{"id":78560,"date":"2024-07-17T16:26:37","date_gmt":"2024-07-17T14:26:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-urdheron-kpk-te-kryeje-vetingun-e-ish-keshilltarit-periand-teta\/2024\/07\/17\/"},"modified":"2024-07-17T16:28:46","modified_gmt":"2024-07-17T14:28:46","slug":"kolegji-urdheron-kpk-te-kryeje-vetingun-e-ish-keshilltarit-periand-teta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-urdheron-kpk-te-kryeje-vetingun-e-ish-keshilltarit-periand-teta\/2024\/07\/17\/","title":{"rendered":"Kolegji urdh\u00ebron KPK t\u00eb kryej\u00eb vetingun e ish-k\u00ebshilltarit Periand Teta"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 17 korrik prishjen e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK ndaj ish-k\u00ebshilltarit ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Periand Teta p\u00ebr p\u00ebrfundimin e rivler\u00ebsimit t\u00eb tij pa vendimarrje p\u00ebrfundimtare dhe urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb kryhet vetingu, k\u00ebrkes\u00eb kjo e paraqitur dhe nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Periand Teta ka ushtruar funksionin e ndihm\u00ebsit ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, prej shkurtit 2014 deri n\u00eb korrik t\u00eb 2017-\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb liruar nga detyra me urdh\u00ebr t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm. Urdh\u00ebri lirimit ka ardhur pasi Teta ka k\u00ebrkuar t\u00eb dij\u00eb p\u00ebr vijueshm\u00ebrin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb kushtet q\u00eb gjyqtares pran\u00eb t\u00eb cil\u00ebs punonte si k\u00ebshilltar, i kishte p\u00ebrfunduar mandati.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se Teta ka dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e kontrat\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb pun\u00ebs si ndihm\u00ebs ligjor, pasi nuk e ka ankimuar at\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Megjithat\u00eb Teta ka parashtruar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit vullnetarisht si ish-k\u00ebshilltar, pasi plot\u00ebsonte kriterin trevje\u00e7ar t\u00eb pun\u00ebsimit q\u00eb i jepte statusin si ndihm\u00ebs ligjor.<\/p>\n<p>Pas fillimit t\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr Tet\u00ebn, Komisioni i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb informacion p\u00ebr pagesat e tij, prej nga ka rezultuar se periudha efektive e pun\u00ebsimit kur \u00ebsht\u00eb trajtuar me rrog\u00eb, rezultonte nga data 3 shkurt 2014, deri m\u00eb 18 korrik 2016. Me argumentin se nuk provohej q\u00eb Teta t\u00eb kishte punuar si ndihm\u00ebs ligjor p\u00ebr tre vjet, Komisioni \u00e7moi se ai nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit ex officio dhe as nuk mund t\u00eb trajtohet si ish-k\u00ebshilltar ligjor, duke arritur n\u00eb konkluzionin se ai nuk ishte objekt i ligjit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino vler\u00ebsoi se vendimi i Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe i bazuar, pasi arsyetimi i fakteve dhe rrethanave ligjore \u00ebsht\u00eb jo i qart\u00eb dhe i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shmangien e zbatimit t\u00eb nenit G t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ku p\u00ebrcaktohet se n\u00eb rastet e dor\u00ebheqjeve t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit, vendoset dhe sanksioni q\u00eb u ndalon rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike vler\u00ebson se urdh\u00ebri p\u00ebr lirimin e Tet\u00ebs nga detyra, p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve ligjore, nuk p\u00ebrb\u00ebn arsye p\u00ebr p\u00ebrfundimin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij. Sipas saj, akti p\u00ebr lirimin e subjektit nga detyra \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe nuk ka sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb juridike dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb Teta nuk e ka humbur statusin e ndihm\u00ebsit ligjor dhe nd\u00ebrprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e pun\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij urdhri.<\/p>\n<p>Ky pretendim i Ninos u gjet i drejt\u00eb dhe nga nga KPA. Mir\u00ebpo, Kolegji vler\u00ebson t\u00eb pabazuar k\u00ebrkimin e Komisioneres Publike, se subjekti duhet t\u00eb ndalohet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e dor\u00ebheqjes, p\u00ebr arsye se e ka humbur statusin si pasoj\u00eb e veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb tij. Sipas Ninos, Teta nuk ka kontestuar urdh\u00ebrin e lirimit, si dhe ka shfaqur vullnetin p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar nj\u00eb vendim gjykate, duke filluar pun\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se Teta pasi \u00ebsht\u00eb njohur me urdh\u00ebrin e lirimit nga detyra n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb vitin 2017, iu \u00ebsht\u00eb drejtuar institucioneve ndihm\u00ebse n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit, duke u k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrohet vetingut n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ish-k\u00ebshilltarit ligjor. Sipas KPA, duket qart\u00eb se subjekti ka shprehur vullnetin p\u00ebr t\u2019u vetuar.<\/p>\n<p>Teta k\u00ebrkoi gjat\u00eb parashtrimeve n\u00eb Kolegj, q\u00eb t\u00eb respektohen p\u00ebrcaktimet e nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, sipas t\u00eb cilave ndalimi 15-vje\u00e7ar vendoset n\u00eb rast t\u00eb shprehjes s\u00eb vullnetit t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb mos iu n\u00ebnshtruar vetingut. Sipas Tet\u00ebs, kjo nuk ka lidhje me rastin e tij dhe k\u00ebrkoi n\u00eb p\u00ebrfundim l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit, ose prishjen e asaj vendimarrje dhe kryerjen e vetingut t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se Teta ka rikonfirmuar edhe gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i n\u00ebnshtrohet vetingut. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Kolegji i cil\u00ebsoi si t\u00eb gabuara, si vendimarrjen e Komisionit p\u00ebr p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb tet\u00ebs pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, ashtu dhe k\u00ebrkimin e Komisioneres p\u00ebr nd\u00ebrprerjen procesit duke vendosur sanksionin q\u00eb i ndalon rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsi\u00eb p\u00ebr 15 vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vendosi prishjen e vendimit t\u00eb Komisionit dhe urdh\u00ebrimin e k\u00ebtij institucioni q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb vetingun e ish-k\u00ebshilltarit ligjor, Periand Teta.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 17 korrik prishjen e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK ndaj ish-k\u00ebshilltarit ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Periand Teta p\u00ebr p\u00ebrfundimin e rivler\u00ebsimit t\u00eb tij pa vendimarrje p\u00ebrfundimtare dhe urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb kryhet vetingu, k\u00ebrkes\u00eb kjo e paraqitur dhe nga vet\u00eb subjekti i [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78561,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[272,892,112,174,894],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Periand-Teta-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Periand Teta n\u00eb KPA | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78560"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78560"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78560\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78562,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78560\/revisions\/78562"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78561"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78560"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78560"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78560"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}