{"id":78602,"date":"2024-07-19T19:37:11","date_gmt":"2024-07-19T17:37:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/debati-ne-kolegj-per-analizen-financiare-te-gjyqtares-iliba-bezati\/2024\/07\/19\/"},"modified":"2024-07-19T19:37:30","modified_gmt":"2024-07-19T17:37:30","slug":"debati-ne-kolegj-per-analizen-financiare-te-gjyqtares-iliba-bezati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/debati-ne-kolegj-per-analizen-financiare-te-gjyqtares-iliba-bezati\/2024\/07\/19\/","title":{"rendered":"Debati n\u00eb Kolegj p\u00ebr analiz\u00ebn financiare t\u00eb gjyqtares Iliba Bezati"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb premten m\u00eb 19 korrik me kund\u00ebrshtimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj analiz\u00ebs financiare t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr gjyqtaren e Apelit, Iliba Bezati, e cila paraqiti edhe ajo q\u00ebndrimin e saj.<\/p>\n<p>Seanc\u00ebn e kaluar, Kolegji i la si detyr\u00eb Komisionerit q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktonte se me cilat konkluzione konkrete t\u00eb KPK-s\u00eb nuk ishte dakord, si dhe t\u00eb paraqiste efektin financiar q\u00eb ato japin n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb analiz\u00ebs.<\/p>\n<p>Ballhysa v\u00ebrejti se dhe n\u00eb ankim ka k\u00ebrkuar rivler\u00ebsim nga ana e Kolegjit p\u00ebr kursimet cash t\u00eb padepozituara n\u00eb bank\u00eb; t\u00eb ardhurat e subjektit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj; shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr vitin 2007 si dhe shpenzimet e udh\u00ebtimit.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb hua 30 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga Bezati dhe bashk\u00ebshorti i saj p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioneri ngriti n\u00eb ankim pik\u00ebpyetje mbi analiz\u00ebn e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hua.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb premtes, ai tha se pas vler\u00ebsimit t\u00eb prap\u00ebsimeve t\u00eb subjektit dhe akteve t\u00eb depozituara, si dhe bazuar n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit, vler\u00ebson se n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb, mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara nuk ngarkojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi Bezatin.<\/p>\n<p>Lidhur me kursimet e deklaruara n\u00eb vitet 2010- 2016, Ballhysa vler\u00ebson se pretendimi i subjektit dhe analiza financiare e kryer nga KPK, nuk mb\u00ebshtetet dhe nuk p\u00ebrputhet me m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimeve t\u00eb Bezatit p\u00ebr vitet 2005-2009. Sipas tij, gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2009, Bezati ka deklaruar sakt\u00ebsisht shumat e kursyera dhe vendndodhjen e tyre n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa v\u00ebrejti se subjekti, n\u00eb deklaratat periodike vjetore t\u00eb viteve 2006- 2008, ka deklaruar dhe sakt\u00ebsuar shum\u00ebn e kursimeve vjetore t\u00eb shtuara dhe t\u00eb pak\u00ebsuara, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarimin e vitit 2010 deri n\u00eb 2013-\u00ebn, ka deklaruar shuma t\u00eb kursimeve, p\u00ebrtej atyre t\u00eb deklaruara n\u00eb form\u00ebn e depozitave bankare, por pa i specifikuar ato n\u00ebse jan\u00eb kursime n\u00eb cash apo llogari rrjedh\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai theksoi se Bezati n\u00eb vitin 2013 ka deklaruar se shuma e kursimeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb form\u00ebn cash, e padepozituar n\u00eb asnj\u00eb bank\u00eb. \u201cN\u00eb rastin e deklarimit t\u00eb kursimeve p\u00ebr vitin 2013, duket se subjekti, ndryshe nga vitet e tjera, ka sakt\u00ebsuar m\u00ebnyr\u00ebn dhe vendndodhjen e k\u00ebtyre kursimeve, duke i specifikuar ato\u201d, konstatoi Komisioneri dhe k\u00ebrkoi q\u00eb s\u00eb paku p\u00ebr 2013-\u00ebn, kursimet t\u00eb llogariten sipas deklarimit t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsideroheshin pretendimet e Bezatit, s\u00ebrish do t\u00eb rezultonte pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet dhe kursimet gjat\u00eb vitit 2013, rrethan\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi me ndikim dhe n\u00eb burimet e