{"id":78557,"date":"2024-07-16T19:26:45","date_gmt":"2024-07-16T17:26:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-neritan-hoxha-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2024\/07\/16\/"},"modified":"2024-07-16T19:28:20","modified_gmt":"2024-07-16T17:28:20","slug":"prokurori-neritan-hoxha-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-neritan-hoxha-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2024\/07\/16\/","title":{"rendered":"Prokurori Neritan Hoxha jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Neritan Hoxha u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 16 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati p\u00ebr pes\u00eb or\u00eb dha shpjegime p\u00ebr problemet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb rreme, dyshime p\u00ebr fshehje t\u00eb transaksioneve t\u00eb pasurive, si dhe munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme. Po ashtu, ai dha shpjegime dhe p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin profesional p\u00ebr zvarritje e moskryerje hetimesh. Hoxha dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore i kund\u00ebrshtuan konstatimet e Komisionit dhe pretenduan se kishin v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke k\u00ebrkuar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungon dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Neritan Hoxha e ka filluar karrier\u00ebn e tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si prokuror n\u00eb vitin 2004 pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit, ku sh\u00ebrben prej 20 vitesh.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Hoxha zot\u00ebron nj\u00eb sht\u00ebpi banimi 100 m2 + truall 300 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1998 p\u00ebr \u00e7mimin 1.8 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka deklaruar kursimet familjare para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo konstatoi se babai i subjektit ka qen\u00eb ortak n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb peshkimi dhe treg\u00ebtimi n\u00eb vitin 1995 me vendim gjykate, por nuk \u00ebsht\u00eb gjetur Nipti i k\u00ebtij subjekti. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb regjistrimin e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, babai i subjektit ka deklaruar si adres\u00eb nj\u00eb objekt, p\u00ebr t\u00eb cilin Komisioni konstaton se Hoxha nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb babait.<\/p>\n<p>Bungo tha se nga t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga aktiviteti familjes s\u00eb subjktit dhe puna n\u00eb emigracion, jan\u00eb konsideruar vet\u00ebm ato p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar shlyerja e detyrimeve tatimore, prej nga ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb vitin 1998.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhura nga qiradh\u00ebnia e k\u00ebsaj sht\u00ebpie n\u00eb mas\u00ebn 150 mij\u00eb lek\u00eb, por p\u00ebr arsye se t\u00eb detyrimet tatimore jan\u00eb shlyr pas plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting, nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Prokurori Hoxha sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb bler\u00eb kur ai ishte ende student. Sipas tij, babai n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb emigrim n\u00eb Greqi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb emrin e tij.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr mosdeklarimin e objektit ku ushtronte aktivitetin babai, subjekti tha se nuk ekziston nj\u00eb e till\u00eb. Sipas tij, babai ka sh\u00ebnuar si adres\u00eb at\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs, nd\u00ebrsa varka e peshkimit nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr objekt ku t\u00eb vendoset, pasi ankorohet n\u00eb bregun e liqenit t\u00eb Belshit, ku dhe ushtrohet aktiviteti.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk mund t\u00eb penalizohej p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb konstatuar p\u00ebr periudh\u00ebn para se ai t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn, koh\u00eb kur ishte student. Megjithat\u00eb, ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e babait nga aktiviteti i peshkimit, nga bursa e tij. Hoxha tha se n\u00eb vitin 1995 kur babai ka filluar aktivitetin, nuk kishte nipt p\u00ebr subjektet, por kod fiskal. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00ebse konsiderohen t\u00eb ardhurat e deklaruara, familja e tij rezulton me bilanc pozitiv p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb \u201998-\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz, subjekti ka deklaruar si burime kursimet nga pagat si prokuror dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr. Bungo evidentoi se subjekti ia ka shitur makin\u00ebn bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij n\u00eb vitin 2011. Sipas saj, nga hetimi duket se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb deklarime t\u00eb pasakta p\u00ebr njohjen me bashk\u00ebjetuesen dhe p\u00eb rrjedhoj\u00eb ngrihen dyshime p\u00ebr kryerjen e shitjes fiktive t\u00eb makin\u00ebs. Bazuar n\u00eb k\u00ebto