{"id":78614,"date":"2024-07-22T16:41:47","date_gmt":"2024-07-22T14:41:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-besnik-hoxha\/2024\/07\/22\/"},"modified":"2024-07-22T16:43:03","modified_gmt":"2024-07-22T14:43:03","slug":"kpa-njihet-me-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-besnik-hoxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-besnik-hoxha\/2024\/07\/22\/","title":{"rendered":"KPA njihet me konkluzionet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit Besnik Hoxha"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 22 korrik me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Besnik Hoxha, kur Komisioneri Publik i q\u00ebndroi k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit. Gjyqtari Besnik Hoxha i kund\u00ebrshtoi n\u00ebp\u00ebrmjet avokates s\u00eb tij, Romina Zano shkaqet e ankimit si t\u00eb pabazuara n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin e tij.<\/p>\n<p>Besnik Hoxha, i cili u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb KPK, \u00ebsht\u00eb i njohur si nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs q\u00eb gjykoi \u00e7\u00ebshtjen dhe u dha pafaj\u00ebsi gardist\u00ebve t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasjet n\u00eb protest\u00ebn e 21 janarit. Vendimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb konfirmuar Hoxh\u00ebn u kund\u00ebrshtua nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit dhe m\u00eb pas u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili pretendon se vendimi i KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i c\u00ebnuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ballhysa deklaroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se u q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb ankimit dhe parashtrimeve t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb kaluar. Sipas tij, Hoxha ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb godin\u00eb banimi me tre kate n\u00eb Shkod\u00ebr, Komisioneri theksoi se nuk q\u00ebndronte zbatimi proporcionalitetit i zbatuar nga KPK. Sipas tij, ka mosp\u00ebrputhje p\u00ebr koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe se subjekti rezulton me bilanc negativ p\u00ebr mbulimin e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit. Ballhysa v\u00ebrejti se edhe sipas deklarimeve t\u00eb subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, s\u00ebrish bilanci negativ mbetet n\u00eb shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Zano k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk q\u00ebndronin shkaqet e ngritura n\u00eb ankim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi. Ajo tha se Hoxha e ka deklaruar sakt\u00ebsisht n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d k\u00ebt\u00eb pron\u00eb dhe n\u00ebnvizoi se vlera e p\u00ebrllogaritur nga KPK, sipas referencave t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave ka rezultuar e p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar nga subjekti. Sipas Zanos, edhe nga fotot e marra Google Earth, duket se investimet jan\u00eb kryer sipas deklarimeve t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebrejti se Komisioneri nuk evidenton se ku jan\u00eb deklarimet e pasakta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe nuk sqaron se pse \u00ebsht\u00eb pamund\u00ebsia financiare joproporcionale. Zano tha se gjyqtari Hoxha rezulton me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Ballhysa parashtroi konkluzionet p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, deklaruar si adres\u00eb vendbanimi nga subjekti. Sipas Komisionerit, duket se Hoxha \u00ebsht\u00eb i vetmi posedues dhe p\u00ebrdorues i k\u00ebsaj pasurie, edhe pse jan\u00eb ndryshuar porosit\u00ebsit. Sipas Komisionerit, ka dyshime se Hoxha ka dashur ta fshehi k\u00ebt\u00eb pasuri nga kontrolli.<\/p>\n<p>Po ashtu, u konstatua se nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia e nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb subjektit vler\u00ebn 107 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011. Ballhysa pretendoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Hoxha m\u00eb s\u00eb paku, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Zano solli n\u00eb v\u00ebmendje se KPK ka konkluduar se subjekti nuk e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb pasuri p\u00ebrpara vitit 2016, kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje qiraje e dyfisht\u00eb. Ajo theksoi se ky apartament nuk ishte nd\u00ebrtuar ende n\u00eb vitet 2010-2011, gj\u00eb q\u00eb v\u00ebrtetohet nga fotot e Google Earth.