nj\u00eb depozite me vler\u00eb 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb \u00e7elur n\u00eb vitin 2014 me burim kursimet e vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Bezati i kund\u00ebrshtoi q\u00ebndrimet e Komisionerit, duke i cil\u00ebsuar t\u00eb drejta konkluzionet e KPK n\u00eb analiz\u00ebn e saj financiare. Lidhur me kursimet n\u00eb vite, ajo u shpreh se duket qart\u00eb se ka deklaruar t\u00eb ndar\u00eb cash-in n\u00eb banes\u00eb dhe likujditetet n\u00eb bank\u00eb m\u00eb vete, duke konceptuar si kursime likujditetet e lira n\u00eb sht\u00ebpi. Subjekti shpjegoi se vlera q\u00eb mbetej n\u00eb fund t\u00eb muajit dhjetor, ishte ajo q\u00eb deklarohej.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebsoi jologjike q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vitin 2013 t\u00eb mos gjendet i rregullt deklarimi i kursimeve. \u201cTogfjal\u00ebshi p\u00ebr cash-in i p\u00ebrmendur vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb, nuk mund t\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebj\u00eb gjith\u00eb deklarimet e mia. Edhe p\u00ebr vitin 2013 nuk ndryshon deklarimi, \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb vitet e tjer\u00eb\u201d, pohoi Bezati nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se rezultonte t\u00eb kishin pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr depozit\u00ebn. Ajo sqaroi se gjendja e cash-it kishte qen\u00eb e pap\u00ebrfillshme n\u00eb vitet 2005-2009, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb kishte pasur shuma t\u00eb konsiderueshme n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>Bezati e cil\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb analiz\u00ebn e z\u00ebrit t\u00eb kursimeve t\u00eb kryer nga ana e KPK dhe k\u00ebrkoi t\u00eb mos ndryshohet.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se nga verifikimi i akteve n\u00eb dosje rezulton t\u00eb ket\u00eb mosp\u00ebrputhje. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat nga disa dieta p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit, t\u00eb deklaruara si honorare, q\u00eb sipas tij ndikojn\u00eb n\u00eb rezultatin financiar. Sipas tij, me rezerv\u00eb duhet t\u00eb konsiderohen edhe t\u00eb ardhurat e konfirmuara n\u00eb form\u00ebn e honorareve p\u00ebr vitin 2005.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiradh\u00ebnia e apartamentit t\u00eb banimit n\u00eb Tiran\u00eb gjat\u00eb viteve 2011- 2015 dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e librit t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb 2011-\u00ebn, Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje se detyrimet tatimore jan\u00eb paguar n\u00eb dat\u00ebn 24 janar 2017. Sipas tij, mospagimi i detyrimeve tatimore n\u00eb koh\u00ebn e realizimit t\u00eb tyre, por vet\u00ebm gjasht\u00eb vjet me von\u00eb, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2017 dhe pak dit\u00eb p\u00ebrpara dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, nuk i legjitimon k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Bezati deklaroi se bashk\u00ebshorti i kishte p\u00ebrfituar m\u00eb von\u00eb honoraret e vitit 2005 nga universiteti ku punonte. Sipas saj, deri n\u00eb 2005-\u00ebn, honoraret ishin marr\u00eb cash, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs. Suke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje praktik\u00ebn e KPA, subjekti pohoi se pasakt\u00ebsit\u00eb e pashoq\u00ebruara me probleme t\u00eb tjera, nuk mund t\u00eb sjellin penalizim.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat nga qiraja e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga shitja e librit, Bezati k\u00ebrkoi t\u00eb pranohen pasi jan\u00eb paguar p\u00ebrpara plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d. \u00a0Ajo tha se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb mospagimit t\u00eb tatimit dhe sapo e kishte konstatuar, bashk\u00ebshorti i kishte shlyer detyrimet.