dyshime, KPK nuk i ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e makin\u00ebs, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 150 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e mjetit tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Prokurori Hoxha deklaroi se bashk\u00ebjetuesen e ka njohur fillimisht n\u00eb vitin 2005, kur ajo punonte n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Elbasan, pasi i lidhte dhe puna q\u00eb kryenin. Sipas tij, n\u00eb 2006-\u00ebn, bashk\u00ebjetuesa ishte transferuar me pun\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe ngaq\u00eb ai jetonte po n\u00eb kryeqytet kishin filluar t\u00eb frekuentoheshin dhe m\u00eb pas kishte lindur dhe dashuria mes tyre. Hoxha k\u00ebmb\u00ebnguli se bashk\u00ebjetesa kishte filluar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se nuk mund t\u00eb ket\u00eb veprim n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pasi jan\u00eb veprime juridike t\u00eb ligjshme. \u201cUn\u00eb kisha lidhje dashurore, por jo bashk\u00ebjetes\u00eb. Nuk kisha luksin t\u2019ia dhuroja\u201d, pohoi Hoxha dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se mund ta kishte deklaruar bashk\u00ebjetues\u00ebn edhe n\u00eb vitin 2016 kur kishin lindur f\u00ebmij\u00ebt, por e kishte deklaruar at\u00ebher\u00eb kur kishte ndodhur realisht, n\u00eb 2014-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Bungo konstatoi gjetjet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke nga subjekti, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me persona t\u00eb tjer\u00eb. Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb, nj\u00eb prej bashk\u00ebpronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs, kishte n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2012 nj\u00eb akt-marr\u00ebveshje me pal\u00ebn shit\u00ebse, duke p\u00ebrcaktuar se \u00e7mimi ishte 6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb total, nga t\u00eb cilat ishte paguar 1.5 milion\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs, se do shlyheshin me bank\u00eb dhe 500 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa vlera e mbetur 4 milion\u00eb lek\u00eb do t\u00eb paguhej para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes. n\u00eb Akt-Marr\u00ebveshje, p\u00ebrcaktohej se A.B. p\u00ebrfaq\u00ebsonte dhe ortak\u00ebt e tjer\u00eb, mes tyre dhe subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga bler\u00ebsit nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se i kishin kryer likujdimet sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2012. Kjo deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar dhe nga prokurori Neritan hoxha. Nd\u00ebrsa pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar dhe kontrata e shitblerjes, por p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar me kat\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb ngastr\u00ebn e tok\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 2000 m2 n\u00eb fshatin Gjinar t\u00eb Elbasanit, ku ai g\u00ebzon pjes\u00eb takuese 17.5%, me vler\u00eb 115 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, Komisioni konstaton se duket se Hoxha ka fshehur blerjen e tok\u00ebs nga ana e tij n\u00eb vitin 2012 dhe vler\u00ebn reale t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb; se ka fshehur pages\u00ebn e kryer n\u00eb vitin 2012; si dhe se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d lidhur me \u00e7mimin real.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi konstatimet p\u00ebr fshehje t\u00eb blerjes s\u00eb tok\u00ebs n\u00eb vitin 2012 dhe \u00e7mimit real t\u00eb saj. Hoxha k\u00ebmb\u00ebnguli se akti ligjor q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb pronar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, ishte ai i shit-blerjes, pasi dhe regjistrimi ishte kryer bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument dhe aktin noterial. Po ashtu, argumentoi se nuk kishte l\u00ebshuar prokur\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi p\u00ebr ortakun dhe se nuk e kishte n\u00ebnshkruar akt-marr\u00ebveshjen e vitit 2012.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt-marr\u00ebveshje kishte m\u00ebsuar gjat\u00eb hetimit administrativ. \u201cNuk ka sens logjik dhe ekonomik n\u00eb at\u00eb akt-marr\u00ebveshje\u201d, tha subjekti.<\/p>\n<p>Lidhur me deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb n\u00ebnshkruar prej tij para noterit, subjekti pranoi pakujd\u00ebsin\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb mosleximit t\u00eb p\u00ebrmbajtjes ku p\u00ebrshkruhej se likujdimi ishte kryer sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb 2012-\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte depozituar kontrata shitje p\u00ebr ngastra toke n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, prej nga rezultonte se ishin n\u00eb \u00e7mim t\u00eb ngjash\u00ebm me kontrat\u00ebn e vitit 2013.