{"id":78572,"date":"2024-07-17T20:37:46","date_gmt":"2024-07-17T18:37:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-irena-cunoti-jep-shpjegime-per-burimet-e-pasurise\/2024\/07\/17\/"},"modified":"2024-07-17T20:38:59","modified_gmt":"2024-07-17T18:38:59","slug":"prokurorja-irena-cunoti-jep-shpjegime-per-burimet-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-irena-cunoti-jep-shpjegime-per-burimet-e-pasurise\/2024\/07\/17\/","title":{"rendered":"Prokurorja Irena \u00c7unoti jep shpjegime p\u00ebr burimet e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Kor\u00e7\u00ebs, Irena \u00c7unoti Qeleshi u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 17 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative t\u00eb konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb aspektin profesional. Ajo u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe n\u00eb fund t\u00eb parashtrimeve t\u00eb saj, k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokuroren Qeleshi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Etleda \u00c7iftjen dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Irena \u00c7unoti Qeleshi e ka filluar karrier\u00ebn si prokurore n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb vitin 1987.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar nj\u00eb banes\u00eb dy kate + bodrum n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, me vler\u00eb totale 12.6 milion\u00eb lek\u00eb, pasuri n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me n\u00ebn\u00ebn e saj. Ajo ka shpjeguar se punimet kan\u00eb filluar n\u00eb vitin 2007 dhe se sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e banueshme n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Qeleshi ka deklaruar \u00e7eljen e trash\u00ebgimis\u00eb ligjore nga babai i ndjer\u00eb pasi ai ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, t\u00eb ardhurat e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, si dhe nj\u00eb kredi.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar depozit\u00ebn e babait t\u00eb subjektit, t\u00eb trash\u00ebguar nga kjo e fundit dhe e \u00ebma, si trash\u00ebgimtare ligjore. \u00c7iftja sqaroi se depozita \u00ebsht\u00eb \u00e7elur n\u00eb vitin 2005 m\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb USD. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, babai i Qeleshit ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb mas\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se ai ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr depozitimin e nj\u00eb shume 5000 USD n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme n\u00eb transaksionet e kryera p\u00ebr kredin\u00eb dhe ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, q\u00eb jan\u00eb dokumentuar.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb babait t\u00eb subjektit p\u00ebr depozit\u00ebn, q\u00eb m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr investimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, ka reuzultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 2.3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Prokurorja Qeleshi deklaroi se depozita \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e trash\u00ebgimtares ligjore pas vdekjes s\u00eb babait prej saj dhe n\u00ebn\u00ebs. Ajo pretendoi se babai nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohet si person i lidhur, pasi nuk ka pasur detyrimin p\u00ebr t\u00eb deklaruar burimin e pasurive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, prind\u00ebrit kan\u00eb punuar gjith\u00eb jet\u00ebn. Po ashtu, ajo shtoi se dhe v\u00ebllai i ndjer\u00eb q\u00eb ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vitin 1996 ka qen\u00eb mjek dhe ka kontribuar n\u00eb familjen e origjin\u00ebs me rrog\u00ebn e tij. Qeleshi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait, sipas pagave t\u00eb referenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, shtoi se i ati kishte pasur dy v\u00ebllez\u00ebr d\u00ebshmor\u00eb dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye p\u00ebrfitonte 10 mij\u00eb lek\u00eb pension n\u00eb muaj. Qeleshi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet dhe shuma e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb dyqani prej n\u00ebn\u00ebs dhe familjar\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb origjin\u00ebs, si dhe pjes\u00ebn e tezes p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shpjegoi se ua kishte dhuruar.<\/p>\n<p>Qeleshi tha se me prap\u00ebsimet dhe aktet e dor\u00ebzuara prej saj, arrihet t\u00eb provohet me dokumentacion ligjor shuma 21 mij\u00eb e 40 USD, nga 30 mij\u00eb USd q\u00eb jan\u00eb investuar prej t\u00eb atit n\u00eb 2005-\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 678 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 20 mij\u00eb USD, me burim t\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Qeleshi e kund\u00ebrshtoi dhe k\u00ebt\u00eb rezultat. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit prej momentin q\u00eb kan\u00eb filluar pun\u00eb. Ajo shtoi se kishte arritur t\u00eb gjente sh\u00ebnime t\u00eb bashk\u00ebshortit q\u00eb tregonin t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr bilancet e shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb ua b\u00ebnte me dije ortak\u00ebve. Ajo v\u00ebrejti se sh\u00ebnimet duket se jan\u00eb origjinale se letra mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shkruar \u00ebsht\u00eb e verdh\u00eb si pasoj\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb. Sipas subjektit, n\u00ebse do t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga aktiviteti sipas sh\u00ebnimeve t\u00eb tij, at\u00ebher\u00eb mbulohet shuma 14 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr dy makina, p\u00ebr gjendjen cash si dhe p\u00ebr nj\u00eb dhurim n\u00eb shum\u00ebn 870 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb favor t\u00eb subjektit nga n\u00ebna e saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb ardhurat e pretenduara prej prokurores Qeleshi se jan\u00eb siguruar nga nj\u00eb aktivitet i bashk\u00ebshortit, nuk jan\u00eb konsideruar pasi ka rezultuar se nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore p\u00ebr fitimet e shp\u00ebrndara.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se nga analiza financiare e kryer n\u00eb momentet e krijimit t\u00eb pasurive rezulton bilanc negativ n\u00eb mas\u00ebn prej rreth 3 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u trajtua edhe nj\u00eb transfert\u00eb prej rreth 30 mij\u00eb dollar\u00ebsh drejt Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr shpenzime shkolle, e kryer nga bashk\u00ebshorti subjektit n\u00eb vitin 2004 n\u00eb favor t\u00eb shtetasit M.C..<\/p>\n<p>Sipas \u00c7iftjas, subjekti ka shpjeguar se kjo vler\u00eb e transferuar nga bashk\u00ebshorti \u00ebsht\u00eb e shokut t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb, i cili ia ka d\u00ebrguar t\u00eb birit.<\/p>\n<p>KPK konstaton se Qeleshi ka depozituar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrteton ushtrim t\u00eb aktivitetit tregtar nga shoku bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, por mungojn\u00eb dokumente p\u00ebr t\u00eb ardhurat e ligjshme. Relatorja tha se duket se mungon dokumentacioni ligjor p\u00ebr burimet e shum\u00ebs s\u00eb transferuar.<\/p>\n<p>Qeleshi deklaroi se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transfert\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb ishte kryer. Ajo pretendoi se me dokumentet q\u00eb kishte dor\u00ebzuar, situata ishte e qart\u00eb se bashk\u00ebshorti e ka kryer transfert\u00ebn p\u00ebr llogari t\u00eb shokut t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Qeleshi u pyet dhe p\u00ebr dhurimin e nj\u00eb automjeti bashk\u00ebshortit t\u00eb saj n\u00eb vitin 2001. Ajo deklaroi se dhuruesi ishte mik i vjet\u00ebr i bashk\u00ebshortit dhe se kishte emigruar prej vitit 1991 n\u00eb Gjermani. Sipas subjektit, bashk\u00ebshorti i kishte ndihmuar pa pages\u00eb p\u00ebr instalimet e nj\u00eb banese q\u00eb kishin nd\u00ebrtuar dhe se shoku i tij i kishte kthyer nderin duke i dhuruar automjetin.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Prokurorja Qeleshi mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dha shpjegime p\u00ebr disa gjetje n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti duket se ka vendosur pushim t\u00eb hetimeve p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me objekt k\u00ebmbim valutor t\u00eb paligjsh\u00ebm, duke u bazuar vet\u00ebm n\u00eb th\u00ebniet e t\u00eb dyshuarit, duke mos kryer verifikime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se ka verifikuar dhe ndaj t\u00eb dyshuarit nuk kishte pasur ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb apo dosje policore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim. Ajo theksoi se nuk q\u00ebndron pretendimi i KPK-s\u00eb \u00a0se ka pasur informacione q\u00eb konfirmonin se i dyshuari e kishte kryer aktivitet t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e KPK, se subjekti nuk kishte konsideruar faktin se i dyshuari kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale, Qeleshi tha se nuk e kishte disponuar nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ajo tha se i dyshuari kishte rezultuar i pad\u00ebnuar dhe se kur kishte marr\u00eb dijeni se kishte qen\u00eb i rehabilituar, \u00e7\u00ebshtja ishte pushuar.<\/p>\n<p>KPK konstaton se Qeleshi ka marr\u00eb t\u00eb pandehur nj\u00eb person p\u00ebr vjedhje t\u00eb energjis\u00eb elektrike, megjith\u00ebse mungonte elementi subjektiv i vepr\u00ebs penale. Sipas Komisionit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb ngrihej akuz\u00eb pasi nuk ekzistonte vepra penale.