<\/p>\n<p>Komisioneri pretendoi se shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr vitin 2007 nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb p\u00ebrputhje me standardin e p\u00ebrdorur nga Kolegji dhe se kjo ndikon n\u00eb rezultarin e analiz\u00ebs financiare. Ai shtoi se n\u00ebse p\u00ebrllogaritja e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve p\u00ebr vitet 2006, 2007, 2009 dhe 2013 do t\u00eb kryhet bazuar n\u00eb metodologjin\u00eb e Kolegjit dhe deklarimet e subjektit, do t\u00eb sillte ndryshim t\u00eb shpenzimeve t\u00eb p\u00ebrllogaritura n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Ballhysa u shpreh n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, se bashk\u00ebngjitur vendoste n\u00eb dispozicion t\u00eb Kolegjit vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016.<\/p>\n<p>P\u00ebr shpenzimet e jetes\u00ebs, Bezati tha se nuk ndryshonte bilanci i konstatuar. Lidhur me shpenzimet e udh\u00ebtimeve, ajo evidentoi se n\u00eb KPK nuk ishin konsideruar ato q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr pun\u00eb e trajnime, pasi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbuluar nga organizator\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Iliba Bezati deklaroi se u q\u00ebndronte parashtrimeve dhe se analiza e Komisionit \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb e duhet t\u00eb lihet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Lidhur me disa denoncime t\u00eb reja t\u00eb mb\u00ebrritur pas ankimit, Komisioneri Publik u shpreh se nuk p\u00ebrmbajn\u00eb shkaqe p\u00ebr t\u2019u trajtuar. Kolegji vendosi t\u00eb mos i hetoj\u00eb m\u00eb tej denoncimet dhe shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr paraqitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare nga ana e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 25 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<p>KPK vendosi m\u00eb 1 mars 2021 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtaren e Apelit Vlor\u00eb, Iliba Bezati, pasi rr\u00ebzoi dy raporte negative t\u00eb institucioneve ndihm\u00ebse ndaj saj p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn. Komisioni vler\u00ebsoi se Bezati nuk mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb vjehrr\u00ebs q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer si burim kryesor i pasuris\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>KPK po ashtu vler\u00ebsoi se n\u00eb 32 denoncime nga publiku dhe nga mediet p\u00ebr shpalljen t\u00eb pafajsh\u00ebm apo leht\u00ebsimin e pozitave t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb akuzuar apo t\u00eb pandehurve p\u00ebr vrasje, nuk gjendeshin probleme ose ato nuk ishin objekt i vetingut.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa vler\u00ebsoi se konkluzionet e Komisionit nuk bazoheshin n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb. Ai i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e dhurimeve n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive dhe t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Apelit Vlor\u00eb t\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata e Lart\u00eb, si dhe t\u00eb vendoste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative, l\u00ebnien n\u00eb fuqi ose ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr Bezatin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb premten m\u00eb 19 korrik me kund\u00ebrshtimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj analiz\u00ebs financiare t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr gjyqtaren e Apelit, Iliba Bezati, e cila paraqiti edhe ajo q\u00ebndrimin e saj. Seanc\u00ebn e kaluar, Kolegji i la si detyr\u00eb Komisionerit q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktonte [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78603,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1192,427,191,103,593,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/WhatsApp-Image-2024-06-26-at-14.56.23_5b9052e2.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Iliba Bezati pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto| BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78602"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78602"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78602\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78604,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78602\/revisions\/78604"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78603"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}