<\/p>\n<p>KPK konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 62.2 m2 + 14.5 m2 verand\u00eb, p\u00ebr vler\u00ebn 27 mij\u00eb euro. Si burim t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, ai ka deklaruar nj\u00eb depozit\u00eb e krijuar gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb stazh. Sipas Bungos, prind\u00ebrit e subjektit nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 6680 t\u00eb depozit\u00ebs, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebhst\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, prej nga ka reuzltuar bilanci negativ p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konstatim. Ajo tha se duhet kryer analiza akumulative n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Po ashtu, k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen dhe t\u00eb ardhurat e subjektit nga burza n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, duke argumentuar se ai jetonte me familjen e origjin\u00ebs dhe kishte mund\u00ebsi t\u2019i kursente ato t\u00eb ardhura dhe rezultonte me bilanc pozitv p\u00eb rk\u00ebstin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar dhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga subjekti dhe familjar\u00ebt e tij n\u00eb vitin 2009 , ku si garanci \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb depozit\u00eb e prind\u00ebrve, prej rreth 22 mij\u00eb eurosh. KPK ka analizaur mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs t\u00eb l\u00ebn\u00eb si garanci, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bungo deklaroi se, nisur nga pamund\u00ebsia e krijimit t\u00eb depozit\u00ebs prej prind\u00ebrve, si dhe nga p\u00ebrpjekjet e Hoxh\u00ebs q\u00eb \u00e7do e ardhur e prind\u00ebrve t\u00eb llogaritet n\u00eb favor t\u00eb tij, ngrihen dyshime se depozita \u00ebhst\u00eb krijuar nga t\u00eb ardhurat e vet\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Po ashtu, dyshohet se \u00ebsht\u00eb fshehur p\u00ebrdorimi real i k\u00ebsaj kredie.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb subjektit, n\u00eb vitin 2009 \u00ebsht\u00eb legalizuar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 131 m2 \u2013 pasuri q\u00eb sipas Komisionit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrforur nga subjekti dhe bashk\u00ebjetuesja prej vitit 2014. Sipas KPK, duket se kredia 3.1 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prind\u00ebrit kan\u00eb reuzltuar me bilanc negativ p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Hoxha ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2020 nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, me sip\u00ebrfaqe 58.1 m2 dhe n\u00eb 2022 e ka k\u00ebmbryer me prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Sipas Bungos, duket se prind\u00ebrit kan\u00eb jetuar dy vjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament. Sipas relatores, duket se Hoxha ka kryer deklarime t\u00eb pasaka p\u00ebr t\u00eb shmangur hetimin e Komisionit nga k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>Lidhur me garancin\u00eb pasurore, Zano v\u00ebrejti se ajo nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua dhe as \u00ebsht\u00eb dhuruar e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, prind\u00ebrit nuk mund t\u00eb konsiderohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur. ajo theksoi se Hoxha nuk mund t\u00eb ngarkohet me barr\u00eb prove p\u00ebr kolateralin e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Zano kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn e KPK p\u00ebr bilancin negativ t\u00eb depozit\u00ebs. Ajo v\u00ebrejti se kishin depozituar dokumentacion nga Ambasada greke q\u00eb v\u00ebrtetonte se babai i subjektit kishte marr\u00eb viz\u00eb n\u00eb vitin 1997 dhe kishte emigruar n\u00eb shtetin grek. Dhe subjekti deklaroi se babai kishte qen\u00eb n\u00eb greqi gjat\u00eb viteve 1997-2000.<\/p>\n<p>Po ashtu, Zano k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e babait t\u00eb subjektit nga peshkimi. Ajo tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet t\u00eb zbatohet parimi objektivitetit dhe proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Zano shpjegoi se apartamenti nuk ishte p\u00ebrdorur prej vitit 2014 nga subjekti, pasi aty kishin jetuar familjar\u00ebt e tij, por se ishte sh\u00ebnuar formalisht p\u00ebr arsye t\u00eb dokumenteve bankare. N\u00eb vijim, ajo tha se pasurit\u00eb ishin k\u00ebmbyer m\u00eb von\u00eb, pasi ishte shtuar famija e subjektit dhe e kishte nd\u00ebrruar apartamentin me prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb konstatim t\u00eb KPK, se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb shmangi nga hetimi nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur nga fmailjar\u00ebt, Zano tha se nuk ka pasur nj\u00eb pasuri t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe pasurit\u00eb e bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, ajo ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat nga pagat, kursimet e prind\u00ebrve dhe nj\u00eb hua. Nisur nga fakti se ky apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs kur subjekti dhe bashk\u00ebjetuesja kishin njohje, si dhe p\u00ebr arsye se, sipas Bungos, Hoxha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb njohjen mes tyre n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, apartamenti i saj