<\/p>\n<p>Subjekti tha se k\u00ebrkesa e saj ishte miratuar nga gjykata q\u00eb e kishte d\u00ebnuar t\u00eb pandehurin dhe po ashtu Apeli e kishte konfirmuar. Sipas Qeleshit, i pandehuri jo vet\u00ebm q\u00eb kishte nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb linj\u00ebn e shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, por as nuk e kishte paguar. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se nisur nga situata se i pandehuri kishte deklaruar se e kishte kryer lidhjen pasi duhej t\u00eb m\u00ebsonin f\u00ebmij\u00ebt, kishte k\u00ebrkuar pezullimin e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Qeleshi dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb vendim mosfillimi, lidhur me nj\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr falsifikim dhe shp\u00ebrdorim detyre. Ajo tha se vendimarrjen e kishte bazuar vet\u00ebm mbi materialin kall\u00ebzues dhe se pala kall\u00ebzuese kishte vijuar me gjykimin e mosmarr\u00ebveshjes civile, ashtu si dhe kishte arsyetuar n\u00eb vendimin e mosfillimit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka pushuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje duke mos hetuar p\u00ebr vrasje lidhur me vdekjen e nj\u00eb shtetasi. Sipas KPK-s\u00eb, Qeleshi \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb ekspertimi, ku mjek\u00ebt ligjor\u00eb shprehen se viktima ka nd\u00ebrruar jet\u00eb nga p\u00ebrplasja n\u00eb mjet t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb mpreht\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb asfalti i rrug\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb gjetur nuk mund t\u00eb konsiderohet si mjet i mpreht\u00eb. Po ashtu, jan\u00eb gjetur dy plag\u00eb. Sipas KPK, nuk jan\u00eb konsideruar deklarimet e nj\u00eb personi se kishte par\u00eb dy persona.<\/p>\n<p>Qeleshi shpjegoi se viktima i kishte pasur plag\u00ebt nga e nj\u00ebjta an\u00eb dhe shum\u00eb pran\u00eb. Sipas saj, n\u00ebse do t\u00eb kishte n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb ngriheshin dyshime se e kishin q\u00eblluar. Subjekti deklaroi se viktima njihej si person i qet\u00eb, por dhe q\u00eb konsumonte alkool dhe mezi ecte rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokrorja Qeleshi tha se personi q\u00eb kishte deklaruar se kishte par\u00eb dy persona, n\u00eb momentin e par\u00eb pasi ishte gjetur viktima nuk e kishte pohuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ajo theksoi se ekspert\u00ebt kishin konkluduar se vdekja kishte ardhur si paosj\u00eb e rr\u00ebzimit, ku koka i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb trotuar, nd\u00ebrsa trupi n\u00eb asfalt. Qeleshi shtoi se v\u00ebllez\u00ebrit e viktim\u00ebs nuk e kishin ankimuar vendimin e pushimit.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e KPK, se duket se subjekti kishte favorizuar me d\u00ebnimin e k\u00ebrkuar dhunuesin e nj\u00eb gruaje shtat\u00ebz\u00ebn\u00eb, Qeleshi deklaroi se masa e k\u00ebrkuar prej saj ishte cil\u00ebsuar e r\u00ebnd\u00eb nga gjykata, q\u00eb kishte caktuar nj\u00eb d\u00ebnim m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Qeleshi pranoi konstatimin e KPK lidhur me moskualifikimin e drejt\u00eb t\u00eb akuz\u00ebs p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb t\u00eb mituri, duke mos e cil\u00ebsuar si vrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese. Ajo tha se kjo kishte ndodhur pasi dhe autori kishte qen\u00eb i mitur. Subjekti shtoi se \u00ebsht\u00eb duke e korrigjuar gabimin e saj, pasi Gjykata e Lart\u00eb e kishte kthyer p\u00ebr rigjykim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Irena \u00c7unoti Qeleshi k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 18 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Kor\u00e7\u00ebs, Irena \u00c7unoti Qeleshi u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 17 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative t\u00eb konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb aspektin profesional. Ajo u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe n\u00eb fund t\u00eb parashtrimeve [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78573,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[288,170,1674,118,119,120,889,1028],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Irena-Cunoti-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Irena \u00c7unoti Qeleshi pas seances degjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78572"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78572"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78572\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78574,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78572\/revisions\/78574"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78573"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78572"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78572"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78572"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}