{"id":78548,"date":"2024-07-10T22:32:23","date_gmt":"2024-07-10T20:32:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-gjyqtares-mirela-mishgjoni-ankimohet-ne-kpa\/2024\/07\/10\/"},"modified":"2024-07-10T22:33:29","modified_gmt":"2024-07-10T20:33:29","slug":"konfirmimi-i-gjyqtares-mirela-mishgjoni-ankimohet-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-gjyqtares-mirela-mishgjoni-ankimohet-ne-kpa\/2024\/07\/10\/","title":{"rendered":"Konfirmimi i gjyqtares Mirela Mishgjoni ankimohet n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb njoftoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 10 korrik ushtrimin e ankimit ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Vlor\u00ebs, Mirela Mishgjoni. Komisionerja Irena Nino, bazuar n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, \u00e7mon se vendimi i Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me gjendjen e fakteve dhe provave t\u00eb administruara n\u00eb fashikull, p\u00ebr krijimin e bindjes se Mishgjoni arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb dhe k\u00ebrkon shkarkimin e saj p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Konfirmimi i Mishgjonit u vendos me shumic\u00eb votash nga relatorja Alma Faskaj dhe an\u00ebtarja Pamela Qirko, q\u00eb vler\u00ebsuan se t\u00eb gjitha rrethanat e konstatuara lidheshin me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb Itali dhe shitjen e aktivitetit t\u00eb tij vitin 2004.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve paraprake, Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb familjes s\u00eb Mishgjonit p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve, investimeve dhe krijimin e pasurive para detyr\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb mosnjohjes s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit nga shitja e pjes\u00ebs takuese n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb vaji n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 1997, shitja e nj\u00eb restoranti n\u00eb Itali n\u00eb 2004-\u00ebn, si dhe nga puna si shef kuzhine, pasi nuk ishin paguar n\u00eb koh\u00eb detyrimet tatimore \u2013 gjetje p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti pretendoi se kishte provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas shpjegimeve t\u00eb subjektit, shumica vler\u00ebsoi se nuk kishte ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej nga mund t\u00eb ngriheshin dyshime se Mishgjoni, me deklarimin e t\u00eb ardhurave, ka synuar t\u00eb mashtroj\u00eb organet e vetingut. Duke \u00e7muar se pasuria e deklaruar ka si burim t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit, t\u00eb krijuara koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se ata t\u00eb fillonin bashk\u00ebjetes\u00ebn ligjore, si dhe bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit, shumica nuk gjeti shkaqe penalizuese.<\/p>\n<p>Kryesuesja Xhensila Pine n\u00eb pakic\u00eb, vler\u00ebsoi se t\u00eb ardhurat e deklaruara nga aktiviteti bashk\u00ebshortit, jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb paprovuara se jan\u00eb p\u00ebrfituar lidhur me koh\u00ebn e shum\u00ebn, por edhe t\u00eb pan\u00ebnshtruara pagimit t\u00eb detyrimeve tatimore. Sipas Pines, Mishgjoni nuk arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>ONM \u00e7moi se vendimi i shumic\u00ebs tregon keqinterpretim t\u00eb provave dhe arsyetim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe u k\u00ebrkoi Komisioner\u00ebve Publik\u00eb t\u00eb ushtronin ankim n\u00eb Kolegj, me argumentin se gjetjet e evidentuara do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb nj\u00eb konkluzion t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mirela Mishgjoni ka punuar si gjyqtare n\u00eb vitet 1995-2002. Ajo u shkarkua n\u00eb detyra dhe punoi si avokate deri n\u00eb 2009-\u00ebn, vit kur u rikthye n\u00eb detyr\u00eb pasi fitoi \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsisht. Prej 2009-\u00ebs ajo punon si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si ONM, edhe Nino vler\u00ebson se n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr blerjen n\u00eb vitin 2006 t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 111.6 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, nuk duhen t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga shitja e pjes\u00ebs takuese n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb ullirit n\u00eb Vlor\u00eb. \u201c[\u2026]\u00c7mojm\u00eb se k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe nuk duhen marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor, pasi p\u00ebrve\u00e7se nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018Vetting\u2019 dhe n\u00eb deklaratat periodike vjetore si t\u00eb ardhura apo si burim krijimi, nuk plot\u00ebsojn\u00eb dhe kriteret e nenit D, pika 3 t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, konstaton Nino.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj si pakica e Komisionit dhe ONM, edhe Nino ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga shumica dhe lidhur me blerjen e disa pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi subjekti ka gjykuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb shit\u00ebsit e k\u00ebtyre pronave. Po ashtu, evidenton dhe pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Sipas Komisioneres, n\u00ebse analiza financiare do t\u00eb kryhej sipas \u00e7mimit t\u00eb referenc\u00ebs, subjekti dhe bashk\u00ebshorti do t\u00eb rezultonin me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr vitet 2010 dhe 2012.<\/p>\n<p>Lidhur me konfliktin e interesit, Nino vler\u00ebson se shpjegimet e dh\u00ebna nga subjekti nuk jan\u00eb bind\u00ebse, pasi mosreferimi n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e dor\u00ebheqjes t\u00eb rrethanave t\u00eb plota lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien me karakter pasuror mes shit\u00ebsve t\u00eb pasurive dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, m\u00eb s\u00eb paku, pamund\u00ebson vler\u00ebsimin e drejt\u00eb t\u00eb titullarit mbi situat\u00ebn e mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Komisionerja shprehet se, rrethanat e konstatuara lidhur me k\u00ebto pasuri e vendosin Mishgjonin para nj\u00eb deklarimi t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Nino konstaton deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe p\u00ebr likujditetet cash t\u00eb Mishgjonit; p\u00ebr nj\u00eb hua 17 mij\u00eb euro dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shtetaseje, si dhe p\u00ebr nj\u00eb automjet p\u00ebr t\u00eb cilin deklaron si burim kthimin e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si ONM, edhe Komisionerja evidenton se nuk jan\u00eb verifikuar burimet e blejes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2020 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 161 mij\u00eb euro. Sipas Ninos, Komisioni ka p\u00ebrmendur shkarazi k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb rezultatet e hetimit dhe n\u00eb vendimin e tij, pa u ndalur n\u00eb verifikimin e shumave t\u00eb deklaruara si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Po ashtu, Nino ndalet dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e hetimit t\u00eb KPK t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb nj\u00eb organizate jofitimprur\u00ebse, ku bashk\u00ebshorti subjektit rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prej themeluesve. Ajo v\u00ebren se KPK nuk duket t\u00eb ket\u00eb administruar akte t\u00eb tjera n\u00eb drejtim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb k\u00ebsaj organizate.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Nino vler\u00ebson se gjyqtarja Mirela Mishgjoni ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasurive; si dhe se ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre dhe mbulimin e shpenzimeve nd\u00ebr vite. Ajo k\u00ebrkon ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Mishgjonin dhe shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb njoftoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 10 korrik ushtrimin e ankimit ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Vlor\u00ebs, Mirela Mishgjoni. Komisionerja Irena Nino, bazuar n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, \u00e7mon se vendimi i Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78549,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2,115],"tags":[364,1192,857,1297,103,892,968,1280,221,1373,888,671,367,391,227,123,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/Mirela-Mishgjoni-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Mirela Mishgjoni pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78548"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78548"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78548\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78550,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78548\/revisions\/78550"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78549"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}