i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar analiz\u00ebs financiare, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Zano deklaroi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb analizuar burimi i burimit, edhe pse prind\u00ebrit e bashk\u00ebjetueses nuk kishin pasur asnj\u00eb detyrim p\u00ebr deklarimin e pasurive. Ajo tha se kjo pasuri nuk ka pasur arsye as t\u00eb deklarohet pasi \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb vitin 2005, si dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se prind\u00ebrit e bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit, kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn totale 5.9 milion\u00eb lek\u00eb, pamund\u00ebsi q\u00eb u kund\u00ebrshtua si e pabazuar nga subjekti dhe mbrojt\u00ebsja e tij. Hoxha sqaroi se vet\u00ebm babai ka siguruar rreth 12 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga aktiviteti peshkimit.<\/p>\n<p>Zano k\u00ebrkoi q\u00eb vler\u00ebsimi p\u00ebrfundimtar t\u00eb merret n\u00ebn drit\u00ebn e parimeve t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK ka dor\u00ebzuar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr prokurorin Hoxha. N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb ka paraqitur informacione p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb mundshme t\u00eb subjektit n\u00eb veprime korruptive, por ato nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar prej hetimit t\u00eb Komisionit dhe jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo tha se subjekti duket se nuk ka kryer hetime dhe ka zvarritur disa \u00e7\u00ebshtje. Sipas KPK, n\u00eb pes\u00eb raste kur jan\u00eb hetuar pasojat e shkaktuara n\u00eb pun\u00eb, duket se Hoxha nuk ka kryer hetimet e nevojshme. N\u00eb dy raste dyshohet se ka pasur favorizim t\u00eb t\u00eb hetuarve, n\u00eb nj\u00eb rast vendimi pushimit konsiderohet prej Komisionit si paarsyetuar dhe n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje se nuk \u00ebsht\u00eb kryer asnj\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Po ashtu, u konstatua se nga burime t\u00eb hapura subjekti ka regjistruar procedim penal p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave n\u00eb pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast me pasoj\u00eb vdekjen, por duket se ka zvarritur \u00e7\u00ebshtjen dhe se nuk ka kryer hetimet e nevojshme.<\/p>\n<p>Prokurori Hoxha u mbrojt duke pretenduar se, n\u00eb rastet kur ishte vendosur mosfillim p\u00ebr aksidentet n\u00eb pun\u00eb, kjo kishte ndodhur p\u00ebr arsye t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb pasoj\u00ebs, pasi nuk kishte pasur plagosje t\u00eb r\u00ebnda, por t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb nj\u00eb rast e kishte pushuar \u00e7\u00ebshtjen pasi mungonte subjekti i posa\u00e7\u00ebm i vepr\u00ebs penale. Hoxha tha se n\u00eb at\u00eb rast p\u00ebrgjgj\u00ebs duhej t\u00eb ishte mbikqyr\u00ebsi i punimeve, por nj\u00eb i till\u00eb mungonte pasi nuk ishte caktuar nga investitori. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kishte pushuar hetimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin e nj\u00eb aksidenti me pasoj\u00eb vdekjen e dy punonj\u00ebsve n\u00eb ish-kombinatin metalurgjik n\u00eb Elbasan, Hoxha tha se nuk kishte pasur shkelje t\u00eb rregullave n\u00eb pun\u00eb, megjith\u00ebse kishte pasoj\u00eb me jet\u00ebn e dy perosnave.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e b\u00ebr\u00eb publike, ai tha se kishte regjistruar procedim p\u00ebr administratorin e shoq\u00ebris\u00eb, pasi nj\u00eb punonj\u00ebs i tij kishte humbur jet\u00ebn n\u00eb pun\u00eb dhe e kishte marr\u00eb t\u00eb pandehur.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi dhe gjetjet p\u00ebr favorizimet n\u00eb dukje, duke theksuar se kishte kryer hetimet e nevojshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Neritan Hoxha i k\u00ebrkoi Komisionit q\u00eb gjat\u00eb vendimarrjes t\u00eb konsiderohet dhe realiteti shqiptar dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 18 korrik, n\u00eb or\u00ebn 16:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Neritan Hoxha u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 16 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati p\u00ebr pes\u00eb or\u00eb dha shpjegime p\u00ebr problemet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb rreme, dyshime p\u00ebr fshehje t\u00eb transaksioneve t\u00eb pasurive, si [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78558,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[170,118,1191,1670,119,131,889,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Neritam-Hoxha-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Neritan Hoxha dhe avokatja e tij pas seances degjimore. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78557"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78557"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78557\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78559,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78557\/revisions\/78559"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78558"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}