<\/p>\n<p>Zano shpjegoi se ishte e v\u00ebrtet\u00eb se subjekti kishte porositur nj\u00eb apartament n\u00eb vitin 2011, por ngaq\u00eb nuk kishte arritur t\u00eb shitste sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, e kishte revokuar kontrat\u00ebn. Ajo shtoi se t\u00eb tre subjektet q\u00eb e kan\u00eb porositur apartamentin n\u00eb fjal\u00eb kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme. Sipas Zanos, nuk ka ndonj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se Hoxha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Ballhysa vler\u00ebson se Hoxha ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe p\u00ebr shpenzimet e udh\u00ebtimeve, por Zano tha se nuk q\u00ebndronte as ky shkak ankimi, pasi shumat e shpenzuara nuk e kapin vler\u00ebn q\u00eb ka qen\u00eb detyrim p\u00ebr t\u2019u deklaruar, prandaj dhe nuk jan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebrkimin e Komisionerit q\u00eb shpenzimet e udh\u00ebtimit t\u00eb konsiderohen si dhurime apo tajtim preferencial, Zano tha se nuk q\u00ebndronte, duke sqaruar se subjekti kishte q\u00ebndruar tek njer\u00ebzit e af\u00ebrm apoo miq t\u00eb tij dhe se asnj\u00ebher\u00eb, nuk arrihej vlera e detyruar p\u00ebr deklarim.<\/p>\n<p>Zano kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin e Komisionerit p\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb mjeti n\u00eb p\u00ebrdorim. Ajo tha se Hoxha e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb makin\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb dhe se ky shkak nuk q\u00ebndron n\u00eb raport me legjislacionin e referuar n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Ballhysa u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb aspektin profesional, lidhur me konkliktin e interesit. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje konstatimin e Komisionit, se subjekti gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb tij, mund t\u00eb ket\u00eb vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi ka gjykuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb procedurale me t\u00eb cilat ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale n\u00eb shit-blerje t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme. Po ashtu, KPK ka konstatuar se Hoxha duket se mund t\u00eb ket\u00eb vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, apo atij n\u00eb dukje, pasi ka gjykuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb procedurale, me t\u00eb cilat subjekti ka udh\u00ebtuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mjet.<\/p>\n<p>Komisioneri vler\u00ebson se, pavar\u00ebsisht natyr\u00ebs s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb gjykuara nga subjekti, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e magjistratit t\u00eb mos jet\u00eb pjes\u00eb e gjykimit n\u00eb ato \u00e7\u00ebshtje kur ai ka lidhje t\u00eb natyr\u00ebs personale apo interesi me pal\u00ebt n\u00eb gjykim. Sipas Ballhys\u00ebs, Hoxha ka gjykuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla duke mos respektuar parimet procedurale q\u00eb synojn\u00eb garantimin e paanshm\u00ebris\u00eb e gjykat\u00ebs, si nj\u00eb element i procesit t\u00eb rregullt ligjor. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto shkaqe t\u00eb trajtohen n\u00eb kontekstin e integritetit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Ballhysa k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Besnik Hoxha.<\/p>\n<p>Avokatja Zano deklaroi se n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje nuk ka pasur konflikt mes pal\u00ebve, por kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr l\u00ebshimin e d\u00ebshmive trash\u00ebgimore, q\u00eb jan\u00eb me natyre deklarative e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka konflikt interesi. Pasi parashtroi kund\u00ebrshtimet p\u00ebr secil\u00ebn gjetje p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e konfliktit t\u00eb interesit, Zano v\u00ebrejti se Komisioneri nuk konkludon n\u00ebse ato mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb konkluzionin e Komisionit p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Zano tha se nga shqyrtimi provave dhe parashtrimeve arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se vendimarrja e KPK p\u00ebr gjyqtarin Besnik Hoxha \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb fakte dhe n\u00eb ligj, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhet t\u00eb lihet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 25 korrik, n\u00eb or\u00ebn 16:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 22 korrik me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Besnik Hoxha, kur Komisioneri Publik i q\u00ebndroi k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit. Gjyqtari Besnik Hoxha i kund\u00ebrshtoi n\u00ebp\u00ebrmjet avokates s\u00eb tij, Romina Zano [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":78615,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[904,427,111,103,112,1677],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Besnik-Hoxha-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Besnik Hoxha pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78614"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78614"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78614\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":78616,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78614\/revisions\/78616"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78615"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}