u00ebrkat\u00ebs, do t\u00eb sillte rr\u00ebzimin e vendimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, deklaroi se u q\u00ebndronte gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb parashtruara n\u00eb ankim. Ai konstatoi fillimisht rastet q\u00eb paraqesin gjykim t\u00eb dob\u00ebt, me gabime q\u00eb i cil\u00ebsoi thelb\u00ebsore dhe serioze.<\/p>\n<p>Lidhur me revokimin e nj\u00eb mase arresti dhe shuarjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj nj\u00eb personi t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr ekstradim, Komisioneri Publik konstatoi se subjekti ka interpretuar s\u00ebrish gabim p\u00ebrcaktimet e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, pasi nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, q\u00eb kishte vendosur miratimin e ekstradimit, duhej t\u00eb konsiderohej i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe i ekzekutuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shkak i parashtruar nga Komisioneri kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile, me objekt regjistrimin e nj\u00eb prone. Sipas Ballhys\u00ebs, rezulton se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj dhe prova, si dhe ka urdh\u00ebruar regjistrimin e titullit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb personi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky titull pron\u00ebsie nuk ka kaluar fillimisht nga pronari shtet te pal\u00ebt e treta. Komisioneri solli n\u00eb v\u00ebmendje dhe faktin se vendimmarrja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ka evidentuar se vendimi i subjektit ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda dhe p\u00ebr shum\u00eb pal\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Komisioneri vler\u00ebson se gjetjet e k\u00ebtij rasti jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb natyre t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, serioze dhe me pasoja p\u00ebr pale. Sipas tij, ky vendim nuk duhej transferuar p\u00ebr verifikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ashtu si ka b\u00ebr\u00eb Komisioni, por duhej t\u00eb vler\u00ebsohej s\u00eb bashku me gjetjet e tjera.<\/p>\n<p>Gjyqtari Fu\u00e7ia deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se do t\u00eb paraqiste mbrojtjen e tij bazuar n\u00eb dy momente, kund\u00ebrshtimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur t\u00eb shkaqeve t\u00eb Komisionerit dhe parashtrimin e nj\u00eb panoram\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb profesionalizimit, duke vendosur n\u00eb dispozicion dhe vendime t\u00eb dh\u00ebna prej tij, p\u00ebr t\u00eb cilat tha se gjykonte t\u00eb kishin vler\u00eb orientuese. Ai tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr akte q\u00eb nuk i kishte depozituar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi t\u00eb administroj\u00eb si prov\u00eb t\u00eb gjitha ato akte t\u00eb dor\u00ebzuara, q\u00eb ishin n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji.<\/p>\n<p>Lidhur me vendimarrjen p\u00ebr shuarjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj personit t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr ekstradim, subjekti tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se koh\u00ebzgjatja duhet t\u00eb bazohet dhe n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb themel. Sipas tij, vendimi Apelit \u00ebsht\u00eb i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket ekzekutimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb themeli gjykohej dhe n\u00eb shkall\u00ebn e tret\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen civile, Fu\u00e7ia v\u00ebrejti se ky vendim i tij \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit. Subjekti n\u00ebnvizoi se \u00ebsht\u00eb paraqitur si shkak ankimi citimi i gjykat\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb dispozite ligjore, kur n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb cituar dhe nj\u00eb tjet\u00ebr dispozit\u00eb. Sipas Fu\u00e7is\u00eb, \u00e7\u00ebshtja ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shitjen e t\u00eb drejtave reale dhe jo me shitjen e sendit. Ai theksoi se kur \u00e7\u00ebshtja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb drejtat reale, \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e gjykat\u00ebs civile, edhe pse kund\u00ebrshtohej vendimi i nj\u00eb inctitucioni \u201ckuazi gjykat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Komisioneri Publik parashtroi raste, q\u00eb sipas tij paraqesin nj\u00eb seri t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb vazhdueshme t\u00eb gjykimeve t\u00eb gabuara \u2013 t\u00eb cilat u kund\u00ebrshtuan nga subjekti.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioneri, n\u00ebse ndaj tij kishte pasur ndonj\u00eb vler\u00ebsim apo mas\u00eb disiplinore, jyqtari Fu\u00e7ia tha se nuk kishte pasur asnj\u00eb vler\u00ebsim etiko-profesional.<\/p>\n<p>Kolegji pasi pranoi provat \u00e7eli shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe u k\u00ebrkoi pal\u00ebve t\u00eb paraqisnin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin e Fu\u00e7is\u00eb p\u00ebr problemet profesionale t\u00eb konstatuara. Ai u shpreh se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb aspektin profesional nuk mund t\u00eb plot\u00ebsohen n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit, p\u00ebr pasoj\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb konsiderohet si i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionin e gjyqtarit. Sipas Komisionerit, gjetjet p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti nuk provoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, kan\u00eb pasur pasoja serioze n\u00eb vijimin e proceseve p\u00ebrkat\u00ebse dhe respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pal\u00ebve<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Fu\u00e7ia k\u00ebrkoi q\u00eb prap\u00ebsimet e tij dhe aktet e dor\u00ebzuara t\u00eb shqyrtohen n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor, duke u konkluduar l\u00ebnia n\u00eb fuqi e vendimmarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 25 korrik, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 9 korrik me parashtrimet dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit t\u00eb Vlor\u00ebs, Laurent Fu\u00e7ia. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin e Fu\u00e7is\u00eb p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin profesional, nd\u00ebrsa subjekti i kund\u00ebrshtoi duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb tij. Laurent Fu\u00e7ia u [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78540,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[427,1651,112,1281,101,118,871,153,671,891],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Laurent-Fucia-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Laurent Fu\u00e7ia n\u00eb KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78539"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78539"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78539\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78541,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78539\/revisions\/78541"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78540"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78539"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78539"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78539"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}